Myftiu që krijoi Divizionin “SS” shqiptar “Skenderbeu”!
-- nga Paul Tedeschini
Duke studjue ne internet “site” te ndryshme ne gjuhen
gjermane mbi krimet naziste, kam gjete ne sitin
http://de.wikipedia.org/wiki/Mohammed_Amin_al-Husseini
se ne vitin 1944 ekzistonte nji divizioni shqiptar
“SS” me emnin “Skenderbeg” i krijuem nga Myftiu i Madh
i Palestines Haxhi Muhammed Amin al Hysejn (1893-1974).
Po paraqes ketu permbledhtas çka kam perkethye nga ky sit:
Shume dokumenta flasin per bashkepunimin e ketij
myftiu (ish oficeri turk i luftes pare botnore) me
nazistat gjerman gjate viteve 1934-1945, te nxjerruna
nga “Kripo” (KriminalPolizei gjermane) dhe Gestapoja,
nga dosjet e seksionit te Lindjes se Mesme te AbWehr
(Sherbimi Sekret gjerman i admiralit Wilhelm Kanaris);
nga Departamenti i Çeshtjeve Islamike te “Qendres se
Stervitjes te Elementve Musulman” te Waffen SS (te
Armes SS), qe varej nga Heinrich Himmler; nga “Komanda
e Operacioneve Orjentale” te Divizionit Special
Brandenburg – vullndetaret e lindjesafarme,
veriafrikan, pertej-kaukazian dhe rus-aziatik si dhe
te Arab Bureau (Zyres Arabe) te dikasterit te
Ministrise se Jashtme gjermane te Joahim Ribbentropit.
Myftiu i Madh u takue me Hitlerin ne Berlin me 28
nandor 1941, me te cilin vendosi nji aleance te
ngushte ideologjiko-politiko-ushtarake. Myftiu u
vendos pastaj ne nji nga zyret qendrore te SS-ve ne
Berlin prej ku organizoi dhe ndoqi personalisht
aktivitetin e reparteve SS muslimane ne Bosnje, ne
Kosove si dhe ne republikat aziatike muslimane
sovjetike. Per kete ai bani disa udhetime ne Bosnje,
Kosove dhe Shqiperi. Po ashtu ai organizoi
bashkepunimin e arabve me trupat naziste gjermane te
gjeneralit Rommel ne Afriken Veriore. Ai bashkepunoi
edhe per zhdukjen e çifutve ne Europen Lindore. Simbas
shkresave zyrtare te Ministrise Jashtme gjermane
rezulton, se ai ka fshire nga listat e vizave, qe do
tu jepshin çifutve per te ikur ne Palestine me 13 maj
1943 :( 4000 femijeve dhe 500 te rriturve nga
Bullgaria); me 28 korrik 1943 (te 1800 femijve dhe 200
te rriturve nga Rumania) si dhe (900 femijve dhe 100
te rriturve nga Hungaria), te cilet perfunduen ne
kampet e çfarrosjes. Klikò linkun Bildmaterial
(Materiale fotografike, me spjegime anglisht) ku
paraqiten shume fotografi te takimeve te Myftiut me
Hitlerin, me Geringun, me Himmlerin, Rippentropin etj,
si dhe inspektimi nga ana e tij e reparteve SS
gjermane dhe SS bosnjake. Po ashtu jepen fotografi te
Myftiut mbas luftes dyte botnore si nji nder
organizuesit ma aktiv dhe drejtuesit kryesor te
Konferences Vendeve Islamike. Klikò edhe linkun Adolf
Hitler e il Muftì di Gerusalemme. Kush deshiron te
shofin rreth 20 filma dokumentar origjinal te takimt
te Myftiut me Hitlerin si dhe inspektimin nga Myftiu i
Divizioneve SS, mund te klikojne ne sitin: YouTube -
Grand Mufti Haj Amin Al Husseini [Hitler's Mufti]
1) Krijimi i divizionit SS bosnjak “Hanxhari” ( Me
stemen nji Hanxhar dhe Kryqi Thyem )
( Materjali asht permbledh dhe perkethye nga (klikò
linkun) 13. „Handschar“) Qe nga viti 1943 Haxhi
Mohammed Amin al-Hysein, Myftiu i Madh i Jeruzalemit,
si funksionar i zyreve SS ne Berlin asht marre me
rekrutimin dhe organizimin e njisive luftarake
islamike bosnjake te Armes SS te Wehrmachtit.
Divizioni nr.13 i armes malore bosnjake SS “Hanxhari”
u krijue me 1 mars 1943 si divizion vullnetarsh
musliman bosnjak ne bashkerradhitje me divizionet
çetnike kroate. Disa myfti dhe imam bosnjak nxiten
rekrutimin ne kete divizion dhe çdo repart pati nga
nji myfti si keshilltar, ndersa ne drejtim te ketyne
reparteve ishin oficerat gjerman. Ne prill 1943 u bane
rreth 12.000 ushtar, qe ma vone u arrit numri i tyne
ne 21.065 veta. Ne veren e vitit 1943 rekrutet u
derguen per stervitje ne Gjermani. Qe nga shkurti 1944
Divizioni “Hanxhari” veproi me egersi te forte kunder
partiznve komunist ne Ballkan. Ne pranveren dhe veren
e vitit 1944 anetart e ketij divizioni bane vrasje dhe
krime lufte ndaj popullsise te atyshme serbe. Numri i
sakt i viktimave nuk njihet, por çmohet se ka qene
shume mijra te vdekun. Mbas fitoreve te partizanve te
Titos rreth muejit tetor 1944 shume anetar te repartit
dezertuen, 2000 iu dorezuen partizanve dhe keshtu
reparti u shkri. Nji pjese e tyne, qe ndoqi repartet
gjermane, u zu rob ne Austri nga anglezt.
2) Krijimi i divizionit SS shqiptar „Skenderbeu“ ( Me stemen e shqipes dykrenare )
(Materjali asht permbledhe dhe perkethye nga (klikò
linkun) 21. „Skanderbeg“). Divizioni SS „Skanderbeg“
nr.21 i formuem ne mars te vitit 1944 dhe i perbame
nga kosovar, asht perdore prej komandes gjermane ne
Ballkan. Anetart e ketij divizioni kane ba ne Kosove
dhe ne krahinat per rreth krime lufte ndaj popullates
civile serbe. Kjo njisi asht pergjegjese e deportimit
te disa qindra çifutve dhe romve nga Kosova ne kampet e shfarrosjes.
Si u krijue dhe u organizue ky divizion? Ne mars te
1944 kryekomandanti SS Himmler me sugjerimin dhe
kontributin e myftiut palestinez vendosi te krijoje
divizionin SS shqiptar dhe me vendimin e dates 17
prill u krijue me 1 maj 1944 ne Pej, Prizrend dhe ne
Prishtine „Arma Malore“ 21.Divizioni SS „Skenderbeg“
me 9.275 vete nga te cilet ne fakt u mbajten vetem
6500 tue perfshi edhe 300 shqiptar te kethyem nga
divizioni SS i Bosnjes „Hanxhari“. Se bashku me
oficerat gjerman te drejtimit divizioni arrinte 8500
ushtarak. Divizioni perbahej nga dy regjimente te
kambsorise, nga regjimenti i altilerise, nji repart
zbulimi, nji repart informacioni, nji repart tankesh
dhe nji repart te rijsh. Komandanti i divizionit ishte
August Schmidhuber. Pjesa ma e madhe e rekrutave ishin
shqiptar musliman nga Kosova. Per te stimulue ushtart
shqiptar u propagandue ne nji fare menyre edhe „Teoria
e racave“ duke u thane se shqiptart kan prejardhje
arjane dhe keshtu ata jane si te thuesh fis me rracen
gjermane ne dallim me „racen e ulte sllave“.
Per çka u perdor ky divizion? Divizioni SS
„Skenderbeg“ do tu perdorte nga nazistat ne Jugosllavi
per luftime kundra partizanve, por gjate veres ai
veproi ne Kosove dhe ne Maqedonine veriore jo si njisi
ushtarake luftimi. Mbrenda pak javesh u vrane ose u
qiten jashte Kosoves nji numer i pa percaktuem
serbesh. Komandanti Schmidhuber raportoi Berlinin se
qe ne fillim u debuen nga Kosova 40.000 serb.
Komandanti SS shtoi se duhen nxjerr jashte edhe
100.000 serb te tjere. Ne maj 1944 ai urdheroi
krijimin ne Prishtine te Kampit te famshem te
perqendrimit per te dyshimtit politik sidomos
komunist. Si roje u perdorne vullnetart e divizionit
SS Skenderbeg. Me 28 korrik 1944 antart e divizionit
vrane ne fshatin Veliko 380 banor serb, prej te cilve
120 femij dhe u vune zjarrin 300 shpijave. Persa kohe
qe çifutet e Kosoves nuk kishin ike ende nga Kosova,
sidomos ne drejtim te Shqipnise ku nuk kishte
perndjekje çifutesh, ata i arrestuen dhe i derguen ne
kampet gjermane te perqendrimit. Ne Shkup u krijue nji
kamp ku çifutet mbaheshin perkohesisht para se te
dergoheshin ne Mat’hauzen-Gjermani. Ky divizion
ushtroi dhune edhe kunder popullsise rome. Divizion
nuk pati sukses ne luftimet me partizant e Titos, te
cilet kontrollojshin pjesen ne kufi me Serbine si dhe
pjesen ne kufi me Maqedonine. Forca luftarake e
divizionit shqiptar ishte e kufizueme, shume antar
dezertuen dhe ne shtator 1944 divizioni u shkri. Ashtu
si tek divizioni boshnjak SS „Hanxhari“, nji pjese e
vogel iu bashkue trupave gjermane ne vazhdim te luftes.
Mbas luftes dyte botnore Myftiun e kerkuen forcat
nderkombetare si kriminel lufte, por ai arriti te ikte
ne Egjypt ku gjeti strehim nga aleatet e tij Enver
Sadati dhe Naseri, edhe keto pronazist. Kur mbreti i
Jordanise Abdallah ibn Hussein I-re deshti te ia
kalonte drejtimin e palestinezve nji tjetri, myftiu
shtini me e vra. Po per shkak kontradiktash Myftiu
shtini te vriste nji tjeter lider palestinez, rivalin
e tij Ragip Nashashibin. Ai arriti tu bante nji nder
drejtuesit kryesor dhe ma aktiv te Konfernces se
Vendeve Islamike. Udheheqesi i mavonshem palestinez
Jaser Arafat, ishte nipi i Myftiut nga e ama dhe njikohesisht adhuruesi i tij.
(Shenim: Theksoj se une nuk mbaje asnji pergjegjesi
per permbajtjen e teksti origjinal gjermanisht, te
cilin e kam marre nga siti i naltpermendun. Mirepres
vrejtje dhe sugjerime vetem per cilesine e perkethimit
nga gjermanishtja te tekstit te masiperm!)
3) Enver Hoxha sterviste terroristet palestinez!
Enver Hoxha, edhe ky nip hoxhe si Arafati, me gjithese
hiqej „shume parimor“ dhe „antiklerik“, kurr nuk na
foli per bashkepunimin e Myftiut palestinez me
nazizmin, ndersa nga ana tjeter tinzash mbante lidhje
me nipin e tij Arafatin. Gjate viteve 1965-1967 ne
„Drejtorine e Dyte - te zbulimit ushtarak“ ne Tirane,
sterviteshin ne sekretin ma te madh shume palestinez
kamikaxe te Arafatit, te cilet bane ma vone shume
aksione te tilla deri ne lojnat Olimpike ne Gjermani
ne vitin1972 ku moren peng dhe vrane 11 sportista
izraelit. Me 19 janar 2007 u publikue ne gazeten
METROPOL se ne vitin 1961 Enver Hoxha urdheroj te
arrestohet per agjitaion e propogande fshatari nga
Vlora Qemal Biçaku, i cili kishte shpetue gjate luftes
nji familje hebrejsh nga nazistat dhe kishte mbajte
korespondence me ata. Qemal Biçaku vdiq ne burg ne vitin 1969.
Ndersa gjate 16 vjetve te fundit shqiptart jane habite
krejtesisht mbas ndeshjes miqesore midis „socialistve“
dhe „demokratve“, keto pasardhes te Enverit, edhe keto
tinzash, e futen Shqiperine ne Konferencen e Vendeve
Islamike te organizueme dhe per shume vite te
drejtueme nga ky Myfti dhe ua hapen portat e Shqiprise
per veprim terroristve arab, ashtu siç po rezulton nga
lajmet e fundit ne shtyp.
Prandej lind pyetja:
A u intereson, sot, ma shume se kurr, shqiptarve,
mbarshqiptarve, te vazhdojne politiken e hasmerise me
kojshite, duke u ba keshtu, per shkak te lidhjeve
fetare te nji pjese te shqiptarve, vegla qorre te
politikes turko-arabe ne Ballkan, apo te ndjekin
politiken e krijimit te raporteve te mira te
fqinjesise dhe te bashkepunimit europian?
Paul Tedeschini, 28.12.2006