Shumė jetėshkrime nė njė
-- nga Astrit Lulushi*, ShBA
Libri titullohet qartė; Monsinjor Dr. Zef Oroshi; Njė jetė e shkrirė pėr fe e atdhe, botuar kohėt e fundit nė Nju Jork. Me kėtė titull tė drejtpėrdrejtė, autori Tomė Mrijaj, rreptėsisht u jep lexuesve atė qė u premton, por edhe mė shumė. Libri pėrmban jo njė jetėshkrim, por shumė tė tilla, sepse jeta e Imzot Oroshit ėshtė e shkrirė me veprimtarinė e pėrbashkėt tė burrave mė tė mirė tė kombit shqiptar gjatė shekullit tė kaluar. Dhe kėta i pėrkasin asaj pjese atdhetarėsh qė ranė e u vranė, u dergjėn e u treten, vdiqėn burgjeve, a morėn arratinė.
Duke kaluar nėpėr duar letėrkėmbimin e pasur dhe shkrime tė shumta tė Imzot Oroshit, autori Mrijaj citon letra tė personaliteteve tė shumta tė botės shqiptare nė mergim, me tė cilėt Dom Oroshi ka patur lidhje. Njė prej tyre ėshtė At Daniel Gjecaj, (1913 2002), qė At Zef Pllumi e pėrmend shpesh nė Rrno pėr me tregue, ndėrsa Papa Gjon Pali i dyte e mbante pranė sa herė qė donte tė kėshillohej lidhur me gjendjen e fesė nė Shqipėrinė nėn komunizėm. Nė vitet 80, megjithėse i sėmurė e nė moshė tė thyer, dimėr a verė, At Gjecaj, njė ish i arratisur, nisej nga veriu i Italisė drejt jugut ku ndodheshin kampet e tė
ikurve nga vendet komuniste. Dhe kėtė e bėnte sa herė qė mėsonte se kishin ardhur tė arratisur nga Shqiperia dhe ai u gjendej pranė pėr tu dhėnė zemėr, e interesohej pėr mirėqėnien e tyre. Kėtė e bėnte i shtyrė nga bamirėsia. Kjo ishte plejada ku bėnte pjesė Monsinjor Dr. Zef Oroshi.
Urdhėrin pėr kapjen e tij e kishte lėshuar vete Enver Hoxha, ndėrsa Mehmet Shehu ishte betuar ta zinte tė gjallė pasi ai vetė donte ta toturonte, thotė autori Mrijaj, duke cituar burime arkivore e historike. Ditėt e Pashkėve 1951, Dom Zef Oroshi i kaloi nė pyjet e malet e Shqipėrisė verore, ku qėndroi i fshehur, e i mbrojtur nga banorėt e zones, ashtu si njerėzit e Perėndisė nė Dhijatėn e Vjetėr kur Zoti u tha tė fshiheshin derisa tė kalonte zemėrimi i tij. Pas kėsaj zuri fill jeta e tyre e re ashtu si edhe festa e Pashkėve.Gjithashtu, pas kėsaj, mė 1952 dom Zef Oroshi, arratiset. Disa vjet qėndron nė Itali, dhe mė 1961 mbėrrin nė Shtetet e Bashkuara si imzoti i parė katolik shqiptar nė Amerikė. Kjo e rendit atė mes klerikėve tė tjerė tė mėdhenj shqiptarė nė Hemisferėn Perėndimore pėrkatėsisht; Fan Noli, Baba Rexhepi e Imam Vehbi Ismaili.
Me jetėshkrimin e Imzot Zef Oroshit, historiani i diasporės, Mrijaj, ka sjellė njė libėr me vlerė nė fondin ende tė varfėr pėr nga lėvrimi tė historiografisė sė periudhės sė komunizmit. Nė fakt, parė mė thellė, me kėtė libėr, Tomė Mrijaj bėhet historiani i parė qė i hap njė vend ish tė arratisurve, historia e tė cilėve nuk ėshtė trajtuar si ajo e gjakut tė shprishur. Kjo ndoshta sepse ata kurre nuk janė parė si njerez tė vuajtur, pėr faktin se u vendosėn nė njė vend tė pasur dhe me punėn e tyre tė ndershme pėrparuan. Po ata nuk janė pa plagė, vetėm thellėsia i bėn ato tė padukshme. Ndoshta kjo mund tė jetė njė prej arsyeve pėrse fati i tyre nuk ėshtė vėshtruar nga asnjė ligj post-komunist qė dėmshpėrblen, me tė drejtė, ish tė burgosurit e tė pėrndjekurit, por nuk pėrmend ose nuk pėrfill ikėsit e detyruar, kėta pagues nė natyrė tė cmimit tė lirisė.
*Autori ėshtė gazetar i radios Zėri i Amerikės(Voice of America) nė Washington D.C., seksioni shqip
[ ]