HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Thethi, njė vend takimi me Zotin...

-- nga Vladimir Karaj, Shekulli - 24-09-2007

Rrugėtim mes Alpeve, ku shqiptarė e tė huaj mahniten nga bukuritė qė natyra i ka falur Thethit Mrekullia “fshihet” pas 5 orėsh rrugė tė mundimshme. Shtėpitė alpine bujtėn 5 mijė turistė kėtė vit.

THETH - Kemi udhėtuar 9 orė pėr tė arritur deri kėtu, ku mendimet fillojnė e kondensohen, shndėrrohen nė mjegull dhe fluturojnė tatėpjetė prej majave nė humnerė, duke u ndalur herė kėtu e herė atje nėpėr ahishte apo duke u ardhur vėrdallė shkrepave me forma tė mbinatyrshme. Arrijmė tė shqiptojmė vetėm “uau” mahnitjeje dhe ndėr tė rrallė, shkėmbejmė ndonjė fjalė, ndėrsa ngjeshim hundėn nė xhamin e ftohtė tė mikrobusit qė ngjitet me vėshtirėsi tė pėrpjetės nė Qafėn e Thores, 1800 metra mbi det e bėhet gati pėr tė zbritur teposhtė, ku hapen luginat e zbukuruaranga gjethe tė arta vjeshte e avuj gri, pas tė cilave fshihet Thethi. Kėtu fryma tė meket dhe 8 pasagjerėt e furgonit qė mezi merr kthesat e ngushta duke u hedhur pėrpjetė pas ēdo guri, lėshojnė nė tė rrallė psherėtima dhe pėrsėrisin mrekulli, aq herė sa u shkrep nė kokė. Nuk ka tabela informuese, por nėse do tė kishte, duhej tė shkruanin:

“Mirėserdhėt nė Theth, njė vend takimi me Zotin”...

Rruga
“Nuk mendoj se Gjermani ka vende kaq tė bukura”,- thotė Arjana njė studente nga Eseni, e cila ndodhet pėr vizitė tek mikja e saj nė Tiranė, Lira. Tė dyja rrugėtojnė me ne, nė udhėtimin qė organizon Ambasada Gjermane, GTZ (Shoqėria Gjermane pėr Bashkėpunim Teknik) dhe KFĖ (Banka Gjermane pėr Zhvillim). Ne vetėm ia pohojmė fjalinė mysafires, edhe po tė ketė vende kaq tė bukura dikund tjetėr, kjo nuk ka fortrėndėsi kur je duke parė nga dritarja dhe ndodhesh buzė njė humnere tė mbuluar me mjegull, kur zemra ca prej oksigjenit mė tė rrallė e ca prej njė lloj frike fluturimi, edhe pse ndodhesh nė tokė, fillon tė rrahė ēuditshėm. Ora ėshtė 18.00 e pasdites sė 20 shtatorit, qė pėrkon me ditėn e parė tė udhėtimit tonė 3 ditor. Nė makinėn qė tani zbret mė lehtė drejt Thethit, jemi tė gjithė tė lodhur. Nė Tiranė u nisėm rreth orės 9.00 tė mėngjesit dhe duke mos llogaritur aty tek 4 orė ndalesa e rrugėn deri nėShkodėr, i bie tė kemi afėrsisht 5 orė udhėtim dhe nė pjesėn mė tė madhe, nė njė rrugė ku makina kėrcen pupthi mbi gurė, duke i shkaktuar gunga nė kokė Lirės, studentes shqiptare tė ekonomisė nė Gjermani, e cila thotė se ndodhet kėtu pėr tė fituar eksperiencė nė projektet e GTZ-sė. Nė automjetin, i cili nuk duket shumė i pėrshtatshėm pėr kėtė rrugė, jemi dhe 6 tė tjerė bashkė me shoferin qė ėshtė mjaft i mėrzitur me kthesat e rrezikshme dhe gurėt qė i ngatėrrohen nė rrota...

Edhe 30 minuta...
E ndėrsa dielli ka perėnduar e poshtė nė luginė ka filluar tė erret, Arjana do me doemos tė dijė se kur do tė mbėrrijmė.
“Edhe 30 minuta”,- i themi dhe duke parė prej sė larti fundin e gropės qė ka filluar tė humbasė nė hijet e natės, ndėrsa i afrohemi gjithmonė e mė shumė dhe ne na duket mjaftueshėm. Por kur i kemi kaluar tė 30-tat, e kuptojmė qė kthesat na kanė mashtruar paq, ndėrsa njė gur qė futet si pėr inat nė mes tė dy gomave, duke na detyruar tė ndalojmė edhe pėr nja 15 minuta tė tjera, e bėn krejt tė pavlefshme kohė-matjen. Arjana qesh me parashikimin tonė, por fundja ne nuk jemi gjermanė qė tė jemi kaq tė pėrpiktė pėr punė oraresh, e pėr mė shumė as ne nuk kishim si i shpėtonim magjepsjes prej mrekullisė, qė na qėndron pėrbri dhe nuk pyet pėr orėt, vitet, shekujt qė i kanė kaluar pėrmbi, pa i ndryshuar asgjė. Makina niset sėrish dhe mė nė fund jemi nė Theth. Gjithēka prehet nė errėsirė dhe e vetmja gjė qė shihet janė majat e bardha tė Alpeve qė duket sikur digjen tė ndriēuara prej njė ēerek hėne.

Tė tjerėt, bashkė me ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, Bernd Borchardt dhe bashkėshorten e tij, kanė mbėrritur mė parė falė fuoristradave apo furgonėve mė tė vegjėl, tė cilėt janė mė tė kėshillueshėm e mė tė pėrshtatshėm, nėse ju duhet tė ndėrmerrni udhėtim nė rrugėn e pashtruar drejt Thethit. Organizatorja na tregon se jemi caktuar tė bujtim tek Mėhill Ēarku, njė nga 7 shtėpitė e Thethit qė me ndihmėn e GTZ ėshtė pėrshtatur pėr tė pritur turistė dhe ne na duhet tė kthehemi pas nja 2 kilometra deri nė hyrje tė fshatit, aty ku njė tabelė e vėnė sė fundmi shkruan emrin e tė zotit tė shtėpisė. Njė grua rreth tė 70-tave na pret duke na pėrkėdhelur e duke na sajdisur me fjalė tė ėmbla, qė i shkojnė pėr shtat njė gjysheje nga Thethi, ndėrsa na rregullon njė vend afėr dhomės me oxhak.
Nga dhoma tjetėr, njė grup tė huajsh tė shtruar pėr tė ngrėnė darkė na pėrshėndet me njė “Hello”, ndėrsa nė tavolinėn tonė janė shtruar menjėherė gotat e rakisė...

Hollandezė e gjermanė
Turistėt e parė qė takuam nė Theth, po tė heqim kėtu veten tonė, janė njė grup i pėrzier rastėsisht mes hollandezėsh dhe gjermanėsh, njė britaniku dhe udhėrrėfyesit tė tyre shqiptar. Ata si edhe ne kanė njė vend nė shtėpinė e Mėhillit, ku siē na tregon i zoti i shtėpisė, qėndrojnė prej tre ditėsh dhe do tė nisen tė nesėrmen njė pjesė pėr marshim nė Alpe dhe tė tjerėt drejt Shkodrės. “Tre gjermanėt i kam miq. Ėshtė hera e tretė qė vijnė, kurse tė tjerėt tani kanė ardhur”,- thotė Mėhilli, duke bėrė me kokė nga dhoma tjetėr. Ata janė ulur rreth nė njė tavolinė tė madhe ngrėnieje, ku veē llampės qė mezi bėn dritė janė vėnė tė digjen edhe qirinj. Nė njė dhomė krejt si pėr turistė, tė zbukuruar me njė radio tė vjetėr “Iliria” dhe ornamente tė punuara me dorė. “Shqiptarėt janė tė mrekullueshėm dhe shumė miqėsorė”, - pėrsėrisin si me urdhėr njėri pas tjetrit, kur i pyesim sesi ndjehen kėtu, ndėrsa qeshin me batutat mbi gjyqtarin e ndeshjes Shqipėri-Hollandė dhe shtrėngojnė fort gotat e rakisė sė kumbullės.

Kėtu u njohėm me Lis, njė holandeze qė e ndikuar edhe nga rakia, qesh sa pėr gjithė grupin, ndėrsa lėshon herė pas here batuta dhe mburr natyrėn shqiptare; dy miqtė e saj nga vendi i tulipanėve dhe ata po aq tė qeshur, britanikun Morrou, njė 70 vjeēar tė heshtur, i cili ishte aksidentuar duke ecur nė Alpe dhe flet vetėm pėr tė thėnė. “Shqiptarėt tė ndihmojnė sa herė qė ke nevojė apo ndjehesh keq, madje edhe pa e kėrkuar, pėrndryshe nga njerėzit nė Ukrahinė apo gjetkė nė lindje”,-thotė ai, ndėrsa buzėqesh lehtė kur tė tjerėt bėjnė shaka me apartin fotografik qė i ėshtė dėmtuar gjatė rrėzimit. Gjithashtu takuam zotin Musonic, njė profesor gjerman tė dashuruar me Alpet shqiptare dhe Thethin, i cili thotė se ishte nismėtar i njė bashkėpunimi me Universitetin e Shkodrės pėr tė pėrmirėsuar turizmin e kėtyre anėve dhe qė sė bashku me dy miq vinte kėtu pėr herė tė tretė. I ulur nė krye tė tavolinės, Musonic, apo kėshtu ia kuptuam ne emrin, duket se ėshtė mjaft i kėnaqur me atė qė gjen nė Shqipėri dhe nė shtėpinė e Mėhillit, ku ka ardhur pėr herė tė parė nė mes tė viteve 90’.

Udhėrrėfyesi
E ndėrsa hollandezėt, qė nga pamja duken mbi tė 50-at janė dendur me raki dhe kanė shkuar tė flenė, Klajdi Kruja, udhėrrėfyes i “AutdoorAlbania” gjen kohė pėr tė folur shqip, pasi kishte kaluar orė tė tėra nė male duke shoqėruar turistėt. “Pjesa mė e madhe thuajse ikin duke qarė prej kėtej”, -na thotė Klajdi, kur e pyesim nėse ata qė shoqėron prej 3 vjetėsh mbeten tė kėnaqur. Dhe kur ne lėshojmė njė “vėrtet?!” dyshuese shton: “ne jemi njė vend i vogėl me njė dendėsi tė madhe bukurish natyrore dhe njerėz miqėsorė qė ata nuk i gjejnė nė vendet e tyre... Sa herė ndahem nė aeroport, i lė tė pėrmalluar”. Por Klajdi vetė nuk ėshtė aq i kėnaqur nga vendi i tij.

“Shkruani noj gjo pėr plehrat mor amon”, - thotė duke theksuar fjalėt nė dialekt, ndėrsa na tregon se zihet ngushtė sa herė ata qė ai shoqėron, e pyesin pėr mbeturinat e hedhura andej kėndej nė rrugė gjithmonė nė vende tė papėrshtatshme. Klajdi thotė se ėshtė e ēuditshme se si pėr hedhjen e plehrave vend e pavend thuajse nuk flitet fare dhe askush nuk mendon pėr fshehjen e tyre. Ndėrsa bisedat ndanė oxhakut shterojnė dhe ne shkojmė pėr tė fjetur, Klajdi na lė porosi tė mos harrojmė tė shkruajmė dhe pėr plehrat, qė ai tė mos jetė i detyruar t’ua shpjegojė sėrish kėtė situatė tė huajve.

Njė shkollė e re pėr Franin
Kėtu ėshtė e vėshtirė tė flesh dhe tė mbetesh pa parė. Pėr kėtė arsye duket se tė gjithė janė nė kėmbė qė herėt nė mėngjes, kur dielli pėrkėdhel duke pėrshkuar tej gjethet e drurėve dhe duke krijuar dritėhije mahnitėse. Programi thotė qė duhet tė mblidhemi tek shkolla, rikonstruksioni i tė cilės i financuar nga ambasada gjermane, do tė inaugurohet nė praninė edhe tė zėvendėsministres sė Turizmit, Suzana Turku dhe kėshilltarit tė Kryeministrit pėr Arsimin, Myqerem Tafaj. Nga ora 10.00 e paradites, tė gjithė janė aty, duke pėrfshirė edhe tė sapoardhur nga Tirana dhe njė grup tė rinjsh vullnetarė, tė cilėt me ndihmėn e GTZ dhe GEF (Projekti i grandeve tė vogla) po punonin pėr shenjimin e shtigjeve malore, pėr tė ndihmuar nė kėtė mėnyrė turistėt. Inagurimi zgjat ca, pasi duhet tė flasin tė ardhurit nga qeveria, qė kanė pėrsėritur tė njėjtat premtime pėr pėrkrahje dhe turizėm qė zhvillohet me hapa tė mėdhej, qė i dėgjojmė gjithmonė nga Tirana, por qė nuk dinė tė thonė se pse qeveria, madje asnjė qeveri nuk ka qenė e pranishme deri tani nė Theth, qoftė edhe pėr tė sistemuar plehrat.

Nė fund, ambasadori gjerman premton sėrish mbėshtetje, ndėrsa hapen dyert dy-kanatėshe tė shkollės me dy klasa kolektive, ku mėsojnė 20 nxėnės. Banka tė reja, njė kompjuter, dritare mė tė mira dhe njė turrė me materiale mėsimore, dhuratė nga stafi i ambasadės gjermane, tė cilat e bėjnė tė qeshė me sy dhe me gojė Franēesko Harushėn, nxėnės nė klasėn e dytė, ndėrsa pėrpiqet tė hapė njė kuti me lapsa me ngjyra dhe njėkohėsisht t’i pėrgjigjet mikrofonave qė i janė vėnė pėrpara dhe e pyesin se ēfarė dėshiron tė bėjė. “Do rri nė Theth, do merrem me turizėm”,- thotė ai, duke u pėrkėdhelur. Ndėrsa ne dalim jashtė, kėsaj radhe tė gatitur pėr marshimin dhe njė takim me Zotin...

Ndiqni shenjat
Nuk mund tė numėrosh sa jemi, pasi me t’u dhėnė shenja e nisjes, tė gjithė shpėrndahen duke u bėrė thuajse tė padukshėm. Ku po shkojmė dhe ku do shkojmė, e dinė vetėm udhėrrėfyesit qė heqin rrugėn, pėrmes lėndinave qė tė ngjallin dėshirėn pėr tė vrapuar, para kullave gjysmė tė rrėnura nga pesha e historisė e viteve, e mes- pėrmes asaj ēka Zoti e fali, e ne njerėzit nuk mund veē tė mos e duam. Bashkohemi me tė rinjtė, ata qė ecin herė duke rendur nė mes tė barit dhe herė duke u kthyer pas, e marrė poza pėr aparate qė shkrepen njėri pas tjetrit, ndėrsa shenjojnė me gisht maja malesh. Ai qė di mė shumė duket se ėshtė Niku, njė djalė nga Dibra i pajisur me kovat me bojė me tė cilat do tė vėrė shenjat nė shkrepa dhe kėmbėt mė tė shpejta tė grupit tė vullnetarėve, qė bashkė me tė kanė numėruar shtigjet e maleve mbi Theth. Me Nikun ėshtė Elna, Shpresa, Endriti, Sorini dhe Koli, vendaliu qė bėn gjithmonė shaka.

Tė gjithė rreth tė 20-ave e tė dashuruar me natyrėn, aq sa pėr zbavitje na thonė qė bėjnė kollotumba nė lėndinat me bar dhe kur ndodh tė ēmenden fare edhe tė lahen nė ujvarėn me ujė brisk tė ftohtė, para sė cilėsgjuetia e manaferrave qė na zė tė gjithėve, duket gjė e vogėl. E ndėrsa ecim, na vjen keq qė nuk kemi tė tjerė sy pėr tė parė dhe mbrapa, tė kemi njė tjetėr gojė dhe tė dimė edhe nja 5 gjuhė, pėr t’u thėnė tė gjithėve sa bukur duket Radohima qė ka vėnė pėr rreth njė si shall mjegulle. “E mrekullueshme”, -thotė nė gjermanisht Arjana, ndėrsa ngjitemi e zbresim nė kodrina, apo hyjmė e dalim nga kulla, frengjitė e tė cilave tė nxisin pėr tė shtėnė.

“Ėshtė vėrtet shumė bukur dhe rakia ėshtė shumė e mirė”, -vazhdon ajo, ndėrsa i kėnaqet fotos me njė tė moshuar qė na pret nė pragun e kullės dhe na qeras me gota tė mėdha rakie. Gurėt me forma tė ēuditshme nė lumenj tė tharė prej shterpėsisė sė qiellit, shtigje dhish nė tė cilat rropatemi, parcela me misėr qė i bashkohen koloritit tė pakrahasueshėm, njė kishė e rikostruktuar nga djemtė e Thethit nė Amerikė dhe gjurma tė kuqe dhe tė bardha qė shėnojnė malin dhe duket sikur thonė: “vazhdo, vazhdo”, deri nė pafundėsi.

Ditėlindje nė Theth
Por pafundėsia nuk ėshtė aq larg. Ajo mbaron tek ujvara me ujė kristal dhe stėrkala qė krijojnė ylberė. Del nga shkėmbi dhe pėrplaset fuqishėm po nė shkėmb, vrapon pėr t’u fshehur tėposhtė gurėve tė zallit e zabelit me shkozė e ferra. Pasi kemi ngrėnė biskota dhe reēel fiku, qė dikush ėshtė kujtuar tė marrė me vete, zbresim poshtė pėr nga kanioni, nė njė tatėpjetė qė tė bėn tė rendėsh, pėr t’u ndalur vetėm para rrėnojave tė njė qyteti 2800 vjeēar, tė zbuluar nga njė arkeolog amerikan, ku mund tė kėnaqemi me ē’ka kanė bėrė paraardhėsit e qė pėr t’ia marrė shijen, e bashkojmė me lahutėn qė na shoqėron gjatė drekės tė shtruar nė lėndinė, pasi jemi kthyer tashmė nė Theth. Kėtu, Arjana thotė se ėshtė vegjetariane e thuajse mbetet pa ngrėnė, ngase treēereku i pjatės pėrbėhet nga mishi i pjekur.

Sidoqoftė, ajo mund tė kėnaqet me rakinė dhe dollitė, ndėrsa nė tavolinėn ku ndodhen edhe tė tjerė tė huaj, gjermanishtja pėrzihet me frengjishten, kjo me italishten e ndonjėherė anglishtja u merr pjesė tė gjithave, ndėrsa nga sytė qė qeshin, kupton se merremi vesh, ndodhemi tamam ku duam tė jemi, aty ku Babeli humbet kuptimin. Pasditja kalon me njė shėtitje nė Ndėrlysė, ndėrsa nata pėr ata qė kanė ende kėmbė dhe ia kanė ngenė argėtimit, vazhdon me kėngė dhe leksione kėrcimi, apo me njė tortė tė sajuar pėr ditėlindjen e Nikut, ku nė vend tė kremit pėr tė shkruar urimin, janė pėrdorur arra tė ēara dhe qirinjtė e vegjėl janė zėvendėsuar nga njė i zakonshėm, por mjaftueshėm pėr tė kėnduar “shumė urime pėr ty”, rrėkėllyer raki, mėsuar salsa dhe qeshur me stonaturat dhe tra la la -tė pas vargjeve tė harruara, treguar pafund histori, deri sa gjunjėt fillojnė e kėputen, sytė mbyllen vetiu dhe drutė nė oxhak janė djegur...

Ne qė pėr tė fjetur na duhej tė shkonim ca mė larg se vendi i festės, sigurisht qė qemė ndėr fatlumėt. Ca qindra metra nga Tėrthorja, ku ende dėgjoheshin zhurma feste, deri te Mėhilli, ku ndodhej shtrati, mund tė shijonim natėn, tė kėrkonim me sy Arushėn e Madhe, tė ngjetheshim pas zhurmės sė ketrave nė degė tė arrave dhe tė ndjenim ajrin qė na vėrshonte ndėr mushkėri me 1 mijė aroma, ndėrsa ngrinim kokėn pėr tė parė majat e Alpeve qė megjithė errėsirėn, dukeshin tė bardha, si tė mėsuara me dėborėn qė kėtė vit u mungonte kėsulave tė tyre. Nėse jeni kėtu, mos u nxitoni tė flini. Kohė pėr gjumė ka plot nė Tiranėn e zhurmshme, ku ju duhet tė ktheheni. Nė Theth hapni sytė katėr dhe shijojeni deri nė fund se si zhurmon pėrroi qė rend tėposhtė luginės, heshtni dhe ndjeni si pėshpėrisin ahishtat dhe arrat, qė kur tė ktheheni, tė keni mundėsi tė tregoni se ēfarė shijuat nė takimin me Zotin...
Bernd Borchardt vlerėson si mjaft tė mira mundėsitė pėr turizėm tė Thethit

The run way Ambasador...
Nuk ėshtė titull filmi. I kushtohet totalisht njė prej marshuesve mė tė mirė qė kishim me vete, zotin Bernd Borchardt, ambasador i Shqipėrisė nė Tiranė. Pėr t’i shkėputur ca fjalė, ndėrsa shėtisnim nėpėr Theth na u desh tė vraponim, deri sa ta arrinim, sepse ai ecte shumė shpejt. Megjithė rrugėn e rrėpirė e patėm tė vėshtirė ta ndiqnin, edhe pse ai e ngadalėsoi hapin. Zoti Borchardt na thotė qė ka mbetur i mahnitur nga gjithė sa ka parė, ndėrsa nuk pėrton tė bashkohet me tė tjerėt qė mbledhin thana apo manaferra, njė punė mjaft larg diplomacisė, por qė atij duhet t’i duket po aq e bukur. “Ky vend ka mundėsi mjaft tė mira pėr turizmin. Jam shumė i kėnaqur qė ndihma gjermane ka funksionuar dhe siē mė thanė, vetėm kėtė vit kėtu kanė qenė 5 mijė tė huaj”, -thotė ambasadori.

Ai na shpjegon se ndihma do tė vazhdojė, ndėrsa shton se perspektiva pėr tė pasur njė turizėm ėshtė mjaft e madhe dhe do tė ndihmonte jashtėzakonisht familjet e varfra tė kėsaj zone tė bukur. Borchardt ka pak kohė qė ndodhet nė Tiranė, por ka mėsuar tashmė tė pėrshėndesė shqip dhe ndėrsa ne e lėmė tė vazhdojė pėrpara, ai nuk pėrton tė takojė njerėzit qė gjen gjatė rrugės apo tė futet nė kullat e rrėnuara dhe tė pista e tė dėgjojė pėr historitė dhe ligjet e kanunit, mėnyrėn si pėrdoreshin frengjitė apo kapanxhat e rėnda prej druri ku fshiheshin ata qė kėrkoheshin pėr t’u vrarė.

I veshur si teksan, i shoqėruar nga bashkėshortja, po aq e dhėnė pas natyrės, ai duket tė ketė mbetur mjaft i kėnaqur nga shėtitja e paradites, sa nuk pėrton tė jetė edhe nė shėtitjen e dytė pėr nė Ndėrlysė, ndėrsa na tregon se ėshtė i mahnitur nga natyra dhe bukuritė e Thethit, qė herė zgjerohet, herė ngushtohet nėpėr lugina deri sa pėrfundon me horizonte shkrepash qė presin si thikė qiellin. Gjatė udhėtimit, ambasadori mori pjesė nė disa takime me krerėt lokalė, ku kanė investuar apo dhėnė ndihmėn kompani dhe fondacione nga Gjermania. Kėshtu ai mori pjesė nė inaugurimin e rikonstruksionit tė ujėsjellėsit nė Reē, i financuar nga KFĖ, nė njė takim me kryetarin e Bashkisė sė Shkodrės ku u fol pėr mundėsitė e investimeve gjermane nė kėtė qytet, ndėrsa ambasadori vizitoi edhe punishten e prodhimit me dorė tė maskave veneciane nė Shkodėr.

Zviceriania: Pėrse i dua malet e Shqipėrisė...
Barbara ėshtė zviceriane, por nė vend tė maleve tė famshme tė vendlindjes, preferon ato tė Shqipėrisė. “Kam pyetur edhe shumė zviceranė tė tjerė qė kanė ardhur kėtu dhe mė kanė thėnė se diferenca ėshtė tek historia qė kanė kėto vende dhe fakti qė ato janė prekur mė pak nga industrializmi”,- tregon gruaja e thinjur me njė buzėqeshje qė duket se nuk i hiqet nga fytyra. Kėtu mėsojmė se ajo kishte ardhur mjaft shpesh nė Theth, ku sė fundmi ka marrė pėrsipėr tė instruktojė tė rinjtė qė vendosin shenja nė shtigjet e Alpeve pėr tė ndihmuar turistėt. Barbara ėshtė kundėr ndėrtimit tė njė rruge tė asfaltuar. “Mos tė asfaltohet rruga, ėshtė mirė qė tė mos i ndėrhyhet kėsaj natyre tė mrekullueshme.

Ajo vetėm duhet zgjeruar dhe mbajtur sa mė e natyrshme dhe tė bėhet e kalueshme edhe nė dimėr”,- thotė ajo, ndėrsa vėren mungesėn e njė qendre spitalore, e domosdoshme qoftė pėr banorėt qė dimėrojnė kėtej, qoftė edhe pėr turistėt e shumtė.

GUIDĖ
Ku tė shkosh nė Theth...
Pak familje kanė mbetur nė Theth, por qė tė gjitha mund tė presin turistė. Veē njė hoteli tė ndėrtuar nė hyrje tė fshatit, aty ku dikur ka qenė kampi shtetėror i pushimit, me ndihmėn e GTZ dhe fondacioneve tė tjera 7 familje kanė pėrshtatur banesat e tyre pėr turizėm familjar dhe nė tė gjitha kėto familje mund t’ia kalosh nė mėnyrė tė mrekullueshme.

“Projekti ka mbėshtetur deri tani 7 familje qė kanė pėrmirėsuar ndjeshėm kompletimin e shtėpive tė tyre, duke filluar nga kompletimi i dy banjave, kompletimi i 2-3 dhomave pėr fjetjen me 8-12 krevate, komodina e rafte tė thjeshta, kuzhinat si dhe krijimin e njė atmosfere tė pėrshtatshme pėr turistėt”,-thotėzv/drejtor i GTZ pėr Shqipėrinė. Kėto 7 familje kanė tashmė njė kapacitet prej 63 shtretėrish, ndėrsa dy familje tė tjera po ndėrtojnė infrastrukturėn me ndihmė tė njė fondacion holandez. Njė guidė turistike dhe njė hartė janė nė punim e sipėr, ndėrsa janė shpėrndarė informacionet dhe tė dhėnat pėr vendet ku mund tė qėndrosh nė Theth. Pėr tė shkuar atje mjafton tė kontaktosh nė numrat e telefonit qė ēdo familje ka nė dispozicion tė turistėve dhe tė prenotoni shtretėrit qė ju duhen. Kostoja varion nga 1500 deri nė 2500 lekė nė natė, duke pėrfshirė tė ngrėnėt dhe ndihmėn e nevojshme pėr tė kaluar shtigjet dhe pėr tė mos humbur rrugėn.

Familjet:
Mėhill Ēarku, Gjeēaj, 0693164211/ 15 shtretėr
Gjon Deda, Okol, 0693118693/ 10 shtretėr
Fran Molla, Gjeēaj, 0682180228/ 8 shtretėr
Prek Tėrthorja, Gjeēaj, 0683644788/ 15 shtretėr
Prek Harusha, Qendėr, 0692770294/ 11 shtretėr
Dedė Nika, Ndėrlysė, 0693346423/ 6 shtretėr
Rrok Stani, Ndėrlysė, 0693164726/ 6 shtretėr

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara