PD, njė histori e retushuar
-- nga Afrim Krasniqi, Shekulli, 11.12.2008
;ė 11 dhjetor pėrkujtohet pluralizmi politik nė Shqipėri. Njė ditė mė vonė festohet krijimi i Partisė Demokratike, e para parti jokomuniste dhe opozitare nė vendin tonė. Festa e vėrtetė dhe mė e madhe ėshtė ajo e datės 11, megjithatė, datėlindjet e partive shqiptare vijojnė tė jenė mė tė rėndėsishme sesa ditėlindjet e Shtetit Shqiptar. Mė 12 dhjetor, sipas traditės, nė njė nga sallat mė luksoze tė Tiranės, organizohen pritje tė shoqėruara me fjalime dhe me koktejl. Prej 18 vitesh vijon tė ruhet e njėjta skemė, ftohen tė njėjtit tė njėjtit persona, i njėjti person mban fjalimin, ai thotė pak a shumė tė njėjtat fjalė, bėn tė njėjtat foto dhe nė fund, kronika e takimit mbetet gjithashtu e njėjtė.
Jashtė kėtij protokolli formal, madhėshtia dhe rėndėsia e 11-12 dhjetorit mbetet e pacėnueshme nė memorien kolektive dhe historike tė shqiptarėve. Ajo ėshtė dita kur lėvizja studentore hyri nė institucione, krijoi partinė e parė politike dhe pluralizmi politik u bė konkret, me adresė, simbol dhe aktorė tė vėrtetė. Pėr kėtė arsye, secili ndjehet pjesė e kėsaj atmosfere kujtimesh, tė cilat edhe pse tė shkurtra nė kohė bėjnė pjesė nė ngjarje, qė njeriu ka fatin t'i pėrjetojė vetėm njė herė nė jetė.
Natyrisht, qė kur njė parti politike kujton pėrvjetorin e krijimit, pyetja e parė qė vjen ndėrmend ėshtė kush e ka krijuar kėtė parti, kush e ka drejtuar, kush ėshtė identiteti i i saj politik. Si pėr tė gjitha partitė politike shqiptare, edhe pėr Partinė Demokratike pėrgjigjia e kėtyre pyetjeve tė vė nė vėshtirėsi. Oratorėt e sotėm nė fjalime nuk do tė flasin as pėr themeluesit, as pėr drejtuesit dhe as pėr identitetin. Ata do tė flasisin ca gjėra tė pėrgjithshme, pėr suksese tė mėdha dhe pėr misionin historik pėr tė qėndruar edhe mė tej nė pushtet. Kjo ndodh, sepse nė Partinė e sotme Demokratike nuk ka kujtesė institucionale, nuk ka arkiv historik, nuk ka sistem meritash dhe historia ribėhet e bėhet sa herė dikush merr njė post tė lartė drejtues.
Pėr vite me radhė PD-ja, media dhe politikanėt e saj, kanė kritikuar ashpėr dhe me tė drejtė Partinė e Punės dhe sistemin komunist pėr krimin e mashtrimeve me faktet historike, me manipulimet nė memorien dhe ngjarjet, pėr personalizim nga liderėt komunistė tė sukseseve historike dhe pėr injorim e harresė tė figurave themeluese tė pėrjashtuara nė vite. PD-ja premtoi qė ditėn e parė tė krijimit se do ta ērrėnjoste kėtė mentalitet komunist dhe pėrjashtues, duke krijuar sistem tė ri vlerash, meritash e konkurrimi demokratik. Fatkeqėsisht, edhe sot pas 18 vitesh, asgjė nuk ka ndryshuar nė aplikimin e kėtij modeli tė vjetėr antivlerė dhe antikujtesė.
Jo mė larg se njė vit mė parė, numri dy i PD-sė u pyet mbi Eduard Selamin, ish-sekretarin e parė tė pėrgjithshėm tė PD-sė, themelues tė saj, figurė mjaft e njohur politike e parlamentare, kryetar i PD-sė gjatė viteve 1993-1995 dhe Kryetar i Komisionit tė Jashtėm nė Parlament. Nė bazė tė statusit aktual tė PD-sė, z. Selami ėshtė anėtar i pėrjetshėm nė Kėshillin Kombėtar. Por, numri dy nė hierarkinė shtetėrore e partiake tė PD-sė tha se nuk e njeh kėtė njeri dhe ky emėr nuk i kujton asgjė. Sepse Shqipėria politike dhe PD-ja brenda saj, vijojnė tė dominohen nga mentaliteti: Historia fillon me mua, historia jam unė.
Aq i theksuar ėshtė ky mentalitet primitiv, saqė ėshtė bėrė tradite qė nė ēdo fjalim rutinė parlamentar e elektoral, tė flitet pėr "moment historik", "rėndėsi historike", "reforma historike", "fate historike", etj. Nė fakt, ngjarjet historike ndodhin rrallė dhe pėr PD-nė ato kanė ndodhur me 8-12 dhjetor 1990, kohė kur shumica e ushtruesve tė sotėm tė pushtetit nė emėr tė saj, pėr shkak tė hezitimit, frikės, detyrimeve apo moshės, nuk janė ndodhur aty dhe kėshtu, nuk kanė qenė pjesė e kėsaj historie.
PD-ja u krijua nė dhjetor 1990 nga nėn-shkrimet e 365 studentėve, intelektualėve dhe pedagogėve. Pas 18 vitesh, vetėm
13 nėnshkrues ndodhen ende nė strukturat e partisė. PD-ja pati simbol Lėvizjen Studentore, 21 drejtues tė sė cilės janė nderuar me dekorata tė larta nga ish-Presidenti Berisha. Mė 1990 studentėt patėn 6 vende nė kryesinė e PD-sė, kurse sot pas 18 vitesh, asnjė prej kėtyre studentėve nuk bėn pjesė nė Grupin Parlamentar dhe nė kryesi. Shumica e tyre nuk bėjnė pjesė as nė protokollin e seleksionuar pėr festėn e sotme.
Bazuar nė statistika, PD-ja ka sot 56 deputetė, por vetėm 6 prej tyre figurojnė se kanė qenė anėtarė tė PD-sė nė muajin e themelimit tė saj, nė dhjetor 1990. Nga ana tjetėr, nė Grup Parlamentar nuk mungojnė deputetė qė me 1991 kanė konkurruar dhe fituar nėn siglėn e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, apo pesė deputetė tė tjerė qė, nė periudha tė ndryshme kohore, kanė konkurruar si pjesė e koalicioneve tė majta kundėr PD-sė. PD-ja duhej tė ishte parti - tribunė e disidencės antikomuniste, por nė kryesinė e saj aktuale bėjnė pjesė pesė ish-anėtarė tė PPSH-sė dhe asnjė i persekutuar politik nominal. Nga katėr kryetarėt e PD-sė nė vite, tre janė pėrjashtuar nė kohė tė ndryshme. Sot, njėri nuk jeton mė, njė jeton nė emigracion, njė ėshtė pėrjashtuar dhe, i fundit, ndodhet ende nė detyrė.
PD-ja ka propozuar dhe zgjedhur tre presidentė, dy tė anatemuar ashpėr, i treti drejton vetė partinė. PD-ja ka pasur dy kryeministra, njė i pėrjashtuar dhe tjetri nė detyrė. PD-ja ka pasur dy kryetarė Parlamenti, njėri ndėrroi jetė i lėnė nė harresė nga partia e tij, tjetri ėshtė nė detyrė. PD-ja ka pasur pesė kryetarė tė Grupit Parlamentar, tre tė pėrjashtuar, njė i vdekur, dhe njė nė detyrė; ka pasur tre kryetarė nė bashkinė e Tiranės dhe tė tre i ka pėrjashtuar, (madje nė prag tė pėrjashtimit janė edhe dy nga tre kandidatėt pėr kėtė bashki nė vitet 2000 dhe 2003). Rilindja Demokratike, gazetė zyrtare e PD-sė, ka pasur nė vite gjashtė kryeredaktorė, tre tė pėrjashtuar, njė nuk jeton mė, dy tė fundit nė detyrė. Forumi Rinor i PD-sė, qė doli nga Lėvizja e Dhjetorit 1990, ka pasur nė vite gjashtė kryetarė, njė nuk jeton mė, tre tė pėrjashtuar, njė ndodhet nė burg dhe dy tė fundit akoma nė detyrė. Forumi i Grave nė PD ka pasur katėr kryetare, dy tė pėrjashtuara, dy akoma aktive. Nė Kuvendin e fundit Kombėtar u zgjodh njė sekretariat me shtatė anėtarė, dy prej tė cilave janė tė "ngrirė", njėri i pėrjashtuar. Nė faqen zyrtare tė internetit tė PD-sė nuk ka asnjė rresht mbi historinė e saj, gjithēka nis me KOP-in dhe marrjen e pushtetit mė 2005-n.
Kėto e shumė fakte tė tjera janė dėshmi e krizės sė idemiteiit nė 18 vitet e funksionimit dhe aktivitetit politik tė Partisė Demokratike. Kjo ėshtė njė sėmundje e pashėrueshme pėr tė gjitha partitė dhe politikėn shqiptare, por pėr PD-nė, partinė e parė antikomuniste dhe premtuesen e ndryshimit tė madh, pėrgjegjėsia ėshtė mė e dukshme. Mė 1990-n PD-ja ishte partia-shpresė, mė 1992-shin partia mė e votuar nė historinė e Shqipėrisė, por nė total, pėr shkak tė problemeve tė mėdha tė identitetit politik, ajo ka fituar vetėm 4 nga 13 proceset elektorale lokale, parlamentare dhe votimet nė referendume.
Partitė moderne nuk veprojnė kėshtu. Kur liderėt aktualė tė PD-sė shkojnė nė CDU-nė gjermane, apo apo nė PK-nė britanike, ata kanė mundėsinė tė vizitojnė muzeun historik tė partisė dhe tė shohin sesa e rėndėsishme ėshtė kujtesa historike, vlerėsimi i politikanėve pėr meritat dhe punėn e tyre. Nėse Margaret Theēer-i, Xhulio Andreoti apo Helmut Kohl-i do tė kishin qenė nė PD, patjetėr qė ata do tė prisnin mė kot qė ndonjė zyrtar pa identitet qė mban ēelėsat e PD-sė, apo vjel pushtetin e saj, t'i pėrfshinte nė listėn protokollare tė pėrvjetorit. Kėshtu ka ndodhur me Hajdarin sa ishte gjallė, ka ndodhur me Selamin, ka ndodhur me Meksin, ka ndodhur me studentėt e dhjetorit dhe me ēdo individ tjetėr, qė nė kėto vite ka ngritur zėrin pėr tė kėrkuar identitet dhe sistem vlerash perėndimore nė partinė qė krijuan nė dhjetor 1990.
PD-ja, si ēdo parti tjetėr e madhe pėrbėn njė pasuri kombėtare, sidomos kur parti tė tilla bėhen mbartėse tė vlerave mė tė mira demokratike e kombėtare. Parė nga ky kėndvėshtrim, PD-ja ka nevojė pėr pėrcaktimin e identitetit tė saj politik, t'u rikthehet vlerave dhe aspiratave qė e krijuan 18 vjet mė parė, tė ēlirohet nga kultet dhe mentalitetet e sė kaluarės, pėr tė krijuar hapėsirė dhe kushte reale konkurrimi, vlerėsimi dhe karriere. E sigurt ėshtė se, nėse sot nuk ndodh, do tė duhen dy apo pesė vite dhe ky proces do tė ndodhė, sepse ėshtė i pashmangshėm, ėshtė jetik dhe ka tė bėjė me partinė qė buroi nga lėvizja politike mė e pastėr, mė fisnike dhe mė evropiane nė Shqipėrinė e shekullit tė kaluar.