TURKOKALLET
-- nga KOLEC TRABOINI, Boston
Hasan Riza Pasha, komandanti turk, do na shfaqet me
nje shtatore ne mes te Shkodres, duke na i lene herojt
kombetare pas bythe
Ne mes te Tiranes eshte nje statuje e shemtuar e nje
turkoshaku, Sulejman Pashes, ndersa Shkodra per
karshillek si e kundershtoi vendosjen e bustit te Nene
Terezes ne hyrje te qytetit ben kabull me ngrit ne mes
te Miletbaces shtatoren e turkut Hasan Riza Pasha, me
parate e Turqise, kur vendi e kryevendi ne qender te
Shkodres nuk u takon Hasaneve te Turqise por Ded Gjo
Lulit e trimave te Hotit, qe me luftrat, trimerine e
gjakun e tyre, bene qe emri i Shqiperise dhe i kauzes
shqiptare te degjohej kudo ne Europe, madje dhe ne
Amerike duke cilesuar se malsoret i kthyen vatrat e
trojet e tyre te pergjakura ne Termopilet shqiptare.
Natyrisht Hasan Rizase nuk i duhet harruar akti qe
beri e per kete mjafton nje pllake perkujtimore ne
bedenat a hyrje te kalase se Rozafes. Dua te them se
nuk kam kurrfare urrejtje per Hasan Rizane, edhe per
faktin sepse im ate gjate Rrethimit te Shkodres ka
bashkpunuar me te per te organizuar rezistencen kunder rrethimit malazeze.
Mirepo a ngopen me nje pllake turkokallet ( sic
thoshte Lasgushi) e Tiranes e te Shkodres?
Mire e kishte shkodrani Paul Tedeschini, qe ne nje
shkrim te shkurter plot indinjate, thoshte se ky akt
eshte faqja e zeze e Shkodres, qe i le turkokallet te
ngreje shtatoret e pushtuesve(sepse Hasan Rizaja ka
ardhur ne Shkoder si pushtues e qellimi i tij paresor
nuk ka qene pavaresimi i Shqiperise por nxjerrja e
forcave ushtarake turke pa u demtuar nga rrethimi e
per ti kthyer me pas ne Stamboll.).
Le ta dime mire se nje popull qe i ngre permendore
pushtuesve, ai eshte harami i vetes. Sipas ketyre
turkomemurve te politikes e te pushtetit, me kot
lodhet ne perpjekje te stermundimeshme per te na
shfaqur europian kah indentiteti, Ismail Kadare, kur
shkrimtari yne me emer ne bote, qofte dhe vetem per
kete meriton nderimin prej nesh si shqiptare, e jo te
ndragemi duke u marre ligesisht e krejt amoralisht me
jeten personale te tij apo te familjes. Nuk jam ithar
i Kadarese, me jane dukur neveritese rrokanisje
servile librat e Shaban Sinanit e Maks Velos per ta
bere me cdo kusht shkrimtarin krejt pa arsye e nevoje
disident. Si kunderveprim u ndez flakadanin
antikadare, absurd edhe ky. Sepse nuk mund as ta
mbrojme e as ta sulmojme Kadarene me flamure
haxhiqamiliste apo turkoshake ne dore se behemi
qesharake ne sy te botes. Ka plot menyra per te bere
kritika letrare te kulturuara.
Desha te shtoj se, ka plot emra shkodranesh e
venecianesh trima qe i ka permendun Marin Barleti ne
vepren e vet, te cilet per 10 vjet u qendruan hordhive
mizore te lindjes, ju kujtoj nje emer "nje burre i
urte e trim Jakob Moneta", Arkitekt Donati
komandanti i artilerise se keshtjelles, ne rezistence
dhjete vjet qe nuk jane 10 dite, dhe kurrkund ndonje
pllake perkujtimore per ta nuk ka. Emrat nuk ua di
kurrkush, nderkohe qe emrin e Sules me brekushe
Anadolli ne mes te Tiranes e di gjithkush. U jane
prere kokat 300 djemeve te rinj luftetare qe mbrojten
Kalane e Drishtit te cilet, te mbetur pa buke e pa
uje u dorezuan ne bese. Por besen e dhene turqit e
hengren me buke dhe u prene kokat nje e nga nje
djemeve shqiptare te Drishtit, ne portat e kalase se
Shkodres, qe ti dekurajonin mbrojtesit qe nuk
trandeshin. E kurrkund nje tabele a nje pllake per 300
koka luftetaresh shqiptare nuk ka. Madje as ne Drisht
ne muret e kalase se lashte qe e rrenuan hordhite
mizore te pushtuesve osmane, nuk ka. Po fundja le te
parodizojme mentalitetin e turkokalleve tane
E pse te
kete buste e pllaka per luftetaret shqiptare? A nuk
jane mjaft keto te Suleve e te Hasaneve te osmanise.
Ded Gjo Luli e Hasan Prishtina, Hil Mosi e Kole
Idromeno, Nik Gjelosh Luli e Mirash Luca, Kol Deda, Ded
Gjo Luli e Kol Marash Vata, le te presin, do tu gjej
bashkija e Shkodres mbas nja 25 vjetesh ndonje skute,
qe te mos t'i dije e mos t'i shohi kurrkush.
Desha te ve ne dukje se ne vitin 1990 kam realizuar
nje film dokumentar Deshmi nga Barleti me skenar e
regji timen dhe operator Ibrahim Kasapi piktor Gazmend
Leka, qe eshte shpallur filmi me i mire i Kinostudios
per ate vit, e ky film rri i harruar per tu prishur ne
arkivat e Albafilmit sepse kurrkush nuk merr persiper
ta shfaqe neper evinimente historike, sepse ne ate
film shqiptaret luftojne kunder turqeve. Shtrohet
pyetja se shqiptaret luftuan thjeshte per trill apo me
gjakun e tyre mbrojten lirine, familjet e atdheun e
vet. A ishin a nuk ishin turqit pushtues te Shqiperise
per peseqindvjet. E ne qofte se ndokush e ndjen vehten
turk, e urren qendresen shqiptare, ai shume mire mund
te shpallet minoritet, e kurrkush nuk mund ti imponoje
as urrejtje e as dashuri. Dikush do te thote se kete
kapitull e ka mbyllur Zogu me nje akt marrveshje me
Turqine qe te gjitha ata qe ndjeheshin turq te iknin
ne Turqi. E verteta eshte se megjithese ka patur plot
turq ne Shqiperi, shume pak kane ikur sepse kishin ne
Shqiperi prona. Zogu atehere te gjithė ata qe mbeten i
quajti zyrtarisht shqiptare. Mirepo historia ka
treguar se kombesia nuk mund te behet e cbehet me
dekrete, se akti i Ahmet Zogut mund te duket
nacionalist por ne te vertete ishte nje akt qe ne
aparence e mbyllte nje kapitull, ate te minoritetit
turk ne Shqiperi, por qe nuk mund te shuante aq lehte
lidhjet shpirterore me rrenjet e vjetra ne Stamboll. E
ja ku tashme nen emrin e nacionalisteve shqiptare na
shfaqen turkokallet sa ne Tirane ne Shkoder e gjetke,
madje duke u a prishur mendjen edhe turmave e duke u
fshehur pas perkatesise fetare.
Kurre nuk te mbushet mendja se nuk ka ende
qytetare shqiptare me origjine turke ne Shqiperi qe
kane aspiratat e tyre ne lidhjet me Turqine e mbare
Arabine. Ne kete rast krejt me e mire do te ishte qe
ata te kishin shoqaten e tyre, boterisht te njohur,
legalisht te miratuar, se sa te tille njerez me gjak e
mentalitet turk, te veprojne ne emer te shqiptareve e
ti manipulojne shqiptaret e besimit mysliman duke
folur ne emer te tyre.
Nje nene e mocme shkodrane myslimane u ndodh
perballe pyetjes se si e bete ket pune ju shkodranet
qe e kundershtuat vendosjen e bustit te nene Terezes.
Nena shkodrane nga nje familje e nderuar atdhetare
myslimane e Shkodres tha: Moj nane, jua ktheu ajo,
kqyrni mire se ata qe e kane kundershtue nane Terezen
nuk jane shkodrane
Ndoshta ne kohen e Zogut ai ligj i riatdhesimit
te turqeve ka qene i mire, mirepo per kohen
tanivoneshme po tregon se ai ligj me shume ka prishur
se ka ndrequr pune.
Sepse kurrkush nuk do te thoshte se shqiptaret e
shkodres, shkodranet kombetar (pavaresisht fese) e
kane kundershtue vendosjen e bustit te Nene Terezes,
por do te thonin se shoqata e minoritetit turk shpreh
kundershtine e vet. Mirepo kush do tua varte atyre?
Tani kemi nje realitet te tille. Tashme ne nuk
kemi minoritet turk cfare do te ishte fare e thjeshte
e pa probleme, por nje amalgame ne thelb turke e ne
shfaqje shqiptare, pra turkokallet te cilet flasin ne
emer te shqiptareve e mjerisht ne emer te shumices
sepse e indentifikojne vehten me mbare popullsine
myslimane, cfare eshte nje absurditet.
Mirepo turkokalle nuk ka vetem ne turmat, ka ne
radhe te administrates, te politikes, te shtetit, te
klerikeve e kudo e te gjithe keta, turkokallet e
sotem, te pushtetit, te polikes, por edhe ata qe
manipulojne turmat injorante, e urrejne cmendurisht
historine e Shqiperise. Jane pikerisht keta qe e futen
Shqiperine ne Kotecin e Vendeve Islamike pa ju bere syri terr.
Prandaj rri per shtate pale qejfe Sulejman Pash
Turkoshaku me brekushe ne mes te Tiranes, e per kete
Hasan Riza Pasha, komandanti turk, do na shfaqet me
nje shtatore ne mes te Shkodres duke na i lene herojt
kombetare pas bythe
Mjer Shqiperia ke ka ne krye, e mjer ai popull qe
le turkokallet te tallen me gjakun e bijeve te vet
martire duke i mohuar ata e duke vene ne peidestal
pushtuesit qe na kane mbajtur nen zgjedhe pese shekuj.
Boston 2007