HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


MBROJTĖSIT E PAKOS

-- nga Sabit RRUSTEMI

Nga dita kur u prezantua nė publik Pakoja e presidentit Martti Ahtisaari, si propozim pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, Ekipi i Unitetit, pa njė pa dy, mori rolin e mbrojtėsit tė kėsaj Pakoje. Mbase, ky rol i ri dhe i vetė-vullnetshėm nga ana e tyre, mund ta ketė habitur paksa edhe vetė presidentin Ahtisaari, meqė ai nuk kishte kėrkuar njė gjė tė tillė prej atyre. Ata realisht ishin emėruar, madje edhe pėrmes njė vote formale nga Kuvendi i Kosovės, pėr tė mbrojtur vullnetin e popullit tė Kosovės.
Kjo "mbrojtje" madje e sforcuar si tepėr nga Ekipi ynė i Unitetit mund tė ketė qenė vazhdimėsi e njė "sjelljeje" tepėr konstruktive por, nė sytė e opinionit (e, edhe nė sytė e mi) doli pak mė ndryshe, sjellje qė lėndoi dinjitetin e vetė atyre po, dhe tė instancave tė cilat i pėrfaqėsonin, sepse nuk u pėrēua aq sa kishte mundėsi zėri i popullit pėrmes fuqisė sė argumenteve.
Gjėja kryesore qė e kėrkoi publikisht ndėrmjetėsi ndėrkombėtar pėr Kosovėn ishte ta lexojmė me vėmendje propozimin e tij dhe, natyrisht pėrmes tė zgjedhurve tanė, t'i japim edhe komentet.
Debati, nėpėr shumė takime nivelesh tė ndryshme dhe nga organizatorė poashtu tė ndryshėm, dėshmoi, bazuar nė paraqitjet e anėtarėve tė Ekipit tė Unitetit, mė tepėr sensin pėr ta promovuar tutje kėtė propozim nė publik se sa pėr t' i bėrė ndryshime apo korrigjime po tė njėjtit propozim.
Negociatorėt kosovarė nuk pritėn pėrfundimin e debatit qė t' I pėrfshinin pastaj vėrejtjet e publikut. Nuk i morėn me seriozitet as edhe njė serė sugjerimesh tė bėra nga ana e deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, debati i tė cilėve, mjerisht nuk ishte nė nivelin e duhur qė pėrkon me tė zgjedhurit e popullit. Ekipi I Unitetit, nė rolin e tė gjithėdijshmit u mjaftuan vetėm me vėrejtjet e tyre, tė cilat deri mė tash nuk u bėnė fare publike. Ndėrsa, mbėshtetur nė njė variant tė cilin e kanė botuar tė pėrditshmet tona me 8 mars 2007, ato vėrejtje tė pėrfshira nė variantin mė tė ri tė kėtij propozimi, nuk ishin dhe aq esenciale. I vetmi korrigjim qė mund tė cilėsohet si pėrmbajtjesor ka tė bėj me pjesėn e decentralizimit, tek rasti i komunės sė propozuar Kllokot/Vėrboc, sė cilės i janė hequr katėr fshatra, pėrkatėsisht Vėrnakolla, Vėrnezi, Letnica dhe Shoshara. Po tė ndodhte njė gjė e tillė edhe nė rastin e komunės sė Novobėrdės, duke ia rikthyer Gjilanit, Koretishtėn, Stanishorin dhe Kufcėn, po dhe nė rastin e Parteshit, duke e mėnjanuar Pasjanin e duke e dhėnė nė kėmbim Cėrnicėn (fshat i pėrzier), atėherė do mund tė flisnim pėr korrigjime mė pėrmbajtjesore, tė cilat do ishin meritė e Ekipit tė Unitetit po, edhe pėrfillje e vėrejtjeve shumė qenėsore nga debati, sidomos nė pjesėt mė tė prekura pėrmes kėtij propozimi.
Por, kjo nuk ndodhi andaj edhe Ekipi i Unitetit, pavarėsisht si do rrjedhin bisedat deri nė miratimin e kėtij propozimi nga Kėshilli i Sigurimit, nuk mund tė mburret se ka bėrė gjėnė mė tė mirė tė mundshme pėr Kosovėn. Edhe po tė jenė autorė tė njėmendtė tė kėsaj Pakoje.
Paraqitja e tyre nė publik nė rolin e mbrojtėsve tė kėtij propozimi, ma shumė ka pasur pėr qėllim t'i hyjnė edhe mė tepėr nė hatėr presidentit Ahtisaari dhe ekipit tė UNOSEK-ut se sa t' i marrin nė konsideratė vėrejtjet qenėsore tė cilat u bėnė dhe po bėhen gjatė kėsaj faze pėr ta nxjerrė njė propozim sa mė tė pranueshėm.
Vetėm pak po ta kishin ndjekur shembullin e presidentit Ahtisaari gjatė paraqitjeve tė tija nėpėr institucione tė ndryshme ndėrkombėtare e, edhe para mediave, ata do tė pėrmbaheshin dhe do ta kursenin pak edhe veten e, nuk do ishin vetė-lavdėruar apo mburrur pėrmes kėtij propozimi. Sepse elementet e shtetit pėr tė cilat ata folėn, i kemi fituar qė moti, jo si dhuratė e dikujt por, si fryt i angazhimit tonė tė shumanshėm. Edhe hapjen e rrugės drejt shtetit dhe njohjes sė tij nga instance tė ndryshme ndėrkombėtare janė bėrė qė nga vitet nėntėdhjeta e kėndej, fillimisht pėrmes rezistencės aktive paqėsore nėn udhėheqjen e presidentit historik tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugovės (tė cilin kėta negociatorė thuaja gjatė gjithė kėtij debati e harruan fare, madje edhe e injoruan nė rastin e simboleve tė shtetit, flamurit dhe himnit) dhe mė pas me rezistencėn e armatosur tė popullit tė Kosovės dhe, me njė kooperim tė mirė me ndėrkombėtaret pas 12 qershorit e kėndej, kooperim ky, nganjėherė i shprehur edhe deri nė servilizėm.
Ndėrkombėtarizimi i mėtejmė i ēėshtjes sė Kosovės qė u bė me propozimin e presidentit Ahtisaari, pavarėsisht mos-pėrmendjes sė emrit me tė cilin jemi rritur po edhe thinjur, pavarėsisė, nuk u tha asnjėherė prej anėtarėve tė Ekipit tė Unitetit qė ishte vazhdimėsi e asaj pėr tė cilėn punoi njė jetė tė tėrė Dr. Ibrahim Rugova si dhe rezultat i mirėkuptimit tė Bashkėsisė ndėrkombėtare pėr popullin paqedashės dhe tė pėrvuajtur tė Kosovės.
E vetmja figurė qė, gjatė debatit, (i cili hera herės dhe vende-vende, ishte pak edhe i improvizuar dhe tepėr mediatik) pati njė paraqitje mė tė afėrt me pikėpamjet dhe vėrejtjet shumė parimore, ishte kryeministri Agim Ēeku.
Ai pati mirėkuptim mė shumė se anėtarėt tjerė ndaj kundėrshtimeve tė cilat kishin pėr qėllim tė impononin korrigjimin e domosdoshėm e, jo ta refuzonin propozimin e presidentit Ahtisaari. Tė tjerėt, lanė pėrshtypjen e frikės nga debati dhe drojėn se mos po e hidhėrojnė Bashkėsinė ndėrkombėtare me kontestime tė tepėrta, pėrfshirė ėkėtu edhe demonstrimin, i cili nė rastin e 10 shkurtit u pėrshkallėzua me njė dhunė befasuese qė solli edhe vdekjen e dy protestuesve.
Anėtarėt e Ekipit tė Unitetit, para ndėrkombėtarėve, duket se edhe i keqinterpretuan kėto kundėrshtime nė pėrpjekjet e tyre pėr t' I ruajtur pozicionet e veta karshi tyre Kjo u reflektua edhe nė shumė shqetėsime qė, figura tė rėndėsishme ndėrkombėtare tė cilat vizituan Kosovėn gjatė kėsaj periudhe, i shprehėn nėpėr konferenca shtypi, duke tėrhequr vėrejtjen se kundėrshtimi i propozimit dėmton nė tėrėsi procesin drejt tė cilit po ecėn Kosova. Dhe, duke kėrcėnuar hapur se nuk do tolerojnė dhunėn qė, lexuar ndryshe I vinte se, debate rreth kėsaj Pakoje edhe po e nxitė reagimin.
Kundėrshtimi i disa pjesėve tė anekseve tė propozimit me qėllim tė korrigjimit tė mėtejmė, nuk u tha asnjėherė zėshėm nga tė zgjedhurit tanė nė kėtė Ekip se ėshtė kontribut pėr ta nxjerrė njė propozim sa mė pėrmbajtjesor , i cili nesėr jo vetėm qė mė lehtė do pranohej por edhe do gjente hapėsirė dhe mbėshtetės pėr zbatim.
Megjithatė, pėrderisa ky dokument gjendet nė fazėn e propozimit dhe, gjithashtu edhe tė debatit, po, edhe epiqendėr e bisedave tė mėtejme e, veēmas tė takimit tė 10 Marsit nė Vjenė (qoftė ky takim i fundit para aprovimit final nė KS tė OKB_sė), ka ende kohė , hapėsirė po, edhe nevojė pėr ta korrigjuar, pa ia prekur atė substancėn, nė tė cilėn ėshtė pėrqendruar me "fanatizėm" Ekipi ynė i Unitetit. Sidomos nė anekset qė kanė tė bėjnė me decentralizimin, me zonat e mbrojtura dhe trashėgiminė kulturore po edhe qartėsimin e saktėsimin e kompetencave tė nivelit lokal, votėn e dyfishtė nė Kuvend, pronėn dhe borxhet me tė cilat ngarkohet Kosova deri te fati i TMK-sė, e ardhmja e sė cilės as me njė korrigjim terminologjik, fare nuk ėshtė zbutur. Pėr mė keq, "shuarja" ėshtė mė e rėndė se "shpėrbėrja", nėse e shikojmė mė holl. Termi mė i drejtė nė kėtė rast do tė ishte "pėrmbyllja" apo edhe "pėrfundimi" i misionit tė TMK-sė.
Korrigjimet e tashme nė letra deri te propozimi final, pėrmes konsultave qysh po kanė dėshirė t' i quajnė bisedat, nesėr do ta lehtėsonin shumė veprimin nė terren. Andaj, Ekipi i Unitetit, pėr t' i shmangur pėrplasjet e sė nesėrmes nė terren, mė mirė ėshtė qė sot, tė luajnė rolin e mbrojtėsve tė atyre tė cilėt i pėrfaqėsojnė, sepse kėshtu, edhe vetė presidentit Ahtisaari do t' I bėnin nder mė tė madh.

Gjilan, 8 Mars 2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara