HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Myzafer Pipa dhe koha kur ai jetoi e vdiq

-- nga Ahmet Bushati, TemA, 5.7.2008

Nė kohėn qė sapo donte me u hapė “Gjyqi Special” nė kinema “Kosova” nė Tiranė, 1 mars 1945, kush tjetėr nė Shqipni, si Myzafer Pipa, do tė guxonte qė me za tė naltė t’i drejtohej trupit gjykues tė atij gjyqi special me pyetjen e tij tė famshme: “Si asht e mundun zotnij, qė njė trup gjykues, i cili pėr kryetar ka njė ish-“teneqexhi” - ishte fjala pėr Koēi Xoxen - e pėr prokuror njė ish-“kafexhi” - pėr Bedri Spahiun - tė mundet sot me gjykue elitėn e kulturės shqiptare? Pyetje kjo qė nė atė kohė do tė bante pėrshtypje tė madhe e qė pėrmes Radio Tiranės e gazetės “Zėri i Popullit” do tė pėrhapej me bujė kudo nėpėr Shqipni e qė si e tillė, bashkė me emnin e Myzafer Pipės tė futun nė histori qysh me atė rast, “gojė mė gojė” e nga brezi nė brez, jehona e saj, me vlerėn e njė shprehjeje lapidare e tė njė paralajmėrimi tė bamė nė kohė pėr ēfarė po e priste Shqipninė mbas ma shumė se 5 vjet lufte e gjaku tė derdhun pėr liri e jo pėr diktaturė, do tė mbėrrinte deri nė ditėt e demokracisė. Edhe pėr kaq sa guxoi e foli Myzafer Pipa, nė atė kohė me pasoja tė rrezikshme, duhej tė ishte e mjaftueshme qė Shkodra ta shpallte, siē po e shpall sot, Qytetar Nderi tė saj. Ėshtė me rėndėsi tė tregohet se kjo protestė e Myzafer Pipės e ky paralajmėrim i tij, bahej nė njė kohė kur kudo nė Shqipni kishte filluar tė shtrinte hijen e saj tė zezė njė klimė e randė frike dhe terrori, si pasojė e “gjuetisė”, jo aq shumė ndaj ndonjė bashkėpunėtori tė ish-pushtuesit sesa ndaj nacionalistėve, pėr rrezikun qė ata do tė paraqitnin pėr Shqipėrinė e projektueme qysh me kohė nėn tutelėn e komunistėve tė njohun jugosllavė. Pėr ilustrim, mjafton tė tregohet se si nė Tiranė, ndėr ato ditė tė para mbas tė ashtuquejtunit “ēlirim”, gjatė disa netėve me radhė do tė rrėmbeheshin nga shtėpitė e tyne me dhjetėra nacionalistė tė njohun, shumė prej tė cilėve ish-ushtarakė e tė vriteshin pa gjyq skutave e pėrroskave tė periferisė sė Tiranės. Pėr Myzafer Pipėn, sikurse edhe pėr Arshiun, vėllai i tij ma i vogėl, nuk mund tė flitet pa provue nė vetvete njė emocion tronditės, qė nė njė rast tė tillė tė shkakton fati i dhimbshėm i jetėve tė tyne aq tė mundueme e aq tė vrame prej komunizmit. Si njeni, ashtu edhe tjetri, kishin kenė rritė edhe eduku nė gji tė njė ambienti tė ngrohtė familjar e shoqnor, me frymėzim patriotik e kulturor, si edhe me andrrat ma t’bukura pėr njė t’ardhme tė tyne tė shkėlqyeshme, tė cilėn dita-ditės ata po e pėrgatitnin me zell e pėrkushtim tė madh. Psikologjia e tyne, sikurse edhe shijet letrare, e sidomos idealet e tyne shoqnore e kombėtare do tė ishin tė kohės, kur ata po rriteshin.

Edhe pse disi tė ndryshėm n’mes tyne si temperamente, pėr nga karakteri, si njeni, ashtu edhe tjetri, do tė ishin stoikė deri nė fund, sikurse njėlloj do tė ishin pėr nga instinkti dhe bindja edhe pėr idetė demokratike, ide qė n’atė kohė kishin pushtue mendjet dhe zemrat e tanė njė rinie tė shkollueme shqiptare. Pėr vėllezėrit Pipa mund tė thuhet pa frikė se, s’paku nė Shkodėr do tė shėmbėllenin si sinteza ma e arritun e njė rinie atdhetare e me prirje kulture tė kohės sė tyne, pėrfshirė edhe ne, brezi mbas tyne. Ndryshe prej Myzaferit jetėshkurtėr, jeta e Arshiut, ndonėse relativisht e gjatė, do tė ishte e ngarkueme me vuajtje dhe brenga tė mėdha, e sidomos me njė nostalgji, nė tė cilėn Myzaferi i vdekun do tė ishte plaga e tij e hapun pėrgjithnjė.

Myzafer Pipa asht quajtė si njeriu qė me radhė pat kundėrshtue tri diktatura, mes tė cilave atė komuniste, e cila, shumė ma e ashpėr se dy tė tjerat, fashiste e naziste para saj, do t’i merrte edhe jetėn, kur s’ishte veē njė djalė 31 vjeē. Qė Myzafer Pipa tė shfaqej nė tė gjitha pėrmasat e personalitetit tė tij si njeri, qytetar e patriot e qė si i tillė tė njihej nga “i madh e i vogėl” nė Shkodėr, duhej pritė qershori i vitit 1945, koha kur edhe nė Shkodėr do tė hapeshin “gjyqet e popullit”, ku Myzafer Pipa, me zotėsi tė dukshme profesionale e me njė kurajė tė pashembullt civile, do tė mbronte shumė viktima tė pafajshme, pėr t’u ba shumė shpejt edhe protagonist i atyne gjyqeve.

Duke mos e pa me vend zgjatjen me ngjarje tė shumta tronditėse qė kishin ndodhė nė Shkodėr deri nė hapjen e atyne “gjyqeve tė popullit”, theksojmė se hapjes sė tyne do t’i paraprinte njė propagandė intensive e me nota tė forta revolucionare, ku rol tė veēantė do tė luanin Radio Shkodra, qė pėr ato gjyqe s’do tė pushonte ditė e natė, e si ajo edhe gazeta “Koha e Re” e Shkodrės me artikujt e saj rutinė, me qėllim qė sė bashku tė krijonin atė atmosferė tė randė e psikozė frike nė popull, pėr ēka kishin nevojė ato gjyqe famėkėqij.

Myzafer Pipa ndėr ato gjyqe jo vetėm qė do tė mbronte me vendosmėri dhe pa lėkundje qytetarė tė njohur ose jo prej tij, por ai ndėrkohė po me aq dėshirė e guxim do tė mbronte edhe njerėz tė thjeshtė, pėrfshirė fshatarė e malėsorė, tė cilėt ndėr ato gjyqe do tė ishin tė detyruem qė tė paguanin respektin e tyne ndaj zakonit tė trashėguem, respektin ndaj institucioneve tė tyne supreme, siē mund tė ishte pėr shembull mbajtja e njė fjale tė dhanė, rastet kur i kishte dhanė bukė e strehė njė miku tė tij apo edhe njė tjetėr njeriu nė nevojė, raste kėto, kur Myzafer Pipa do tė kėrkonte e gjente rrethana tė atilla lehtėsuese pėr ta, qė do t’i vinin herė nga e drejta ligjore e herė-herė nga ajo zakonore.

Ėshtė pėr t’u vue nė dukje se si salla e kinema “Rozafat”-it, ku zhvilloheshin gjyqet, do tė ishte e mbushun plot e pėrplot me njerėz tė futun aty me ftesa e se mes tyne do tė kishte edhe grupe tė organizueme lakejsh, qė si tė porositun qė ishin pėr tė demoralizue viktimat, herė mbas here do tė thirrnin si nė kor: “Plumbin ballit!” “Plumbin ballit!” ose “Tradhtarėt nė litar!” etj., ndėrkohė qė edhe prokurori Aranit Ēela, i ndezun flakė siē do tė ishte nė tė shumtėn e kohės, sa nga urrejtja pėr viktimat qė i kishte aty para e po aq edhe nga debatet e forta me Myzafer Pipėn, s’do tė pushonte sė ēirruri asnjėherė e kur nė njė rast Myzafer Pipa t’i drejtohej “trupit gjykues” pėr nevojėn e pak etike qė kėrkonte zhvillimi normal i njė procesi gjyqėsor, Aranit Ēela nga ana e tij mezi priste qė buzagaz e me cinizėm, t’i pėrgjigjej Myzafer Pipės: “E po, ē’tė bėsh, ky ėshtė populli”. Po me vendosmėni e pėrkushtim ma tė madh Myzafer Pipa do tė mbronte klerin katolik, duke e paraqitė si absolutisht tė pėrjashtuem nga feja prej ēdo veprimtarie subversive, siē po u akuzonte, pėr ēka Myzafer Pipa me vendim gjyqi do tė pezullohej njėherė nga e drejta e ushtrimit tė detyrės si avokat e mbrapa edhe tė arrestohej, e njė ditė, ai Myzafer Pipė, pėr njė karakter tė tij tė ēiltėr e gazmor qė kishte pasė, kishte pasė kenė vazhdimisht shpirti i njė rrethi tė tij shoqnor; ai Myzafer Pipė, qė vite ma parė kishte pasė kenė dikur edhe pjesėtar i ekipit “Vllaznia” tė futbollit, si dhe kryetar i shoqnisė studenteske “Besa”; qė nė Padova tė Italisė ishte laureue pėr drejtėsi e qė kishte pasė drejtue me sukses edhe revistėn kulturore “Fryma”; atė Myzafer Pipė qė italianė e gjermanė e kishin pasė internue e qė s’fundmi gjatė zhvillimit tė “gjyqeve tė popullit”, kur ai mbronte njerėzit e akuzuem pėr faje tė paqena qė ishte ndjekė me aq simpati nga njė Shkodėr e tanė, ai Myzafer Pipė pra, mbas dita ditėsh me tortura tė tmerrshme, pa pėrjashtue edhe “hekurin e skuqun”, tė porositun pėr hakmarrje prej vetė Koēi Xoxes - sipas pohimit tė Kristo Themelkos - nė orėt e vona tė njė nate tetori tė errun me shi, pėrfundimisht do tė jepte shpirt nė mėnyrė tragjike ndėr duar tė xhelatėve sadistė tė Sigurimit tė Shkodrės, tė cilėt, edhe si djallėzorė qė ishin, do tė kėrkonin qė tė mblonin gjurmėt e krimit tė tyne duke zbrazur dy breshni tė shkurtra automatiku, me qėllim qė nė tė nesėrmen, populli i Shkodrės tė besonte nė alibinė e tyne se “Myzafer Pipa u vra, tek po tentonte tė arratisej prej burgut”. Myzafer Pipėn e vrau komunizmi, meqė nė rrugėn e tij tė ēuemjes sė popullit drejt “zeros”, do t’i duhej qė atė popull ma parė ta vriste nė vlerat e tij, t’ia vriste pra pikėrisht ata njerėz qė ma mirė i pėrfaqėsonin ato vlera tė tij morale e tė kulturės, intelektualėt e tij tė papėrsėritshėm e me formim perėndimor, mes tė cilėve edhe Myzafer Pipėn, me qėllim qė ky vend, nė pikėpamje tė vazhdimėsisė sė tij tė natyrshme e tė perspektivės t’i ngjante njė ditė njė toke pa njerėz qė t’i dilnin zot, pėr pasojė tė secilės gja, shoqnia shqiptare edhe sot mbas 18 vjetėsh demokraci vazhdon tė jetė njė shoqni e dezintegrueme e me krizė tė thellė shpirtnore e morale. Duke pėrfitue nga ky rast i Myzafer Pipės e pa u shkėputė prej tij, mund tė pohoj se nė rrugėn tonė tė pėrtėritjes morale dhe shpirtnore kujtesa historike mbetet domosdoshmėni, kujtesa e asaj ēfarė realisht ka ndodhė me vendin tonė nėn regjimin komunist, qė kėshtu tė mund tė shėrbejė jo vetėm si bazė e identitetit tonė si popull, por edhe si bazė prej ku tė nxjerrim mėsime. Ėshtė thanė e provue se njė popull pa “kujtesė historike” asht i destinuem qė nė njė mėnyrė a nji tjetėr tė pėrsėrisė tė kaluemen e tij, gja qė pėrditė e provon jeta jonė politike e shoqnore. Nuk do tė ketė bashkim tė sinqertė nė mes tė popullit tonė e s’do tė rifitohen vlerat e humbuna, pėr pa u ndėrgjegjėsue tė gjithė pėr krimet e komunizmit. Kėtej edhe randėsia e denoncimit dhe e dokumentimit tė atyne krimeve, qė sė paku ne, ish-tė persekutuemit, po pėrpiqemi nganjėherė qė t’i bajmė pėrmes librave qė po shkruajmė, duke vue nė vendin e tyne tė merituem ngjarje me viktima e xhelatė, por qė gjithsesi, janė tė pamjaftueshme. Askush nuk duhej tė mohonte natyrėn kriminale tė ish-regjimit komunist, duke ditė qė edhe heshtja apo zbehja e tij pengon e vonon zhvillimin e procesit tė integrimit tonė pėrmes vlerash. Tė mos i nxjerrėsh nė dritė tė vėrtetat tona historike, memorien e tragjedisė komuniste, do tė thotė qė t’i mohosh popullit identitetin qė ka, pa tė cilin nuk shkohet nė Evropė dhe askund.

Edhe vetė Bashkimi Evropian (BE) lidhur me sa mė sipėr, fjalė pėr fjalė, rekomandon: Tė organizohen fushata ndėrgjegjėsimi kombėtar mbi krimet e shkaktuara nė emėr tė ideologjisė komuniste, pėrfshirė edhe riparimin e librave shkollorė, promovimin e njė dite pėrkujtimore pėr viktimat e komunizmit, ngritjen e muzeve dhe memorialėve, si dhe tė njė ekspozite tė pėrhershme nė parlament.

Mund tė themi se jemi njė popull nė kėrkim tė vetes sonė tė humbur, pėr ēka po kėrkojmė, sė paku ne ish-tė persekutuemit e bashkė me ne edhe njė masė e konsiderueshme populli pa komplekse nga e kaluemja, qė tė kthejmė te “rranjėt”, pra qė tė lidhim fijet, atje ku ato qenė kėputė, te Myzafer Pipa me shokė, tek aspiratat dhe sakrifica e fundit e tyne e qė megjithatė, s’po ia dalim e s’po ia dalim. Nuk po ia dalim, pėr faktin se, pėr fat tė keq, vazhdojmė tė mos jemi pjesė reale e asaj elite hera-herė apatike dhe indiferente, qė harton programe e pėrcakton prioritete. Shkodra, si qark, e 601 tė pushkatuemve nga regjimi komunist, e 136 tė vdekunve ndėr burgje, Shkodra e 2846 tė burgosunve, e tė 1924 tė internuemve, si ta kuptojė faktin qė edhe mbas 18 vitesh demokraci, tė mos ketė njė memorial a nji gur, qė tė dėshmonte ēka ndodh me tė gjatė regjimit tė diktaturės?! Mungon vullneti pėr tė mėsue nga e kaluemja e jonė fatkeqe, e mungon nė tė njajtėn kohė vullneti i mirnjohjes ndaj sakrificės sė viktimave tė komunizmit, qė duhej tė shėrbenin si themel i sigurt i ndėrtimit tė demokracisė sė vėrtetė ne Shqipni.

Jo ma larg se 200 m prej kėtu, pėr shumė fat tonin, ende vazhdon tė mbahet nė kambė ish-burgu famėkeq i Sigurimit, burgu me qeli tė errėta si varre tė njė katakombi mbi dhé, qė duke i pasė shpėtue shkatėrrimit dhe harresės, vazhdon tė ruajė dhe tė tregojė nė heshtje kujtimin e dhimbshėm tė shumė e shumė dramave tragjike tė ndodhuna brenda tij qysh para 60 vitesh, si burgu ku qenė shėnue mundime tė papėrshkrueshme tė qindra qytetarėve shkodranė, por edhe vendi ku prej torturave ēnjerėzore qenė shue tragjikisht shumė jetė njerėzish tė pafajshėm, mes tė cilave edhe ajo e Myzafer Pipės, e mikut tė tij, Qemal Draēinit dhe e sa e sa tė tjerėve, ai burg i trishtueshėm, qė ndonėse njė “relikte” me vlera tė pallogaritshme historie e dokumentimi, qė ēdo vizitori do t’i fliste edhe pa ndihmėn e njė ‘ciceroni’, e qė si i tillė, tė tėrhiqte procesione vizitorėsh, pėr fat tė keq vazhdon tė qėndrojė i braktisun e i mbėshtjellė nga heshtja e indiferentizmi i njė vullneti tė munguem nga ana e atyne qė e kanė nė dorė fatin e tij. Shpresoj se Shkodra - tė cilėn Myzafer Pipa me vlla e deshtėn si rrallė kush tjetėr - me kėtė rast, tė ketė shlye njė obligim tė saj moral tė kahershėm ndaj Myzafer Pipės, ndaj njenit prej bijve tė saj mė tė dashtun e tė shquar, ndaj atij njeriu qė i pari ngriti publikisht zanin kundėr diktaturės qė sapo lindte e gjithashtu ndaj njenit prej shembujve ma tė ndritun tė rezistencės antikomuniste.

Kemi bindjen, qė rasti tipik i Myzafer Pipės, t’i shėrbejė historisė dhe edukimit qytetar e patriotik tė popullit tonė, tė shėrbejė si frymėzim e mesazh, qė mbi gėrmadhat e komunizmit ne tė ndėrtojmė njė shoqni shqiptare me vlera demokratike, civile e tė emancipueme, ideale e aspirata kėto qė Myzafer Pipėn gjashtėdhet e dy vjet ma parė do ta ēonin nė burg e nė vdekje tė parakohshme e shumė tragjike.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara