HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pse ua moren serbt Kishen kosovarve?

-- nga Paul Tedeschini, 28.03.2007

Paul Tedeschini Para pak ditve kam lexue ne te perditshmen kosovare "IliriaPost" shkrimin e A. REXHAJ: "Zona e veēantė mbrojtėse rreth Kishės sė Kabashit ose Kishės sė Sali Shabanit".

Shkurtimisht disa pjese nga shkrimi:
Fshati Korishė ėshtė disa minuta larg Prizrenit. Fshatarėt e kėtij fshati thonė se janė autoktone me prejardhje nga Kabashi, njė fshat malor mė lart. …Nė mes tė Kabashit ėshtė kisha, tė cilės fshatarėt i thonė Kisha Ilire…. Sali Rexhaj rrėfen se familja e tij dhe shumė familje tė tjera tė Kabashit janė masakruar nga forcat serbe …. Dullė Rexhaj, 73-vjeēar, thotė se nė Kabash ekzistojnė edhe kisha tė tjera. Sipas tij, atje janė tetė tė tilla

…Duke u ngjitur nėpėr shkallėt e kishės, qė fshatarėt, pos Kisha Iliri i thonė edhe Kisha e Sali Shabanit, tė magjepsin muralet e saj, me aq sa kanė mbetur tė pashlyera nė tė dyja anėt e kishės. Nė anėn e majtė dhe nė djathtėn ndodhen nė mėnyrė natyrale hyrjet dhe daljet e saj, tė mbushura me lisa tė gjatė. Kur ndodhesh lart nė tė, nė tė katėr anėt tė rrethojnė lisa shumė tė gjatė, shkėmbinj tė thepisur, lumi qė gjithmonė rrjedh pranė saj… Faruk Dakaj shpjegon se kur ka dėgjuar pėr zonėn e veēantė mbrojtėse qė do tė krijohet rreth Kishės sė Kabashit, ishte mllefosur shumė. "Ne nuk do ta lejojmė kėtė, sepse kjo kishė ėshtė e jona, e tė parėve tanė"… Ndėrkaq Kushtrim Dakaj thotė se ndėrtimi i zonės sė veēantė rreth kėsaj kishe apo konsiderimi i saj si trashėgimi kulturore ortodokse serbe ėshtė turp i pėrfaqėsuesve tanė nė Vjenė. Hoxha i fshatit Korishė, Nebi Dakaj, thotė prerazi se Kisha e Sali Shabanit ėshtė e shqiptarėve.

Kisha e Kalasė Rozafat

"Nėse do tė vendosin zonė mbrojtėse rreth saj, do ta kenė nė qafė tė gjithė fshatin. Ne s'kemi pėr ta lejuar njė gjė tė tillė. Veton Surroi le tė vendosė zonė mbrojtėse rreth shtėpisė sė tij dhe jo kishės sonė", shprehet Nebiu tėrė mllef. Dhe sa herė qė gjendesh brenda kishės ėshtė e pamundur qė tė mos I ndjesh drithėrimat mistike e rrėqethėse tė saj, qė tė krijohen nga tregimet e vendėsve se aty flenė dhjetėra shpirtra tė masakruar nga forcat serbe… Nė bisedimet tė ashtuquajtura "teknike" tė Vjenės, rreth trashėgimisė kulturore nė Kosovė, qė doli tė flitej vetėm pėr trashėgiminė kulturore serbe, Kisha e Kabashit ėshtė pranuar si e tillė, pra trashėgimi serbe. Pėr kėtė, nė bisedime ėshtė vendosur qė tė ndėrtohet zonė e veēantė mbrojtėse rreth saj. Fshatarėt e fshatit Korishė, qė duket tė jenė tejet tė lidhur me tė, thonė se ėshtė absurd krijimi i njė zone tė tillė, ngase kishėn e ruajnė vetė, sepse e njohin dhe e ēmojnė si tė tyren. Duhet cekur se nė kėtė kishė, qė nga pėrfundimi i luftės nė Kosovė nuk ka ndodhur as edhe njė dėmtim i vetėm."

Ne shkrimin tim "A thue mund ta kalojne kosovart "Provimin"? (Klikņ: Provimi-1) te publikuem ne janar kam vue ne dukje se prania ne Kosove e popullsise katolike shqiptare asht prova ma e pamohueshme se Kosova asht toke shqiptare, per aresyen e thjeshte se katoliket kosovar nuk i solli aty as serbi, as turku, te cilet i persekutuen pa mshire. Pasoja asht se sot katoliket kosovarė jane reduktue ne 2% - 4% te popullsise dhe se shumica e Kishave te tyne u kethyen ne germadha. Temen mbi hershmenine e ketyne Kishave e ka trajtue shume mire historiani kosovar Jahja Dranēolli ne studimin e tij: "Monumentet e Kultit Katolik gjatė Mesjetės nė Kosovė.

Tashti e perditshmja kosovare "IliriaPost" po na sjell "Provat Materjale", qe konfirmojne konkluzionin tim. Fshatart Sali Rexhaj, Dullė Rexhaj, Faruk Dakaj, Kushtrim Dakaj me fshatart e tjere te Korishes si dhe hoxha i fshatit Nebi Dakaj pohojne se Kisha-germadhe e Kabashit asht "Trashigimi Kulturore" e te parve te tyne (shqiptar katolik natyrisht dhe jo ortodoks serb). Po qe se ato perpara takimit te Vjenes do ta kishin meremetue vete ne nji fare menyre Kishen e Kabashit, atehere ate nuk do tua kishin marre kurr serbet. Prandej: Ose kosovart sot do ti riparojne vete keto Kisha shqiptare, ose neser serbt do ti riparojne per vedi si Kisha ortodokse!

Sidoqofte nji gja vlene te theksohet se te gjitha Kishat-germadhe ne Kosove ne ēdo rast duhen meremetue, sepse formojne nji "Trashigimi kulturore" per kete pjese te Europes, prej te cilave ndonjena "ėshtė klasifikuar nga UNESKO-ja si thesar botėror".
Ketu prane per analogji fotografia e Kishes katolike germadhe ne Kalane Rozafat te Shkodres e prishun nga turqit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara