HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


A jemi inteligjentė dhe tė aftė ne shqiptarėt?

-- nga Astrit Lulushi*, ShBA

Astrit Lulushi Cinizėm ėshtė kur thuhet se Shqipėria “kaq e ka kapacitetin” dhe njėkohėsisht tė shohėsh se si bota pėrmbledh nė gjirin e saj specialistė, studiues, shkencėtarė e intelektualė shqiptarė, qė nuk gjejnė punė nė vendin e tyre ose nuk u ėshtė dhėnė rasti tė zbulojnė, shprehin a tregojnė hapur aftėsitė e tyre. Kushtet pėr kėto ata i gjejnė nė vende tė tjera ku shkojnė me besim se do tė arrijnė diēka. Dhe vendi i huaj i pranon kur sheh besimin e tyre nė vetvete. Kėto dy besime tė ndėrsjella kur ndėrthurren pėrbėjnė thelbin nga i cili lind besnikėria shoqėrore, qė e bėn shprehjen “jeto pėr tė jetuar” tė kthehet nė “jeto edhe pėr tė ndihmuar”, ku njeriu merret me politikė a biznes me synimin jo vetėm pėr tė nxjerrė fitime pėr vete dhe ku ngritja e zhvillimi i spitaleve, shkollave, artit, shkencės nxiten nga ndjenja pėr t’i bėrė mirė tjetrit.

Janė tė shpeshta vėzhgimet nga vendas e tė huajt qė kanė vizituar Shqipėrinė. Duke e parė nga aeroplani ata janė befasuar me pamjen e trishtė tė natyrės shqiptare, megjithėse kanė dėgjuar pėr bukuritė e saj tė rralla. Duke vizituar mejdise tė brendėshme, tė rregulluar e mobiluar bukur e me shije, atyre u ėshtė thyer zemra me kontrastin jashtė tė plururit, gropave e plehrave nėpėr rruge. “Janė gjėra tė vogla” do tė thonė disa, “qė rregullohen lehtė”.

Por nė fakt kėto gjėra janė problemet kryesore. Ato nuk mund tė rregullohen lehtė, zgjidhja e tyre ėshtė e lidhur me tė padukshmen; besnikėrinė shoqėrore. Trajtimi i lehtė i problemeve tė tilla tė vogla do t’i ngjante atij njeriu qė pėrpiqet tė pijė ujė duke thithur rubinetin e ēesmės pa menduar se uji nuk vjen pasi burimi ka shteruar.

Historia thotė se mė 1865, 5 vjet para luftės franko – prusiane, kont Bismarku shkoi pėr vizitė nė Paris i ftuar nga Napolenoni i tretė. Ky e priti mikun gjerman me tė gjitha nderimet e lukset e kohės, pėr t’i treguar se Franca ishte e fortė dhe e pasur.

Por Bismarku shikonte me “bisht tė syrit”. Ai u kushtoi vemendje gjėrave tė vogla, qė vendasve nuk u bėnin pėrshtypje, sepse i shihnin si tė parėndėsishme e tė padukėshme. Pėr shembull ai pa se fshatari zbriste nė qytet pėr tė blerė bukė dhe qytetari dilte fushave pėr tė mbledhur lakra, se vjedhja ishte bėrė pjesė karakteri, se nė ēdo kryqėzim rruge shiheshin fėmijė tė braktisur dhe lypsarė, se prona ndėrronte duar sa herė ndėrroheshin regjimet.

Sado i fuqishėm e me njerėz tė zotė, njė vend i tillė ku secili mendonte vetėm pėr vete, pėr Bismarkun ishte njė vend i dobėt. Mbi kėto vėzhgime, ai hartoi strategjinė e tij nė marrėdhėniet me fqinjin francez.

Njė nga veēoritė e rėnies sė regjimit komunist nė Shqipėri, mė 1990, ishte shoqėrimi i saj me shkatėrrimin deri nė themel tė infrastrukturės. Uzina, fabrika, qėndra prodhimi, shkolla, spitale, parqe, vepra tė ndryshme u rrėnuan, por jo pa iu nėnshtruar mė parė njė plaēkitjeje tė pashembullt. Dhe kėto u kryen nga njerėz vendas, qė kishin punuar rėndė pėr to, por qė tani besonin vetėm tek vetja, aspak tek Zoti, e ndoshta pak nė atdhetarizėm (atėhere i korruptuar me komunizėm). Ndėrsa besnikėria shoqėrore ishte vrarė prej kohėsh. Ajo ishte zevendėsuar me pabesinė, duke bėrė tė dilnin nė pah anėt mė negative tė njeriut.

Atdhetarizmi ėshtė besimi i njeriut tek vendi. Vetėdija ėshtė besim i njeriut tek vetja. Kur besimi ndaj vendit ndėrthurret me besimin ndaj vetes kjo krijon besnikėrinė e ndėrsjellė tė ēdo njeriu ndaj tjetrit, qė bėhet qenėsore pėr besnikėrinė shoqėrore, e cila zbulon anėt mė tė mira tė karakterit tė secilit.

Besnikėria ėshtė besim, besė, dhe si e tillė, njė virtyt me rrėnjė, veēanėrisht tė thella nė instinktin e ēdo shqiptari. Atdheu ėshtė mishėrimi i besimit tė banorėve tek vendi. Por a ėshtė ky besim i ndėrthurur, ashtu siē duhet, me besimin nė vetvete, pėr krijimin e ndjenjės sė besnikėrisė shoqėrore; thelbėsore pėr zhvillim, qytetėrim e mirėqenie?

Njė dru i vetėm nė vatėr ndizet me vėshtirėsi, por edhe shuhet shpejt, ndėrsa shumė drurė tė vendosur pranė, por duke respektuar hapėsirėn e nevojėshme pėr qarkullimin e ajrit mes tyre, jo vetem qė ndizen lehtė por edhe nuk shuhen derisa ēdo dru tė ketė ēliruar tė gjitha energjitė e veta.

Shumė tė huaj thonė se shqiptarėt jane inteligjentė dhe si individė janė njerėz shumė tė aftė. Dhe ky nuk ėshtė as miklim e as ekzagjerim. Por ēuditėrisht, ndikimi i tė aftėve nė shoqėri vihet re shumė pak. Pėrgjithėsisht, mendohet se kur individė tė aftė nuk bashkėpunojnė, ata veprojnė kėshtu pasi mendojnė se tė njėjtėn punė mund ta bėjnė vetė mė mirė.

Por mund tė ketė edhe arsye tė tjera. Pėr shembull, ata ndoshta mendojnė se grupi nuk ėshtė nė nivelin qė duhet tė jetė, ose ata nuk kanė besim tek shoqėria a udhėheqėsit e saj dhe nuk duan qė aftėsitė e tyre vetjake tė pėrdoren nga grupi pėr punė tė kėqia. Kjo i bėn kėta ndividė me tė vėrtetė cinikė, dhe tė mendojnė se janė mė tė mirė se tė tjerėt. Duke e ndjerė se janė tė aftė, por nuk duan tė bashkėpunojnė, kėta individė nė fakt i ngjajnė drurit tė vetėm, qė ndizet e shpejt shuhet si pėr tė treguar se mund tė bėjė zjarr, por nuk ka pranė njė dru tė ngjashėm pėr t’i treguar aftėsitė a pėr tė ēliruar plotėsisht energjitė e veta.

*Autori ėshtė gazetar i radios “Zėri i Amerikės” (Voice of America) nė Washington D.C., seksioni shqip

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara