Ska drejtėsi pėr njerėz pasivė
-- nga Albin Kurti, dhjetor 2008
Vetėm nė luftėn e fundit, Serbia ka vrarė 12.000 njerėz, afėr 20.000 femra janė tė dhunuara, janė 2.000 veta ende tė pagjetur, kufomat e tė cilėve ndodhen diku nė Serbi nė varrezat masive apo nė shkritore tė djegur, i ka deportuar jashtė Kosovės afėr njė milion e mbi njė milion i kanė dėbuar nga shtėpitė e veta. E, tash prapė Serbia do qė tė vendosė pėr Kosovėn.
Nėse EULEX-i ėshtė neutral ndaj statusit tė Kosovės, ne, qytetarėt e Kosovės, nuk jemi neutralė ndaj statusit tė Kosovės dhe nuk mund tė jemi neutralė ndaj EULEX-it.
Prezenca ndėrkombėtare nė Kosovė ėshtė e pranueshme, mirėpo: e para, ajo duhet tė jetė nė marrėveshje me Kosovėn dhe jo me Serbinė; dhe, e dyta, ajo duhet tė jetė ndihmuese pėr neve e jo sunduese mbi ne, ajo duhet tė kėshillojė e jo tė ketė fuqi ekzekutive.
Edhe krerėt e institucioneve tė Kosovės kanė thėnė se Plani i Ahtisaarit ishte ēmim i pavarėsisė, ishte koncesion joparimor pėr tia bėrė qejfin Serbisė, qė ajo tė na e pranojė pavarėsisė. Por tash, kur Serbia nuk na pranon, kur ajo financon strukturat paralele, tė cilat e kontrollojnė ēerekun e territorit tė Kosovės pėr tė na e rrėnuar pavarėsinė pėrbrenda, ėshtė absurde, ėshtė ēmenduri, qė ne ta zbatojmė Planin e Ahtisaarit, ose qė ai tė jetė pozita politike e institucioneve tona.
Institucionet e Kosovės, para se tu ofrojnė plane faktorėve ndėrkombėtarė, duhet ti ofrojnė plane popullit tė Kosovės. Plani qė do tia ofronin popullit tė Kosovės do tė bėhej strategji pėr ti mobilizuar tė gjitha forcat tona intelektuale dhe fizike, pėr ta bėrė Kosovėn sovrane dhe tė pandashme. Nėse mė herėt fjala kryesore e politikanėve ishte pavarėsia, tash e tutje fjala e tyre kryesore duhet tė jetė sovraniteti.
Kėrkesa e Boris Tadiqit pėr ta ndarė Kosovėn, ka kuptim vetėm nėse ai ėshtė i gatshėm qė kėrkesėn e tij ta bėjė parim universal. Pra, nėse ai ėshtė i gatshėm qė tė ndahet Serbia. Nuk mund tė jetė e pranueshme qė Boris Tadiqi, nė njėrėn anė do qė serbėve nė Kosovė tua sajojė njė republikė tė veēantė brenda Kosovės, ngjashėm si nė Bosnje, kurse shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės nuk u lejon as pėrdorimin e flamurit kombėtar dhe as universitetin. Stabiliteti nė Ballkan dhe mė tutje po bėhet nė kurriz tė shqiptarėve nuk po bazohet nė drejtėsi, nuk po bazohet nė barazi.
Ka rrezik qė kundėrshtimin e 6-pikave tė Ban Ki-moon-it, Sejdiu e Thaēi ta keqpėrdorin nė dy drejtime. E para ėshtė, qė, nė emėr tė kėtij kundėrshtimi, ta zbatojnė decentralizimin. Dhe, e dyta, ti shesin shpejt e shpejt dhe shumė lirė KEK-un, PTK-nė, Aeroportin, Trepēėn e ndėrmarrje tjera qė janė ndėrtuar me djersėn e kėtij populli pėrgjatė gjithė shekullit njėzet. Kosovės i duhet sovraniteti para decentralizimit dhe i duhet dekolonizimi para privatizimit. Nė kėtė botė nuk ka drejtėsi pėr njerėzit pasivė.