F J A L A
E   L I R Ė


[ Prapa ]

Fenomeni “Horri” Lena dhe fenomeni Delijorgji

-- nga Mero Baze, TemA - korrik 2008

Mero Baze Dje kam pasur shumė telefonata dhe mesazhe nga qytetarė tė Kėlcyrės dhe Pėrmetit, sidomos nga njerėz qė kėto ditė po kthehen pėr turizėm nė vendlindjen e tyre nga Greqia. Nuk dua tė pėrshkruaj as irritimin e tyre dhe as akuzat dhe thashethemet qė artikulojnė, pasi i dėgjojnė rrugėve. Por dua tė flas pėr dėshpėrimin e tyre. Pėrfytyroni qindra qytetarė nga Kėlcyra, Pėrmeti, por dhe Tepelena e Gjirokastra, tė cilėt nė gjithė Jugun kanė patur zonė turistike tė vetme Grykėn e Kėlcyrės. Kthehen njė ditė dhe e gjejnė njė sipėrfaqe disa hektarė tė betonuar nga njė batakēi. Kėrkojnė tė shikojnė, ku ėshtė burimi nė anė tė rrugės dhe njė roje qė flet gjysmė shqip, gjysmė greqisht tė thotė se nuk ka pasur burim. Dhe nuk ka faj. Nė njė pėrgjigje zyrtare pėr gazetėn “TemA”, Ministria e Mjedisit nė vend tė na shpjegojė ku ėshtė burimi, me tė cilin furnizohej me ujė ai qė quhej Mulliri i Beut dhe i Katundishtės, dhe qė ne ia kemi botuar pėr fat tė mirė nga harta satelitore e Google e vitit 2007, na thotė se burimi tjetėr, 2 km mė tutje, i quajtur “Uji i Zi”, ėshtė shėndoshė e mirė dhe akoma nuk e ka betonuar ndonjė horr tjetėr. Pra, ne e pyesim qeverinė, pse nuk e hedh nė erė betonin e Harri Lenės dhe tė nxjerrė prapė nė sipėrfaqe burimin, qeveria nė thotė qė 2 km mė tutje ėshtė njė burim tjetėr akoma i pavarrosur.

Tashmė, emigrantėt qė po kthehen nė shtėpitė e tyre janė tė dėshpėruar dhe tė revoltuar me atė qė ndodh. Kanė punuar njė vit nė Greqi dhe vijnė tė pushojnė nė vendlindje. Te burimi qė ka ėndėrruar gjithė rrugės, nuk ndalon dot tė freskohet, pasi ai nuk ekziston mė. Njė sipėrfaqe disa hektarė ėshtė mbushur me beton. Disa kodra para se tė mbėrrish nė Grykėn e Kėlcyrės janė shkatėrruar nga gėrmimet pa leje. Shkon nė shtėpi dhe nuk ka drita. Pyet njerėzit, kur vijnė dritat, dhe i thonė se njė Horri Lena ka marrė leje katėr orė tė fikė dritat e gjithė Jugut dhe i ka mbajtur fikur 24 orė, se do montonte njė kabinė te toka qė ka zaptuar. I njėjti njeri ka zhdukur burimin, i njėjti njeri ka shkatėrruar kodrat pėrreth duke vjedhur zhavorr dhe duke shkatėrruar natyrėn. I njėjti njeri ka zaptuar pronat e tė tjerėve. I njėjti njeri ka korruptuar shtetin shqiptar dhe ka ndarė tapi me ligjin 7501 nė maj tė vitit 2008 duke folur nė emėr tė Sali Berishės. I njėjti njeri ka hapur llafin se do tė ndėrtojė fshat turistik dhe ndėrton fabrikė uji, tė cilin e grabit. I njėjti njeri korrupton prokurorinė e Gjirokastrės dhe nuk lejon qė ajo tė fillojė procedim penal ndaj tij, edhe pse ka kallėzim penal nga qytetarėt.

I njėjti njeri nuk dėnohet as nga Polica Ndėrtimore as nga e Mjedisit, por i vihen disa gjoba simbolike, ndėrsa shėmtitė e tij po shkatėrrojnė Jugun. I njėjti njeri gėnjen kryetarėt e komunave rrotull se do t’iu shtrojė ndonjė rrugė falas, po ta lejojnė tė vjedhė ca zhavorr fushave dhe kodrave, sa tė mbarojė punė. Dhe shteti ėshtė i gjithi nė shėrbim tė tij. Aty bėhet njė vepėr gjigante pa leje dhe s’ka njė tabelė nė rrugė se kush punon dhe ēfarė bėn. Nuk ka njė projekt tė afishuar. Bukuria e vetme natyrore nė Grykėn e Kėlcyrės po kthehet me shpejtėsi nė njė varrezė plastikash dhe po i hapet rrugė kėshtu njė krimi me leje tė shtetit. Kur tė vijnė vitin tjetėr emigrantėt, nuk do tė shohin vetėm betonin e dyshemesė, por dhe tė ēatisė, do tė shohin Vjosėn e pistė dhe terrenin e shkatėrruar. Historia e turizmit dhe ėndrrės pėr t’u kthyer nė njė oaz nė vendlindje merr fund.

Fenomeni ‘Horri Lena’ ėshtė tipik fenomen qeverisjeje nė qeverinė e Sali Berishės. Edhe pse nuk ka tė bėjė me fishekė, ai ėshtė i njėjtė me fenomenin ‘Delijorgji’, pasi njėsoj si atje shteti kėtu bėn sikur nuk shikon asgjė. Bėn sikur nuk shikon zaptimet, bėn sikur nuk shikon shkatėrrimet, bėn sikur nuk shikon zhdukjen dhe gllabėrimin e njė burimi publik, bėn sikur nuk shikon mungesėn e lejeve dhe katastrofėn ekologjike qė shkakton ky horr nė njė nga perlat e natyrė shqiptare. Edhe kėtu njėsoj si nė Gėrdec maskohet duke pėrmendur emrin e Sali Berishės nga mėngjesi nė darkė, madje dhe detaje nga bisedat me tė se si ka urdhėruar qė tė jepen tapitė me ligjin 7501 nė maj tė 2008, qė ky Horr tė zaptojė toka. Dhe pėr koincidencė, njėsoj tė dy kėta horra janė me origjinė shqiptaro-greke dhe pėrpiqen tė mbrohen me kėtė status. Nuk di ē’duhet tė shpėrthejė, qė qeveria tė thotė pėr herė tė parė, tani po dėgjojmė pėr kėtė katastrofė qė ka bėrė Horri Lena nė Grykė tė Kėlcyrės. Por ėshtė mirė qė diēka tė shpėrthejė, se ndryshe kėtu tė rrahin dhe nuk tė lėnė tė qash.

[ Prapa ]