Rite te vjetra: E vč doren ne zjarr!
-- nga Paul Tedeschini
Linda pyet: ...Si duhet ta kuptojme ritin e dores se vene ne zjarr tek indianet, per te provuar pafajesine, kur shqiptaret kane shprehjen ve doren ne zjarr. Besoj e dini veprimin e Pocahontes qe provon pafajesine e saj, duke vene doren ne zjarr. Si eshte e mundur qe ky rit eshte i njejte?
(Pocahontas (1595-1617) ishte e bija e kapotribuve indigjen ne Virgjinia-Amerike. Ajo u martue me anglezin John Rolf dhe nga fundi i jetes se saje u ba nji figure e njohtun ne Londer.)
Kjo pyetje me ktheu ne vitin 1955 kur profesori i nderuem dhe i paharrueshem, patrioti Kole Kamsi (1886-1960), nxanesi i Jeronim De Rades (1814-1903), na spjegonte ne gjimnaz Letersine greko-latine. Keshtu tue u orjentue nga ēmbajshe mend nga letersia, gjeta pergjigjen per Linden ne Historine e Romes. Nuk e dij sa do ti pergjigjet pyetjes ajo ēka gjeta une, por sido qofte kjo histori me duket interesante:
Protagonisti i nji legjende te famshme romake asht Mutius Scaevola (Lexņ shqip - Mucio Shevola) emni i vertete i te cilit ishte Muzio Corda.
Thuhet se ne vitin 508 para Krishtit, gjate nji rrethimi te Romes nga ana e etruskve te komanduem nga mbreti Porsenna, pikrisht kur ne Rome kishin fillue te mungojshin ushqimet, nji i ri, aristokrat romak, Muzio Corda, i propozoi Senatit te mbytshin komandantin etrusk. Porsa mori lejen e Senatit, ai i veshun si etrusk u fut tinzash ne linjat armike dhe, i armatosun me nji thike, arriti ne ēadren e mbretit Porsenna, i cili po i shperndante pagat ushtarve. Muzio priti deri sa personi, qe ishte objektivi i tij, te mbette vetem dhe mandej e theri. Por mjerisht ai gaboi person: ne fakt ai kishte mbyte sekretarin e tij. Rojet e kapne menjihere te riun romak dhe ia cuen perpara Porsennes. I riu romak nuk ngurroi te thonte:
Dojshe te mbys ty. Dora ka gabue dhe tashti une e denoj per kete gabim te pafalshem! dhe menjihere e vuni doren e djathte mbi mangallin ku digjej zjarri i nderimit te perendive dhe nuk e hoqi derisa u dogj.