F J A L A
E   L I R Ė


[ Prapa ]

Oriana, udhėtimi i fshehtė

-- nga Alma Mile, 26.06.2008

Njė kthim nė kohė, jo nė kohėrat e luftės nė Vietnam apo nė vatrat e nxehta tė planetit apo kur tregonte lidhjen politiko-sentimentale me Alessandro Panagulis nė portretin epik “Njė burrė”, apo nė letrėn drejtuar fėmijės qė nuk u lind kurrė e qė pėrloti gjithė botėn.

Oriana Fallaci Qarkullon mė 30 korrik saga familjare e Oriana Fallacit. Njė libėr qė pėrfshin 5 breza, i botuar nga i nipi qė i ndenji pranė deri nė momentin e fundit tė jetės. Njė kthim nė kohė, jo nė kohėrat e luftės nė Vietnam apo nė vatrat e nxehta tė planetit apo kur tregonte lidhjen politiko-sentimentale me Alessandro Panagulis nė portretin epik “Njė burrė”, apo nė letrėn drejtuar fėmijės qė nuk u lind kurrė e qė pėrloti gjithė botėn. Ėshtė kohė e largėt, 5 breza mė parė, qė Oriana Fallaci i ka gėrmuar nga thellėsia e kujtimeve. Dy vjet pas vdekjes sė saj (15 shtator 2006), i nipi, Edoardo Perazzi, boton sagėn familjare qė Oriana e shkroi gjatė viteve kur u tėrhoq nga gazetaria, teksa priste vdekjen. “Njė kapele plot me qershi” (“Un cappello pieno di ciliege”), titullohet libri, i cili sė shpejti i vjen lexuesit italian nė duar dhe qė shtypi italian i ka bėrė jehonė qysh tani.

Ka njė periudhė nė jetėn e Oriana Fallacit e mbetur nė hije me vullnetin e saj. Ėshtė viti 1991 kur ajo kthehet nė Nju Jork nė mbyllje tė njė prej shėrbimeve tė saj si e dėrguar lufte nė konfliktin e Gjirit, qė shpėrtheu prej pushtimit tė Kuvajtit nga Sadam Huseini. Pavarėsisht moshės, hipi nė njė avion amerikan pėr tė ndėrmarrė njė mision rrėqethės. Diēka tipike pėr Orianėn. Pėrpara 24 vjetėsh nė “Niente e cosģ sia” tregonte pėrvojėn gjatė njė operacioni kundėr vietnamezėve. Kur u kthye nė Amerikė, Fallaci zbuloi se vuan nga kanceri. Me njė mėnyrė qė vetėm ajo e zotėronte e bėri tė ditur kėtė fakt nė “Washington Post”: “O zot, ky alien qė sulmon jetėn time, do tė doja ta pėshtyja nė fytyrė, ta mbysja, ta shkatėrroja. Por ndiej qė kam mbaruar”. Jep njė intervistė pėr sėmundjen dhe karrierėn e mė pas zhduket. Gjatė viteve ’90 tė gjithė pyesnin se ku kishte pėrfunduar Oriana. Asnjė shkrim nė gazetė, asnjė deklaratė. E mbyllur nė shtėpinė e saj, duke studiuar, shfletuar dokumente, duke bėrė kėrkime e duke shkruar. Kishte nė mendje tė tregonte historinė e familjes sė saj, tė zbulonte e tė nxirrte nė dritė ato personazhe qė kishin lėnė gjurmė nė jetėn e saj. Dhe mė nė fund vepra monumentale prej 864 faqesh “Njė kapele plot me qershi” qė “Rizzoli”, botuesi i tė gjitha veprave tė saj, hedh nė treg mė 30 korrik, tamam nė kohėn e pushimeve.

Njė vepėr nė katėr pjesė, qė secila mund tė quhet njė libėr mė vete pasi lidhet me familjen e njė prej 4 gjyshėrve tė shkrimtares. Njė udhėtim historik qė nis qė nga mesi i ‘700-ės, kur nė Evropė ishin pėrhapur idetė iluministe dhe pėrgatitej terreni pėr revolucionin qė u pėrmbush nė 1889, viti i vdekjes sė Anastasias, stėrgjyshes sė Orianės, personazhi mė avernturesk i librit, njė grua e pavarur, rebele, guximtare qė pėrfundon nė Amerikė. Ngjarjet zhvillohen kryesisht nėToskanė, Kianti, e Panxano, ai vendqėndrimi nė rrugėn mes Firences dhe Sienės, qė dy shekuj e gjysmė mė parė ishte njė tokė fshatarėsh tė varfėr, por dinjitozė. Historia nis me Thomas Jefferson, emri i tė cilit ėshtė i lidhur ngushtėsisht me Deklaratėn e Pavarėsisė Amerikane. Ai i propozon njė tregtari fiorentin, Filippo Mazzeit, tė ndėrtonte njė fermė pėrtej oqeanit, tė kultivonte vreshta e ullinj e tė merrte me vete edhe njė grup fshatarėsh. Mes tyre ofrohet edhe Carlo Fallaci, njė shpirt i lirė, biond me sy bojėqielli ashtu si Oriana. Por ende nuk ishte koha e Amerikės pėr Fallacėt. Ai nuk u nis pėr atje.

Janė me dhjetėra personazhet kryesorė tė sagės qė sjellin ngjarje nga mė tė ēuditshmet, tė gėrshetuara me figura historike si Napoleoni. E ndėr ta edhe zėrat e dy prindėrve tė saj, Edoardo e Toska. Fallaci vė nė shėrbim tė karaktereve dhe situatave stilin e saj pasionant, tė pasuruar nga njė shije ironike e popullore, pasi nė fund tė fundit flitet pėr njė copėz nga historia e Italisė, e ngritur nga njerėz tė varfėr. “Tezja ime ishte gjithnjė e mrekulluar nga tregimet e familjes”, - tregon pėr “Corriere della sera”, Edoardo Perazzi, trashėgimtari i pasurisė sė shkrimtares, nipi qė e ka shoqėruar deri nė vdekje. “Kur kalonim verėn nė shtėpinė nė Kianti, e kishte fletoren e shėnimeve gjithnjė gati pėr tė mbledhur kujtime, jo vetėm nga gjyshėrit, por edhe nga xhaxha Bruno, gazetar i “Epoca”-s dhe “Corriere”-s dhe me tė afėrm tė tjerė. Ishte i njėjti ankth edhe pėr t’i deshifruar. Kujtoj ditarin e gjetur njė vietnamezi tė vrarė nė luftė, qė pjesėrisht u pėrfshi nė njė kapitull tė “Asgjė dhe kėshtu qoftė” (“Niente e coi sia”). Dhe vetėm pas dhjetėra vjetėsh u ndėrgjegjėsuam qė ky material do tė bėhej njė libėr i ri”.

Po pėrse historia mbyllet nė vitin 1889? “Fillimisht saga duhej tė mbyllej nė vitin 1944, me dėbimin e nazistėve nga Firence. Ekzistojnė shumė shėnime dhe njė kopje e dorėshkrimit tė parė. Por mė pas iu duk sikur ato ngjarje tė jetuara personalisht dhe tė treguara nga pak nė tė gjithė librat e saj, ndėrhynin nė shpirtin romanesk tė librit. Dhe u zhyt nė tė kaluarėn. Materiali i mbledhur nga kėrkimet pėr tė ngritur kėtė sagė ėshtė i shumtė dhe shpresoj qė njė ditė tė mund tė ruhet nė njė fond qė tė shfrytėzohet nga publiku”, - shton pėr “Corriere”-n i nipi. Perazzi punoi bashkė me redaksinė “Rizzoli” pėr tė korrektuar pjesėn e katėrt dhe pėr tė ndėrtuar pemėn gjenealogjike tė familjes qė ėshtė vendosur nė krye tė librit. “Kemi ruajtur edhe gjėrat jo perfekte nga vepra e pambaruar pėr tė respektuar autoren. Por kjo pjesė, qė pėrmban disa faqe me shkrimin e Orianės, ėshtė njė tjetėr motiv pėr interesin e admiruesve tė saj”,- thotė Perazzi, teksa kujton ditėn kur e pyet se ē’duhet tė bėnte me “bijtė e saj” (kėshtu i quante ajo librat). “Sigurisht qė duhet t’i publikosh. Kontrollo se mos ka budallallėqe dhe publikoji!”, - i kishte thėnė ajo.

[ Prapa ]