HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė portret qė mban gjallė masakrėn e Gėrdecit

-- nga Mero Baze, TemA - mars 2008

Mero Baze Pėrgjegjėsi kryesor i tragjedisė sė Gėrdecit, Fatmir Mediu, u shfaq dje nė njė paradė joushtarake, ku kishte mbledhur krerė tė Partisė Republikane pėr tė na kujtuar tė gjithėve kontributin e tij pėr marrjen e ftesės pėr anėtarėsim nė NATO. Tė rreshtuar pas tij me njė impozim qesharak, krerėt republikanė, tė mėrzitur nė fytyrė, ishin ndėrkohė duke kėrkuar vendin e tyre nė historinė e re tė qeverisjes pas Samitit tė NATO-s. Por, veē anės qesharake, ky demonstrim infantil i Mediut ka dhe anėn e tij problematike. Sė pari, ky njeri nuk e kupton se i vetmi vend pėr tė ėshtė salla e gjyqit ose shtėpia e tij.

Ky njeri s’mund tė jetė mė kurrė pjesė e politikės shqiptare, pasi mban nė shpinė jo vetėm mbi 25 tė vdekur dhe 300 tė plagosur, por mbi tė gjitha njė histori tė shėmtuar korrupsioni, nga ato qė damkosin pėrjetėsisht jo vetėm biografinė e tij dhe tė partisė sė tij, por dhe tė shumicės ku ia bėn pjesė. Pėrpjekja pėr t’iu imponuar ende shumicės nė emėr tė meritave qė u hodhėn nė erė pėr dhjetė minuta nė tri shpėrthime nė Gėrdec, ėshtė po aq e papėrgjegjshme sa gjithė historia e tij politike. Partia Republikane, e cila gjendet ende nėn shantazhin e njė njeriu qė kėrkon ta pėrdorė atė si ombrellė, ose duhet tė vazhdojė jetėn e saj politike pa Fatmir Mediun, ose duhet tė shkojė nė gjyqin e historisė bashkė me tė. Sabri Godo, themeluesi dhe emri simbol i asaj partie, nuk ka as moshėn e duhur dhe as profilin e duhur pėr tė qenė pjesė e njė skuadre ushtarake nėn komandėn e Mediut pėr t’iu imponuar ende shumicės sė plagosur nė pushtet.

Problemi tjetėr qė ka zoti Mediu ėshtė garnitura kriminale qė ka ofruar nė politikė dhe ministri. Njerėzit e tij tė afėrt, miqtė e shokėt e tij mė tė ngushtė janė thjesht njerėz tė inkriminuar, pėr tė cilėt shumica ka paguar taksėn e rėndė tė dyshimit pėr lidhje me krimin e organizuar. Dhe ata qė nuk janė tė tillė, janė njerėz, nga tė cilėt duhet tė distancohesh. Nė krah tė tij mė zunė sytė dje njė deputet tė shumicės, qė u quajtkėrka republikan, tė cilin disa ditė mė parė e pashė tė dilte para kamerave dhe tė mburrej se kishte rrahur njė arbitėr. Ky njeri, i cili turpėron ēdo standard deputeti, duhet tė dorėzojė imunitetin dhe tė shkojė tė hetohet, para se t’i dalė nė krah ministrit Mediu si njeri me merita pėr institucionalizimin e korrupsionit nė qeverinė e zotit Berisha. Fatmir Mediu ėshtė njė mitoman mendjelehtė qė e beson vėrtet se njerėzit me probleme janė njerėz tė zotė dhe se fakti qė ai ka qenė ministėr i Mbrojtjes ėshtė vendimtar pėr ftesėn tonė nė NATO.

Por, nė tė vėrtetė, falė gjeopolitikės sė SHBA dhe vendeve tė tjera tė NATO-s, ne kemi fatin tė jemi sot tė ftuar tė hyjmė nė njė aleancė, nga e cila shpresojmė tė shpėtojmė prej papėrgjegjshmėrisė sė fenomenit “Mediu”. Ne jemi sot nė NATO, edhe pse standardet e ushtrisė sonė janė pėr faqe tė zezė, siē u dėshmua nė Gėrdec. Ne jemi sot nė NATO, edhe pse klima politike dhe reformat qė u vunė si kushte avulluan dhe nuk kanė mbetur rrugės. Ne jemi sot nė NATO jo pėr meritėn tonė, por pėr fatin tonė. Tash e tutje do tė kemi mė pak frikė nga fenomeni “Mediu” dhe mė shumė siguri nga sigla e NATO-s. Shfaqja e tij publike dje ishte qesharake dhe e turpshme pėr njė njeri qė minimumi iu prish gjakun atyre qindra familjeve tė viktimave qė po pėrpiqen tė rimarrin veten tė strehuar nėpėr pushimoret e vjetėruara tė ushtarakėve tanė. Fytyra e tij e krekosur ėshtė njė taksė e rėndė qė kjo qeveri do t’i paguajė mendjelehtėsisė dhe kapadaillėkut tė njė njeriu, tė cilit i ka ofruar pushtet falas.

Sė fundi, duhet tė them se plagėt e Gėrdecit nuk harrohen, dhe sikur ai tė dėnohet pėrjetėsisht dhe jo mė t’iu dalė ēdo ditė shqiptarėve nė ekrane dhe t’iu mbajė fjalime tė turpshme pėr NATO-n. Kjo shumicė tashmė nuk e ka problemin vetėm me Gėrdecin. Me ata ėshtė problemi mė i vogėl. Sforcimi pėr t’iu dhėnė fėmijėve tė Gėrdecit libra, revista dhe internet ėshtė i tepėrt, pasi njė muaj mė parė ata kanė luajtur me bomba dhe disa prej tyre janė vrarė nė shtėpi duke parė “Bang Bang”. Ata nuk dinė tė lundrojnė nė internet, pasi nuk kanė patur kohė dhe mundėsi t’iu tregojė dikush ēfarė ėshtė. Nuk kanė patur kohė tė lexojnė as revista, pasi Delijorgji i Mediut dhe miq tė tjerė tė Delijorgjit i kishin llogaritur ata si kavje eksperimentale. Ndaj janė dhe ata qė janė. Por Shqipėria nuk ėshtė e gjitha Gėrdec. Mijėra fėmjė shqiptarė dhe miliona qytetarė janė ndjerė tė pasigurt, kur kanė parė Gėrdecin.

Mijėra prindėr janė ndjerė tė frikėsuar, se deri ku mund t’iua ulė mundėsitė pėr jetėn “regjimi i Fatmir Mediut”, duke i lėnė tė zgjedhin mes predhave dhe fishekėve. Mijėra idealistė tė tjerė qė kanė besuar kėtė qeveri si tė pakorruptuar, janė ndjerė tė fyer, kur kanė parė se pėr tė fituar ca parį mė shumė, Fatmir Mediu dhe rrethi i tij kriminal kanė pėrdorur fėmijė. Problemi me Gėrdecin si fshat mund tė mbyllet shpejt. Po ua rindėrtojmė shtėpitė, po ua pajisim ato, bilé po u mėsojmė dhe fėmijėve internetin. Po bėhem mė optimist se duhet dhe po mendoj se po iu hapim dhe dy fabrika tė tjera jo me predha, por me rrobaqepėsi pėr t’i punėsuar. Por, shoqėria shqiptare nuk harron aq lehtė sa ata. Dhe si pėr ta bėrė mė tė rėndė dhe tė zymtė kėtė kujtim, fytyra e Fatmir Mediut shfaqet sėrish nė ekrane, ende i lirė, ende si politikan, ende si pjesė e shumicės. Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė qė Mediu tė hakmerret ndaj shumicės nė pushtet dhe ta lidhė fatin e saj me fatin e tij, tashmė jo aq tė mirė. Ai ėshtė njė portret qė mban gjallė para syve tė shqiptarėve masakrėn e Gėrdecit. Nėse shumica ka nevojė pėr kėtė gjė, ai ėshtė duke bėrė gjėnė e duhur.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara