HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Heshtja rrėnuese e zonjės Topalli

-- nga Mero Baze, TemA - gusht 2008

Mero Baze Ka gati tri ditė rresht qė kryeministri dhe disa ministra tė tij janė pėrfshirė nė njė fushatė sqaruese-pėrgėnjeshtruese rreth disa prej shqetėsimeve qė diplomacia amerikane nė Tiranė ka paraqitur si qėndrim zyrtar tė Uashingtonit pėr situatėn nė Shqipėri, shqetėsime qė kanė vėnė seriozisht nė pikėpyetje ratifikimin e protokollit pėr anėtarėsim me tė drejta tė plota nė NATO, nė Samitin e pranverės qė vjen.

Fillimisht, kryeministri u pėrpoq tė hidhte poshtė me butėsi akuzat, pastaj, njė ditė mė vonė, filloi tė sqarojė disa prej tyre, duke premtuar tė kundėrtėn e atyre qė realisht po bėn. Kėshtu ndodhi me ndryshimet ndaj projektligjit pėr prokurorinė, si dhe qėndrimin ndaj prezencės sė OSBE nė Shqipėri. Mė parė ai kishte sqaruar po ashtu se nuk ishte duke u bėrė presion institucioneve dhe se kishte raporte normale me presidentin, prokurorinė, Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė etj. Por nga gjithė kjo histori pėrgėnjeshtrimesh dhe pohimesh tė tij, njė pikė ka mbetur fare e paprekur dhe e padebatuar dhe kjo ėshtė pika, pėr tė cilėn shqetėsimi i Uashingtonit ishte kulmor. Ajo ka tė bėjė me presionin direkt qė i ėshtė bėrė Prokurores sė Pėrgjithshme lidhur me hetimin pėr Gėrdecin.

Pėrfaqėsuesit e lartė tė diplomacisė amerikane nė Tiranė ishin, siē thanė, "tė tmerruar" nga fakti qė zonja Topalli mori gjithė tezat e mbrojtjes nė Kuvend, tė artikuluara prej politikanit kryesor tė akuzuar pėr ngjarjen e Gėrdecit, Fatmir Mediu, dhe i rishkroi si letėr rekomandimi arrogante pėr Prokuroren e Pėrgjithshme. Pra, Kuvendi i Shqipėrisė nė mėnyrė flagrante dhe tė vetėdijshme ka marrė direktiva nga i akuzuari kryesor pėr njė krim tė vrasjes masive dhe ia ka kthyer nė rekomandime prokurorisė. Sipas kėsaj logjike, prokuroria duhet tė hetojė sipas rekomandimeve qė i jep i akuzuari, ēka do tė thotė qė ajo tė mos shkojė kurrė te gjurmėt e vrasėsve. Kjo akuzė e formuluar rėndė dhe qartė nga diplomatėt amerikanė nė Tiranė, nuk po zihet mė nė gojė as nga kryeministri, as nga kryetarja e Kuvendit dhe as nga ndonjė nivel i dytė pas tyre.

Kjo heshtje e bėn dhe mė tė besueshėm dyshimin e ngritur, edhe pse kryetarja Topalli nė kėtė rast ėshtė mė shumė njė njeri i pėrdorur pėr pasionet e saj pėr tė qenė rivale nė garėn e pushtetit nė vend. Pikėrisht pėr kėtė shkak vlen tė hetohet dhe mė tej ky zhvillim. Ajo qė vlen tė hetohet ėshtė, nėse zonja Topalli ishte e vetėdijshme se ēfarė po shkruante nė atė letėr atėherė apo thjesht u pėrdor duke e nxitur tė plotėsonte kapriēot e saj shpesh prej adoleshenteje nė raport me krerėt e tjerė tė shtetit. Kur zonja Topalli shkroi letrėn e dytė rekomanduese pėr zonjėn Rama, kam pas bėrė njė editorial, ku i kujtoja zonjės sė parė tė Kuvendit se ishte "njė prokurore e panevojshme pėr Gėrdecin", pasi shefi i saj e dinte vetė se ēfarė nuk duhet tė dinte nė atė histori. Por komentet qė mora jozyrtarisht pas komentit ishin se zonja Topalli nuk e kishte me prokuroren dhe se nuk kishte ndėrmend tė mbronte Mediun, por tė nxirrte pėrgjegjėsinė e ushtarakėve, tė cilėt varen nga presidenti, pėr ta bėrė kėshtu mė pluraliste pėrgjegjėsinė shtetėrore.

M'u duk arsyetim naiv, por i besueshėm, kur flitet pėr zonjėn Topalli. Por duket se tė tjerė, dhe ata tė tjerė janė diplomatė perėndimorė, e kanė lexuar edhe mė keq se unė atė mesazh. Dhe, pėrveēse e kanė lexuar shumė keq, ata nuk kanė ende njė pėrgjigje sqaruese pėr tė. Pėrkufizimet pėr zonjėn Topalli si njė njeri qė ka kryer "veprime tmerruese" nė kėtė pikė, janė njė ngarkesė e tepėrt pėr tė. Jam i sigurt se ajo nuk ka patur njė ide kaq tė qartė dhe nuk ka qenė kaq e vetėdijshme se ē'po bėnte, kur ka marrė akuzat e Mediut dhe i ka kthyer nė plan pune pėr kryeprokuroren. Por tashmė qė ajo e shikon ē'ka bėrė dhe ēfarė perceptimi ka krijuar, duhet tė flasė. Duhet tė flasė jo siē flet zoti Berisha, i cili vazhdon t'u shpjegojė diplomatėve perėndimorė se nuk e kanė kuptuar si duhet dashurinė e tij pėr demokracinė dhe reformat qė po e deformojnė atė, por tė flasė hapur, nėse ka pasur qėllim t'i bėjė presion kryeprokurores apo ka dashur nė mėnyrė naive tė shpėrndajė pėrgjegjėsinė pėr ngjarjen jo vetėm nė qeveri, por dhe nė Shtab tė Pėrgjithshėm dhe Presidencė.

Kjo ka shumė rėndėsi pėr personalitetin e zonjės Topalli, pasi nga gjithė kjo histori ajo po del personi mė i dėmtuar. Madje, dhe nė skenėn gati kafshėrore tė shpėrthimit emocional tė Berishės kundėr deputetit Balla nė Kuvend, njerėzve mė shumė iu ka bėrė pėrshtypje njė femėr qė dėgjonte tė shara pėr t'i shkė.. motrėn dhe gruan njė deputeti dhe ishte me atė qė fyente gratė, sesa vetė gjesti skandaloz i Berishės. Kjo e dėrrmon atė nė opinion publik, e bėn njė figurė pa personalitet dhe i heq dhe tė drejtėn e tė qenit pėrfaqėsuese e grave nė atė karrige. Pėr kėtė arsye njehsimi i saj me qėndrime, qė ngrenė dyshime serioze pėr demokracinė nė vend, duhet tė sqarohet sė paku prej saj. Ndryshe, te tė huajt lexohen si qėndrime tė Berishės dhe zonjės sė Kuvendit mė tutje do t'i referohen si "ajo qė i ka thėnė ashtu ai burri." Dhe kjo nuk ėshtė keq vetėm pėr atė, por tė gjithė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara