Dimensioni semantik i dhembjes
-- nga Ndue Ukaj
Nė sfondin e vargjeve tė dhembjes, kujtimeve tė makthshme, tė pėrjetuara deri nė kulim e padurueshėm, aty ku "Maja e zezė" pėlcet si njė metaforė triumfuese, shkrimtari nga Kosova Sali Bashota ndėrton Olimpin e metaforave dhe vargjeve, duke na dhėnė tablo tė ankthshme tė jetės nėn kohėn e demonėve qė pėrgjakin vendin e tij, sė kėndejmi edhe vargun e poetit: "shpirti i sė cilit ėshtė mbėrthyer ne vargje dhe rėnkon" ("Maja e zezė"). Megjithėkėtė pamje, poeti jep kushtrimin sfidues, pėr tė triumfuar ligjėrimi poetik si intencė sintetizuese: "Muza ime/Unė s'do tė vdes kėtu/Nė mėngjesin e pikėlluar" ("Forma tjetėr e dhembjes"). Poezia e tij duke u pėrshkuar nga tone tė dhembjes, nga pėrmasa tragjike e jetės, evokon ankthshėm kohėn mynxyrave tė trishtueshme qė ka kaluar qenia e tij dhe e kombit tė tij.
Janė kėto nuanca tė cilat i japin poezisė sė tij, dimensionin e artit tė
tragjikes, e dhembjes, e makthit dhe klithmave pėr liri, pėr hapėsirė. Poeti
Bashota kultivon vargje tė kondensuar, ku dallohet dukshėm njė sistem
figurativ i dendur, me ngjyra tė larmishme, e me njė dominancė tė lehė tė
metaforės si mbretėreshė e arit poetik, prapa sė cilės fshihen krahasime tė
qėlluara poetike, ide e mendime tė thella. Gramatika e pėrgjithshme e kėsaj
poezi pėrthyhet fuqishėm mes dimensionit semantik dhe estetik tė letėrsisė,
ku kodet poetike dhe mesazhet shkrijnė distancėn mes objektit dhe subjektit,
mes poetit dhe lexuesit. Kjo poetike sfidon modusin tematik tė atmosferės sė
rėnd tė poezisė, poezi kjo qė pėrshkohet kryesisht nga dhembja dhe evokimi i
saj nė variante tė ndryshme tė kėndimit poetik, pėrmes njė diskursi tė
fuqisė (Jacques Derrida) poetike, sikundėr del tek vargu i fuqishėm:
"Gjarpri shteti me njė njeri pėrdore nė ferrin e arsyes" ("Mungesa e shpirtit").
Dijetari i letėrsisė Northrep Fraji poetit ja atribuon cilėsitė metafizike,
sepse, sipas tij ai kėndon si perėndi. Fraji shkruan se: "funksioni i tij
(poetit) shoqėror ėshtė funksion i orakullit (predikuesit) tė frymėzuar".
Poezia ėshtė art i evokimit, art i fjalės sė figurshme, pėrmes sė cilit
mendimet zhvendosen nga kuptimet e para dhe marrin konotacione tjera, tė
nėnkuptueshme, tė figurshme. Nė poezi, pėrmes fjalės poetike, poeti
transfiguron realitetin nė figura dhe perceptime estetike nė gjendje emocionale.
Poeti si orakull transmeton mesazhe tek lexuesi pėrmes asociacionit tė imazheve dhe pamjeve, qė gjithmonė fshehėn pas figurave
retorike nė funksion tė komunikimit artistik drejtė receptuesit. Poezia,
mendimet i pėrkthen ne figura, gjendjet nė imazhe, emocionet dhe intuitėn
metafizike, nė trajta universale, aty ku shkrihen ekzaltimet shpirtėrore
pėrmes empiris dhe intuitės kreative. E tillė ėshtė poezia e Sali Bashotės,
tipologjia e sė cilės sintetizohen imazhet dhe gjendjen e rėnd nėn qiellin e
atdheut tė tij, kur rrudhet liria dhunshėm dhe ku poeti pėlcet me metaforat
e tij nė vetminė krijuese, pėr tė ndėrtuar artin e ligjėrimit tė ashpėr,
konfrontues me prishės tė lirisė dhe ekzistencės sė tij.
Sali Bashota ėshtė njėri nga poetėt e afirmuar tė poezisė shqipe. I njohur
edhe si kritik letrar, Bashota shkruan me sukses poezi, duke dėshmuar
intuitėn e fuqishme dhe perceptimet estetike nė shkallė tė lartė letrare.
Poezia e tij karakterizohet nga evokimet dhe imazhet, si karakteristika qė
enden nė trajta dramatikė nga vargu nė varg, nga poezia nė poezi, nga figura
nė figurė dhe krijojnė njė tekstualitet dramatik, vargje ku ritmi dhe
figurat pėrplotėsojnė intencėn e kėrkimeve letrare tė poetit. Nė tė vėrtet,
Bashota ėshtė njė poet i mirėfilltė i imazheve dhe evokimeve. Poezia e tij
ėshtė njė metaforė e bukur pėr "albumin e grisur" tė poetit nėn thundrat e
regjimit serb, ku "asgjė s'ėshtė hyjnore vetėm flijimi" (Poezia "Njė variant i vdekjes").
Pėrmbledhja me poezi "Ekzili i shpirtit", tė botuar shqip dhe rumanisht,
pėrmes pėrkthimit tė Baki Ymerit, dedikuar pėr njė lexues tė jashtėm,
shėnjon njė moment tė rėndėsishėm pėr prezantimin dhe afirmimin e letėrsisė
shqipe jashtė hapėsirave shqipfolėse. Nė kėtė pėrmbledhje Bashota sintetizon
perceptimet poetike nė rrėfimin lirik tė zhbėrjes sė qenies sė tij. Stili i
tij modern i kėndimit poetik, ėshtė i ngjeshur me ritėm dhe dinamikė tė
veēantė tekstuale brenda vargjeve lakonike, trajta kėto qė ecin nė gradacion
me idetė dhe perceptimet poetike. Kjo i ngjet golgotės, nė fakt, poeti kalon
njė golgotė tė cilėn shqipton dhimbshėm nė vargje tė goditura, sikundėr del
ta zėmė tek poezia "Vjersha qė po jepte shpirt", ku artikulim i dėshpėrimit tė gjatė dialogun me personazhe tė jetės sė poetit.
Moduesi tematik qė e dominon poezinė e Bashotės lidhet me fatin e qenies sė tij, fati ky qė
prodhon tipin e ligjėrimit qė dominohet nga vetmia si metaforė qė mbyt
dhimbjet, ngase: "vetmia po i kreh flokėt nė pasqyrė ("Baladė pėr vetėn", ku
krijohet "nėpėr hapėsirat e pushtuara tė mendimit" ("Bukuroshja e fjetur").
Sė kėndejmi poetit i pėlcet fjala. Ai pėrmes pyetjeve retorike shqipton
klithmėn e rėnd: "Si ta pėrpijė tmerrin nė dyluftim me hijet" ("Ah kjo
vdekje"). Ky ton i ligjėrimit bėhet edhe mė i ashpėr, mė thumbues, mė
tronditės nė poezinė "Fshirja e kujtesės", ku poeti kėrkon tė thyhen muret e
rėnda tė ekzistencės sė tij: "Sėmundjet e trupit nuk shėrohen mushkėritė kalben/Kur shndėrrohemi nė hije ta gjalla".
Tipet e ligjėrimit tė Bashotės janė tė nduarndurshme, figurat imazhet si arketipa letrare janė sa nacionale aq edhe universale. Nė kėtė linjė atykėtu, pėr tė sforcuar diskursin dhe pėr t'i dhėnė konotacion universal, poeti fut nė lojė diskursin biblik, sikundėr
tek poezia "Melankolia" ku vargjet e mėposhtme tingėllojnė fuqishėm nė
drejtim tė sforcimit tė kėsaj intence: "Lexuesi im/Po piqen mollėt e
pikėllimit nė kopsht/Edeni prapė ai i moēmi plot vrer". Ndėr poezitė e
fuqishme tė kėsaj pėrmbledhje, ku shqiptohet nė pėrmasa tragjike rrudhja e
hartės sė Arbėrisė, dallohet pėrmes sintagmės sė realizuar artistikisht
"Pėrmasa e zvogėlimit tė atdheut". Nė vargjet e kėsaj poezie autori shqipton
me ligjėrim te gdhendur poetik trajtat e tmerrshme tė shartimit tė hartės sė
tij, por nė kontekst sikundėr le tė kuptohet se Arbėrisė nuk mund t'i lidhet
kėrthiza aq lehte. Poezia e Bashotės nuk ngushtohet vetėm nė klithmat e
vetmisė, nė evokimin e kėtyre situatave, nė shqiptimin e tmerrshėm tė
tragjikes sė jetės sė tij, por poeti duke fut eksperienca tė fuqishme
letrare nė vargje, sikundėr hap shtigjet pėr ditėt e sė ardhmes, edhe pse
poezia e tij nė masė tė madhe ėshtė e kthyer nga e kaluara.
Nė poezinė "Koha epike" autori krenarinė e etnikumit e kontekstualizon nė pėrmasat e
antikitetit grek, ku figura e Homerit, Laokoontit, Mojsi Golemit shkrihen nė
shtratin e universal tė kėndimit poetik. Pėrveē modusit tematik tė vetmisė
dhe temės sė madhe ekzistenciale, qė lidhet me fatin e etnisė, Bashota thur
vargje tė bukura pėr dashurinė, variantet e sė cilės pėrcillen nė poezi me
ndjenja tė zjarrta. Nė tė vėrtet, figura e sė dashurės endet kudo nė poezi
dhe e bėn atė admirueshme. Ajo nė raste tė caktuar bėhet vetja e dytė e
poetit. Motivet e dashurisė shkrihen nė vargje me nuanca tė bukura, ku
vėrehet gjallėria e vargut dhe afresket e kėngės sė bukur poetike. Ndėr
poezitė e realizuara estetikisht nė kėtė kontekst veēojmė "A s'tė thash e
dashur" ku vargjet e bukura dhe perceptimet e holla poetike kurorėzojnė
aktin e bukur tė dashurisė: "Pema vjeshte do tė shkruhej atėbotė/Ndėrmjet
shkrumbit tim e buzėve tua/Sepse ti ēdo gjė tė shėmtuar/Ēuditėrisht nga gjakimi e largon".
Nė ligjėrimin poetik tė Bashotės, pėrveē figurave tė shumta poetike, sikundėr metaforave, alegorive, arketipave dhe figurave tė mendimit, rol tė rėndėsishėm nė konstituimin e vargut luan edhe ritmi i brendshėm, i cilės i jep poezisė ton muzikaliteti: "Ish lule ishe borė/Luleborė e tharė nė dorė". ("Enigmė"). Kėto elemente poetike dhe mendimet e thella i japin kėsaj poezie njė impuls tė veēantė poetik.
Shikuar pėrgjithėsisht poezia e Bashotės ėshtė kulturologjike, ka fuqi e impulse tė fuqishme kreative, ndėrthur empirin letrare dhe sensin poetik me aktualitetin dhe kėshtu jep pėrmasat e njė arti tė njėmend poetik.