HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Leximi dhe interpretimi i letėrsisė sė Atė Anton Harapit

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Studiuesi dhe shkrimtari i mirėnjohur nga Tuzi, Anton Gojcaj nė librin e tij tė fundit "*Fakticiteti nė letėrsi-proza letrare e Anton Harapit*" (Buzuku 2007), ka bėrė njė pėrpjekje serioze por tė studiuar letėrsinė e shkrimtarit dhe dijetarit tė mirėnjohur Atė Anton Harapit. Libri ėshtė konceptuar sipas njė logjike tė ekuilibruar, ndėrsa autori i librit sikundėr le tė kuptojmė se "*roli i interpretimit ėshtė tė korrigjojė ose tė arsyetojė njė lexim*" (Ian Meclean). Metaligjėrimin i Gojcajt realizohet me pėrkushtim e dije empirike letrare, madje, do tė thoshim, edhe pėr tė sprovuar njė tendencė qėllimmire, pėr tė kthyer rendin e munguar nė aporinė e studimeve letrare tek ne, veēanėrisht ndaj korpusit letrar tė autorėve e veprave tė ekskomunikuara pėr dekada tė tėra nė kritikėn letrare shqipe, pjesė e sė cilit korpus tė gjerė, ėshtė vepra e viganit tė letėrsisė dhe mendimtarit shqiptar, franēeskani Atė Anton Harapi.

Kjo intencė kėrkon tė korrigjojė leximit qė i janė bėrė kėtij autori tė madh. Pėrmes kėtij libri, studiuesi Gojcaj pėrveē se shpjegon si ėshtė konstituar dhe si funksionon proza e Harapit, nė anėn tjetėr arsyeton njė mėnyrė specifike leximi qė kėrkon tė ndėrtoj metaligjėrimin kritik mbi doktrina e ide letrare, pėr tė bėrė tė mundshme, nė tė njėjtėn kohe e vendosjen e kuptimeve tė veēanta letrare nė njė kontekst tė paqartė e kundėrshtues, nė njė kontekst me dilema specifike pėr natyrėn e shkrimeve tė Harapit. Anton Gojcaj i rrahur nė letėrsi, i pajisur me dije universale, parakonceptimet pėr letėrsinė i ka tė ndėrtuara nė pėrvojėn e gjerė empirike, andaj sikundėr insiston se "vepra letrare nuk ėshtė njė objekt qė duhet pėrkufizuar, por njė efekt qė pėrjetohet" (Wolfgang Iser). Nga kėndej, proza e Harapit nga Gojcaj lexohet dhe interpretohet me status tė pastėr letrar.

Letėrsia shqiptare nė zhvillimin e saj ka patur fatin tragjik tė popullit tė saj. Ajo s'arriti tė zhvillohej sipas ritmeve normale, ngase ndėrhyrjet e ideologjisė e kanė cunguar, penguar dhe sabotuar. Ajo u vlerėsua gjithqysh, por mė sė paku sipas parimeve estetike e letrare. Madje, pėr tė komplikuar punėn, letėrsia shqipe nuk u studiua nė relacion me dije teorike letrare, nga tė cilat duhej tė nxiteshin premisat pėr konstatime tė qėndrueshme e logjike letrare. Kėndej pari edhe shumė autorė u janė nėnshtruar regjimeve qė kanė prodhuar ideologjitė, si dhe skemave tė tyre qė janė manifestuar nė mėnyrėn mė tė vrazhdė nė art e letėrsi, sidomos gjatė dekadave kur Shqipėria u gjend nėn diktaturė.

Kėtė fat e ka pėrjetuar, nė mėnyrėn mė tragjike edhe shkrimtari e dijetari i madh, autori i shkollės sė madhe letrare tė Shkodrės dhe kodit tė fuqishėm franēeskan, Atė Anton Harapi, i pushkatuar nga diktatura e Enver Hoxhės, i ndaluar tė lexohet, ribotohet dhe studiohet pėr dekada tė tėra, deri nė fundin e shekullit tė kaluar, me motivet mė tė ulėtat e mė primitivet e mundshme. Duke njohur ketė kontekst tė rėnd, studiuesi Anton Gojcaj i qaset kėtij fenomeni letrar pėr tė funksionalizuar letėrsinė e Harapit nė kuadėr tė historisė letrare shqipe dhe historisė sė ideve letrare, nė njė kontekst tė ri leximi e interpretimi. Studiuesi me guxim e pėrgatitje tė duhur profesionale i pėrqaset prozės letrare tė Harapit, duke bėrė analizė sintetizuese dhe sistematike, jo vetėm pėr tė argumentuar dhe dėshmuar "fakticitetin" nė letėrsinė dhe prozėn e tij, qė ėshtė intencė e studimit nė fjalė.

Po ashtu, ky studim ka objektivė tė qartėsoj dilemėn e shumė studiuesve tė veprės sė Harapit: nėse ėshtė ajo letėrsi e pastėr a jo. Kėtė intencė e eksploron me shembuj tė fuqishėm letrar. Studiuesi duke dėshmuar relacionet mes fakticitetit dhe fiksionit, raportet dhe ndėrkomunikimet e natyrshme mes kėtyre dy kategorive tė shkrimit edhe nė rrafshin universal tė letėrsisė, e edhe nė atė nacional, arrin gjithashtu tė dėshmoj nivelin e lartė estetik qė ngėrthen proza e Harapit, gjegjėsisht dy veprave fundamentale "Andrra e Pretashit" dhe "Valė mbi valė". Sė kėndejmi edhe vendin qė zė ajo e autori i saj nė kuadėr tė letėrsisė shqiptare pėrgjithėsisht. Anton Gojcaj nuk ka dilemė lidhur me aspektin esencial tė kėtyre teksteve: ato janė tekste me status tė plotė letrar dhe si tė tilla duhet lexohen e interpretohen. Nė kėtė sens, autori me argumente polemizon me elemente tė caktuara nė mendimin letrar shqiptar, tė cilat kanė tentuar shpėlarjen e historisė sė letėrsisė, sipas apetiteve ideologjike, apo edhe leximeve tė mbrapshta e tendencioze. Madje, edhe ndaj atyre qė marrin guxim tė shkruajnė pa e lexuar fare Harapin.

Gojcaj eksploron elementet qenėsore tė prozės letrare tė Harapit, nė kategoritė e brendshme dhe tė jashtme tė saj. Pastaj jep kualifikime tė vlefshme letrare pėr tipologjinė e kėsaj prozė, pėr kodet dhe toposet letrare, pėr kategorinė e zhanrit dhe nivelet e narracionit, pėr kohėn si pėrbėrės i rendėsishėm narrativ, pėr pozicionet e rrėfimit, gjithnjė nė suaza tė njė sinteze, e cila synon tė asimiloj dije e formacione empirike letrare, nė funksion tė statusit letrar qė merr teksti i Harapit. Dijet dhe empiria letrare, studiuesit i duhen pėr t'i kontekstualizaur karshi letėrsisė sė shkrimtarit nė fjalė, respektivisht dy veprave tė cilat i merr si objekt studimi "Andrra e Pretashit" dhe "Valė mbi valė". Nga kėndej, argumentet qė nxjerr janė bindėse, sepse shoqėrohen me shembuj relevant tė letėrsisė dhe bėhen me pėrkushtim, analiza tė thukta e gjithėpėrfshirėse.

Gojcaj mendon mė tė drejtė se Harapi, ka vlera tė jashtėzakonshme nė kulturėn e shkrimit shqip nė shumė aspekte, duke pėrmendur atributet e tij si njė apologjet i besimit dhe tolerancės ndėrfetare shqiptare, si njė promotor i rryer pėr emancipim dhe kulturė tė njėmend shqiptare, si polemizues i shkathtė, madje edhe pėr probleme globale, siē ishte ideologjia komuniste, me tė cilėn polemizon; si moralist i madh e erudit i pashembullt. Mbi tė gjitha, studiuesi mendon se Harapi spikatet pėr prozėn e tij tė veēantė, e cila "endet" mes fakticitetit dhe fiksionit dhe pikėrisht ky dimension e bėnė atė sui generis, ndėrsa Harapi mbetet personaliteti mė i madh i kulturės shqiptare pas Fishtės, Nolit dhe Konicės, siē thotė dijetari i letėrsisė Aurel Plasari.

Duke diskutuar statusin letrar tė kėtyre teksteve, ēėshtje kjo qė ka zgjuar interesim edhe tek studiues tjerė tė veprės sė Harapit, shumė prej tė cilėve mendojnė se veprat kanė vlerė dokumentare pėr bazamentin historik, si dėshmi e tė dhėna, pėrmes kujtimesh dhe lenė mėnjana statusin e tyre letrar, Gojcaj polemizon me kėto ide, me pedanteri dhe vė nė pah se tė dhėnat historike nuk cenojnė statusin e tekstit letrar, madje shkruan se: "fiksionalieti nuk ėshtė i rezervuar ekskluzivisht pėr letėrsinė dhe artin, kurse semantika e letėrsisė nuk mund tė ngushtohet nė njėfarė sinonimi tė fiksionit...Tolstoj nė "Lufta dhe paqja" ka pėrfshirė po ashtu personazhe, fytyra historike, ndėr tė tjerė edhe vetė Napoleon Buonapartin, por pėr kėtė gjė askush nuk e konteston faktin se vepra nė fjalė ėshtė njė roman, pra njė vepėr letrare".

Kjo referencė e pėrmendur nė kontekstin e prozės sė Harapit i jep argument e peshė idesė sė fakticiteti jo qė nuk cenon statusin letrar tė teksteve tė Harapit, por nė tė kundėrtėn, e bėn atė mė tė veēantė. Andaj Gojcaj, mendon se shumėēka qė ėshtė e lidhur me perceptimet pėr njė vepėr apo dukuri letrare, ka ndėrlidhje logjike me faktorin lexues, sepse vepra letrare ėshtė njė fakt qė pėrjetohet. I bindur nė idetė tij, studiuesi thekson se "Andrra e Pretashit" paraplotėson gjitha kriteret letrare pėr t'u quajtur roman, pėrkundėr shumė mendimeve tjera tė mėparshme qė kėtė vepėr e kanė kualifikuar si prozė dokumentare, kujtime etj.

Gojcaj nuk ka asnjė hamendje, ky tekst letrar ėshtė roman dhe nė kėtė rrugė sjell argumentet e brendshme tė tekstit letrar, sikundėr nė planin ligjėrimore, njashtu edhe nė atė narrativ, veēanėrisht nė analizėn e kronotipeve letrare, elemente kėto qė janė krejt tė reja nė mendimin letrar tek lidhur me prozėn e Harapit. Pėrkundėr bindjes sė fuqishme pėr prozėn "Andrra e Pretashit", kur pėrcaktuan kategorinė e zhanrit, pėr tekstin tjetėr letrar "Valė mbi valė" ka disa hamendėsime, edhe pse nuk ngurron t'i thotė novelė filozofike. Edhe ky pėrkufizim del i ri. Edhe pse Gojcaj kėto dy proza i sheh nė suaza tė dy kategorive zhanrore, ai prapėseprapė gjen pika tė nyjėtimit tė pėrbashkėta. Njė element i pėrbashkėt ėshtė narratori-shkruan Gojcaj, ndėrsa tjetėr tipar karakterizues ėshtė hapėsira e madhe qė zėnė dialogjet. Njė vėmendje tė posaēme nė kėtė studim zė edhe hulumtimi i kohės si pėrbėrės i dy prozave.

Nė aspektin intertekstual, autori sheh ndėrlidhje funksionale mes prozės sė Harapit dhe diskurseve orale, sidomos me fjalėt e urta si njėsi tė shfaqjes sė intertesktualitetit. Ndėrsa anė planin tjetėr ligjėrimor, sheh njė ndėrlidhje funksionale me diskursin biblik dhe librin e shenjtė Bibla.

Libri ėshtė i mbarėshtuar me njė kulturė tė lartė letrare, studiuesi Gojcaj letėrsinė e lexon me vėmendje, ai i hulumton me pėrkushtim, gjitha idetė dhe diskutimet pėr t'i mbėshtet me referenca relevante qė e ndihmojnė dhe e kompletojnė kėtė studim, i cili duhet tė tumiret me vlera tė veēanta nė kontekstin tonė letrar. Kėshtu ky studim kontribuon dukshėm nė hapjen e mėtejme tė studimeve letrare, si dhe krijon pamje tjetėr pėr autorin e madh Anton Harapi. Duk lexuar nga njė kėnd e veēantė empirik, i ēliruar nga mitizimet e gulfimet e panevojshme, Gojcaj sikundėr le tė kuptohet se letėrsia ka forma tė ndryshme tė leximit dhe secila e pasuron botėn e madhe tė letėrsisė.

Libri ėshtė shkruar me njė gjuhė tė nivelit tė lartė teorik e kritikė, me stabilitet termash e domethėniesh semantike, diēka e rrallė nė kritikėn shqipe. Mbarėshtimi i materies dhe trajtimi i fenomeneve tė brendshme dhe tė jashtme tė prozės sė Harapit, gjithherė pėr tė qenė relevante, i nėnshtrohen njė liri tė leximit (Umberto Eco). Por kjo liri nuk cenon objektivitetin e nevojshėm, sepse letėrsia lexohet nė relacion, nė interkomunikim. Gjitha idetė letrare shoqėrohen me relevante relevante edhe nė planin letrar, fiksional, edhe nė atė teorik-kritik. Ky aspekt e bėn kėtė studim tė veēantė dhe tė rėndėsishėm pėr kulturėn letrare shqipe.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara