HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mbi fatin dhe mjeshtėrit e ēelėsave

-- nga Ali Podrimja, nėntor 2008

Ali Podrimja - Se, nuk humb ēdo gjė, e mėsova edhe pėrmes figurės sė shenjtėreshės shqiptare, Nėnės Terezė. Ajo na kėshilloi: dėshpėrimi ėshtė shpresė. Shkoi mė larg se ekzistencialistėt

Takimi i parė me Nikolaus Lenaun (1802-1950), ndodhi rastėsisht. Ndėrmjetės u bė njė poet i papėrsėritshėm shqiptar. Ai quhet Lasgush Poradeci (1899-1987) dhe nė bibliotekėn time zė vend meritor. Nė mes dy luftėrave botėrore shkroi vetėm dy libra me poezi dhe disa tekste diskursive. Pas Luftės sė Dytė veten e shpalli pėr tė vdekur shkaku i lirisė krijuese nė vendin e vet. Diktatura nuk kurseu as vlerat. Mbasi ishte mjeshtėr i fjalės dhe i tekstit, kulturėn shqiptare e pasuroi me pėrkthime tė shkrimtarėve, tė cilėt i respektonte. Nė vitin 1962, njė libėrth prej 514 vargjesh e pėrktheu nga vepra e Lenaut. Fati i tij ishte i dhembshėm. Libėrthi nuk u botua as sot.

Njė bashkėkohanik i Lasgushit kishte deklaruar se vėllimi ishte vlerėsuar i papėrshtatshėm, pesimist: binte nė kundėrshtim me normat e moralit tė atėhershėm. 'Poezia e dhembjesė, siē u quajt vepra e Lenaut nga kritika gjermane, nuk ishte poezi muskuloze, e angazhimit. Logjika totalitare, pra, veproi nė dėm tė kulturės shqiptare. Pas vdekjes sė Lasgushit, dorėshkrimi i poezive tė Lenaut nė shqip, u shumėzua. Njė kopje e kisha edhe unė. Magazini pėr art e kulturė BREZI 9 i Tetovės, nė janar tė vitit 1995, nė nr. I, botoi disa poezi tė Lenaut, kurse Revista avangarde e Prishtinės 'MMė, nė vitin 1996, nė nr. 2, botoi po ashtu njė cikėl nga vėllimi i pafat. Kėshtu nisi jetėn ndėr lexuesit shqiptarė Lenau.

Biblioteka ime kishte njė gjysmė shekulli jetė. Mbaja aty gjallė kujtesėn para tė papriturave. Kur trokiti dhuna edhe nė derėn time, u desh tė zgjidhja: tė bėhesha numėr apo tė merrja vrapin e maratonit. Vendosa pėr tė dytėn. Njėra nga arsyet: tė alarmoja tė tjerėt se ē'ndodhte nė vendin tim. Si duket, isha vonuar. Tė gjitha diheshin pėrkundėr propagandės sė rreme tė shovinistėve serbė.

Nė plotfuqinė e ēelėsit, qė mbylla jo vetėm banesėn time, mendoja se ishte ēdo gjė. Ditė mė parė mėsova se ēelėsi nuk kishte mundur tė frenojė irracionalen. Serbėt janė mjeshtėr tė ēelėsave. Ishte derdhur edhe biblioteka ime. Sapo mėsova pėr ēmimin 'Nikolaus Lenauė, kujtova atė dhe kėndin e Lasgushit aty, ku gjendej edhe vėllimi fatkeq i Poetit.

Isha kureshtar tė di se ē'e shtyri poetin shqiptar tė pėrkthente poezitė e Lenaut. Kėrkoja ekuivalentėt nė kohėn e romantizmit shqiptar, bile edhe nė traditėn e hershme, qė kap afro pesė shekuj e qė mendja e errėt serbe bėn ēmos ta linēojė e tė na paraqesė para botės nė njė dritė tjetėr. Loja e shovinistėve ėshtė e qartė. Unė hulumtoj shkakun e pėrkthimit tė poezive tė Lenaut. Mos kishin diēka tė pėrbashkėt poezitė e tij me tė Budit (1566-1922) ose me sibilat e famshme tė Pjetėr Bogdanit (1630-1689), qė i ēmonte shumė Lasgushi. Krijuesi nė historinė shqiptare ėshtė edhe luftėtar.

Bogdani, bie fjala, njihet edhe si mbrojtės i Kishės Shqiptare. Vepra e tij u pėrkujtua me botime, ribotime, studime e simpoziume tė ndryshme. Nė oborrin e kishės nė Prishtinė, aty ku mendohet se ėshtė vrarė, ka edhe njė bust tė cilin e shihja ēdo ditė nga ballkoni i banesės sime. Mirėpo, barbaria nuk e kurseu as madhėshtinė e kėtij kolosi, qė ishte nderuar edhe nga Vatikani. Kėshtu, identiteti shqiptar u bė i tmerrshėm pėr ata qė nuk dinė tė nderojnė. Lufta nė Kosovė ndodhi edhe pėr shkak tė kompleksit serb.

Kureshtja ime u kristalizua sapo mėsova se kush ishte dhe nga vinte Lenau. Njėra prej arsyeve pse poeti shqiptar kishte pėrkthyer njė vėllim tė Lenaut, ishte se poezia e tij ngėrthen shqetėsime tė mėdha njerėzore, tė thėna pėrmes njė gjuhe tė afėrt me poetikėn shqiptare. Ndarjen nga vendlindja Lenau e kishte pėrjetuar rėndė. Nė hapėsirėn gjermanofone ky hyri me imazhin gri tė vendlindjes me njė ndjeshmėri tė mahnitshme. Mbyllja e jetės sė tij dėshmon se ishte njė shpirt i trazuar. Jetė tė tillė kishte ēuar edhe poeti shqiptar gjatė studimeve nė Grac tė Austrisė dhe nė Bukuresht. Lasgushi kishte veti gjeniu, ishte shpirt rebelues. Falė tij hyra nė botėn imagjinative tė Lenaut dhe ēmimi qė mban emrin e tij, nderon edhe popullin tim.

E ē'kam tė pėrbashkėt me Lenaun?

Sė pari, deportimin nga Ballkani neverik. Dy shekuj bėhen qė kur poeti braktisi Banatin nė rrethana tė panjohura, ndoshta. Po kėtė fat pėrjetova edhe unė nė mbyllje tė shek. XX, kur lashė vendin dhe pėrpiqesha tė krijoj atė qė humba: lirinė. Sė dyti, tė dytė bartim traumat, dhembjen njerėzore, ankthin, ėndrrėn pėr vendin e shpėrbėrė. Sė treti, nuk jemi tė fundit nga familja e poetėve qė zgjohemi nė ekzil...

Nė udhėtimin tonė, megjithatė, ka diēka qė na dallon. Lenau nuk pati fatin ta lexonte vizualisht Biblėn: tė ishte numėr nė marramenthin njerėzor tė kohėve moderne. Irracionalja serbe, qė mund tė interpretohet edhe si turp nacional serb, qė bind se shumėēka nga historia njerėzore u pėrsėritka, nė forma mė tė pėrsosura dhe mė tė egra ndoshta, e sidomos kur ballafaqohesh me mjeshtėr tė ēelėsave. Ne qenkemi variant i fatumit njerėzor.

Pėrpiqem tė bėj portretin e popullit tim, pa i lėnduar tė tjerėt. Shoh se i kam fjalėt tė pėrgjakura. Nga historia dihet se popullit tim i kushtoi shtrenjtė toleranca: me humbjen e vazhdueshme tė hapėsirės. Nė kėtė tragjizėm patėn dorė nė tė kaluarėn edhe padrejtėsitė e Evropės, qė dihen. Antishqiptarizmi serbo-grek lansoi mė tė zezėn. U pėrpoqėn tė zhvlerėsonin edhe gjėrat e shenjta: gjuhėn, kulturėn, historinė. Shurdhuese u bė propaganda e tyre kudo.

Vendi im e pėsoi nga shkallėzimi i paranojės sė tyre derisa ndodhi dhe katastrofa njerėzore nė Bllacė (1999), dita kur ēelėsin e shtėpisė e futa nė xhep dhe kalova vijėn e kuqe. Pėr morbiditetin serb, nuk mund tė thuhet se bota nuk dinte, por mua kujtesa m'u derdh. «mimi 'Nikolaus Lenauė ma kujton tė shkuarėn. Se, nuk humb ēdo gjė, e mėsova edhe pėrmes figurės sė shenjtėreshės shqiptare, Nėnės Terezė. Ajo na kėshilloi: dėshpėrimi ėshtė shpresė. Shkoi mė larg se ekzistencialistėt.

Lenau vinte nga monarkia Austro-Hungareze, me njė qytetėrim mė dinjitoz, ku kihej kujdes edhe pėr kujtesėn. Nė vendin tim ndodhi gjenocidi. Nocionet luftė dhe shfarosje pėrzihen shpesh nėpėr metropolet evropiane. Qesharake ėshtė tė flitet pėr simetrinė ndėrmjet viktimės e xhelatit. Apo lufta nė mes tyre tė shpallet konflikt, siē kanė zėnė ta lansojnė ca tė marrė. Kjo tė bėn tė dyshosh se e sotmja nuk u kėnaq me Bllacėn biblike. Fqinjėt e mi treguan egėrsi. Dėshmojnė qindra varre masive dhe lokalitete tė zhdukura; numri i madh i njerėzve qė nuk dinė ende a ka pėrfunduar gjuetia serbe nė shqiptarė, as qė nuk dinė ku shkojnė, se e kanė humbur orientimin. Nėse kjo nuk dėshmon se nė Kosovė ndodhi gjenocidi, atėherė ē'ėshtė morali!

Nė Banatin e Lenaut nė Rumani nuk kam qenė. Di pėr krahun tjetėr tė kėsaj hapėsire nė ish-Jugosllavi. Se ē'ndodhi me bashkėkombėsit e poetit e pata tė qartė, sapo lexova elaboratin famėkeq tė Vasa «ubriloviqit, tė shkruar nė vitin 1937. Ky elaborat u plotėsua nga disa tė tjerė dhe u zbatua nė vendin tim me marshimin e egėr serb. Me gjithė kamuflimet para botės, racizmi serb ėshtė i hershėm dhe i pranishėm.

Ky ēmim ka domethėnie tė veēantė pėr mua sepse mban emrin e njė poeti tė deportuar nga e njėjta hapėsirė, ku u tentua nė mbarim tė shekullit XX tė shkulnin me rrėnjė edhe popullin dhe kulturėn shqiptare. Por shtėpinė, a do ta ēel me ēelėsin prapė, varet edhe nga kuraja njerėzore: si do ta pėrdor lirinė? Nė momentin e pikėrishėm frikėsohem se ne shqiptarėt mos u infektuam me tė keqen, nacionalizmin e fqinjėve. Vėshtirė tė heshtin hasmėritė dhe tė lirohen ballkanasit nga e keqja. Ąshtė koha tė mos shikohemi pėrmes nishanit.

Nė poezinė Njėherė dhe tash nga vėllimi Lirika (Berlin, 1920) Lenau thotė:

Tek vendi i vjetėr
Ąshtė dritė e fatit tim.

Poeti ishte i hershėm. Unė jam mė i vjetėr se ai. Me njė rast tjetėr pėr kėtė. Nuk thuhen tė gjitha menjėherė.

(Tekst i lexuar me rastin e marrjes sė ēmimit 'Nikolaus Lenauė, Stuttgart, 11.12.1999)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara