Dėshmia surprizė: Ēastet e fundit tė Azem Hajdarit
Kushėriri i truprojės qė i mbijetoi atentatit rrėfehet para autoriteteve amerikane: Si ndodhi natėn e 12 shtatorit. Neza rrėfehet pėr autoritetet amerikane: Kush i telefonoi dhe ētha ai para se te dilte nga zyra e PD-sė.
Njė dėshmi surprizė, qė bart elemente tė reja rreth vrasjes sė Azem Hajdarit, mbrėmjen e 12 shtatorit 1998, ėshtė publikuar dje nė mediat amerikane, qė i janė referuar njė reviste prestigjioze pėr tė drejtat e njeriut. Nė tė vėrtetė ėshtė rrėfimi i Xhemal Nezės, kushėriri i truprojės sė deputetit tė PD-sė, qė i mbijetoi atentatit. Xhemali ka qenė portier vullnetar te selia e Partisė Demokratike, madje edhe mbrėmjen e vrasjes sė Hajdarit. Gjatė dėshmisė sė tij para autoriteteve tė emigracionit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, gjatė aplikimit pėr leje qėndrimi, ai ka treguar momentet e fundit tė Hajdarit, nga dalja e tij prej zyrės deri te makinat e atentatit.
Telefonata
"Ndėrsa afrohet pėrvjetori i dhjetė i vrasjes sė Azem Hajdarit, ekzekutimi i studentit tė Filozofisė qė udhėhoqi lėvizjen demokratike nė Shqipėri, po rikthehet nė mendje nga pėrpjekjet e autoriteteve nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr tė deportuar njė dėshmitar nė krim", shkruan shtypi amerikan.
Duke iu referuar dėshmisė sė Nezės, gazetat japin detaje (njė pjesė tė publikuar) nga mbrėmja e 12 shtatorit 1998, "kur lideri legjendar i lėvizjes demokratike nė Shqipėri, gjendej nė zyrat e Partisė Demokratike, nė kryeqytetin Tiranė". Azem Hajdari, shkruhet mė tej, ishte lider i lėvizjes studentore qė rrėzoi regjimin komunist nė Shqipėri. Ai ishte edhe kryetari i parė i Partisė Demokratike. Kishte shėrbyer mandatin e tij tė katėrt radhazi si anėtar i Parlamentit shqiptar. Nė zyrat e Partisė Demokratike, Hajdari dhe truproja e tij personal, Besim Ēera, ndėrsa dilnin, biseduan me rojėn vullnetar tė selisė, Xhemal Nezėn, dhe me kushėririn e Xhemalit, Zenel Nezėn.
"Hajdari ishte njė njeri me integritet tė madh dhe ne e respektonim shumė atė", kujton Xhemali, nė njė dėshmi tė dhėnė nė prill tė vitit 2007, por tė publikuar vetėm dje. "Para orės 9 e 30 minuta (21.30 - shėnim i red.), telefoni ra dhe Hajdari foli nė celular. Kur ai mbylli telefonin na tha: Duhet tė largohemi menjėherė, sepse Izet Haxhiaj na kėrkon. Haxhiaj ishte nė fakt truprojė personale e Sali Berishės, qė u bė President i Shqipėrisė nė vitin 1992. Berisha ishte lideri i Partisė Demokratike. Unė personalisht e dėgjova Hajdarin tė thoshte, se nė telefon e kishte marrė Haxhiaj". "Unė hapa derėn, vazhdon dėshmia e portierit vullnetar, - dhe Hajdari, Ēera dhe kushėriri im, Zenel Neza, iu drejtuan makinės sė Azemit, qė ishte brenda njė parkingu tė rrethuar me mur. Ēera ngiste makinėn, Azemi ishte nė vendin e parė dhe Zenel Neza gjendej prapa. Ndėrsa po mbyllja derėn, makina doli dhe u kthye nė tė djathtė, pasi lėvizi edhe rreth katėr metra tė tjera, njė Mercedes i zi 500-sh, me targa Vlore, u ndal dhe i bllokoi rrugėn. Pas Mercedes-it ishte edhe njė Xhip ngjyrė gri".
Ekzekutimi
Rreth orės 9 e 30 minuta tė mbrėmjes, Hajdari u qėllua. Nė lajme u tha se ishte vrarė nė orėn 10.00, por gabohen. Unė isha vetėm katėr metra larg Hajdarit kur ai u vra. I pashė personat qė qėlluan dhe i pashė teksa tėrhiqnin kėmbėzėn. Ishin katėr vrasės nė dy makina".
Tre prej tyre dolėn nga makinat, duke mbajtur nė duar automatikėt. Tė gjithė ata mbanin veshur uniforma policie. Xhemali i kishte njohur ata si njerėz me tė cilėt ishte rritur. Hajdari dhe roja e tij personale u vranė nė vend. Nė ndenjėsen e pasme, Zenel Neza, ishte plagosur rėndė. Xhemali thirri vėllain e tij, Rrustemin, dhe sė bashku me kushėrinjtė, Skėnder dhe Gani Neza, ata e kishin ēuar Zenelin te njė mjek dhe mė pas, pėr ta siguruar, nė njė qytet tė afėrt. Njė ditė mė pas, pati njė demonstratė. Policia qėlloi mbi turmė duke vrarė disa njerėz dhe duke e lėnė Xhemalin pa ndjenja.
Ditėn tjetėr kishte njė tjetėr demonstratė. Dhe kėtė radhė, Rrustem Neza i tregoi turmės prej rreth njė mijė njerėzish se ēfarė kishte parė Xhemali natėn e vrasjes dhe kush ishin vrasėsit. Xhemali nisi tė fshihej, lėvizte ēdo javė, nga njė vend nė tjetrin. Gjatė njė prej lėvizjeve, shoferi i tij, nė tė njėjtėn kohė, kushėri, Skėnderi, mbeti i vrarė. "Policia qėlloi mbi makinėn e Skėnderit me armė zjarri dhe filluan tė kėrkonin pėr mua, por fatmirėsisht unė isha larguar nė drejtim tė kundėrt". Ndėrkohė, edhe kushėriri i tij, Ganiu, ishte vrarė.
Nga tė katėr personat qė ishin pjesė e misionit tė shpėtimit tė Zenel Nezės, dy kishin vdekur. Zeneli mundi tė largohej nga vendi. Dy tė tjerėt, vėllezėrit Rrustem dhe Xhemal, shkuan nė Teksas.
Si u vra lideri i Dhjetorit?
Deputeti Azem Hajdari u ekzekutua para selisė sė Partisė Demokratike, mė 12 shtator 1998. Bashkė me tė mbeti i vrarė truproja i tij, Besim Ēera, dhe u plagos Zenel Neza. Komunikata e parė doli nga Ministria e Rendit, nė tė cilėn thuhej se autorėt ishin larguar nė rrugėn kombėtare nga Veriu. Trupat e qėlluar u dėrguan menjėherė nė Spitalin Ushtarak, i cili mė pas u rrethua me policė. Ndėrkohė, prokurori i gatshėm i Tiranės dhe ekspertė tė policisė u munduan tė realizonin kėqyrjen e vendit tė ngjarjes, por shiu i madh qė binte dhe turma e njerėzve tė irrituar, ua vėshtirėsuan shumė kėtė proces. Pėr kėtė vrasje janė dėnuar Jaho Mulosmani, vėllezėrit Ismet, Isamedin dhe Izet Haxhiaj. Ndėrsa Fatmir Meta, ish-shefi i policisė nė Bajram Curri u shpall i pafajshėm.
Tė dėnuarit
Jaho Mulosmani - I dėnuar me burgim tė pėrjetshėm
Izet Haxhiaj - I dėnuar me 25 vjet burg
Ismet Haxhiaj - I dėnuar me 20 vjet burg
Isamedin Haxhiaj - I dėnuar me 30 muaj burg
Fatmir Meta - U shpall i pafajshėm
Odiseja e largimit nė "tokėn e premtuar" dhe frika pėr tu dėbuar
Neza: Jeta jonė nė Amerikė
Kur vėllezėrit Neza mbėrritėn nė SHBA, Xhemalit iu dha azili, por aplikimi i vėllait tė tij, Rrustemit, u refuzua. Sipas dokumenteve tė gjykatės, gjykatėsi nė ēėshtjen e Rrustemit, nuk e kishte besuar historinė e tij. Gjithnjė sipas shtypit amerikan, Xhemali kishte dėshmuar nė gjyq, por gjykatėsi kėrkonte prova tė tjera. Siē kishte nėnvizuar edhe avokati i Rrustemit, nė daljen gjatė kėsaj jave para Gjykatės sė Apelit, kushdo mund tė lexonte artikullin nė lidhje me vrasjen e kushėririt tė tij, Gani Neza, vetėm duke klikuar me kėtė emėr nė Google.
Por, kush e di pse ish-avokati i Rrustemit, kėtė artikull gazete nuk e kishte prezantuar nė gjyq apo pse gjykatėsi nuk i beson vėllezėrit. Rrustemi gjithsesi, vazhdon tė kėmbėngulė.
Nga picat te birra
Kur dy vėllezėrit Neza jetonin nė Shqipėri, ndanin tokėn e familjes ku kishte ar dhe krom. Nė Teksas, ata hapėn njė dyqan picash, nė njė qytezė tė vogėl tė quajtur Nacogdoches. Gjėrat shkonin mirė pėr ta derisa aplikuan pėr njė licencė pėr shitjen e birrės. Njė dėshmi nga pėrgatitėsi i kėsaj licence thotė: "Unė nuk i kisha pyetur asnjėherė Xhemalin apo Rrustemin pėr shtetėsinė. Kisha menduar se e kishin".
Mė 18 janar 2007, Rrustem Neza u arrestua, pasi kishte pretenduar se ishte shtetas amerikan nė aplikimin pėr marrjen e licencės pėr shitjen e birrės, por asnjėherė nuk u dėnua. Nė shkurt, ai u vu nėn mbikėqyrjen e Agjencisė sė Emigracionit dhe Doganave, qė e mbylli atė nė njė burg nė Teksas. Pėr tė dalė nga burgu, ai nuk duhet tė bėjė gjė tjetėr, veēse tė pranojė tė kthehet nė Shqipėri. Por, ai vendosi tė qėndronte i gjallė nė Teksas, mė mirė se i vdekur nė Shqipėri, ndaj priti nė burg, i ndarė nga bashkėshortja dhe dy fėmijėt. Nė korrik 2007, Presidenti Bush vizitoi Shqipėrinė, ku triumfi i Partisė Demokratike u shpalos nėpėrmjet fotografive plot ngjyra tė Bushit e Berishės, teksa buzėqeshnin, pėrshėndetnin dhe ecnin pėrkrah. Kjo vizitė duket se ndikoi jo pak nė vendimin e autoriteteve amerikane.
Nė fund tė gushtit 2007, zyrtarė nga Agjencia e Emigracionit dhe Doganave, e nxorėn Rrustemin nga burgu dhe e detyruan atė tė hipte nė njė avion qė i drejtohej Shqipėrisė. Ai ishte i frikėsuar pėr jetėn e tij. Por, zyrtarėt u detyruan tė hiqnin dorė nga deportimi dhe e kthyen atė sėrish nė burg.
Nė burg ose nė Shqipėri
Mė 4 shtator 2007, avokati i Rrustemit, u dėrgoi organizatave qė mbrojnė tė drejtat e individit, njė e-mail ku rrėfente historinė e klientit tė tij. Nga kėtu, historia merr dhenė dhe botohet edhe nga njė e pėrditshme shqiptare. "Dėshmi qė vjen nga Amerika", shkruante gazeta mė 5 shtator. "Rrustem Neza konsiderohet si njė nga njerėzit qė bėri publikė emrat e vrasėsve tė Azem Hajdarit, mė 12 shtator 1998, nė Tiranė. Ndėrsa nė Shqipėri dėgjohen thirrje pėr zbardhjen e sė vėrtetės nė procesin e hetimit, dėshmitarėt dhe tė gjithė njerėzit e implikuar nė kėtė ngjarje, vazhdojnė tė ndeshen me gjyqe". Mė 11 shtator 2007, Rrustem Neza pushton titujt kryesorė tė "Dallas Morning News", si "Shqiptari qė duke bėrtitur doli nga avioni".
Krejt tė pasikletosur nga e gjithė kjo, Agjencia pėr Emigracionin dhe Doganat, nuk zbutet aspak dhe mė 1 tetor, zyrtarėt amerikanė i kėrkojnė njė gjykate federale tė urdhėrojė deportimin e Nezės, duke e bėrė atė farmaceutikisht tė paaftė tė bėrtasė, herėn tjetėr qė do ta vėnė mbi njė avion. Por, edhe kėtė radhė, ky absurditet i trajtimit tė Rrustem Nezės nė Amerikė, tėrhoqi vėmendjen e kongresmenit konservator tė Teksasit Lindor, Lui Gohmert, qė mė 23 tetor, shkroi njė editorial pėr gazetėn lokale, ku e quante trajtimin e Nezės tė patolerueshėm. Mė 1 nėntor, kongresmeni Gohmert, paraqiti dy nisma personale ligjore, nė Kongres, nė tė mirė tė Nezės. E ndėrkohė, Neza ėshtė lėnė sėrish nė burgun e Haskell-it, nė Tekas, i ndarė nga bashkėshortja e tij dhe dy fėmijėt.
Bashkėshortja
Fatmira Hajdari: Vrasja e Azemit, krim shtetėror
"Vrasja e Azemit? Logjika tė ēon nė njė krim shtetėror. Mund tė kenė marrė pjesė deri nė 120 vetė, ēka cilėsohet si krim i organizuar".
Kėshtu e ka pėrkufizuar vrasjen e liderit tė dhjetorit, Azem Hajdari, bashkėshortja e tij, Fatmira, pak ditė mė parė, gjatė njė interviste nė "Top Channel". Ajo ka pohuar se ėshtė shumė e pakėnaqur pėr motivin e vrasjes, pasi, sipas saj, motivi i cilėsuar nga gjykata nė vendim nuk ėshtė i besueshėm. Ajo ka pohuar se vrasja mund tė ketė qenė politike, gjithsesi ėshtė organi i akuzės ai qė do tė vlerėsojė tė gjitha provat e reja, pas tėrheqjes sė akteve nga Prokuroria e Tiranės. Sipas saj, nga momenti qė ėshtė ndryshuar motivi, nuk mund tė quhet vendim real. Sipas saj, tė dėnohet ai qė meriton dhe tė mos dėnohet ai qė se meriton. "Nuk ėshtė e logjikshme tė thuhet se Azemi ėshtė vrarė pėr hakmarrje, kur nė vrasjen e tij kanė marrė pjesė mbi 120 persona. Azemi u vra pėr motive politike dhe kėtė e dinė tė gjithė shqiptarėt, kėshtu qė edhe nė dosjen e tij kėshtu duhet tė jetė", deklaron Fatmira. Me njė zė tė dridhur ka pėrmendur edhe luftėn e atėhershme nė Kosovė, duke iu shtuar motiveve tė mundshme pėr ekzekutimin e Azemit. Megjithatė, nuk ka treguar detaje, duke lėnė tė kuptohet se njė rrėfim sa mė i plotė mund tė bėhet vetėm para organit tė akuzės. Prokuroria e Pėrgjithshme ka deklaruar tėrheqjen e fashikujve hetimorė tė vrasjes sė Azem Hajdarit, duke e rihapur dosjen pas 6 vjetėsh. Sipas organit tė akuzės, e vetmja enigmė ėshtė se ēe shtyu Mulosmanin tė bėhet njė ndėr organizatorėt e vrasjes sė deputetit Azem Hajdari?
[ ]