HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kur shoqėria “sėmuret” shpirtėrisht…

-- nga Gėzim Tushi, 20-05-2007

Nuk ka dyshim se tashmė janė evidentė tė gjithė treguesit psiko-socialė, qė vėrtetojnė se shoqėria jonė ėshtė duke pėrjetuar njė krizė tė dukshme, tė natyrshme tė ridimensionimit tė vlerave tė saj. Mund tė ketė shumė shkaqe kjo dukuri sociale por, sipas mendimit tim, shkaku kryesor ėshtė se nė kushtet e “transformimit modern” tė gjithė shoqėritė me tipologji tė njėjtė, pėrjetojnė tė njėjtat probleme dhe shfaqin “pasoja tė ngjashme”.

Nė kėtė kontekst, shoqėria bashkėkohore shqiptare nuk mund tė ishte e “veēantė”, e imunizuar nga dukuritė social-psikologjike qė vetė jeta moderne “prodhon”. Tani qė intensiteti i dukurive sociale dhe spirituale ėshtė bėrė intensiv dhe kur dukuritė “devijante” nga sporadike po bėhen tipike, duhet tė ndėrgjegjėsohemi, se ajo qė po pėrjeton shoqėria shqiptare nė jetėn e vet shpirtėrore, ėshtė rezultat i asaj “gjėje tė madhe” qė ka ndodhur, jo nga njė ndryshim i thjeshtė linear i shoqėrisė, por si rezultat i njė pėrmbysjeje tė thellė tė raporteve dhe marrėdhėnieve tė njerėzve me shoqėrinė. Dukuritė e jetės sociale dhe shpirtėrore qė po shqetėsojnė njerėzit, familjen, shkollėn, opinionin publik, nuk janė tė papritura e tė paparashikuara.

Ato janė rezultat i faktit se nė jetėn e shoqėrisė shqiptare ka ndodhur diēka e madhe, nė tė gjithė relacionet ekonomike, morale dhe kulturore tė sė kaluarės. Ndryshimet e “situatės shpirtėrore” tė shoqėrisė sonė, kalimi nga njė “tipologji shoqėrie” e vjetėr, nė njė shoqėri moderne, nga modeli i “shoqėrisė sė mbyllur” nė atmosferėn dinamike e tė paqėndrueshme tė “shoqėrisė sė hapur”, doemos qė do tė kishte pasoja materiale dhe shpirtėrore tė paparashikuara.
Shumė “vlera”, tabu, zakone, tradita, konceptime morale tė sė kaluarės, kanė marrė fund. Ato nuk kanė mundur t’i rezistojnė jetės moderne, kėrkesave dhe imperativave tė kohės sė re.

Ndryshimet qė kanė ndodhur, nuk kanė qenė tė thjeshta, vetėm sasiore e lineare. Pėrkundrazi, ajo qė po pėrjetojmė tė gjithė, ėshtė kaq e shpejtė dhe e vrullshme, saqė njė pjesė tė shoqėrisė, sidomos ata qė e kanė kaluar moshėn sociale tė ndryshimit, i ka lėnė tė ēoroditur, tė pa orientuar, tė hutuar, pėrballė asaj qė po ndodh nė shoqėrinė shqiptare. Nėse mė parė, vlerė kishin dogmat dhe tabutė morale, si “piketa orientuese” tė njė jete tė pavėrtetė e artificiale, ato sot janė thyer, nuk ekzistojnė, ose nuk funksionojnė mė. Tani ka dalė problemi se cilat janė vlerat e reja qė i duhen shoqėrisė, pėr tė mbushur “vakuumin psiko-moral”, pas “arratisjes” sė vlerave tė vjetra. Ēfarė ėshtė e dobishme, morale, konsensuale, e pėrbashkėt nė shoqėrinė tonė, qė duhet vlerėsuar e respektuar nga tė gjithė, nė jetėn e tyre personale dhe sociale? Apo tani nuk ka mė asgjė tė “shenjtė”, tė pėrbashkėt, morale, detyruese e sociale dhe se ēdo njeri ka tė drejtė tė sillet si tė dojė dhe tė bėjė ēfarė tė dojė?

Padyshim, ndryshimet shoqėrore qė kanė ndodhur, nuk mund tė realizoheshin duke respektuar me fanatizėm “vlerat”, dogmat dhe tabutė e sė kaluarės. Normalisht qė ka qenė e pritshme qė ndryshimi shoqėror, politik dhe ekonomik, do tė shoqėrohej patjetėr me atė proces, qė nė Sociologji konsiderohet si “arratisje e vlerave” tė vjetra dhe zėvendėsimi i tyre, me vlera “kod” tė sjelljes morale, sociale dhe individuale, qė ndryshon ēdo ditė. Nė kėtė proces, duket se po ndodhin gjėra kontradiktore e kundėrthėnėse, tė cilat kanė efekt tė dukshėm nė atė qė quhet “shpirt i popullit”. Disa dukuri sociale e morale tė shoqėrisė, disa tipare tė sjelljes individuale, janė rezultat i ndryshimit tė kohės, sistemit social dhe personalitetit tė njeriut tė lirė. Dukuritė e individualizmit, egoizmit, shpėrthimi i dėshirės pėr fitim, garės pėr sukses personal, reduktimi i marrėdhėnieve sociale nė kufijtė e perceptimit pragmatist, shtimi i divorceve, prirja e pakthyeshme pėr “liri seksuale” mė tė dukshme, reduktimi i familjes nė “njė-bėrthamore” etj., janė dukuri tė zhvillimit tė progresit social, tė cilat nuk mund tė frenohen nė emėr tė “vlerave morale dhe tabuve” tė sė kaluarės.

Tė gjitha kėto ndryshime, pavarėsisht tronditjeve qė sjellin nė “shpirtin individual” tė njeriut tonė, ato janė shprehje elokuente e modernitetit, qė duhen kuptuar, pėrjetuar dhe interpretuar drejt. Shoqėria jonė sot ėshtė krejt e re, nė tė gjithė pikėpamjet, nėse atė do ta krahasojmė me shoqėrinė e dy dekadave mė parė, kur ne jetonim nė njė “shoqėri tė ēimentuar” nga ideologjia false e komunizmit dhe morali dogmatik, johuman, i njė shoqėrie tė mbyllur tė tipit tė “kazermės sociale”, nė tė cilin nuk jetonte njeriu i veēantė, i pėrveēėm, por shoqėria, si strukturė monolite, si repart ushtarak, e fosilizuar dhe e puritanizuar artificialisht, deri nė ekstrem. Kjo shoqėri e vjetėr, si shumė gjėra tė tjera qė kanė ndryshuar, u “shkėrmoq” me zhurmė, pa rregull dhe nė njėfarė mėnyre, sipas njė modeli ekstrem tė anarkisė morale, qė gati nihiloi ēdo gjė tė mire, vlerė sociale tė sė kaluarės sonė.

Edhe nga pikėpamja politike dhe filozofike, kalimi nga njė shoqėri me unitet ideologjik, moral dhe filozofik i shoqėrisė tė “ushqyer” me tė “vėrteta universale, pėrfundimtare e tė pandryshueshme”, nė njė shoqėri qė pothuaj nuk ka mė besim nė asgjė me “vlerė tė qėndrueshme” apo tė pandryshueshme, do tė kishte natyrshėm kėto pasoja. Njerėzit tanė kanė kaluar nga besimi i verbėr, nė gjėra absolute, nė njė mosbesim pothuaj ndaj gjithēkaje. Tashmė, duket se jeta e njerėzve tanė nuk ka nevojė pėr vlera, ide e parime morale tė qėndrueshme, qė kanė rolin social tė “piketave vlerore” orientuese nė marrėdhėniet midis njerėzve nė shoqėri. Tani gjithēka duket e relativizuar deri nė ekstrem. Asgjė nuk ka vlerė, ēdo gjė ėshtė vetėm relative, nuk ka piketa tė orientimit tė sjelljes dhe komportimit social, secili mund tė sillet si tė dojė, tė shikojė vetėm interesin e tij dhe t’i bindet vetėm dėshirave tė tij materiale e shpirtėrore, tė cilat ai mund t’i plotėsojė si tė dojė, kur tė dojė dhe nė mėnyrėn qė ai e konsideron tė mirė, e mė tė dobishme vetėm pėr veten e vet. Kjo ka bėrė qė, nė shoqėrinė shqiptare, gjithnjė e mė shumė tė shfaqet tendenca e kufizimit tė jetės dhe hapėsirės sociale, nė tė cilėn gjendet “zona e mirėkuptimit” nė marrėdhėniet midis njerėzve, sipas rregullave qė vetė shoqėria i prodhon dhe i pranon, jo tė imponuara nga lart, por konsensualisht.

Ka njė prirje tė “ngushtimit tė zonės” sė marrėdhėnieve sociale midis njerėzve, njė prirje tė tejskajshme pėr individualitet, “jetė tė mbyllur personale”, me theks tė dukshėm asocial, njė zvogėlim tė zonave tė mirėkuptimit dhe zgjerim tė hapėsirės pėr “konflikt neurotik” social, veprime kriminale, tė cilat kohėt e fundit e kanė inonduar sė tepėrmi shoqėrinė tonė. Institucione tė tilla, me peshė sociale dhe garante tė sigurisė morale, siē ėshtė familja, duket se kanė prirje tė dobėsohen. Kjo ka sjellė si pasojė tė dukshme faktin qė njerėzit tė kenė tendencė gjithnjė e mė shumė, qė tė jetojnė tė ndarė e tė veēuar, nė emėr tė jetės moderne. Kjo po sjell braktisjen sidomos tė tė moshuarve, jeta e tė cilėve ka filluar tė jetė e kėrcėnuar ekzistencialisht. Nė shoqėrinė shqiptare, asgjė nuk ka mbetur e pacenuar dhe e pakėrcėnuar.

Ėshtė cenuar sjellja morale, dashuria pėr mikun, besnikėria nė familje, ruajtja nė kuota tė pacenuara tė atdhedashurisė. Nė tė vėrtetė, nėse duhet tė jemi tė sinqertė me veten dhe tė vlerėsojmė situatėn e respektimit tė vlerave nė shoqėri, duhet pranuar qė ne ndodhemi nė njė pikė tė vėshtirė, kur “tė gjithė nuk besojnė nė asgjė”. Kjo ėshtė situata e “krizės shpirtėrore” tashmė me pėrmasa sociale dhe morale, e cila buron nga fakti qė duke i lėnė tė gjithė vlerat tė arratisen si tė padobishme e tė panevojshme, krijohet njė gjendje paradoksale mosbesimi e tė gjithėve, pėr gjithēka. Njė situatė tė tillė sociologėt e quajnė “momentin” kur nė ndėrgjegjen e drejtuesve dhe tė njerėzve tė zakonshėm, ēdo gjė ėshtė fiktive, e paqėndrueshme, e pasigurt. Nė tė vėrtetė, nuk ka dyshim qė koha e re kėrkon tė ketė edhe shoqėrinė sipas tipologjisė sė saj.

Nuk ėshtė dukuri qė po ndodh vetėm tek ne. Po ndodh kudo dhe ėshtė “ligjėsi universale” qė “shpėrfillja shpirtėrore” dhe “arratia e vlerave”, pėrkon pikėrisht me momentin kur shoqėria ėshtė e dhėnė sė tepėrmi pas jetės materiale, mirėqenies, pasurimit. Nuk ka dyshim qė nė jetėn tonė ka “ngatėrrime vlerash”, pėrzierje kaotike tė vendeve tė tyre. Ndaj, mungesa e vlerave, prishja e raportit midis tyre, ėshtė shkaku dhe diagnoza e saktė se tashmė kemi njė shoqėri tė sėmurė shpirtėrisht, me tė cilėn duhet tė merremi tė gjithė. Besoj se rruga nga duhet filluar, ėshtė qė tė shėrojmė veten, familjen, shkollėn, komunitetin, institucionet fetare, qė pastaj tė shėndoshim edhe shoqėrinė tonė, shpirtėrisht dhe moralisht…

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara