HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SHTĖPIA BOTUESE BRAZILIANE "PROTEXTO" BOTOI LIBRIN E
ENGJĖLL KOLIQIT - "NDJENJĖ DRITE" (SENTIMENTO DE LUZ):

DRITA E DASHURISĖ DHE E VĖRTETA SHQIPTARE HYJNĖ FUQISHĖM NĖ OPINIONIN BRAZILIAN

-- nga Sarė GJERGJI

Sarė GJERGJI Libri i parė poetik i Engjėll Koliqit nė gjuhėn portugeze, qė kėto ditė u botua nė Brazil ka gjithsejt 161 poezi, tė ndara nė gjashtė shtylla pėrmbledhėse tematike:
1. Vritet dashuria dhe thuhet normalitet;
2. Ariu dhe arusha e maleve tė fatit;
3. Jemi ne protagonistė tė sė vėrtetės;
4. E ndėrrojmė botėn me dashuri;
5. Nė pritje;
6. Mrekullia qė po ngjan.

Stubėll. Tetor, 2007 - Kėto ditė, shtėpia botuese "PROTEXTO" nė Brazil ka nxjerrė nė dritė librin e autorit kosovar Engjėll Koliqi, me titull "Ndjenjė Drite" (Sentimento de Luz), njė libėr voluminoz me gjithsejt 161 poezi, tė renditura nė gjashtė cikle, apo shtylla pėrmbledhėse tematike, siē shihet mė lart. Ky libėr, siē vlerėson edhe redaktorja dhe pėrkthyesja e librit nga italishtja, nė portugalisht - Vera Lucia Alves Neves (shkrimtare e kritike e njohur, e doktoruar nė shekncat linguistike dhe profesoreshė universitare nė pension), kryefjalė ka dashurinė, me tė cilėn mjeshtėrisht shprehet edhe dhembja, edhe shpresa, edhe besimi nė fuqinė e mrekullisė, edhe pėrkushtimi pėr ndėrrimin e botės...

Engjėll Koliqi - Sentimento de luz
Kopertina e librit tė sapobotuar e autorit Engjėll Koliqit

Kėto qėllime dhe vlera tė poezive tė tij nė kėtė libėr, i ka sheshuar edhe vetė autori, qė nė dedikimin e librit dhe nė titujt e poezive, tashmė shumė tė kėrkuara nga opinioni brazilian. Interesimi i madh pėr poezinė e kėtij autori ėshtė vėrtetuar edhe nė dy ekspozitat me poezitė e Koliqit, qė ka pasuar me botimin e shumė prej tyre nė revistat braziliane, si dhe nė deklamimin e tyre nga artistė vendorė, nėpėr emisionet kulturore tė radiotelevizioneve tė atjeshme. Ja seē thotė autori nė dedikimin e tij, nė fillim tė librit: "Kėtė libėr ia kushtoj dashurisė njerėzore univerzale, me urimin qė tė rritet gjithnjė e mė shumė nė tė gjitha qeniet njerėzore nė mbarė gjithėsinė, si dhe shekullit tonė, nga unė i pagėzuar me emrin e dashurisė, me detyrė qė tė ndėrrojė botėn, me dritėn e sė vėrtetės!"

Tė shohim edhe kushtrimin, vlerat dhe britmat e autorit, qė shprehen nėpėr titujt e poezive nė kėtė libėr, siē janė: Bota e humbur; Nėn ligjet e fjalės; Ta thejmė heshtjen; Sė paku tė bėrtasim; ...Dhe thuhet normalitet; Ngjyrat e dhembjeve; Tė dehurit e jetės; Si gjithnjė; Njė jetė nė bisht tė shpresės; Jashtė vullnetit tonė; Pėr tė humbur gjurmė; Duke kėnduar pėr ty; Dyert e mbyllura; Gjithnjė pėr shije tė dashurisė; Nė duart tua; Nė emėr tė dashurisė; Koha flet; Diē ka ndodhur; Nė zemėr tė diellit; Tė mos mbesim kurrė vetėm; Para buzėqeshjes sate; Tė gatshėm tė festojmė; Sipas ligjeve tė dashurisė; Vetėm pėrpara; Me njėmijenjė kėngė; Nė valle reth diellit; Sipas testamentit tė Nėnės Tereze; Konstruktohet ardhmėria; Itabirito-Stubėll; Duke dėshmuar dashurinė; Ėndėrra e engjėjve; Dielli ėshtė i yni; Zemra qė thėrret; Formula ime e dashurisė; Po mbėrrin stina jonė; Kthehu Zotynė; Lulet tua; Kosova jonė; Dardania e ardhmėrisė; Jam nė botėn time; Duke kėrkuar lajmin e mirė; Mrekullia nė vepėr, Emrat tanė; Nė ėndėrrėn time tė madhe; Njė kėngė e vonuar; Vazhdojmė; Jam nė nėnqiellin tėnd; Fenomen hyjnor; Mes njėmijenjė pyetjesh, etj.

Pėr tė kuptuar edhe mė mirė pėrmbajtjen, vlerat dhe qėllimin e kėtij libri poetik tė autorit kosovar, qė pa dritėn e botimit nė gjuhėn portugeze, nė Brazil, po e pėrshkruajmė tė plotė parathėnien e redaktores dhe pėrkthyeses sė librit - Dr Vera Lucia Alves Neves, mė sa vijon:
"Nuk ėshtė lehtė tė shkruash pėr njė poet qė ka fjalė tė forta e shumė tė ndjeshme, siē ėshtė Engjėll Koliqi. Ai nuk ėshtė njė autor i thjeshtė, qė i vė fjalėt dhe i dėrgon nė vargje tė mbyllura tė poezisė. Ėshtė para sė gjithash njė njeri qė ndjen dhembjet e popullit tė tij, qė njeh kėrkesat dhe nevojat e vendit tė tij, qė dėgjon zhurmėn e burimeve duke rrjedhur nėpėr gurė dhe - para sė gjithash - ka nė zemėr tokėn e vet ajrin e Kosovės sė Tij.

Dashuria ėshtė fjala ēelės e tij, respektivisht kryefjala e tij. Ai nuk flet pėr dashurinė mes dy trupave, por diē mė shumė se kjo. Formula e tij ėshtė ndėrgjegjėja e ekzistencės sė besimit nė fuqinė hyjnore, nė mbarė gjithėsinė, dhe qė bėn tė krijojė nė proporcionin e tij atė qė retė tė kėrkojnė malet.
Poezia e Engjėll Koliqit ėshtė si njė cikėl frymėmarrjeje. Nė inspirime ai hyn nė kontakt me rrėnjėt e shpirtit tė tij. Ėshtė tė jesh vetėm, ėshtė lėvizje e tė mbushurit me energji, pėrgatitje... Nė inspirime ėshtė takimi, ēasti i lulėzimit, qė tė rilind me tjetrin, tė bėjė qė shpresat tė jenė pjekuria e ėndėrrimeve.

Poezia e tij ėshtė njė ripėrtėritje e brendshme, njė rivitalizim i ėndėrrave tė papėrjetuara, tė ėndėrrave qė kėrkojnė pėrcaktimin e tė jetuarit. Kjo ripėrtėritje e thellė ndjehet nė fjalėt e tij, qė nuk janė vetėm konkrete. Dashuria e tij ėshtė e pakushtėzuar, e guximshme dhe zemėrbutė. Me kėtė dashuri ia del tė ikė nga energjitė negative dhe nė vend qė tė humbė hapsirėn e tij, nuk lejon tė kontrollohet nga negativiteti, as tė sakrifikohet...
Ishte njė nder tė prezantohet Engjėll Koliqi, sepse poezia e tij ka rrjedhur mu nga zemra, nga njė ndėrgjegje gjithnjė e pastėr dhe e rilindur, gjithnjė e rritur nė dhembshuri, nė kungim (ushqim shpirtėror) me vetėvetin dhe me natyrėn, nė dėshirėn e tij qė tė lėvizė lirshėm mes kthjelltėsisė dhe emocioneve, mes tė tė menduarit dhe veprimit (aksionit), pa paragjykim nė marrėdhėniet me tė tjerėt dhe me vetėvetin, duke kėrkuar gjithmonė tė vėrtetėn - tė vėrtetėn qė t'i besojė vetėvetit, tė vėrtetėn qė tė besojė nė transformimin (ndėrrimin) e botės, tė vėrtetėn qė tė besojė nė muzikė, nė art, nė bukuri, nė rend dhe nė fisnikėrinė e ndjenjės (sentimentit). Ėshtė pikėrisht kjo veti qė e bėn tė posaēėm, tė fortė dhe sfidues, tė fortė nė mėnyrėn e tij tė tė shprehurit, tė sigurtė nė qėllimet e tij.

Poezia e Engjėll Koliqit do tė mund tė jetė pėr opinionin njė sfidė - jo abstrakte, por njė sfidė qė mund tė prekė nė kokė dhe nė kraharor, mbasi frazat e tij tė mund tė integrohen nė historinė tonė tė jetės, duke pėrfituar forma, kreativitet dhe kėrkim tė gjithėhershėm nė drejtim tė vetėnjohjes".
Nga Brazili bėhet e ditur se edhe libri tjetėr publicistik, "Nėna Tereze - njė dashuri e pakufishme" (poashtu nė gjuhėn portugeze, i kėtij autori, do tė dalė nga shtypi brenda kėtij muaji, nga shtėpia botuese "O Lutador", nė Belo Horizonte. Gjithashtu nė pėrgatitje ėshtė edhe libri tjetėr poetik "Forca e Jetės", qė sipas tė gjitha gjasave do tė botohet portugalisht dhe gjermanisht, si edhe libri "Shekulli im quhet dashuri", i pėrkthyer portugalisht, nga italishtja.

Le tė shpresojmė qė sė shpejti mund t'i lexojmė librat e kėtij autori, tė njohur nė botė, edhe nė vendin tonė, nė gjuhėn amtare. Ai thotė se nė gjuhėn amtare ka shkruar mijėra vargje, shumė tregime, udhėpėrshkrime... por deri tash ende nuk ka botuar libėr shqip, por beson se sė shpejti do tė shohin dritėn e botimit disa libra tė tij, nė gjuhėn amtare - nė Kosovė, nė Shqipėri dhe nė Maqedoni, me kėrkesėn edhe tė disa shtėpive botuese.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara