Dritė mbi tė vėrtetėn
-- nga Kol Miria
Me dhimbje nė zemėr dhe nė shpirt vendosa tė shkruaj sėrish pėr vuajtjet dhe padrejtėsitė qė i janė bėrė dhe po i bėhen popullit ndėr vite. Unė me kėtė shkrim dua tė pėrcjell tek masa e madhe e lexuesve dashamirės dhe vullnetmirė ndaj vendit tė tyre se qė sot e kėsaj dite diktaturės sllavo-komuniste po i dėgjohen gėrhamat e fundit tė saj.
Ky ėshtė mesazhi qė Europa jep nė Kėshillin e saj lidhur me krimet e komunizmit nė Shqipėri. Diktatura komuniste nė Shqipėri ėshtė tkurrur dukshėm. Sėmundja i ka depėrtuar nė damarėt e gjakut dhe gradualisht po i bren dhe kockat. Kėto ngjarje janė momentet e kthesės historike pėr tė ndėrtuar njė shoqėri tė pastėr qė shqiptarėt tė kenė njė Atdhe, njė histori dhe njė palė heronj. Siē dihet nė asnjė vend tė botės tė zhvilluar demokratike nuk ka dy palė heronj pėr njė komb.
Natyrshėm lind pyetja:
Kush mban pėrgjegjėsi pėrpara historisė pėr pėrhapjen e ideve komuniste nė Shqipėri?
Si fillim po paraqes nė mėnyrė paralele 2 figura historike qė i pėrkasin periudhės sė viteve 1920-1939, atė tė Luigj Gurakuqit dhe Ahmet Zogut. Disa lexues mund tė pyesin pėrse nuk vendos Fan Nolin nė vend tė Luigj Gurakuqit? Pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje mund ta jap shkurtazi:
Noli ka njė pjesė tė vogėl nė historinė e Shqiptare pėr arsye se ka jetuar shumė pak nė Shqipėri (vetėm 4 vjetė nga vitet 1920-=1924) dhe pjesėn tjetėr tė kohės e ka kaluar si emigrant jashtė Shqipėrisė dhe si rezultat nė ngjarjet mė kulmore tė asaj periudhe nuk ka qenė prezent.
Nga ana e formimit kulturor, njohja dhe zotėrimi i gjuhėve tė huaja, historian, shkrimtar dhe mė shumė si pėrkthyes i ka shokėt e rradhė. Ndėrsa si politikan mund tė quhet njė deshtak pro sllavo komunist.
Le tė kthehemi sėrish tek 2 personalitetet e lartpėrmendur.
Zogu dhe Gurakuqi si bashkėpunėtorė, pjesėmarrės nė ngjarjet me rėndėsi historike qė nga viti 1912 nė Vlorė dhe 1920 nė Kongresin e Lushnjės. Pas Kongresit tė Lushnjės kėto 2 figura politike nuk i shohim mė si bashkėpunėtorė tė njė qėllimi politik, por si dy rivalė me pikpamje tė ndryshme politike, me vizione tė ndryshme politike.
Zogu me prejardhje nga krentė e Parisė sė Matit si bajraktar i kėsaj krahine, ndėrsa Gurakuqi nga ana tjetėr anonte nga e majta e Lindjes komuniste.
Fan Noli e quante Gurakuqin Pionerin e Shoqėrisė aksidentale, pra tė shoqėrisė sė Lindjes qė nėnkupton Shoqėrinė Komuniste.
Rastėsisht mė ra nė dorė njė dokument qė verteton mė sė miri tė vėrtetėn e figurės sė Gurakuqit dhe
qėndrimin e tij politik.
Dokumenti nė fjalė ka kėtė titull:
Kleri katolik shqiptar dhe parimet e demokracisė perėndimore, fq. 23 ku nė vijim pėr Gurakuqin sqaron Njė komunizėm qė kishte fillue me livrue simbas urdhnave tė Kominternit vegėl e tė cilit ishte njė tjetėr figurė e ndritshme e botės shqiptare, e dalė prej kolegjit Saverian, e pra prej mėsimeve tė Jezuitėve, ka qenė ajo e Luigj Gurakuqit qė Fan Noli e ka cilėsuar pionieri i qytetarisė aksidentale nė Shqipėri. Rrjedhimi i kėtij formimi ėshtė edhe qėndrimi qė ky mbante nė rrafshin e marrėdhėnieve ndėrkrahinore e fetare. Gurakuqi ishte ai qė ka punuar
mė gjatė dhe mė shumė pėr tė mbjellė farėn e komunizmit nė Shqipėri. Te Luigj Gurakuqi janė vėrejtė e qitė nė pah prej tė gjithė bashkėpunėtorėve, miqve dhe studentėve tė jetės dhe tė veprės sė tij.
Kaq kam mundėsi tė nxjerr prej kėtij dokumenti.
Nė vijim me rastin e vdekjes sė Leninit opozita
kundra Ahmet Zogut e kryesuar nga Fan Noli dhe Luigj
Gurakuqi kanė mbajtur 1 minutė zi nė Parlamentin
Shqiptar. Kėsaj i thonė tė mbash zi pėr njė kriminel
tė mbarė njerėzimit. E bija e Stalinit shkruan nga
Amerika se Lenini dhe babai im vranė 48 milion rus nė
revolucionin e Tetorit tė vitit 1917. Pjesa mė e madhe
e tė vrarėve kanė qenė nacionalista tė djathtė, pjesa
mė e vyer e kombit tė madh rus. E bija e Stalinit nė
vijim shton: Tė vrarėt nė revolucion i kanė
transportuar me trena pune nė cepe tė ndryshme tė
Rusisė dhe nė fund i kanė djegur me vajguri.
Unė do tė pėrpiqem tė paraqes pikat kulmore tė ngjarjeve historike tė padala nė dritė deri mė sot.
Ja deri nė ēfarė pėrmasash kanė arritur kėta burra shteti, tė shkolluar ndėr universitetet e perėndimit; gjatė njė debati parlamentar pozitė-opozitė njėri nga deputetėt e pozitės e quan njė deputet tjetėr tė opozitės Lenin dhe pėrnjėherė janė ngritur nė kėmbė tė gjithė opozitarėt nė mbrojtje tė Leninit duke argumentuar se emri i Leninit nuk duhet tė merret nė gojė kot dhe se Lenini do tė mbetet njė njeri i MADH. (Marrė nga Prof. Luigj Matijasati)
Nė pranverė tė vitit 1924 opozita humbet zgjedhjet parlamentare. Nė Qershor tė po atij viti
fillojnė organizimin me armė grupe tė caktuara me ndihmėn e Kominternit se parimi bazė i komunistave
ėshtė marrja e Pushtetit me dhunė dhe me gjak dhe mbrojtja e pushtetit po me gjak.
Menjėherė filluan kryengritjen e armatosur kundra shtetit tė ri tė sapoformuar me mund e sakrifica tė
shumta. Shteti i parė pas 500 vjetėsh qė pushtimit osman.
Kėta zotėri revolucionarė nuk kishin shpenzuar as
pesė lekė pėr formimin e kėtij shteti shumė tė pritur
prej pjesės mė tė madhe tė shqiptarėve. Siē dihet
shtetin e formuan tė pasurit si: krentė, bejlerėt,
bajraktarėt etj. Gjykova si tė arsyeshme tė nxjerr nė
dritė ashtu siē ėshtė e vėrteta historike pa hequr
pikė as presje. E rėndova pak shkrimin dhe pėr kėtė i
kėrkoj ndjesė lexuesit, por kam paraqitur vetėm pjesėn
mė kryesore mjaft shkurtazi.
Me datė 10 Qershor tė vitit 1924 forcat kryengritėse hynė nė Tiranė. Qeveria u tėrhoq dhe
revolucionarėt morėn pushtetin. Kryengritėsit tė quajtur revolucionarė tė parevolucion mbasi derdhėn
shumė gjak morėn pushtetin me grykėn e pushkės, identike siē ndodhi nė vitin 1944 po ashtu nė vitin 1997.
Kjo kryengritje kundėr shtetit shqiptar dhe shumė
e pėrfolur prej pushtetit komunist dhe e cilėsuar si
njė revolucion pėrparimtar, u quajt nga Europa
perėndimore asgjė mė tepėr pėrveēse njė kryengritje e
armatosur dhe njė pushtet i marrė me dhunė dhe aspak
legjitim. Ėshtė fakt se pushtetarėt e dalė nga njė
grusht shteti nuk gjetėn mbėshtetje dhe as pėrkrahje
nga perėndimi por vetėm nga Rusia komuniste. Rusia
ishte mikja dhe aleatja e revolucionarėve tė Qershorit
tė vitit 1924. Pėr ta vertetuar kėtė revolucionarėt
tanė u ftuan pėr vizitė nė Moskė tė cilėn e mirėpritėn
dhe nuk ngurruan tė shkojnė dhe me kėtė rast lidhėn
marrėdhėnie diplomatike mes Shqipėrisė dhe Rusisė.
Ky ishte suksesi mė i madh pėr ta. Kėta burra revolucionarė mbollėn erė dhe mbarė kombi shqiptar
korri furtunėn prej vitit 1944 deri nė vitin 1990.
Lexuesi duhet ta dijė se heronjtė dhe patriotėt e shpallur prej pushtetit komunist janė heronj tė
paheroizėm dhe patriotė tė pa patriotizėm.
Historia e popullit shqiptar qė ekziston sot nuk ėshtė asgjė mė tepėr veēse njė histori terėsisht e
deformuar nga politika qė i ngjan shumė historisė sė Partisė Komuniste.
Kėta historianė, servila tė realizmit socialist
nuk dinė historinė e prejardhjes sė tyre familjare jo
mė tė dinė historinė e popullit shqiptar. Kjo tokė qė
i thonė Shqipėri kudo qė shkel kėmba e njeriut gjėmon
nga padrejtėsitė qė i janė bėrė, armiq janė shpallur
figurat e mėdha tė kombit, heronj janė shpallė tė
gjithė ata qė kanė patur pikpamje tė majta
revolucionare. Me plot gojėn mund tė themi se
udhėheqėsit e kryengritjes sė Qershorit tė vitit 1924
ishin promotori i lėvizjes komuniste nė Shqipėri.
Pas Nolit dhe Gurakuqit vijnė bashkėpunėtorėt e
tyre, siē janė Ali Kėlmendi (ky u kthy nga Moska pasi
ishte pėrgaditur nė vitin 1930 pikėrisht kur Fan Noli
i mėrguar po e linte jetėn politike nė Shqipėri pėr
tja lėnė vendin dhe misionin e tij politik tė riut
Ali Kėlmendit), Llazėr Funda, Sejfulla Malishova, Asim
Vokshi, Avni Rustemi, Pandi Kristo, Petro Marko, Zef
Mala, Gjovalin Luka etj. etj. si kėta. Madje njė pjesė
e tyre u bėnė anėtarė tė Partisė Komuniste bolshevike
ruse dhe njė ndėr ta ishte edhe Sejfulla Malishova,
ish sekretar personal i Fan Nolit, pra ishte Fan Noli i Madh i Shqiptarėve!
Atė qė se arriti me anė tė politikės sė dhunshme tė tij u pėrpoq ta realizojė me anė tė pendės. Kjo
shprehet qartė nė njė nga poezitė e tij e titulluar Anės Lumenjėve ku shkruan:
Katundar e Punėtor
Qė nga Shkodra gjer nė Vlorė
Ky ilaē e ky kushtrim
Mė bėn djalė e mė bėn trim
Mė jep zemėr e mė jep shpresė
Anės Elbės anės Presė.
Kjo ėshtė njė thirrje pėr luftė revolucionare ose
njė kushtrim pėr tė rrokė armėt kundra shqiptarėve.
Nė njė tjetėr poezi tė tij e titulluar Flamuri
nė fund tė saj thotė flamur pėr vegjli. Me tė vėrtetė
flamuri ėshtė simbol i kombit, por atė e mbrojtėn
burra trima e nacionalista, patriotė tė vėrtetė qė
luftuan brez pas brezi e djalė pas djali me pushtuesit
e atdheut. Kombi e flamuri rrjedhin prej idealit
nacionalist qė do tė thotė prej patriotizmit. Siē
dihet Noli vetė duke mos qenė pjesė e kėtij ideali i
drejtohet masės sė gjėrė revolucionare pėr luftė
kundra shqiptarėve, luftė vėllavrasjeje. Le tė
kthehemi tek pushteti i tyre jetėshkurtėr (6-mujor)
sapo u ulėn nė kolltuqet e pėrgaditur prej tė tjerėve
formuan qeverinė e re e dalė prej kėtij revolucioni.
Sė pari montuan njė gjyq fallco dhe dėnuan me
vdekje nė mungesė kryemnistrin Ahmet Zogun, burrin mė
tė madh tė shtetit Shqiptar pas Gjergj Kastriotit.
Fiset i bashkoi dhe i bėri komb dhe kombin e bėri
shtet. Nuk dua tė zgjatem shumė nė kėtė pikė, veēse e
them me plot gojėn qė akoma Shqipėria nuk ka arritur
tė bėjė njė shtet si nė vitet 1920-1939. 70 vjet u
bėnė dhe pėrmasat e atij shteti nuk u arritėn. Vetėm
njė aspekt po pėrmendi:
Me njė pasaportė ke ka shėtitur dhe ke punuar nė
tė gjithė Europėn aty ku ke dashur. Nė fakt ne ishim
pjesė e Europės dhe botės sė qytetėruar por rrugaēėt
dhe proletarėt revolucionarė qė i pėrgaditi Noli i
Madh dhe Gurakuqi na ēuan kėtu ku jemi sot.
Nė pėrmbajtje revolucioni i vitit 1924 ėshtė i
barabartė me kryengritjen e Haxhi Qamilit.
Diametralisht janė tė kundėrt nė aspektin qė ai i
Qershorit tė vitit 1924 ka qenė me pikpamje komuniste,
kurse ai i Haxhi Qamilit me pikpamje xhon Turke, i
pėrkrahur nga Anadolli. Ky ėshtė ndryshimi i vetėm mes
kėtyre kryengritėsve dhe duhet shtuar se padyshim qė
tė dy janė antikombėtar. Kryengritja e Haxhi Qamilit
kishte pėrmasa mė tė vogla se revolucioni i Qershorit.
Me forcat e tij rebele pasi pushtoi shumė krahina e
qytete tė Shqipėrisė sė mesme arriti nė Durrės, dhe
menjėherė pasi shkeli me tė dyja kėmbėt flamurin
kombėtar, vendosi flamurin e pushtuesit shekullor turk.
Esat Toptani me forcat e tija ushtarake e
shpartalloi me tė shpejtė Haxhi Qamilin sė bashku me
forcat e tija dhe vendosi flamurin shqiptar nė vend tė
flamurit turk. Ky ėshtė njė akt shumė patriotik dhe
akoma nuk e kuptoj pse mbahet i fshehur sot e kėsaj
dite dhe kujt i intereson qė ta mbulojė hija e
harresės kėtė vepėr patriotike tė Esat Toptanit.
Pavarėsisht rrjellojės sė ngjarjeve tė mėvonshme
dhe qėndrimit tė tij politik prapė se prapė e them se
ka bėrė njė akt burrėror. Esat Toptani e dėnoi Haxhi
Qamilin sė bashku me 2 bashkėpunėtorė tė tij me vdekje nė litar.
Ja si shprehet udhėheqėsi komunist Enver Hoxha
pėr kryengritjen e Haxhi Qamilit nė Sekretariatin e
Komitetit Qėndror tė P.P.SH.-sė:
Lėvizja fshatare e Shqipėrisė sė mesme ishte njė
lėvizje sociale, me njė pikpamje shumė pėrparimtare.
Kjo lėvizje vuri nė krye tė saj njeriun mė tė aftin,
mė besnikun dhe mbi tė gjitha patriotin e flaktė Haxhi Qamilin.
Unė dua qė lexuesi tė mos ēuditet, sado i
ēuditshėm tė jetė ky fakt. Enver Hoxha gjithēka mund
tė ketė qenė vetėm shqiptar jo. Dhunuesit e kombit i
quajti dhe i shpalli patriotė dhe heronj, ndėrsa
figurat e mėdha tė kombit armiq dhe tradhėtar. Kjo
ėshtė fatkeqėsia mė e madhe e historisė sonė!
Historia jonė nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveēse njė
batakēillėk i madh, pėr ta thėnė qartazi historllėk
dhe jo historisė. Atė Zef Pėllumbi nė librin e tij tė
titulluar Rrno pėr me tregue nuk e paraqet nė
shkrimet e tija Esat Toptanin aspak tradhėtar. Me sa
duket sipas shkrimeve tė tė nderuarit Pater Zef
Pėllumbit, vrasja e Esat Toptanit nė Paris nga Avni
Rustemi ėshtė e dyshimtė. Fran Shullani nga Dukagjini,
njė burrė i moshuar dhe mjaft i zgjuar mė ka thėnė nė
njė kafe nė Shkodėr nė vitin 2005 se kur ėshtė vra
Avni Rustemi nė kafe nė Tiranė, vrasėsi pėrpara se ta
vriste i ka thėnė kėlysh i Stalinit dhe pastaj i ka re
me revole. Po sipas Shullanit vrasėsi ka qenė nga
Kurbini. Avni Rustemi ėshtė mė se e vėrtetė se ka qenė
Bolshevik i flaktė, bashkėpunėtor i Gurakuqit dhe i Nolit.
Siē dihet fillimi i kryengritjes sė Qershorit
mori shkas me vrasjen e Avni Rustemit, ku Fishta i
madh mbajti njė fjalim para trupit tė tij tė pajetė qė
nė fakt ėshtė diēka normale pėr njė klerik duke ditur
qė ishte njė detyrė morale dhe fetare e tij. Por disa
kalemgjinj tė realizmit socialist si psh: prof. Ēefa
nga Shkodra dėshiron tė njollosė figurėn monumentale
tė Fishtės duke e quajtur Avni Rustemin Shpresa e
bardhė e Atdheut kur dihet qė Fishta nuk kishin asgjė
tė pėrbashkėt me revolucionarėt pro-sllav tė Qershorit tė 24-ės.
Avni Rustemi ėshtė ai qė ka organizuar edhe
atentatin kundėr Ahmet Zogut nė vitin 1924. pėrveē
kėsaj Avni Rustemi ka qenė ai i cili e ka bindur tė
riun nga Mati Beqir Valterin pėr tė kryer atentatin kundėr Ahmet Zogut.
Gjatė kohės qė Ahmet Zogu po ngjiste shkallėt e
Parlamentit Shqiptar (nė atė kohė Zogu ishte
kryeministėr), Beqir Valteri shpraz revolverin e tij
pėrmbi trupin e Ahmet Zogut duke e qėlluar me 2 plumba
nė trup dhe u largua. Por pėr ēudi Ahmet Zogu i
shpėtoi kėtij atentati dhe ashtu i gjakosur hyn nė
sallėn e Parlamentit. Gjatė kėsaj kohe opozita
largohet nga Salla e Parlamentit e turpėruar. Ajo ēka
ėshtė mė e ēuditshmja ėshtė fakti se Ahmet Zogu ia fal
jetėn Beqir Valterit duke e dėnuar vetėm 3 vjet burg,
nga kėto kreu 1 vit e gjyėm burgim
Pas qeverisė jetėshkurtėr tė Nolit, Ahmet Zogu
kthehet sėrish me forcat e tij tė ligjshme tė
mirėorganizuara dhe me 24 Dhjetor tė vitit 1924 arrin
tė rrėzojė qeverinė e Nolit. Qeveria e Nolit u largua
nė drejtim tė Italisė. Me 7 Janar tė vitit 1925
qeveria e Zogut mori votbesimin nė Parlament dhe
menjėherė kryeministri Zog shpall amnisti pėr
opozitarėt e larguar jashtė atdheut nė mėnyrė qė ata
tė kthehen nė vendin e tyre dhe ti shėrbejnė kombit tė tyre.
Disa nga opozitarėt u kthyen si:
Gjergj Fishta (qė dhe u shpall nga shteti poet
Kombėtar), Ndre Mjeda, Hilė Mosi (qė u bė Ministėr),
Mirash Ivanaj (edhe ky u bė ministėr) dhe asnjėri prej
tyre nuk u dėnua asnjė ditė.
Opozitarėt qė nuk u kthyen ishin: Fan Noli, Luigj
Gurakuqi, Mustafa Kruja etj. Madje ky i fundit u bė
kryeminstėr nė kohėn kur Italia fashiste pushtoi Shqipėrinė.
Kur opozita e majtė e kryesuar nga Fan Noli erdhi
nė pushtet e dėnoi me vdekje Ahmet Zogun ndėrsa Ahmet
Zogu kur erdhi nė pushtet i fali tė gjithė madje edhe
ata qė konsumuan krim mbi tė. Forcat e mbretėrisė
italiane tė pėrgatitura pėr fillimin e Luftės sė II-tė
Botėrore, tė bashkuara fashizėm dhe nanizėm, me 7
Prill 1939 fillojnė ofensivėn ushtarake kundra Shqipėrisė sė vogėl.
Mbreti Zog dhe qeveria e tij i bėnė njė qėndresė
tė vogėl kėsaj force madhore dhe me vendim tė
Parlamentit Mbreti Zog u largua me suitėn e tij duke
lėnė njė kontigjent tė vogėl nė Shqipėri.
Ahmet Zogu iku prej 9 milion bajonetave tė
fashizmit sepse nuk e pa tė arsyeshme qė rreth 1
milion shqiptarė ti vinte pėrballė 9 milion
bajonetave tė njė ushtrije tepėr tė modernizuar.
Por le tė kthehemi edhe njė herė aty ku e
filluam, paralelizmi mes 2 personaliteteve mes atij tė
Ahmet Zogut dhe Luigj Gurakuqit nė mėnyrė qė edhe
lexuesi tė ketė mundėsi tė gjykojė drejt.
Komunizmi e ka nderuar figurėn e Luigj Gurakuqit
me titullin Hero Populli titulli mė i lartė pas atij
Hero kombėtar, ndėrsa figurėn e Ahmet Zogut e ka
quajtur Armik i kombit.
Po tė njėjtėn gjė bėri edhe Franca ndaj
Gjermanisė nė Luftėn e Dytė Botėrore.
Le tė bėjmė analizėn pėrfundimtare tė kėtyre 2 figurave:
Luigj Gurakuqi iku nga Shqipėria pas rėnies sė revolucionit dhe u shpall Hero Populli pra iku prej shqiptarėve heroj.
Ahmet Zogu iku nga Shqipėria pėr tė mos e larė me
gjak popullin e tij dhe ai nuk kishte si tė vepronte
ndryshe sepse ishte babai i kombit. Nė kėtė mėnyrė ai
shmangu njė rezistencė tė padobishme dhe e destinuar pėr dėshtim.
Tani lind pyetja kush e meriton tė jetė Hero
Populli Luigj Gurakuqi apo Ahmet Zogu?
Kėtė pėrgjigje mė mirė se askush tjetėr duhet ta
gjejnė ata qė pretendojnė se bėjnė historinė e
Shqipėrisė pa dashur tė anashkaloj nė kėtė mes edhe
lexuesin e vėmendshėm dhe tė revoltuar pėr shkeljet qė
i janė bėrė kombit shqiptar.
Siē ka thėnė edhe Harel se: E vėrteta ėshtė e
vėshtirė tė pranohet. Pėr njė popull mė parė se tė
hedhė themelet e sigurta tė tė qenurit komb, pėr tė
ardhmen e tij, duhet tė pranojė me kurajo tė vėrtetėn
sido qė tė jetė ajo.
Mendimet e mėsipėrme nuk janė mendime personale
por janė fakte tė dokumentuara historike tė periudhės
sė viteve qė nga 1920-a, 1924, 1939, 1941, 1943, 1944.
Nuk ėshtė aspak e tepėr tė them se nga
konkluzioni i pėrgjithshėm del e qartė se shqiptarėt
nuk kanė patur miq nga aleatėt e mėdhenj por armiku mė
i madh i shqiptarėve kanė qenė sllavėt dhe nė veēanti
Jugosllavia dhe politika e saj shoviniste dhe
shėrbėtorėt e tyre, komunistėt shqiptarė tė paatdhe.
Pas Luftės sė Dytė Botėrore u pa qartazi nga
opinioni i mirėinformuar botėror se komunizmi pėrbėn
njė rrezik tepėr serioz pėr mbarė njerėzimin dhe lufta
kundra komunizmit nuk do tė quhej luftė antikomuniste
por luftė pronjerėzore sepse komunizmi pėr vetė
natyrėn e tij ėshtė antinjerėzor.
Prandaj e them se komunizmi nė Shqipėri ishte
krejt i veēantė nga vendet e tjera komuniste njė
pėrzierje sllavo-bizantine-aziatike. Kjo pėrzierje e
ēoj Shqipėrinė nė kohėrat mė tė errėta e mė tė
dhunshme e padyshim ėshtė pushtuesi ma i ndyrė qė ka
parė fytyra njerėzore pėrmbi tokė. E them hapur me
plot gojėn se duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi pėrpara
historisė ata qė pėrhapen kėtė ideologji
shkatėrrimtare me pasoja katastrofike pėr mbarė kombin
shqiptar dhe ma shumė ata qė e vunė nė zbatim dhe e
mbrojtėn. Shqipėria e lirė ėshtė ėndėrr e
nacionalistėve patriotė, por fatkeqėsisht u bė pre e
komunistave ruso-sllav.
Do ta citoj njė shkrim tė njė diplomati anglez
Reginald Hibbert nė librin e tij titulluar Fitorja e
Hidhur nė faqen 28 shprehet pėr Luftėn
Nacionalēlirimtare tė Shqipėrisė:
Nė vitin 1924 Qeveria Sovjetike nuk vonoi tė
shprehte mirėnjohjen dhe bashkėpunimin pėr qeverinė
jetėshkurtėr, liberale dhe tė majtė tė Fan Nolit nė
Shqipėri, dhe qeveria e Stalinit me tė shpejtė nis
misionarėt e tij diplomatik por pėr fat tė keq tė
kėsaj qeverie nė fund tė Dhjetorit tė 1924-ės, Ahmet
Zogu, 29 vjeē, tashmė njė nga krerėt e njohur tė
veriut dhe nė tėrė Gegėrinė dhe qė gėzonte mbėshtetjen
e familjeve kryesore tė Shqipėrisė i dha fund
periudhės sė parė tė turbullirave nė shtetin e ri. Ato
veprimtari nga tė cilat nė fund tė fundit do tė linte
lėvizja komuniste e modelit sllav nė Shqipėri duhet tė
bėheshin ilegalisht dhe patjetėr jashtė shtetit sepse
brenda shtetit ishte krejt e pamundur. Tė mėrguarit
formuan komitetin Nacionalēlirimtar (KONARE) nė
Gjenevė, Francė, Vienė. U themelua shoqata pėr tė
pėrkrahur ēėshtjen revolucionare. Me 1925 KONARE
zgjodhi nja 2 dyzina tė rinjsh shqiptarė qė tė shkonin
pėr tu pėrgaditur nė Moskė dhe nga viti 1928 ajo
ishte njė organizatė e kontrolluar nga Kominterni dhe
e financuar nga Moska. Dhe kėshtu u formuan celulat e
para marksiste-komuniste Brenda Shqipėrisė
Konferenca
e 8-tė e komunistave tė Ballkanit me tė cilin shpirti
lėvizės ishte Gjergj Dimitrovi dhe grupi i tij. Nė
pamundėsi pėr tė ardhur nė Shqipėri qė tė ngrinin nė
Parti Komuniste dhe pėr kėtė u formua njė grup
komunistash nė Shqipėri, me sa duket Shqiptari mė i
rėndėsishėm qė u rrit nė Komintern ka qenė Ali
Kėlmendi i cili kishte qenė anėtar dhe pėrkrahės i
grupit tė Nolit nė fillim tė viteve 1920.
Nė vitet 1930 Kelmendi kthehet nga Moska dhe Fan
Noli e dorėzon nė duar tė sigurta misionin e tij
politik, njė komunisti tė formuar tashmė, tė
pėrgaditur mė sė miri, i cili i hyri punės pėr tė
ngritur e nxitur celulat e I-ra nė qytete tė ndryshme
tė Shqipėrisė.
Kaq kam nxjerrė nga libėrshkruesi anglez Hibbert.
Ky shkrim ka pėr qėllim tė mirėinformojė lexuesin
shqiptar pėr pėrhapjen e ideologjisė komuniste nė
Shqipėri gjatė periudhės kohore 1920-1940. Siē shkruan
historia jonė, kėta heronj e patriotė tė lartpėrmendur
me pikpamje tė majtasocialkomuniste pėr veprat dhe
punėn e madhe qė kanė bėrė nė shėrbim tė kombit
shqiptar mund tė pėrshkruhen me 2 ose 3 faqe letėr,
ndėrsa pėr dėmet dhe tė kėqijat qė i sollėn kombit
shqiptar, me pėrhapjen e kėsaj ideologjie
vdekjeprurėse, fare lehtė mund tė shkruash njė roman
afro 500 faqesh. Unė kam shkruar vetėm anėn
sipėrfaqėsore dhe nuk po hyj nė ato fusha mjerimi tė
pafund qė i sollėn mbarė trojeve shqiptare,
pasardhėsit e kėtyre revolucionarėve qė nga vitit
1944-1990 dhe pėrsėri nė 1997-ėn. Kjo tregon qartazi
dhe hapur se komunistėt qė krijuan Partinė e tyre me
datė 8 Nėntor 1941, nuk ishin njė krijim i momentit,
siē krijohen kėrpudhat pas shiut, por vinin nga
pėrpjekje tė shumta dhe ideologji me mbėshtetje sllave
shumė vite pėrpara themelimit tė Partisė sė tyre.
Mbėshtetur nė shkrimin e Dr. Luigji Martinit nė
librin e tij tė kushtuar Prek Colite nė vijim
komunizmi nuk donte tė luftonte okupatorin, por donte
tė bėnte revolucion komunist me gėnjeshtrėn e Luftės
Nacionalēlirimtare dhe nė vijim libėrshkruesi
Komunizmi nė Shqipėri ėshtė pjellė e
serbomalazezėve. Pėr tė patur tė plotė aspektin e
forcave politike gjatė luftės antifashiste nuk duhet
lėnė jashtė njė numėr i madh prijėsash ushtarak dhe
popullor, udhėheqės ēetash dhe krensh fisnore me
prirje tė theksuara nacionaliste. Siē ishte ushtaraku
general Preng Pervizi, Mujo Ulqinaku dhe nė vazhdim
major Abaz Kupi Ekademisti ferik Sata, major Ndrec
Preng Marku, Gasper Pali, Spiro Zhej, Muharrem
Bajraktari e tė tjerė. Historiagrafija zyrtare
socialiste Shqiptare e anashkalon kėtė fakt duke ia
atribue gjithė meritat ushėheqjes komuniste. Shumė
historianė qofshin Jugosllavė dhe Shqiptarė nė mėrgim
thonė se Jugosllavėt ishin themeluesit kryesorė tė
Partisė Komuniste Shqiptare. Stovro Skendo thotė se
Miladin Popoviqi dhe D. Mugosha ishin dėrguar nė
Shqipėri pėr organizimin dhe themelimin e Partisė
Komuniste dhe pėrzgjedhjen e anėtarėve tė Komitetit
Qendror dhe nė fakt ata u bėnė udhėheqėsit e vėrtetė
tė P.K.SH. Bile ai shkon deri atje sa thotė Partia
Komuniste Shqiptare nuk ishte gjė tjetėr veēse njė
degė e Partisė Komuniste Jugosllave. Ndėrhyrjet
jugosllave shfaqeshin deri nė absurditet nė
Konferencėn e Parė tė vendit tė Partisė Komuniste
Shqiptare e cila u mbajt me 17-22 Mars 1943. Ja ēfarė
dėshmon Pandi Kristo ish anėtar i Byrosė Politike tė
P.K.SH, spari dua tė theksoj njė fakt qė ėshtė i
njohur nga tė gjithė partia e jonė, nė mbledhjen e saj
themeluese nuk zgjodhi sekretar tė pėrgjithshėm, madje
as sekretar organizativ, por ndau detyrat pėr tė
7-anėtarėt e Komitetit Qendror tė pėrkohshėm. Nuk do
tė ishte e tepėrt tė pėrmendim qė detyrat qė iu
ngarkuan Enver Hoxhės nuk ishin as ma shumė as ma pak
veēse thjesht mbajtės protokolli tė mbledhjes veēse
ishte adjutantelleku hap pas hapi mbas kurrizit tė
Miladin Popoviēit dhe D. Mugoshės. Ajo qė ishte ma e
habitshmja dhe ma e pranueshmja nė punimet e kėsaj
konference ėshtė se kur u proēedua pėr tė kaluar nė
zgjedhjet e reja Enver Hoxha bėri njė propozim qė i
habiti tė gjithė sepse ai propozoi qė nė postin e
sekretarit tė pėrgjithshėm tė PKSH-sė tė ishte Josif
Broz Tito. Sado i ēuditshėm tė duket ky propozim ky
ėshtė njė fakt. L. Martini. Po tė gjykojmė me kanarin
e arsyes njerėzore dhe krejt i paanshėm del se Enver
Hoxhad ka qenė njė zvarranik tė cilit i mungonte
kolona vertebrale, supertradhėtari i krejt trojeve shqiptare.
Kėto rreshta janė jashtė libėrshkruesit, tė mos
largohem nga tema dhe po filloj po le tė shkoj edhe ma
tej dhe le ti referohemi fakteve tė tyre historike ku
tregohet qartė se Enver Hoxha nuk ishte asgjė mė tepėr
veēse njė vegėl qorre nė duart e Jugosllavėve.
Dr. Luim: Ja se ēthotė Bllozho Juvanoviqi i
dėrguari i Titos nė mbledhjen e partizanėve malazezė e
mbajtur nė Kopilja me datė 23 Maj 1942: Partinė
Komuniste tė Shqipėrisė e kemi nė dorė tė
jugosllavėve, tė malazezėve dhe i kemi atje
organizatorėt tanė. Nė Kosovė jemi ndeshur me mjaft
pengesa nga nacionalizmi shqiptar ja kemi dalė me i
organizue partizanėt shqiptar si jugosllav dhe kėtė
gjė e kemi garantuar me ndihmėn e komunistave tė
Shqipėrisė pėr tė larguar vėshtirėsitė tona atje nė Serbinė tonė tė vjetėr.
Por pėr ēdo gjė i kemi hedhur bazat me mėnyrė qė
ēdo pikė ujė tė shkojė nė mullirin e Jugosllavisė sė
madhe. Pėrsa i pėrket Kosovės dhe pakicave Shqiptare
nuk bisedojmė aspak me komunistat shqiptar sepse i
kemi nė dorė ne Jugosllavėt. Siē e tregojnė tė gjithė
ata qė kanė qenė pjesmarrės nė ato konferenca e
mbledhje e kanė dėshmuar hapur se Miladin Popoviqi e
gjeti njeriun e pėrshtatshėm shėrbėtorin e zellshėm tė
politikės Jugosllave Enver Hoxhėn dhe bashkėpunėtorėt
e tij. Ndėrhyrjet Jugosllave me agjentin e tyre Enver
Hoxhėn komunistat shqiptar dhe pasuesit e tyre u bėnė
pėr herė e ma tė egėr ndaj ēėshtjes sė nacionalizmit
pėr njė Shqipėri etnike tė lirė tė pavarur prej
sllavėve. Kėto ndėrhyrje tash na e drejtuan tehun e
saj kundra shqiptarėve, ku nė fakt kėsaj ēėshtje mė
delikate tradicionale pėr njė bashkim kombėtar i ėshtė
vėnė vula ma e zezė e tė gjitha kohėrave qė nė
mbledhjen themeluese tė PKSH-sė me 8 Nėntor 1941. Kjo
Parti e formuar dhe e pėrgaditur nė ekupaturat e
Moskės e tė Beogradit nuk e njohu idealin kombėtar
pėrveēse idealin e partisė dhe kjo tregohet qartė ku
Enver Hoxha me shokė tė tij vendosi Partinė pėrmbi tė
gjithė qė normalisht nėnkupton Partinė edhe mbi
Shqipėrinė. Njė pjesė e komunistėve u pajtuan me bazėn
ideologjike dhe organizative tė Partisė tė importuar
nga emisionarėt Jugosllavė tė kryesuar nga Miladin Popoviqi dhe D. Mugosha.
Ndodh rrallė pėr tė mos thėnė kurrė qė nė asnjė
vend tė botės demokratike qė antivlera tė quhet vlerė,
tradhėtarėt dhe kriminelėt heronj, pushtimi, dhunimi, robėria ēlirim.
Pėr ta bėrė mė tė qartė po citojmė fjalėn e
fundit tė pikės 4 tė bazave organizative tė Partisė tė
pėrcaktuara ekzakt nė revolucionin e themelimit tė
PKSH qė me 8-nėntor 1941, ku shprehet:
Nė asnjė rrethanė nuk lejohet tė harrohet rreziku
qė vjen nga ndikimi i nacionalizmit. Pra nacionalizmi
shqiptar tashmė i ishte bėrė gjyqi. Ata burra qė koha
i kishte evidentuar si kundėrshtarė tė papajtueshėm tė
politikės aneksioniste serbo malazeze, pėr
komunistėt shqiptarė ishin armiq tė brendshėm.
Siē e kam theksuar edhe nė shkrimet e mėsipėrme
se idetė komuniste nė Shqipėri ishin tė importuara nga
jashtė vendit. Kėto ide ishin nė kundėrshtim tė hapur
me karakterin nacionalist patriotik.
Komunistėve iu interesonte doktrina marksiste
leniniste dhe jo atdheu. Me atdheun ishin pėrjetėsisht
tė ndarė dhe armiq tė betuar tė tij, sepse interesat e
pushtetit i vendosėn pėrmbi interesat e atdheut.
Komunistėt nuk e njohėn Mbledhjen e Mukjes dhe jo
vetėm qė nuk e njohėn, por vunė edhe gjithė arsenalin
e tyre ushtarak e politik kundėr kėsaj mbledhjeje, ku
nė fakt kjo mbledhje kishte karakter thellėsisht
nacionalist dhe patriotik dhe thelbi i asaj mbledhjeje
ishte tė ruheshin dhe tė mbroheshin kufijtė etnikė tė
trojeve shqiptare duke krijuar Komitetin e Shpėtimit
Kombėtar qė Lufta i kishte bashkuar dhe i kishte bėrė
tė njohur ndėrkombtarisht. Pas kėsaj mbledhjeje, me
karakter dhe pėrmbajtje kombėtare, njė pjesė e kėtyre
krenėve e paguan shtrenjtė duke derdhur gjakun e tyre
pėr njė Shqipėri tė lirė dhe etnike.
Kėtu filloi pėrballja mė e madhe nė historinė
gojore dhe asaj tė shkruar tė popullit shqiptar, lufta
vllavrasėse mes patriotėve dhe tradhėtarėve.
Komunistėt dolėn hapur kundėr Shqipėrisė etnike
duke bėrė propogandėn e tyre mashtruese: tė luftojmė
pėrkrah vėllezėrve jugosllav. Kėta nuk ishin asgjė
tjetėr veēse shėrbėtorėt e zellshėm tė sllavėve.
Kėta ishin jargu dhe mbetja e kombit dhe smund
tė kishe asnjė pikė referimi apo marrėveshje me ta, se
zotėrit e tyre ishin jugosllavėt dhe jo shqiptarėt!
Kjo ishte damka mė e zezė dhe mė e paimagjinueshme e tė gjithė shqiptarėve.
Komunistėt Shqiptarė tė drejtuar nga dora e huaj
filluan vrasjet e fshehta dhe krijuar grupin e
zjarrit. Enver Hoxha luante ēdo ditė shah me Miladin
Popoviēin dhe D. Mugoshėn por gurėt e shahut ishin
njerėz, pjesa mė vitale e kombit shqiptar. Ēdo
marrėveshje e bashkėpunim me kėta grumbullmbledhės
ishte vetėm njė tradhėti kombėtare. Dihej prej tė
gjithė opinionit tė mirėinformuar se nazismi gjerman
ishte drejt ikjes, sepse ata e kishin humbur luftėn
dhe vendin e tij dalngadalė po e zinte okupatori
sllavo-komunist, pushtuesi mė i rėndė dhe mė
ēnjerėzor. Shekuj dhe mijėvjeēar do tė kalojnė dhe
pushtimi 50 vjeēar komunist nuk do tė harrohet.
Gjithēka nė kėtė botė harrohet, tretet, humbet nė
kujtesėn njerėzore, vetėm gjaku i derdhur nga dora
tradhėtare nuk humbet kurrė. Vijnė verėrat e nxehta
dhe nuk e thajnė, vijnė dimrat e stuhishėm dhe nuk e lajnė.
Ėshtė detyrė urgjente dhe mė shumė njerėzore tė bėsh gjithēka qė ėshtė e mundur nė shėrbim tė sė
vėrtetės.
Dhe shkas u bė pėr tė shkruar nga ana ime njė
thėnie e njė dijetari grek ku shprehet:
Kush tregon pėr njė krim ose njė padrejtėsi
tregon kulturėn e tij:
Nė rastin tonė nuk bėhet fjalė pėr njė krim ndaj
njė individi por pėr njė krim ndaj njė populli tė tėrė
dhe si i tillė meriton njė ndėrshkim shumė mė tė madh.
Kėtė barr tė rėndė e tė turpshme duhet ta marrin
pėrsipėr ata qė e bėnė dhunimin e genocidin dhe
ndihmėsit e tyre dhe jo ata qė luftuan deri nė vdekje
pėr tė qenė tė lirė e tė bashkuar me idealin ndėrkombėtar.
Nigeriani Sole Seuinko shprehet: Njė shoqėri qė
toleron masakrimet e tė pafajshmėve apo instiktet
vrastare duke i konsideruar kėto tė fundit njė mėnyrė
legjitime pėr tė reaguar, ėshtė njė shoqėri e prishur
deri nė atė masė sa mundėsitė pėr tu ndrequr janė gadi zero.
E tillė ka qenė shoqėrija jonė pėr 50 vjet
diktaturė dhe mė e keqja ėshtė se ne akoma sot
vazhdojmė ti tolerojmė dhunimet dhe padrejtėsitė qė
ka bėrė komunizmi nė Shqipėri. Dhe kjo ėshtė njė ndėr
arsyet qė unė kam vendosur tė nxjerr nė dritė tė
vėrteta qė pėr vite me radhė kanė qenė tė shtypura dhe
tė ndrydhura nga makineria e rėndė komuniste.
Si mund tia fshehė kombit Ramiz Alia gjakun e
derdhur tė 8000 shqiptarėve nė Grykėn e Tivarit i cili
jua serviri nė pjatė jugosllavėve pėr interesa tė
pushtetit; apo edhe kjo mund tė quhet legjitime!
Kėta 8000 burra e gra i dėrguan gjoja nė luftė
kundėr pushtuesit nazifashist pėr ti tradhėtuar
pastaj dhe pėr ti vrarė tė gjithė. E gjithė kjo vetėm
se kėta burra ishin nacionalista tė flaktė,
antikomunista dhe qė nuk donin bashkim-vėllazėrim me
Jugosllavinė. Dhe mė shumė se gjysmėn e tyre i kanė
mbytur me ēekiē nė mėnyrė qė tė mos hargjonin fishekėt me ta.
Shihet qartė se kėta burra e gra, djem e vajza nė
sajė tė kėtij nacionalizmi tradicional kanė qėndruar
me shekuj tė paasimiluar dhe kanė ruajtur gjuhėn,
kulturėn, flamurin doket, zakonet dhe thelbi i kėsaj
qėndrese i ruajtur brez pas brezi e ka burimin tek patriotizmi.
Komunistėt tė drejtuar prej inspektorėve
jugosllavė dhe pafytyrėsia e tyre fund e krye,
antishqiptar, gėnjyen me mashtrimet e tyre popullin
dhe rininė plot zjarr nė zemėr pėr idealet e shenjta tė atdheut.
Nė kėtė pikė kulmore tė sė vėrtetės historike
lexuesi i arsyeshėm dhe i paanshėm duhet ti vendosė
mirė peshat dhe kundėrpeshat dhe mundėsisht tė marrė
parasysh edhe mikropeshat nė kandarin e arsyes
njerėzore, sepse kėta 8000 burra e gra ishin shqiptar,
trima, nacionalista, tė betuar nė nder tė atdheut e nė flamur tė Skėnderbeut.
Komunistėt nuk e njohėn aspak idealin e atdheut vetėm idealin e doktrinės. Kėta sahanlėpirės e dhanė
konēensione vendin e tyre pėr pushtet derdhėn lumej gjaku e lotėsh pėr tė pėrjetėsuar pushtetin e tyre. Nė kėtė ngjarje dhe sa e sa tė tjera tė trishtueshme, shumica e shqiptarėve u ndodhėn nė mes kudhrės dhe ēekanit ku i priste drapri i vdekjes dhe pushtimi i kombit prej shqipfolėsave komunistė. Njė dijetar Rus ka thėnė:
Ai qė kujton tė kaluarėn ju verboftė njeni sy, Ai qė harron tė kaluarėn ju verbofshin tė dy sytė.