HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Avokatėt e rinj tė qeverisė ‘Berisha’

-- nga Mero Baze, TemA - gusht 2008

Mero Baze Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ėshtė thirrur dje sėrish nga prokuroria pėr t’u pyetur rreth pėrgjegjėsisė sė tij zyrtare dhe personale pėr tragjedinė e Gėrdecit, por sėrish ka munguar. Udhėtimi i tij privat nė SHBA mbetet ende arsyeja zyrtare pėr kėtė shmangie nga hetimi. Por nė vend tė tij ėshtė shfaqur publikisht Adrian Visha, i cili ka pranuar publikisht misionin e tij si avokat i zotit Mediu. Nuk e njoh nga afėr si jurist zotin Visha, por besoj se e njeh mirė ligjin dhe kulisat e hetimit nė Shqipėri, dhe pėr shkak tė pėrvojės sė tij tė gjatė nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, qė nga koha kur aty drejtonte zoti Arben Rakipi. Por mbi tė gjitha e njoh si gazetar pėr shkak tė punės sė pėrditshme. E njoh zotin Visha nga portreti qė i ka thurur atij dikur kryeministri i sotėm i Shqipėrisė. Sė paku prej vitit 1999 e nė vazhdim ai e ka portretizuar atė si njeri tė lidhur me krimin, si njeri qė ka shitur dosjen ‘Hajdari’, si njeri qė ka nxjerrė informacione sekrete nė favor tė vrasėsve, si njeri qė ka ngatėrruar fotografinė nė dosjen e Orik Shytit me qėllim mosekstradimin e tij nė Shqipėri dhe qė po ashtu ka sabotuar ekstradimin nė Shqipėri tė vrasėsit tė shoferit tė Dhori Sollakut. Nuk di sa i pėrfshirė ka qenė nė kėto afera realisht zoti Visha, por kėto akuza i janė adresuar publikisht nga zoti Berisha.

Tashmė, dhjetė vite mė vonė, ky njeri i vizatuar si djalli i drejtėsisė shqiptare, ėshtė avokati i ministrit tė qeverisė ‘Berisha’, nė njė aferė ku kryeministri ka investuar nderin e tij, personalitetin si kryeministėr dhe ndershmėrinė e tij, tė diskutueshme tashmė, lidhur me pėrzierjen e familjarėve tė vet nė kėtė skandal. Avokati qė do tė mbrojė tezat e Sali Berishės, tashmė ėshtė njeriu qė Berisha na e ka vizatuar si figura mė e errėt e drejtėsisė shqiptare. I rekomanduar, sipas burimeve tė besueshme, nga Ilirian Celibashi, kunati i Fatmir Mediut, po ashtu njė armik politik i zotit Berisha, avokati Visha dhe studioja ‘Celibashi’ janė tashmė avokatėt e partisė nė pushtet nė kėtė skandal. E pėrsėris se nuk kam ndonjė pretendim pėr aftėsitė e tyre personale, por debati lind mbi standardet e akuzave tė zotit Berisha dhe konsekuencėn e tij tė dyshimtė nė kėtė betejė. Mbrojtja e Fatmir Mediut ėshtė e qartė, se ėshtė njė mbrojtje, pėr tė cilėn interesi kryesor lidhet me Sali Berishėn dhe qeverinė e tij. Nėse Fatmir Mediu del i paimplikuar nė Gėrdec nga hetimi dhe nėse mbrojtja e tij mposht akuzat, Sali Berisha ka fituar njė betejė tė rėndėsishme nė lakun e ngushtuar tė akuzave ndaj tij pėr korrupsion.

Dhe pėr ta fituar kėtė betejė, natyrisht Fatmir Mediu nuk do tė lihet i vetėm. Bashkėpunimi me kryeministrin ėshtė mes tė tjerash domosdoshmėri politike. Por ajo qė tashmė na ngre dhjetėra pikėpyetje para nesh, ėshtė se me kė do t’i kryejė konsultat ligjore Sali Berisha. Nė tryezėn e tij tė punės do tė jenė komentet dhe skenarėt e pėrgatitur pėr mbrojtje nga Adrian Visha dhe Ilirian Celibashi, dy avokatėt e rinj tė qeverisė sė tij, kundėr tė cilėve ai investoi jo vetėm njė dekadė jetė politike, por dhe ngriti dhe formuloi dhe gjithė misionin e tij antikorrupsion, dhe portretin e ndryshimit. Tashmė, kryeministri papritur ėshtė nė duart e tyre. Ėshtė nė duart e njerėzve qė na i paraqiti si djall dhe qė tashmė janė engjėlli i tij mbrojtės. Njėsoj si me Delijorgjin qė na e paraqiti si trafikant armėsh dhe eliminues konkurrentėsh nė biznes dhe tashmė nuk guxon as t’i zėrė emrin me gojė. Njėsoj si kompaninė “Taēi” qė na e paraqiti supertrafikant nafte duke futur, sipas tij, rreth 700 mijė tonė naftė pa akcizė nė vit dhe tashmė po pėrpiqet t’i japė nė mėnyrė tė paligjshme ARMO-n. Njėsoj si shumė aktorė tė tjerė tė biznesit dhe politikės, pėrballė tė cilėve ngriti njė sistem tė tėrė akuzash qė pėrmbanin nė tė njėjtėn kohė portretin e tij tė ndryshėm si kryeministėr, por qė tashmė ėshtė njehsuar me ta.

Avokatėt e rinj mbrojtės tė shumicės nė pushtet janė nė tė drejtėn e tyre tė punojnė pėr tė pasur klientė tė fuqishėm politikė. Por ky ėshtė njė proces delikat politik, qė mes tė tjerash ka nevojė dhe pėr konfidencialitet politik dhe njerėzor. Zoti Berisha ka tashmė konfidentė ata qė na i ka paraqitur si armiq tė mėdhenj tė tij dhe opsioneve tė tij pėr ndryshim. Nuk dimė kush ka ndryshuar, avokatėt e tij tė rinj apo idetė e tij tė vjetra pėr luftė kundėr korrupsionit dhe mafies politike nė vend. Por njė gjė ėshtė e qartė: ai ėshtė dorėzuar. Dhe ėshtė gati tė bashkėpunojė me ēdokėnd qė e siguron se nuk do t’i ndodhė gjė. Si gjithė njerėzit qė kanė makth nga ajo qė kanė bėrė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara