HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Trajtesė nga gjuhėsia

NĖ VARGJET E REJA, POETĖT SJELLIN EDHE FJALĖ TĖ REJA

-- nga Ali R. Berisha

Ali R. Berisha T'i mbajmė gjallė
SHPRESĖFIKURAT e vendlindjes

(Albumi i grisur fq.13)

Vepra poetike veē madhėshtisė sė vargut qė shėrben si gur muri pėr ngrehinėn e vet duhet tė ketė edhe madhėshtinė e fjalė, e cila e lidh atė mur. Arti letrar, kjo mrekulli e mjeshtrisė njerėzore, veē poezisė, ka edhe gjini tė tjera qė e kanė bėrė atė tė pavdekshėm qe sa e sa shekuj. Njėra e rrėfimit, tjetra e ndjenjės, njėra e shpirtit tjetra e mendjes, njėra e vargut tjetra formėlirė bartet prej shpirtit nė shpirt qoftė me gojė e qoftė me penė, por gjithnjė e gjithmonė me atė xhevahirin e mendjes e tė shqiptimit qė quhet fjalė. Nė njėrėn matet e ēmatet, nė tjetrėn melodizohet, nė njėrėn lėshon puhi lulesh e nė tjetrėn bubullima qė vrasin si reja. Diku rrit shtat e shton jetė, diku plagos e shtrin pėrdhe. Fjala ėshtė fryma qė e mban gjallė e gjaku qė e ushqen poezinė.

Ajo mund tė gdhendet e lėmohet si diamante, por edhe mund tė helamtiset si thin gjarpėri a mprefet si majė bize. Ka fjalė qė erėmojnė si lulet, por ka edhe asosh qė kundėrmojnė. Ka asish qė shėrojnė, por edhe asish qė mbysin. Ajo di gjithēka, mundet gjithēka, sepse ajo ėshtė e para e botės. Prandaj kur shkruan shkrimtari, poeti sidomos, ndalet e pret, zgjedh e pėrzgjedh, fshinė e pėrfshinė sepse ēdo fjalė e kėrkon mė tė mirėn fqinje tė saj, pėrndryshe hahen e pėrlahen dhe prishin ēdo gjė. Brendėsia e qėlluar dhe jashtėsia e zgjedhur tė brumosura me njė gjuhė fjalėsh tė zgjedhura, e bėjnė njė krijim letrar tė lindur, me ē'rast autori shndėrrohet nė artist, kurse krijimi i tij nė vepėr artistike. Shkrimtari, e sidomos poeti i mbledh e i zgjedh mė tė mirat e mė tė qėlluarat fjalė, krijon e formon edhe tė tjera tė vetat, duke mo u bėrė gjithmonė rob i fjalorit tė gjuhės. Nė botėn e gjerė e gati tė pafund tė fjalėve ai bredh duke zgjedhur e mbledhur atom ė tė mirat.

Krijuesi i zellshėm letrar sjell edhe aso fjalėsh qė s'i ka lexuar a dėgjuar kush, por qė me mendjen e tij poetike krijon a formon, gdhent a shton duke e rikrijuar a lindur pikėrisht atė fjalė qė i duhet pėr nė vendin e duhur, nga njė here duke e vėnė nė vendin e ndonjė tjetre mė tė errėt a mė tė huaj. Nėse fjalėn e tillė tė re, poeti sidomos, di ta vendos nė vendin e duhur, ku tingėllon mė shumė, ku lidhet mirė me tė tjerat, e ku kuptueshmėria e saj ėshtė e lartė, atėherė ajo fjalė fiton shumė nga pesha, dhe pikėrisht si guri i rėndė e bėn vendin e vet. Tashti ajo edhe tė tjerėve u pėlqen, ia marrin lakmi dhe e fusin nė pėrdorim.

Kėshti disi, tė themi neologjikisht, krijohet njė fjalė e re dhe merr vlerėn e njė krijimi letrar. Atė, pastaj do ta pėrdor krijuesi njė herė, dy herė … mė pastaj krijon edhe njė tjetėr, dy, tri,… mbase dhjetra e qindra. Me njė punė tė tillė artisti i letrave e pastron dhe e pasuron gjuhėn e vet, kėshtu qė tė tjerėt me tė drejt mund tė thonė pėr tė se filan poeti tanimė e ka krjuar dhe begatuar gjuhėn poetike. Ndokush edhe ndalet e i numėron disa nga prurjet e reja tė tij. Koha kur artisti i letrave e krijon gjuhėn e vet poetike ėshtė mosha e re e tij. Pra fjala e re nė kohėn e re. Atyre qė e kanė pėr zemėr dhe kujdesėn pėr fjalėt e reja kohėve tė fundit po u vije nė ndihmė edhe gramatika, kjo kurrnace e gjuhėsisė, duke lėshuar pe para fenomenit gjuhėsor tė quajtur neologji.

Pasi qė kėsaj radhe po flasim pėr njė poet, nė kėtė fjalė timen do tė ndalem te ēėshtja e formimit dhe krijimit tė fjalėve tė reja nga ana e tij, tė cilat edhe unė i edhuroj shumė dhe u kushtoj kohėn mė madhe tė punės sime krijuese.
Poeti dhe letrari Sali Bashota nė tė gjitha veprat e tij - pa dallim, ka bėrė njė punė tė madhe duke gjetur, duke formuar, duke krijuar e duke prurė nė shqipen tonė njė tufė fjalėsh tė reja, tė cilat, guxoj tė them, se pėrbėjnė njė thesar me vlerė tė lartė pėr gjuhėn poetike e disa prej tyre edhe pėr leksikun e pėrgjithshėm tė gjuhės.

Rrugėt e krijimit tė fjalėve tė reja nga ana e kėtij poeti janė tė shumta. Janė tė ngjashme me ato qė kanė ndjekur edhe poetė e shkrimtarė tė tjerė, e tė cilat specialistėt e gjuhėsisė i kanė quajtur si tė pranueshme nė kėtė kontekst. Unė nga ana ime kam gjetur mundėsitė dhe i kam lexuar veprat nė tėrėsi tė Sali Bashotės, i kam shėnuar s'andejmi fjalėt e reja, pėr tė cilat kam patur bindjen se meritojnė tė marrin njė epitet tė tillė. E kam njė kriter timin sa i pėrket mbledhjes, shėnimit dhe pėrzgjedhjes sė tyre, prandaj atė atė e kam respektuar edhe gjatė punės, kur e kam punuar Fjalorin e fjalėve tė reja, tė botuar nė fillim tė vitit 2006. Nuk kam shėnuar nė fletėzat e mia ndonjė fjalė, ndonėse bien nė sy si krijim i ri, nėse ka figuruar nė ndonjė fjalor apo nė ndonjė vepėr studimore nga tematika e neologjisė. Kėshtu kam vepruar edhe me fjalėt e reja tė poetit tonė tė nderuar.

Qė nė fillim mė duhet tė them se prurjet fjalėformuese a fjalėkrijuese te ky poet janė mė tė shumta te veprat e fillimkarrierės, sidomos te veprat Albumi i grisur, Plagomė dhe Shqipshkrimi kritik, kurse te vėllimi i fundit poetik Ėndrra nė parajsė, dukuria mezi bie nė sy, me dy, tri sish. Qė tė mos e rėndojmė kėtė paraqitje timen me shėnime tė tjera, po i jap kėtu sipas radhitjes alfabetike fjalėt me peshė neologjike tė Sali Bashotės:

afrontim, anijezezė, artbotė, artkrijim, artlexim, artshkrim (+3), ballafaqor (+2), bashkėligjėrim (+1), besėrisht, besimor, bojėvarr, brilantėri, bukurdhembje, burgėri, cilėsori (+2), ēastndarje, dijesi (+1), dritėdalje, dhembjekrijim, dhembjesim, dhembjesor, dhunėrisht, ėndėrrkeqe, fatvendosje, ferrohem, firmėsoj, fushėlojė, fushėmal, fytyrėzoj, gurtherrė, gjuhėdhembje, gjumėharresė, gjumėsor, heshtimė, ideotematik, iliror, imazhėri, jermėron, kaqvonshėm, kllapishėm, krimbon, kryelig, kufomėri, lexuesorėsi, lotėrisht, lotėruar (e), lulevarr, lumėzi, mallkimor, mbitheksoj (+2), mėshiror, ndajshkrim, ndėrkeqja, ndėrlidhnisht, nismėtari, orėligėsi, (+1) orėmal, orėqyqe (+1), pafjalėsi, parashpine, pėrballėsor, pėrcaktimor (+2), pėrfytyror (+1), pėrharrim, pėrjetėsor (+2), pėrlakmitar, pėrmortor, pikėshkrim, prehjesim, sundimtari, syrgjynėrisht, syzheor, shkencėzoj, shkrimdhembje, shpėrprrallur, shpėrthimtar (+1), shpresėfikur (+1), shqipshkrim (+4), temėdilemė (+1), tiranozaur, trillueshmėri, trishtimdalje, udhėtimore (+1), udhėzor, vajevashė, valėjetė, vdekjesim (+1), veēantėsoj, vetėgjakim, vizionoj (+3), vlerėsimor, vogėlsor (+1), zemėrvrimuar, zemėrngujuar, zvogėli, zhurmėror. (Shėnimet numerike pas fjalės tregojnė se edhe sa autorė e kanė pėrdorur kėtė fjalė mė pas. Nuk janė pėrfshi fjalėt e formuara prej ndonjė tjetri e qė janė pėrdorur nga autori nė fjalė).

Nėse ndalemi me pak mė shumė kohė duke lexuar veprimtarinė shkrimore tė kėtij poeti, do tė vėrejmė fare lehtė se fjalori i Sali Bashotės ėshtė tejet i pasur me fjalė tėreja. Pėrveē tė vetave ai me njė kujdes pėr t'u admiruar pėrdor me tė madhe dhe me shumė vėmendje fjalėkrijime tė shumė autorėve tė tjerė. Ky veprim ėshtė njė ndihmesė tjetėr mjaft e domosdoshme pėr t'u dhėnė jetė e pėrjetėsi fjalėve tė reja. Nėse nė llojet tjera shkrimore marrja e njė krijimi prej dikujt tjetėr konsiderohet "krim" nė neologji, veprimi i tillė ėshtė jo vetėm i lejuar, por edhe i kėrkuar.

Pjesa mė e madhe krijimeve qė i shėnuam kėtu bėjnė pjesė nė grupin e fjalėve tė reja qė mund tė quhen poetokrijime. Autorėt u japin atyre rėndėsi tė theksuar, prandaj i pėrdorin nė tituj poezish, madje edhe nė tituj veprash, siē ėshtė rasti me autorin Bashota, te vepra Shqipshkrimi kritik.
Ana mė e madhe zbehtėsore e kėtyre krijimeve tė mrekullueshme, ėshtė se kur ato gjenden jashtė kontekstit, sidomos kur ato radhiten pėr t'u numėruar - siē ėshtė rasti i kėtushėm, humbin shumė nga vlera, disa prej tyre, madje pėsojnė edhe nga kuptimi.

(Kumtesa u lexua nė Takimin letrar, mbajtur me rastin e Javės sė bibliotekės "Kongresi i Manastirit" nė Klinė, kushtuar 100 vjetorit tė Kongresit tė Manastirit.)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara