HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fondacioni Shpresė pėr Femijėt e Sėmurė Shqiptarė

Ngushėllime pėr vdekjen e Aleksit

-- nga Majlinda Ujkaj, 10 janar 2007

Fondacioni Shprese per Femijete e Semure Shqiptare
Po.Box 893 Sterling Hgts, MI 48314 USA
Tel;586-726- 5319
Fax:248-341- 0659
www.fhsca.org

Tė nderuar familjarė dhe bashkėatdhetarė tė Aleksit kudo qė jeni!
Si nėnė dhe drejtuese e Fondacionit SHPRESE PER FEMIJET E SEMURE SHQIPTARE ketu ne SHBA, sė bashku me tė gjithė ju, jemi shumė tė prekur thellė nė shpirt pėr ndarjen e parakohshme nga jeta e vogėlushit tonė tė dashur Aleks.

Ne ndjejmė thellė, atė qė vuani edhe ju tė dashur prinder, miq, bashkėatdhetarė, donatorė bujarė, nėna, motra, vėllezėr shqiptare –amerikane . Ju ēdo ditė, kohė e ēast keni jetuar me fatin e jetės sė engjėllit tė vogėl Aleks dhe ju bashke me ne jeni munduar t'ja lehtesoni dhimbjet.

Qendra Spitalore Mjekėsore “Children of Hospital Detroit” (DMC), bėnė tė pamundurėn, per ti zgjatur jeten por semundja e tij kishte tejkaluar kufijte e shpreses.

Pothuajse tė gjithė, nė njė mėnyrė apo tjeter i kemi qėndruar pranė bashkėatdhetarit tonė tė vogėl. Edhe une si nje nene dhe si sponsorizuese kryesore e Aleksit dhe familjes se tij jemi solidarizuar dhe munduar pėr t'i shpėtuar jetėn vogėlushit Aleksin pėr katėr muaj me radhė e njohem nga afer, u perpoqem t’ia lehtėsonim dhimbjen, qė trupi i tij i njome ndjente, u munduam ti shpėtojme jetėn atij engjėllit tė pafajshėm. Sėmundja e tij e pamėshirshme (cystic fibroses), nuk po lė tė gėzojė asnjė njeri sot pėr sot nė kėtė botė.

Aleksi ynė i vogėl, na la shumė kujtime tė bukura, ditėt qė qėndronte nė Spitalin D.M.C. dhe me pas, kur dilte e luante me lodra pėrjashta oborrit, ku ēdo njeri qė kalonte pranė ai i dhuronte buzėqeshje dhe pėrshėndetje tė njė fėmije engjėllore. Ndonėse trupi i tij vuante, shpirti i tij nga thellėsia nxirrte mirėnjohje, pėr tė gjithė njerezit, qė bėne tė pamundurėn pėr tė permiresuar jetėn e tij. Kujtojmė zėrin e tij tė ėmbėl, qė kėndonte.

E kemi tė pamundur tė shpjegojmė dhimbjen dhe brengosjen e thellė, qė na ka pėrfshirė tė gjithėve bashkėatdhetarė t dhe donatorėt kėtu nė Amerikė dhe ne gjithe boten, pėr humbjen e shpejtė tė jetės sė engjėllit tonė Aleksit. Ne ndajmė kėtė dhimbje me familjen dhe prindėrit e vogėlushit, duke i qėndruar pranė si gjithmonė, por Zoti e deshi pranė vetės, sepse ashtu i veēantė kishte lindur nė ēdo aspekt. Ne radhe te pare pėr kėtė falėnderojmė ne emer te fondacionit dhe timin personal Ambasaden Amerikane nė Tiranė, qė krijoi mundėsinė e dhėnies sė Vizave, qė Aleksi me nėnėn dhe babain tė vinin nė Amerikė, per te lehtesuar sado pak zemrat e tyre nepermjet ekzaminit dhe mjekimit ne shtetin me modern ne bote ne SHBA ku semundja e pameshireshme qe i mori jeten Aleksit eshte gjithashtu vdekjeprurese.

Nuk na hiqen nga mendja, sytė e bukur e lutės tė tij. Lumturoheshim kur lexonim dritė shprese nė syte e Aleksit dhe u ndjenim shumė tė trishtuar, kur mendonim se do tė vinte kjo ditė…

T’i ishe me tė vėrtetė njė Engjėll., Kurrė nuk tė harrojmė, kur fshije lotėt e nenės tėnde, pėr t’a ngushėlluar, duke i treguar dashuri e mirėnjohje tė gjithėve. Lutemi Zotit, qė njė ditė tė ketė kurim pėr kėtė sėmundje, qė engjėjt e pafajshėm si Aleksi, tė jetojnė lumturinė e kėsaj bote. Engjėll i dashur Aleks, t’i na le mbresa tė paharrueshme dhe i lutemi Zotit, pėr ty, qė tė ketė afėr vetės nė Parajsė.
I pėrjetshem do tė jesh mes nesh!

Fondacioni Shprese per femijet e semure shqiptare
Majlinda Ujkaj /Founder
Bordi Fhsca

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara