U festua ceremonia e fluturimeve direkte Nju Jork-Tiranė, Nju Jork-Prishtinė
-- nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork
Ditėn e Mėrkurė mė 4 Prill 2007 Komuniteti Shqiptar i Amerikės pėrjetoi
ēaste tė bukura, emocionante dhe tė paharuara.
Nė njė nga sallat e mėdha tė bukura dhe luksoze tė Restorantit "Per Un'
Angelo", nė Wantagh, Long Island, Nju Jork u zhvillua ceremonia e pėrurimit tė
fluturimeve ajrore direkt Nju Jork-Tiranė, Nju Jork-Prishtinė dhe anasjelltas.
Kėtė lajm tė shumėpritur nga tė gjithė kishte disa javė qė reklamonte Gazeta
Shqiptaro-Amerikane "ILLYRIA", si dhe forumi shqiptar nė internet "STĖRKALA"
Pjesėmarrės tė shumtė jo vetėm nga Nju Jorku, por edhe nga shtetet e tjera
Connecticut, Nju Xhersi, Pensilvania, nė atė ceremoni gėzimi dhe tė
shumėpritur nga tė gjithė ne bashkėatdhetarėt shqiptarė nė fytyrat e tė gjithėve
shprehej qartė gėzimi pėr atė ėndėr tė gjithėcecilit, ndjeheshin mė shumė se tė emocionuar.
Restorantit "Per Un' Angelo", nė Wantagh, Long Island, Nju Jork ėshtė pronė
e pronarėve shqiptaro-amerikanė Tomė Ulaj dhe Eli Gjezo.
Restorani "Per Un' Angelo", nė Wantagh, Long Island, Nju Jork ėshtė tepėr
luksoz dhe shumė i preferuar nga shqiptarė dhe tė huaj, por tė "zotėt e
shtėpisė" me plot shije kishin krijuar njė ambient disi mė tė kėndshėm dhe tė
veēantė, ku siē ndodh pėrherė nė festa, ceremoni tė tilla, sallėn e madhe e kishin
"pushtuar" ngjyrat e Flamurit tonė kuq e zi. Ēdo tavolinė kishte katėr
peceta tė kuqe dhe tė zeza tė hapura nė formė luleje dhe tė vendosura nė katėr
gota. Nuk mungonin edhe ngjyrat e Flamurit Amerikan, e bardha, bluja dhe e
kuqja. Nė sfond ishin vendosur dy Flamujt e dy vendeve tanė; Flamuri Amerikan dhe Flamuri Shqiptar.
Ndėrmjet zbukurimeve tė shumta qė ndodhen nė ambientet e atij restoranti, nė
mure vareshin reklama e fluturimeve direkt Nju Jork-Tiranė, Nju Jork-Prishtinė.
Tė gjithė jemi dėshmitarė pėr peripecitė nė aeroportet e ndryshme evropiane,
nė pritje me orė tė tėra, pasi kemi fluturuar tetė dhe mė shumė orė nga
Amerika, pėr tė hipur nė avionin tjetėr pėr nė Atdhe. Nuk janė tė paktė edhe ata
pasagjerė shqiptarė qė kanė pritur 24 orė tė tėra nė aeroportet evropiane pėr
tė fluturuar vetėm 2 orė pėr nė Shqipėri, pasi avioni nga shtetet nga vijnė
ėshtė nisur me vonesė, kėshtu qė edhe mbėrritja e tyre nė ato aeroporte ka
qenė e vonė.
Duket se ajo pritje e gjatė morri fund dhe pėr kėtė kanė meritė tė madhe
bashkėatdhetarėt tanė tė nderuar, tė zotėt e shtėpisė sė atij restoranti,
Familjet Ulaj dhe Gjezo, si dhe zoti Tomė Gjoka, tė cilėt me pėrgjegjėsi dhe
vendosmėri tė madhe, me pėrkushtim pėr t'i ardhur nė ndihmė gjithė
bashkėatdhetarėve tė tyre, nė bashkėpunim me Shoqėrinė ATA (American Trans Air)
mundėsuan fluturimet direkte nga Nju Jorku pėr nė Atdhe.
Bashkėatdhetarė tė shumtė vijnė me radhė dhe hyjnė nė sallėn e madhe tė
ceremonisė. Botuesi i gazetės Shqiptaro-Amerikane "ILLYRIA", zoti Vehbi Bajrami i
shoqėruar nga bashkėshortja e tij, zonja Eugene ishin ndėr tė parėt qė
kishin ardhur. Vijnė me radhė bashkėatdhetarė tė tjerė, tė njohur dhe tė panjohur,
zoti Luigj Shkreli, njė ndėr shqiptarėt e parė qė ka ndihmuar
bashkatdhetarėt e tij emigrantė tė ardhur nė Amerikė, Biznesmeni i suksesshėm
shqiptaro-amerikan, zoti Florion Krasniqi, Producenti i Televizionit "Kultura
Shqiptare" ne Nju Jork zoti Adem Belliu, Producenti i Radios "Emigranti" zoti Bekim
Xhaferi, zonja Muzafere Beka, pėrfaqėsues nga TV Shqip, Chicago Intercom
Ventures, zotėrinjtė Drilon Qehaja dhe Tony Hoti, Zonja Shpresa Uli, zotėrinjtė Gjon
Ivezaj, Kolė Cacaj, Mark Gjokaj, Nosh Camaj, Hysen Ulaj, Eli Xhani, Harri
Rizo, Terri Gjezo, e shumė tė tjerė.
Fjalėn e hapjes e mbajti njė pėrfaqėsues i Shoqėrisė Ajrore ATA, i cili,
pasi falenderoi dhe pėrshėndeti pjesėmarrėsit, foli pėr rėndėsinė e madhe qė ka
kjo nismė...
Pastaj folėn me radhė bashkėorganizatorėt e kėsaj nisme tė rėndėsishme, zoti
Tomė Ulaj, Eli Gjezo, Tomė Gjoka.
Bashkatdhetarė tė tjerė tė ndryshėm e morrėn fjalėn duke falenderuar
nismėtarėt, njėkohėsisht, duke shprehur gėzimin dhe emocionet e tyre pėr atė ėndėrr
tė vjetėr.
Ēdo diskutim, nė fund u shoqėrua me duartrokitje dhe me thirrjet pėr Kosovėn
e pavarur. Dhe vėrtet, festėn e madhe tė fitores, festėn e Kosovės sė
pavarur ne do ta festojmė atje, duke fluturuar direkt Nju Jork-Prishtinė.
Ja si u shprehėn disa nga tė pranishmit nė atė ceremoni.
Tomė Ulaj: "...Mė shumė ėshtė dėshira e madhe se diēka... Mė 9 Qershor do tė fillojė fluturimi i parė nga Nju jorku pėr nė Tiranė dhe mė 11 Qershor fluturimi nga Nju Jorku pėr nė Prishtinė... mesazhi im ėshtė: "Mirėsejugjej o shqiptarė tė bėjmė fluturime tė rehatshme..."
Eli Gjezo: "...Pas njė pune intensive dhe tė lodhshme, netė pa gjumė, ndjehem e lumtur qė u realizua ėndra e tė gjithė neve, fluturimi direkt nga Nju Jorku pėr nė atdhe... i uroj tė gjithėve qė do kenė mundėsi tė fluturojnė me kėtė lionjė ajrore, Udhė tė mbarė..."
Tomė Gjoka, kėshilltar, organizator i kėsaj shoqėrie ajrore: "Profesioni im
ėshtė pilot... dhe ndjehem i lumtur sot, qė bashkė me bashkėatdhetarėt e mi
shqiptarė zonjėn Eli Gjezo dhe Tomė Ulaj realizuam ėndrėn e ēdo shqiptari kėtu
nė Sh.B.A. pėr tė fluturuar direkt nė Tiranė dhe nė prishtinė. Ne si
shqiptarė, duhet tė bashkėpunojmė mė tepėr qė tė krijojmė njė shoqėri ajrore
shqiptare tonėn, me shumicėn e kapitalit shqiptar, se edhe Shoqėria "Albania Air
Line" nuk ėshtė shqiptare, shumica ėshtė kapital i huaj.
Florion Krasniqi: " Kjo ėshtė njė ditė e shėnuar pėr tė gjithė shqiptarėt e
Amerikės, por edhe tė Kanadasė, sepse ky fluturim direkt i kursen kohė, pare,
i jep ēdo mundėsi tė mirė... Ka shumė njerėz qė fluturojnė me familje, me
njerėz nė moshė tė madhe, me fėmijė tė vegjėl... ky fluturim i lehtėson
shumė... Ėshtė njė inisiativė pėr t'u vlerėsuar... Mendoj se, jo vetėm pėr stinėn e
Verės do tė ketė kėrkesa pėr bileta, por edhe pėr stinėt e tjera, sepse
Kosova sot ėshtė e pėrfshirė nga biznesi dhe shumė dhe sot nė kosovė punojnė
mijėra njerėz tė huaj, mendoj se nė ēdo kohė numri i kėrkesave pėr bileta do tė
jetė i madh..."
Luigj Shkreli: "... Dua t'i uroj me gjithė zemėr gjithė nismėtarėt qėna
krijuan mundėsinė e fluturimeve direkte nga Amerika pėr nė atdhe. i uroj tė
gjithėve "Udhė tė mbarė, sė shpejti Kosova e pavarur..."
Shpresa Uli: "... Ėshtė kėnaqėsi e tė gjithė neve pėr realizimin e asaj
ėndre tė herėshme, fluturimi direkt nga Nju jorku pėr nė Atdhe. Duhet tė jemi
pėrherė tė bashkuar dhe tė gjithė duhet t'i bashkohemi kėsaj kompanie ajrore..."
Muzafere Beka: "Gėzimi ėshtė i madh. Nuk gjej dot fjalė tė them, sepse vetė
kjo ėndėr e tė gjithė neve flet mė shumė se ē'duhet tė fali ē'donjeri nga
ne... Urime..."
Eli Xhani: " Dua tė falenderoj organizatorėt e kėsaj inisiative tė vėshtirė,
zotin Tomė Ulaj, zonjėn Eli Gjezo, zotin Tomė Gjoka qė ia dolėn mbanė me
sukses. Urimi im qė dhe urimi i ēdo shqiptari ėshtė: Urime, j'u lumtė,
faleminderit qė na krijuat kėtė lehtėsi fluturimi pėr nė atdhe..."
Bekim Xhaferi: "Ėshtė kėnaqėsi e madhe tė ndodhesh nė ambient shqiptar si ky
i tanishmi. Kėnaqėsisė i shtohet edhe gėzimi dhe urimi pėr nismėtarėt pėr
kėtė lehtėsi qė na bėnė, duke udhėtuar direkt pėr nė atdhe... urime..."
Nė fund organizatorėt Tomė Ulaj dhe Eli Gjezo shtruan njė darkė pėr tė
gjithė tė pranishmit, ku nėn tingujt e organos dhe klarinetės tė luajtur me
mjeshtėri nga Edi Xhani dhe Sokol Asllani u kėnduan, dhe u vallėzuan kėngėt dhe
vallet e bukura shqiptare.
Pėr informacion mė tė zgjeruar dhe mundėsinė e rezervimit tė biletave pėr tė
fluturuar direkt nga Nju Jorku pėr nė Tiranė dhe Prishtinė vizitoni web-site
nė internet: http://adriaticeagleair.com/
[Pamje nga ceremonia
Zoti Tom; Ulaj
Znj. Eli Gjezo
Perfaqesues i Kompanise Ajrore ATA
Z. Tom Gjoka - fotot nuk kanė ardhė]