RRĖFIME MBI DHUNĖN DHE SHENJTĖRINĖ
-- nga Simbad Detari
( Shėnime pėr romanin e Robert Martikos "Dritėhije shpirtrash te humbur" si edhe
pėr gjithė ata qė pranuan Ferrin pėr tė ruajtur tė lirė Shpirtin )
Ishte njė takim i kėndshėm dhe krejt i papritur, ai qė mė ndodhi para pak kohesh,
me shokun tim tė fėmijėrisė, Robert Martiko. Kishin kaluar shume vjet pa u parė
dhe, natyrisht, siē ndodh rėndom nė tė tilla raste, u pėrfshiva nga kujtimet e sė
kaluarės. Kjo, me sė shumti u ndodh tė gjithėve, por unė pėr to do tė doja tė
zgjatesha pak sepse, pikėrisht nė ato vite tashmė tepėr tė largėta - unė mbaja tė gjalla e tė paharruara, shume kujtime tė dashura.
Roberti ishte njė nga shokėt e klasės, i cili u bė si te thuash jo vetėm miku, por
edhe idhulli im. Njė lloj Stritfordi si ai i David Koperfildit. Kjo pat ndodhur
nga qė qysh nė vogėli e me pas, ne vazhdimėsi, unė kisha pasur instiktin tė
shoqėrohesha me shokė me tė ditur e me te fisme se vetja. Ka qene ajo, njė kėrkese
ekzigjente e imja, e cila me ka shoqėruar gjatė gjithė jetės e qė gjithmonė e kam
kėrkuar e pranuar, me ndėrgjegje e dėshirė. Roberti ishte i tille. I ditur, i
zgjuar, i sjellshėm, i pastėr, i kulturuar dhe miqėsor. Por, nga ana tjetėr, duhet
tė them se krahas tyre, Roberti kishte edhe njė natyre te turpshme e mjaft
delikate. Tė tėrhequr, tė heshtur e tė mbyllur nė vetvete. Dhe ishte pikėrisht,
ajo anė e natyrės se tij e cila pėr mua, pėrbente diēka e cila endej mes habisė, kureshtjes dhe misterit ...
Tani, kur mendoj pėr ketė gjė, i jap tė drejtė moshės. Pafajėsisė sonė. Inoēencės.
Ne ishim atėherė tė vegjėl, tė njomė, me shpirtra fare tė bardhe e tė pastėr. Si
zogj delikate nė fluturim. Pa ditur ku shkonim. Te lėshuar ne jetė, me harenė e
moshės edhe pse ne shtrėngime e varfėri dhe ishte krejt e natyrshme te mos arrinim
tė mendonim se, jashtė botės sė shkollės, miqėsive, prapėsive e lodrave tona,
ekzistonte njė botė tjetėr e cila i kish ndarė njerėzit nė dysh : nė ata me
biografi tė mirė te cilėt pėrbenin shumicėn e nė ata me biografi te keqe. Miku
im fatkeq, Roberti, bėnte pjese nė kategorinė e dytė, pra ne atė tė atyre qė
kishin njolla e qė duhej te rronin me friken e dhunės. Babai i tij kish qenė dy
herė nė burg e, shoku im i gjorė i shokuar dhe i tmerruar nga ato ēkish pėrjetuar
familja, padyshim qė do tė paraqiste njė tipologji e karakter tė "vėshtire"
Pas viteve tė vegjėlisė e atyre tė shkollės sė vjetėr tė lagjes Muradie, ne do tė
ndaheshim. Roberti vazhdoi mėsimet nė njė shkolle tjetėr e unė nė njė tjetėr.
Shiheshim gjithmonė e mė rrallė e vija re se gjithmonė e mė tepėr, ai po mbyllej
ne vetvete. U bėnte bisht njerėzve te njohur, takimeve e diskutimeve, si edhe
zgjatjes sė kohės sė ndenjjes me ta. Mė pas, rrugėt tona do pėrshkonin trase tė
ndryshme. Unė do tė jetoja i lirė ( le ta quajmė kėshtu ), nė njė vend rrethuar me
tela me gjemba e bunkerė, por me sytė gjithmonė drejt horizontesh tė ndaluara,
ndėrsa ai do tė pėrjetonte Ferrin dhe histerinė vrastare tė sistemit. Familjen e
tij fisnike do ta ndiqnin pas, pa lodhje e pushim, klithma tė pafund hienash e ulėrima ēakejsh tė pėrgjakur ...
Qe ky njė largim i detyruar. Ndarje klasore Ose me sakte detyrim pėr ndarje. Pėr
harrim, largim, mohim, shkėputje nga gjithēka. Kjo sishte as dėshira e as
zgjedhja e tij, por njė mėnyrė pėr tė shpėtuar, pėr tė mbijetuar. Ndryshe nga
mosha e gjallė e adoleshencės, ai pėsoi pra atė ftohjen fatale me gjithēka pėrreth
tij. Pėrfshirė edhe shokėt. E, nė njė vetmi tė tillė polare, pėr tė shpėtim u bė
pikėrisht arratisja nga realiteti, shkėputja prej tij. Pėr tė shikuar gjetkė, pėr
te ėndėrruar gjera tė pabesueshme, pėr tė pėrjetuar haliēunasione dhe mirazhe tė
paimagjinueshme, pėr tė ndėrtuar njė botė tė fshehtė personale, nė njė univers
qėllimi i tė cilit qe pikėrisht shkatėrrimi i trysnisė sė asaj bote.
E me sa duket e ( e kėtė e tregoi koha edhe pse pėr kėtė kam qenė gjithmonė i
sigurte), miku im i vjetėr Robert Martiko, kish arritur qė megjithė tmerret e
"kohės sė kolerės", tė mund tė ruante pikėrisht atė qė ishte e do mbetet gjer nė
fund, qėllimi, ideali, mburrja dhe filozofia e ekzistencės sė tij: pikėrisht
pastėrtia pothuajse hyjnore e shpirtit tė tij dhe fakti qė gjatė kalvarit tė tij
beri pėr moto tė jetės atė qė kurrė, as dje e as sot, tė mos mendojė tė ndėrtojė
lumturinė e vet mbi fatkeqėsinė e tė tjerėve. Ishte e vėrtetė qė tė tjerė e kishin
bėrė atė ndaj familjes sė tij, por ai ish pėrbetuar se do tė ndiqte shembullin dhe
amanetin e tė atit e nuk do te guxonte kurrė, as ta shkonte nder mend njė gjė tė tillė ...
* * *
Para dy javėsh, Roberti, mė dėrgoi nga Korfuzi romanin e tij tė parė, tė titulluar
Dritėhije shpirtrash tė humbur. Duhet ti u them sinqerisht se shkrimi e botimi
i njė libri, i njė romani, nė ditėt tona ėshtė bėrė fenomen tepėr i rėndomtė e,
pėr mua kjo nuk pėrben ndonjė eveniment. Jetojmė, vėrtet nė njė kohė kur, ndofta,
malli mė i lirė dhe mė i zhvleftėsuar se gjithēka ėshtė pikėrisht fjala e
shkruar. Por, shkrimi i njė libri prej Robert Martikos,vendimi i tij pėr ta bėrė
kėtė akt, pėr mua kish njė domethėnie mjaft tė madhe. Pse ta mohoj, jam i
sinqertė: dėshiroja tė dija gjer ku kish shkuar ajo dhunti e tij e hershme tė
cilėn unė ja njihja, lidhur me shkrimet dhe pasionet e tij letrare e pėr me tepėr
se si ish vėshtruar, nė ēoptike, nė ēformė ish realizuar pikėrisht ajo aftėsi,
ajo dhunti e tij. Pėr mė tepėr, pas njė jete tė tij, me tė vėrtete unike. Njė jetė
e cila mund tė cilėsohet pa hezitim, si njė monument mortor shpirtrash tė humbur
por njėkohėsisht edhe hyjnorė. In Memoriam, pėr njė familje e cila pėr mendimin tim pėrfaqėson pa
mėdyshje, me historinė dhe tragjedinė e saj, pothuajse gjithė kronologjinė e tmerreve tė Lindjes komuniste.
Thashė pak mė lart se, pėr fat tė keq fjala e lirė, ėshtė sot pėr shqiptaret
ndofta malli mė ordiner, mė i lirė, mė i zhvleftėsuar nė tregun e lirisė aq tė
ėndėrruar e tė shpėrdoruar keqas por, megjithatė mendoj se nė atė pak letėrsi tė
vėrtetė tė post-diktaturės tė krijuar gjer tani, po ravijėzohen siluetat e disa
krijuesve tė cilėt edhe pse tepėr tė paktė, premtojnė tė bėjnė vėrtet njė letėrsi
tė madhe. Pa e tepruar, kam bindjen tė them se, njė prej tė paktėve, ėshtė Robert
Martiko. Prandaj, romani i tij, mendoj se duhet lexuar patjetėr ! Sepse, ai,
smund tė tregohet e as tė komentohet, ashtu siē ndodh rėndom nė shkrime tė
natyrės analizuese a kritike, qė bėjnė ketė gjė pėr libra tė tjerė. Tė paktėn,
unė, nuk ndjej ta kem njė aftėsi tė tillė. Kjo, nga qė duhet tė futesh vetė nė
universin e tij e, pėr rrjedhojė tė kuptosh se ajo qė tė ndodh sa lexon faqet e
para tė tij, ėshtė ndėrgjegjėsimi se ke tė bėsh me njė krijimtari ndryshe nga ajo ēka jemi mėsuar tė lexojmė.
Ėshtė pikėrisht kjo gjė, pra tė shkruarit ndryshe, e cila bėn qė lexuesi tė
ndjehet nenė efektin e njė tronditje tė thelle, ose mė saktė tė njė traume. Kjo,
pėr vetė faktin se aty zbulon ngjarje, situata, personazhe, sentimente dhe galeri
tipash kafkianė; njė univers ku operojnė qenie dhe situata pothuajse absurde. Ato,
i rrėfen njė shpirt endacak fantazmė i cili na rrėfen ngjarje renqethese, njė
eremit ėndrrash e pėrfytyrimesh i cili zotėron mjeshtėrinė rembrandiane tė
pikturimit tė shpirtrave e ka forcėn dhe magjinė tė flasė, tė ndeshet, tė grindet
me vetė shpirtrat e pėrtejvarrit. Njė njeri i cili ndjek, hap pas hapi, hijet e
tyre duke u kėrkuar me ngulm tė vėrtetat, gėnjeshtrat dhe misteret qė kanė marrė me vete.
Tė gjitha kėto, zhvillohen e trajtohen me njė stil tė treguari qė here pas here
del nga kodet e vetė rrėfimit letrar por, kjo nuk ndodh e sėshtė qellim nė
vetvete. Nuk ėshtė njė tekė apo kapriē prej snobisti, pėr tė na habitur me prozėn
e tij, por rrjedh natyrshėm nga qė vetė autori ka pėrjetuar gjithēka qė rrėfen.
Ne thelb ajo ėshtė vete jeta e tij. Duket sikur kemi tė bėjmė me njė shkrimtar qė
kur nis procesin e rrėfimit, ngjan me njė pacient tė Froidit, i cili ulet pa
mėdyshje nė Divan, shtrihet paq mbi te dhe nis tė rrėfeje pa pikė ndrojtje, ēdo
gjė qe del jashtė kufijve tė sė zakonshmes. Njė udhėtim shartesė mes reales dhe
absurdes, mes qiejsh qe pikojnė vrer e gjak, mes mjegullash nebuloze tė jeshilta si helmi i nepėrkave ...
* * *
Duke marrė pėrsipėr rolin e investiguesit tė shpirtrave njerėzore, tė atyre qė
vuajtėn, rezistuan e humben pa varr, Robert Martiko, merr pėrsipėr misionin
haluēinanat tė bredhė si njė magjistar kristian apo guru indian, tė endet nėpėr
botė pėr tė kėrkuar gjurmėt e tyre, pėr ti ndjekur ata nga mbrapa. Pėr tu bėrė
cipėplasur e i pa fytyrė, pikėrisht pėr tė mėsuar prej tyre, ato qė ishin pengjet
dhe amanetet qė si thanė dot, ndriēimet e jetės se tyre plot dritė e pjesėt e errėta, tė fshehura, tė mbuluara me mjeshtėri.
Shpirtra qė heqin e vuajnė edhe aty ku tashmė janė, nga qė janė mallkuar pėrjetė
pėr tė mos gjetur prehje kurrė. Duket se edhe vetė misioni i kėtij shkrimtari, i
cili endet nėpėr botė, ėshtė pikėrisht qė tė jetė njė trazues eternel shpirtrash.
Njė trazues shpirtrash, nė kuptimin e parė tė fjalės pėr atė qė lexon librin e
tij, pra tė lexuesit e, nė plan tė dytė, tė atyre qė janė dhe mbeten brenga e tij.
Pėr njerėz qė sjetojnė mė, por qė kanė lenė tė lirė nė univers shpirtrat e tyre
tė cilėt enden pa pushim rreth autorit qė vuan e sarrin te shkėputet nga makthi i tij lėngues.
Ėshtė kjo, ndofta, arsyeja pse nė roman i njėjti personazh, ndjek tė njėjtėn temė
dhe variacion brenge e na shfaqet nė pjesė tė ndryshme tė rruzullit tokėsor: nė
Kinė, Rusi, Suedi, Francė, ishujt e Egjeut e padyshim, nė vendet e Lindjes e nė
mėnyrė tė veēantė nė Kėnetė njė vend qė dihet se pėr kė bėhet aluzion e kush
ėshtė e qė autori parapėlqen tė mos ja zėrė emrin nė gojė. Kjo ndodh nga qė ai,
dėshiron tė dalė nga rrėfimi autobiografik e, shembulli i vuajtjes dhe ideve tė
tij, tė marrė njė karakter universal. Sepse e Keqja edhe pse jetoi pėr njė kohė tė
gjatė nė njė pjesė tė mirė tė botės, qėndron jo vetėm nė natyrėn e ideologjive
totalitare por edhe tė vetė njeriut. Ėshtė pra, njeriut, tė cilit duhet ti
kėrkohet tė kuptojė qėllimin dhe vlerėn e ekzistencėn e tij, pse - nė e saj e
pėr rrjedhojė, pėrsosjen, purifikimin, lartėsimin, idealizmin e tij ...
* * *
... Njihet nga tė gjithė i mirėnjohuri Kompleks i Edipit, ajo tėrheqje
misterioze dhe e pashpjegueshme qė i afron aq shumė djemtė me nenat e tyre. Por,
si nė shumė gjėra tė tjera ndryshe, te Robert Martiko kemi tė bėjmė me njė
kompleks tjetėr. Kompleksin ndaj tė atit, ndaj personalitetit, sjelljeve,
fjalėve, ideve dhe qėndresės sė tij. Ėshtė e pamundur qė nė ketė libėr, i cili
ėshtė njėkohėsisht njė himn pėr shpirtin e tij tė humbur, vendin kryesor tė mos
ta zėrė kudo e kurdoherė, direkt apo indirekt, prezenca, hija e atit tė tij, Dino
Martiko modeli jo vetėm gjenetik e atėror i autorit nė fjalė, por edhe adhurimi
e pengu, plaga qė vazhdon tė rrjedhė gjak e, bashkė me tė premtimi pėr ta ēuar gjer nė fund fjalėn dhe veprėn e tij.
E pohoj, duke lexuar librin nė fjalė, jo pak herė me ėshtė shfaqur edhe mua para
syve i gjallė "in memoriam", imazhi i tij. Njė burrė fisnik, i heshtur dhe i qetė.
I njohur nė Vlorė e gjetkė. Me pamje krenare e shikim tė rreptė qė rrėfente qartė
jo vetėm vuajtje por dhe pamposhtje, trimėri, guxim e mospėrfillje. Mendoj se, ai
i pėrkiste vėrtet njė tjetėr universi e pa dyshim, e radhiste veten jashtė
realitetit qė e rrethonte. Dino Martiko, ishte njė njeri i drejtė dhe idealist.
Ai, u burgos tri herė nga diktatura e tė tretėn, hoqi shpirt nė burg. Gjer nė
vdekje, ai qėndroi i papėrkulur, duke ruajtur me fanatizėm figurėn e tij tė pastėr
morale, pa asnjė njollė nė ndėrgjegje. Varri iu gjend, pas rrėzimit tė diktaturės.
Eshtrat e tij, u prehen nė fshatin e tij tė lindjes, vetėm nė vitin 1994 ...
Robert Martiko pohon se, ka qene fat i madh e vendimtar pėr personalitetin e tij,
qe tė jetonte pranė njė njeriu si ai. Nga ai thotė ai - mėsova pikėrisht se
gjer ku mund tė arrijė forca dhe madhėshtia e karakterit njerėzor. Pikėrisht: nė
nivelin absolut. Kur e arrestuan, ai nuk bėri kurrė lėshime nė hetuesi. Sa mė
shumė ta shtrėngoje aq mė shumė gjente forca pėr tė reaguar. E tillė ishte edhe
nena ime. Kur atė e morėn nė hetuesi, nė burgun e tim eti dhe e mbajtėn aty pėr
disa ditė, ajo kish vajtur aty e pėrgatitur. Kish fshehur nė fustan dy copa brisku
tė thyera. Sipas saj, nė se hetuesit do te arrinin ti prishnin mendjen, do tė
priste me to venat e gjakut. Shume vite me pas, kur e pyeta pėr ketė gjė, ajo mu
pėrgjigj: Babai yt na mėsoi me tjetėr karakter. Mė mirė tė vdesim se sa tė prishim emrin tonė tė mirė ..."
* * *
Nė pėrfundim tė kėtyre shėnimeve, do tė shtoja se kemi te bėjmė kėshtu, me njė
roman tepėr origjinal, kushtuar fatit tė individit nė shoqėritė totalitare tė
Lindjes, vete kataklizmės qė ndodhi si rezultat i zbatimit tė njė ideologjie
diabolike e shkatėrrimtare. Por, ndryshe nga botimet e shumta qė shpesh janė
quajtur si letėrsia e burgjeve, nė kėtė roman kemi njė vėshtrim e koncept tė ri,
ndofta tė pashkruar gjer tani, pikėrisht rreth fatit e sjelljeve tė individit nė
tė tilla shoqėri. Diēka mes letėrsisė e sprovės filozofike ekzistencialiste. Njė
krijim tronditės, i cili nder te tjera personifikon edhe luftėn mes sė Keqes dhe sė Mirės, banales e hyjnores, dhunės dhe shenjtėrisė ...
Nė tė janė njėherėsh: kultura e tė shkruarit dhe mendimi i thellė, ashpėrsia dhe
delikatesa, mllefi dhe poezia, vuajtja dhe triumfi, absurdi e realiteti. Njė prozė
e shkėlqyer, e cila tė drithėron trupin e shpirtin e tė bėn tė reflektosh gjatė
pėr fate, njerėz, kohė si edhe pėr refleksione universale, eternele e tepėr
humane. Stili i Robert Martikos ėshtė drithėrues, tėrheqės e mbėrthyes, gjuha e
pėrdorur e pasur e me figuracion piktorik, shtjellimi i situatave shpirtėrore, tepėr i veēante e tronditės. Gjithė ngjarja, gjithė universi i kėtij romani, tė bėn qė nė fund tė tij, tė tė dalė nga shpirti si njė lėngim, klithma:
- O Perėndi ! Kurrė mė !
|