HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shtatė “mėkatet” e politikės shqiptare

-- nga Rexhep Meidani, Shekulli - 10.02.2007

Rexhep Meidani Emėrtimin e veseve njerėzore apo tė veseve tė "praktikuara", tė quajtura ndryshe mėkate, e ndeshim, nė vija tė pėrgjithshme, p.sh., nė shekullin e 6-tė nė shkrimet e Papės Gregori i Madh, ndėrsa shumė mė vonė edhe tek Dante Aligeri nė poemėn e tij epike "Komedia Hyjnore" (1308-1321). Por, cilat janė kėto vese apo mėkate? Ē'pėrmbajnė ato, nė tė vėrtetė?

* * *

Shtatė "Sinet" (mėkatet) njerėzore

Natyrisht, nė variantin shqip, ėshtė disi mė i vėshtirė njė klasifikim i prerė (pa mbulim) ose krejtėsisht i ndarė i kėtyre shtatė mėkateve (apo veseve). Por, ky klasifikim lehtėsohet mjaft, duke vendosur pranė dhe fjalėn pėrkatėse nė latinisht, sipas klasifikimit origjinal (teologjik) nė kėtė gjuhė. Duke analizuar me kujdes kėtė tė fundit, mund tė realizohet kjo radhitje:

- Epshi apo "oreksi" i tejskajshėm (fillimisht kishte kuptimin e njė ekstravagance, mė vonė tė njė etjeje apo lakmie tė pafrenueshme) - nė latinisht: Luxuria;
- Makutėria, (lakutėria, grykėsia) - nė latinisht: Gula;
- Kurnacėria, tarafllėku - nė latinisht: Avaritia;
- Pėrtacia, dembelia, plogėshtia, apatia - nė latinisht: Acedia;
- Zemėrimi, mėria, urrejtja, diskriminimi - nė latinisht: Ira;
- Zilia, smira, resa - nė latinisht: Invidia;
- Vaniteti, mbivetja, mburrja, narcizmi, paturpėsia - nė latinisht: Superbia.

* * *

Shtatė virtytet

Si tė kundėrta tė kėtyre veseve (mėkateve), po nė njė rrafsh teologjik, mund tė radhiten dhe shtatė virtytet e mėposhtme:
- Dėlirėsia, pastėrtia e kuraja morale - nė latinisht: Castitas;
- Vetėpėrmbajtja, vetėkontrolli, moderacioni, pėrkorja - nė latinisht: Frenum;
- Dhembshuria, bamirėsia, gjeneroziteti, pėrdėllimi, dashamirėsia - nė latinisht: Liberalitas;
- Zelli, integriteti, pėrkujdesi - nė latinisht: Industria;
- Zemėrmirėsia, falja, qetėsia, ndjesa e paqėsimi, mėshirimi, barazia e dashuria njerėzore -nė latinisht: Patientia;
- Njerzillėku, simpatia, admirimi, mirėsjellja, respekti - nė latinisht: Humanitas;
- Modestia, pėrulėsia, thjeshtėsia, bashkėpėrvuajta - nė latinisht: Humilitas.

* * *

Veset, apo mėkatet e shumta tė politikės

Republikani i Arizonės, senatori McCain, mesa duket, nuk kėnaqet me klasifikimin e mėsipėrm. Sipas tij: "Hipokrizia ėshtė njė nga veset politike mė tė dukshme dhe njerėzit duhet ta dėnojnė atė ashpėr".

Dhe ai ka plotėsisht tė drejtė, sidomos pėr kushtet e sotme shqiptare, kur elektorati mashtrohet nė mėnyrė astronomike, vetėm e thjesht pėr kalim radhe, pėr marrje vote. Pa mė tė voglin bilanc financiar, pa mė tė voglėn llogaritje ekonomike. Apo, kur dhe disa media tė orientuara diku i fryjnė kosit, diku pinė drejtpėrsėdrejti ēorbėn, qė tė pėrvėlon...

Por nuk ėshtė vetėm hipokrizia. Po aq tė dėnueshme janė dhe veset e tjera tė politikės, si abuzimi me pushtetin, qoftė ky dhe me njė pamje "naive" politike d.m.th., me fytyrė femėrore! Apo korrupsioni politik e administrativ, qė, siē duket, po shfaqet dita-ditės gjithmonė dhe mė fuqishėm, ose patronazhi apo konflikti i interesave, qoftė nė lidhje me kandidaturat e zgjedhura, qoftė me financimin grotesk tė fushatės, qoftė me lidhjet pasurore tė familjarėve tė afėrt tė politikanėve tė lartė, qė janė vėshtirėsisht tė justifikueshme (bile as tė dokumentueshme me "letra false" ). E kėshtu me radhė...

* * *

Shtatė "mėkatet" e politikės shqiptare

Sidoqoftė, duke analizuar politikėn shqiptare, nė mėnyrė tė veēantė shpalosjen e saj tė ashpėr dhe tė panevojshme nė kėtė fushatė zgjedhjesh vendore, mund tė jepet dhe pėr tė njėfarė klasifikimi "politik i veseve apo mėkateve tė saj, pa pėrfshirė gjithēka, si p.sh., hipokrizinė, demagogjinė e skajshme, korrupsionin e saj politik apo ekonomik, oral apo material. Kėshtu, deri-diku, nė njė paralele "teologjike" mund tė bėhet dhe kjo radhitje:

- Epsh politik pėr pushtet, politikė "oreksore" pa respektuar dhe parimet etike mė minimale;
- "Vrap" e grykėsi pėr tender e prokurime, kėrkesė e abuzim pėr pasurim e mirėqenie, pa djersitur e kryer punė;
- Kurnacėri buxhetore pėr punėn intelektuale, mėsimore-shkencore e letrare-artistike, pėrpjekje pėr edukim pa individualitet e personalitet, kėrkesė pėr shkencė tė politizuar dhe pa pėrmbajtje (tė reflektuar p.sh., deri ne "shkrirje" tė akademisė!);
- Mungesė dėshire pėr punė, apati administrative e sorollatje qytetarėsh, lumturim e dehje "kolltukore" pa ndėrgjegjėsim e pjesėmarrje;
- Luftė ndaj biznesit nė "partneritet" me kundėrshtarin dhe luhatje tė madhe ligjore e morale nė sistemin doganor-tatimor. Shpalosje mėrie e gjuhe negacioni, akuzimi e "asgjėsimi", e shit-blerje mediatike pėr ndikime e mbulesė partiake;
- Prirje diskriminuese me pėrmbajtje tė qartė partiake, zili e pamoralshme e tėrėsisht mohuese, smirė profesionale, shėrbim diku abuziv, diku pa shpirt e humanizėm;
- Vanitet profesional e gjuhė "Kallashnikov", pozim e shkėlqim pėr dukje, agresivitet i pakuptimtė. por dhe pėr fitim karriere. Mungesė sinqeriteti, qetėsie e sakrifice. Mashtrim kolektiv dhe i komanduar dhe jo pėrgjegjėsi e koshiencė individuale.

* * *

Natyrshėm, dhe vetė lexuesi mund tė shtojė rreshta apo fjalė tė tjera. nė kėto radhė tė "klasifikuara" tė veseve apo mėkateve tė politikės sonė. Por. mė shumė se shtimi me mjaft tė drejtė nė kėto radhė tė hedhura relativisht shpejt, sipas dhe njė pėrvoje personale, ka shumė e mė shumė rėndėsi kujdesi nė votė i gjithsecilit, pėr tė ndikuar me anė tė saj, nė atė qė ėshtė mjaft mė e rėndėsishme: pakėsimi i atyre radhėve tė mėsipėrme tė veseve tė politikės sonė. Dhe kjo mund tė arrihet vetėm me njė ndarje tė balancuar, me njė ekuilibėr sa mė tė mirė pushtet qendror-pushtet vendor. Pėrndryshe, do tė rritet arbitrariteti, arroganca, komandimi e abuzimi...

Pra, e thėnė pak mė ndryshe, nė kushtet e Shqipėrisė sė sotme, pėr tė mirėn e tė gjithėve,d.m.th dhe tė dy krahėve tė politikės, tė gjithė ne, kemi nevojė pėr njė situatė tė qartė kohabitacioni politik: pushtet qendror-pushtet vendor. Pėrndryshe, shumė shpejt mund tė pendohemi rėndė!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara