Kosova nuk ndodhet nė SHBA!
-- nga Helmar Dumbs, Die Presse
Ndodhi dhe njėherė ajo qė kishte ndodhur dhe mė parė, kur bie fjala te patatja e nxehtė, me emrin Kosovė: Ndėrsa shtetet e BE janė tė bashkuar vetėm nė njė gjė, rreth faktit se ndonjėherė duan tė jenė tė bashkuar, SHBA foli qartė:
Po, ne do e njohim Kosovėn, nėse ata do tė shpallin pavarėsinė. Jo se ndokush mund tė kishte dyshime serioze pėr kėtė, sepse qėndrimi i SHBA ėshtė i qartė prej kohėsh. Por me kėtė deklarim, Uashingtoni vendosi njė shenjė tė rėndėsishme: njė pozicionim tė qartė.
Kjo ėshtė njė vlerė, pavarėsisht sesi mund tė gjykohet qėndrimi i tyre. Tetė vjet pas luftės sė Kosovės, shqiptarėt dhe serbėt kanė tė drejtėn tė dinė se ku janė. Kėtė e di shumė mirė SHBA, e di mjaft mirė dhe Rusia, e cila i ka thėnė njė Njet pėrfundimtar kėsaj ēėshtjeje. Por Kosova nuk ėshtė as nė SHBA dhe as nė Rusi dhe shtetet e BE duhet tė kuptojnė se kjo do tė thotė se nuk mban mė qė pėr ēėshtjen e Kosovės, ata tė mos kenė njė pozicion tė pėrbashkėt.
Nė kėtė kohė, pothuajse ēdo ditė, njė tjetėr shtet i BE hedh nė kakofoninė pėr Kosovėn, njė ide tė ngjizur me detyrim dhe pa kreativitet. Por evropianėt kanė shumė pak kohė. E mundshme ėshtė qė ata tė ngrejnė flamurin e bardhė. E nėse nuk arrijnė nė njė linjė tė pėrbashkėt, Politikat e Pėrbashkėta dhe tė Sigurisė janė pėr t'u flakur.