Komandot qė nuk e ruajnė dot kryeministrin
-- nga Mero Baze, TemA, dhjetor 2008
Duhet tė shėnojmė se kompania jonė e ushtarėve nė Irak ka patur fatin tė keqpėrdoret dy herė politikisht, njė herė kur iku dhe njė herė kur u kthye. Kur iku nė vitin 2003, SHBA ishte nė njė situatė tė vėshtirė ndėrkombėtare pėr shkak tė mungesės sė mbėshtetjes fillestare pėr sulmin nė Irak. Nė atė kohė shumėkush kujton se kryeministri ynė, Fatos Nano, i futur nė plot telashe nė Shqipėri nė politikėn e brendshme, gjeti njė kazus tė fortė pėr tu shfaqur nė krah tė Xhorxh Bushit.
Bėri njė letėr nė Boston Globe, ku kritikonte Francėn dhe Gjermaninė pėr indiferentizėm dhe u kujtonte francezėve zbarkimin nė Normandi. Shqipėria u bė ndėr aleatet e para tė SHBA, e gatshme tė niste ushtarė nė Irak si pjesė e operacionit Liria e Irakut. Kjo i shėrbeu jo pak kryeministrit tė atėhershėm tė shtynte njė vit dhe tė pėrballonte me imazhin e njė kompanie prej 60 vetėsh nė Irak njė turmė prej 60 mijė vetėsh qė mbushnin bulevardin nė lėvizjen Nano Ik! Tė njėjtin fat ka kjo kompani dhe tani qė po kthehet. Ndryshe nga atėherė, ajo po gjen nė Shqipėri njė kryeministėr, i cili ka krijuar probleme serioze me politikėn amerikane dhe tashmė po pėrdor kthimin e tyre pėr tė duartrokitur dhe pėr tu dukur sikur ska ndodhur asgjė.
Kryeministri, Sali Berisha, u shfaq dje nė tribunė para ushtarėve komando pėr tė bėrė njė paradė tė miqėsisė sė Shqipėrisė me SHBA dhe pėr ta shpallur misionin tonė nė Irak si njė mision nė ndihmė tė ushtrisė amerikane. Me superlativa pėr presidentin nė detyrė, Xhorxh Bush, dhe akoma mė me superlativa pėr presidentin e zgjedhur, Obama, Berisha u pėrpoq tė kompensonte nė daljen e tij publike makthin qė kanė ngjallur tek elektorati i tij pėrplasjet e tij serioze me administratėn amerikane.
Alarmi nė rritje pėr gjestet e tij nervoze me ndihmėssekretarin e Shtetit, Daniel Fried, dhe kritikat e hapura ndaj tij nga Departamenti amerikan i Shtetit u pėrdorėn jo pak nga kundėrshtarėt e tij si shenja tė njė ēarjeje serioze. Pėr ta theksuar rrezikshmėrinė e kėtij kursi tė kryeministrit Berisha, presidenti Topi tėrhoqi publikisht vėrejtje pėr tė pasur kujdes nė marrėdhėniet me SHBA. I gjendur nėn kėtė trysni, Berisha shfrytėzoi dje komandot e kthyera nga Iraku pėr tė bėrė sikur ska ndodhur asgjė. Nė fakt, kanė ndodhur dy gjėra tė mėdha.
E para, nuk kemi mė njė Berishė tė vitit 1996 qė e ēon nė ekstrem luftėn, ndoshta duke pasur parasysh qė pas vitit 1996, vjen viti 1997. I trembur nga pėrplasja e tij publike dhe i dėmtuar seriozisht tek elektorati i vet nga kjo pėrplasje, ai nxiton tė bėjė sikur ska ndodhur asgjė dhe ngre pjacėn e kontakteve tė tij me SHBA te presidentėt, duke folur pėr presidentin Bush dhe presidentin Obama. Kjo i shėrben diēka mbėshtetėsve tė vet, pasi sė paku i qetėson. E dyta qė ka ndodhur, ka tė bėjė me faktin se, e gjithė kjo qė bėn, nuk reflekton ndonjė gjė nė bilancin e tij tė keq nė bashkėpunimin me administratėn amerikane. Sjellja prej kauboji, duke i konsideruar marrėdhėniet me SHBA si marrėdhėnie dypalėshe dhe shkėmbime ushtarėsh, ėshtė vulgare.
Raportet e Shqipėrisė me SHBA nuk janė raporte qė bazohen nė atė ēfarė ne e ndihmojmė SHBA me skuadra ushtarėsh prapavije. SHBA ndoshta ska nevojė ta ndihmojmė pėr asgjė, por ne duhet tė respektojmė politikėn e saj pėr Shqipėrinė dhe duhet tė jemi tė dėgjueshėm ndaj kėshillave tė saj. Kėtė gjė kryeministri ynė e di mirė, por e injoron dhe pėrpiqet tė kthehet te njė model qė nuk ngjit tek ata qė e dėgjojnė.
Pėrpjekja e tij pėr tė thėnė se nuk ka ndodhur asgjė, pasi marrėdhėniet vazhdojnė dhe ne po respektojmė ushtarėt qė kanė ndihmuar SHBA, ėshtė megalomane dhe shėrben vetėm pėr tė kuptuar se sė paku e ndjen qė nuk i ka mirė punėt. Dhe kjo nuk ėshtė pak. Kjo ėshtė gjysma e punės. Gjysma tjetėr ėshtė qė ti ndreqė punėt qė i ka prishur vetė dhe kjo natyrisht ka kosto mė tė madhe pėr tė. Komandot janė pėr tė shpėtuar jetė njerėzish, por jo fate kryeministrash.