HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėrse iket?

-- nga Astrit Lulushi*, Shekulli, korrik 2008

Astrit Lulushi Ėshtė natyra e njeriut e mirė, e keqe, apo tė dyja bashkė? Pėrgjigjet janė tė ndryshme e tė numėrta sa edhe rrymat filozofike. Xhon Locke (1632-1704) thotė se njeriu nė gjendje natyrale ėshtė plotėsisht i lirė pėr tė lėvizur e vepruar pa patur nevojė tė marrė leje nga person tjetėr. Nė kėto kushte, njerėzit kanė tė njėjtėn vlerė dhe e trajtojnė njėri-tjetrin ashtu siē dėshirojnė tė trajtohen vetė. Kjo gjendje natyrale braktiset vetėm kur ata bien dakord tė jetojnė nė bashkėsi, me qėllim pėr t’u mbrojtur.

Ėshtė natyra e njeriut e mirė, e keqe, apo tė dyja bashkė? Pėrgjigjet janė tė ndryshme e tė numėrta sa edhe rrymat filozofike. Xhon Locke (1632-1704) thotė se njeriu nė gjendje natyrale ėshtė plotėsisht i lirė pėr tė lėvizur e vepruar pa patur nevojė tė marrė leje nga person tjetėr. Nė kėto kushte, njerėzit kanė tė njėjtėn vlerė dhe e trajtojnė njėri-tjetrin ashtu siē dėshirojnė tė trajtohen vetė. Kjo gjendje natyrale braktiset vetėm kur ata bien dakord tė jetojnė nė bashkėsi, me qėllim pėr t’u mbrojtur.

Sipas Rusoit (1712-1778, njerėzit nga natyra janė tė mirė dhe zakonet e kėqija janė prodhim i qytetėrimit tė korruptuar. Deri diku ai sikur pajtohet me Lokun. Ndėrsa Pelagius (354-420) thotė se nė gjendje natyrale, njerėzit janė tė paprekur nga mėkati origjinal, por ata janė plotėsisht tė aftė tė zgjedhin tė mirėn ose tė keqen. Kėshtu, sjellja njerėzore pėrcaktohet nga faktorė shoqėrorė e biologjikė, dhe se instinktet e trashėguara nuk mund tė fajėsohen pėr veprimet e kėqija, ashtu si nuk mund tė lavdėrohen pėr veprimet apo sjelljet e mira.

Hobes (1588-1679) thotė njerėzit nė gjendje natyrale janė vazhdimisht nė luftė “tė gjithė kundėr tė gjithėve”, dhe jeta nė ketė gjendje ėshtė e rėndė, e keqe dhe e shkurtėr.

Sipas Russell (1914-1970), e keqja morale rrjedh nga instinkti i trashėguar prej kohėve mė tė hershme, kur njeriu nuk ishte njeri. Kėto instinkte lindėn kur kafshė tė veēanta (paraardhėsit e njeriut tė sotėm) u bėnė tė vetėdijshme dhe filluan tė merreshin me vrasje, mashtrime, rrėmbime, grabitje e vjedhje, pėr tė siguruar mish e sende tė tjera ushqimore pėr plotėsimin e nevojave metabolike. Nė kėto pėrpjekje ata ishin nė garė a konkurrencė edhe me kafshėt e tjera. Pra, fakti i thjeshtė se njeriut i duhet tė marrė jetėn e njė tjetri ose ta skllavėrojė atė, si kusht pėr tė mbijetuar, ėshtė ndoshta zanafillė e tė kėqijave morale si gėnjeshtra, mashtrimi, pėrbuzja, fyerja, vjedhja, pėrndjekja, burgosja dhe vrasja. Me kėtė Russell duket se pajtohet me Volterin (1694-1778) i cili thotė se nėse bota do tė ishte ajo qė duhej tė ishte, e pėrsosur, ku njeriu tė jetonte lehtėsisht nė ēdo pjesė tė globit, me siguri tė gjithė do tė ishin tė barabartė, dhe askush nuk do tė ishte i detyruar t’i shėrbente tjetrit ose tė kėrkonte me forcė qė tė tjerėt t’i shėrbenin atij. Nė njė botė tė tillė, ideale, njerėzit do tė ishin tė barabartė sepse nevojat e tyre do tė plotėsoheshin nga natyra, prandaj nuk do tė kishin nevojė pėr njėri-tjetrin.

Kur njeriu apo njė grup sundon tjetrin, nuk ėshtė vetėm pabarazia qė ai mbjell, por edhe varėsia qė krijon. Tė gjithė tė varfrit e tė shtypurit, padyshim pėrfaqėsojnė mjerimin. Shumė prej tyre kane lindur nė kushte tė tilla dhe duke jetuar vazhdimisht kėshtu ajo duket se nuk bėn pėrshtypje dhe ata tė mbeten tė varur tek sunduesi. Por kur varfėria e shtypja ndjehen dhe kuptohen jo si kushte tė natyrshme a tė lindura, atėherė vjen lufta.

Ēdo njeri ėshtė lindur me instinktin qė e shtyn drejt pasurisė, pronės, pushtetit, pėr tė fituar a pėr tė dalė mbi tė tjerėt. Kjo sjell, rivalitetin por nė njė plan tė gjerė edhe pabarazinė e thellė, e cila po nuk hasi nė kundėrshtim, ajo ekzagjerohet si nė ndonjė vend, si Shqipėria e dikurshme, ku njė shtetas nuk lejohej tė ikte nga vendi i lindjes. Ligji nuk e shpjegonte pėrse, por shumė njerėz e kuptonin se vendi ishte tepėr i varfėr dhe qeverisej aq keq sa sundimtarėt ndalonin ēdo individ tė ikte, sepse pėrndryshe, nė mos tė gjithė, shumica do tė kishin ikur… apo nuk ikėn?

Thellė nė vetvete, ēdo njeriu, pavarėsisht nga shkalla a pozita shoqėrore, ka tė drejtė tė mendojė se ėshtė i barabartė me tė tjerėt.

Kėshtu, kamerieri nuk i kėrkon klientit, cilido qoftė ai, qė ky t’i shėrbejė nė tė njėjtėn mėnyrė; por kjo ēėshtje ėshtė zgjidhur nėpėrmjet bakshishit. Por kur njė person pret me orė nė radhė pėrpara njė zyre pėr tė qarė njė hall a pėr tė marrė njė dokument, dhe kur zyrtari tregohet mendjemadh, edhe pse nuk ka mend mė shumė se ai, apo kur i kėrkon edhe ryshfet, megjithėse merr njė pagė mė tė lartė se ai, atėherė personi preket nga kjo pabarazi e panatyrshme, dhe nuk i mbetet rrugė tjetėr veēse tė ikė… apo nuk vazhdojnė tė ikin?

*Autori ėshtė gazetar i radios “Zėri i Amerikės”, seksioni shqip

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara