HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Historia e kullave kreshnike tė Kodrės dhe fisit tė Gjelajve tė Hotit

-- nga Gjon Frani Ivezaj, New York, historian

Duke shfletuar faqet e historisė tė Malėsisė, shohim se kanė ekzistuar disa kulla, nė tė cilat, janė shėnuar faqe tė lavdishme tė trimėrisė sė popullit shqiptar. Kullat e vjetra tė ndėrtuar gjatė shekujve XII-XIII, kanė qenė fole trimash dhe shtėpi baruti pėr armikun, qė ka synuar tė pushtojė e nėnshtrojė trojet shqiptare tė malėsorėve kreshnikė.

Pėr kėto kėshtjella, tė ngritur gjatė shekujve nga pararendėsit tanė malėsorė, kanė shkruar shumė autor vendas dhe tė huaj, udhėtarė e kalimtarė tė rastit. Ato kanė dėgjuar nga afėr historitė e banorėve tė tyre e i kanė pėrcjellė me kujdes nė shkrimet e tyre pėrshkruese, duke dėshmuar kėsisoj historinė e larė me gjak e mbi gjak trimash tė malėsorėve.

Njė ndėr shkruesit e studiuesit e shpeshtė e mė tė afėrt tė jetės dhe zakoneve tė lashta tė malėsorėve ėshtė Imzot Pjetėr Teodori. Ai ka cituar pikėsėpari, emrin dhe lavdinė e pashoqe, qė ka pasur ndėr shumė modele tė tjera kėshtjella alpine banimi, sikurse ishte Kulla e Kodrės e Fisit Gjelajve tė Hotit.

Sipas burimeve historike tė mbetur nga periudhat e hershme tė historisė, del se gjithmonė kjo Kullė trimash, ka lėkundur djem azgana, shtatlartė, sypatrembur, njerėz tė pushkės e besės, heroj legjendar, luftėtarė e udhėhqės kryengritjesh antiturke, bijtė trima tė sė cilės kanė qenė pushkė e ngrehur pėr Shqipėri. Ata asnjėherė nuk janė tėrqehur nga fusha e betejės, qė sikurse e pėrmend edhe vetė poeti ynė kombėtar At Gjergj Fishta O.F.M. (1870-1940), se malėsorėt nė luftė e "bajn deken si me le".

Vetė historiania Gradizhina, ka bėrė gjurmime e studime tė hollėsishme tė kullave malėsorė, qė i pėrkasin periudhės sė viteve 1836-1837, vėshtrime e hulumtime tė hollėsishme krahinore e malėsore, tė cilat, i ka botuar nė numėrin 312 tė njė buletini shkencor nė Athinė. E tillė edhe historia e Kishės kushtuar Shėn Marisė...

Nėse do tė shikojmė me kujdes pėrshkrimet e kohės, dhe ata qė kam parė me kujdes gjatė periudhės (ku kam jetuar me tė parėt e mi nė Malėsi), kam venė re, se stili i ndėrtimit tė objekteve tė fortifikuese tė banimit kanė qenė me tė vertetė kėshtjella legjandare. Ata vėrtetė nuk i ngjasojnė kėshtjellave tė vjetra tė princėrve dhe mbretėrve shqiptarė apo europianė, por tė ngritura mbi shkėmbij tė thepisur malesh dhe nė kushtet e terrenit tė thyer malor, mbetėn minikėshtjella ose qendra banimi tė tipit alpin, praktike dhe tepėr manovruese pėr jetėn e antarėve tė familjes, qė jetonin brez mbas brezi, ndryshe me sa ndodh me kėshtjellat qė njė pjesė e tyre ende sot janė tė pa banuara, por qė shėrbejnė si muze kombėtar pėr trojet shqiptare dhe nė disa shtete tė Europės…

Sėrisht, nėse i afrohesh bedenave tė kėtyre kullave, do tė shohėsh se gurėt kanė qenė tė pėrzgjedhur pėr ndėrtime tė tilla, qė me shumė zgjuarėsi janė seleksionuar nga ndėrtuesit e banorėt, qė i zotėrojnė si pasuri tė patundshme sot brez mbas brezi. Nė kėtė traditė ndėrtimore, njė vend tė veēantė zėnė edhe materiali shkėmbor guror, qė e pėrbėn tėrėsisht banesėn e banorėve. Ata kanė pasur shumė frėngji, ku malėsorėt pėrmes tyre janė mbrojtur nga armiqtė (hasmi) dhe siguronin jetėn e gjithė pjesėtarėve tė tjerė tė familjes, gjatė kohės sė gjaqeve ose sikurse thuhet ndryshe gjatė gjakmarrjeve. Duke pasur parasysh rregullat kanonore tė krahinės, gratė dhe fėmijėt delnin jashtė mureve tė shtėpisė dhe merreshin me punėt e saj, ndėrsa burrat rrinin me armė tė mbushura nė frėngji, duke pritur tė ngujuar hasmin ose gjaksorin…

Tė vjen keq qė njė pjesė e kėtyre kullave nuk janė kthyer nė shtėpi muze me tė gjithė orenditė origjinale, tė cilat po humbasin vit mbas viti dhe se nė kėtė mėnyrė ėshtė e vėshtirė qė brezat e rinj tė mėsojnė historinė e tė parėve tanė malėsorė nė kėto qendra banimi, qė janė dėshmia e gjallė e luftrave dhe pėrpjekjeve tė vijueshme tė malėsorėve pėr tė ruajtur trojet e veta.

Kullat e ndėrtuar pa material llaēor, qė bėn ngjitjen ndėrmes dy niveleve tė gurėve qė vendosėn njeri mbi tjetrin, ka qenė njė teknikė e pėrdorur gjerėsisht nė malėsi. Mjeshtėrit e ndėrtimeve, e kanė njohur shumė mirė profesionbin e tyre gurėgdhendės, duke pasur sukses nė realizimin e projeketeve tė tyre ndėrtimore. Ata sot janė mbijetesė e gjallė e suksesit tė ndėrtimeve gurore. Megjithatė, ky material guror latohej me ēekiē e daltė speciale me shumė kujdes nga mjeshtėrit, tė cilėt, gjenin formėn dhe pozicionin e pėrshtatshėm, pėr tė ngritur muret ose fortifikimet e shtėpive me shumė banorė tė malėsorėve.

Brenda banesės, banorėt nė faqet e mureve vendosnin armėt e tyre dhe ato trofe tė marra armikut, gjatė fitoreve nė luftra, krena luanėsh, tė gdhendur me durim mjeshtėri, ku arti i gdhendjes zinte njė vend tė dukshėm, duke i paraqitur edhe faqet e mureve tė brendshme si dekoracione shumė interesante. Stili qė ka mbizotėruar dhe fryma e pėrmabjtjes sė objekteve dhe kafshėve tė vizatuara, kanė qenė me pėrmbajtje atdhetare.
Mė sėshumti, ėshtė gdhendur me daltė, shqiponja simboli i flamurit tė Gjergj Gjon Kastriotit (1405-1467), shpata gjigande dhe pėrkrenarja e tij me kokėn e dhisė si dhe kafshėt qė simbolizojnė forcėn dhe madhėshtinė e pyllit malor, me tė cilėn banori malėsor ka qenė i lidhur ngushtėsisht me jetesėn e vet, ku merrte tė mirat materiale si gjahun, bimėt mjekėsore, landėn drusore pėr banesė, kullotjen e bagėtive etj.
Tė tilla kanė qenė gdhendjet e figurės ose kryetit tė luanit, tigrit pėrmes punimeve, sikurse edhe gdhendjet qė harxhonin shumė kohė dhe mund pėr realizimin me sukses tė veprės pėrmes punės sė mirėfilltė tė artizanatit, pra punimit me dorė qė ishte dhe mbetėt puna mė e reėndė dhe e kushtoeshme pėr artistėt gurėgdhendės nė Malėsi.

Njė kullė e tillė karakteristike e tipit alpin, gjendet e punuar me mjeshtėri tė lartė artistike, nė vendin e quajtur Shpella e Macės. Nėse e shikon me kujdes kullėn, fare lehtė tė bie nė sy madhėshtia e saj nė formėn e kėshtjellės, qė pėrbėn anėn e jashtme tė saj. Ndėrsa nėse futet nė brendėsi dhe e viziton me shumė kujdes, muret e saj gurorė, tė vendosur me saktėsi dhe harmoni me faqatat e tjera tė saj, qė ndajnė odat njera nga tjetra, vizitori ose turisti do tė shoh sesi mjeshtėrit e ndėrtimeve dhe gurėgdhenėdėsit, kanė mundur tė na japin njė pamje arkitektonike shumė interesante, ku shumė bukur ėshtė alternuar stili i vjetėr i ndėrtimeve greko-latine dhe alpine arbėrore.

Nė Kullėn e Macės, shquhen shumė qartė krojet e burimit tė ujit, nga ku tė zotėt e shtėpisė pėrdornin ujin pėr nevojat e tyre shtėpiake dhe pėr tė pirė. Uji i patėr si kristali, vinte nga lartėsia e bjeshkėve tė ftohta mbuluar nga dėbora dhe mbasi bėnte shumė kilometra njė pjesė e saj futej nė ndėrtesė nė vendin e pėrgatitur me shumė mjeshtėri nga projektuesit e banesės tipike malėsore. Pra nė kėtė mėnyrė, mund tė thuhet, se brenda kėshtjellės ose kullės ishte edhe natyra e pastėr origjinale e maleve tona tė bukura. Dhomat e tjera tė banesės prej guri, ishin menduar e projektuar nė atė mėnyrė, qė tė jenė sa mė funksionale pėr antarėt e shumtė tė familjes.

Ēdo gur i vendosur nė ndėrtesė ose kėshtjellėn malore, ishte menduar me shumė kujdes dhe me qėllime tė shumėfishta mbrojtėse. Trashėsia e murit, ėshtė shumė e madhe dhe kėshtjella mund tė pėrballonte me shumė efektivitet e pa asnjė problem mėsymjet ose sulmet e topave, armėve tė rėnda, sepse ajo ishte njė kėshtjellė brėnda kėshtjellės.

Pėrveē rrethimit kryesor tė murit, banesa mbrohej edhe nga muret e brėndshme tė dhomave, qė ishin njė garanci mė shumė, pėr pjesėtarėt e familjes si fėmijėt dhe gratė, qė nuk merrnin pjesė nė luftė me armė nė dorė nė frėngji, por ndihmonin meshkujt e familjes me fishekė ose mbushnin armėt me barut, tė cilėt, i pėrdonin burrat nė luftėn mbrojtėse tė tyre kundėr armiqve ose gjakmarrėsve, qė kėrkonin tė vinin nė shtėpinėn e tyre.

Kėshtjella ose Kullat e Kodrės e Fisit Gjelajve tė Hotit, paramendohet, se i pėrkasin pėrshkrimeve tė bėra nga Gavino Galerit, por nuk ka shumė tė dhėna historike. Gjatė hulumtimeve tė mia, kam mundur tė konstatoj autorėt pėrshkrues, qė e kanė cekur nė punimet e tyre serioze historike, kėtė objekt krenarie tė gjithė Malėsisė.

Nė Hot nė rrėzė tė Bukoviqit, gjendet Kulla e Rrasės, nė rranzė tė Rrasės e punuar me mjeshtėri artistike dhe mbrojtėse kuptimplote pėr kohėn, qysh prej vitit 1732. Gjithashtu, nga historianėt dhe ndėrtuesit arkitektė tė ditėve tona, mendohet, se ajo ėshtė punuar nga artizanatėt venecianė nė vitin 1422, kur sundonte Balsha i Shkodrės dhe ishte e pėrhapur feja katolike nė trevat malėsore pėrrreth.

Deri nė vitin 1571, kur prej ushtarėve aziatikė tė Perandorisė Otomane u pushtuar Ulqini, kullat nė tėrėsi u bėnė kėshtjella tė pamposhtuara tė rezistecės antiosmane, pėr banorėt mbrojtės. Ata ishin dhe mbetėn dėshmia mė e gjallė e luftės heroike, qė zhvilloi populli i Malėsisė gjatė shekujve, duke na dhėnė sot krenarinė e tė qenurit shqiptar, pėrmes luftrave mbrojtėse dhe asnjėherė sulmuese ndaj shtetėve tė tjera, qė kanė bėrė tė parėt tanė heroike.

Duhet shėnuar ,se asokohe, venedikasit e humbėn luftėn dhe filluan tė largohen nė drejtim tė Raguzės nė trevat kodrinnor e malore tė Dubrovnikut. Nė tėrheqje e sipėr pushtuesit turq, shkatėrruan shumė shtėpi malėsore, djegen kullat, vranė pleq e fėmijė dhe detyruan banorėt tė marrin udhėn e kurbetit, pėr tė shpėtuar nga asgjesimi i plotė nga barbarėt e egėr aziatikė turq.

Tė kėsaj periudhė, i pėrkasin edhe shkatėrrimi, qė ushtria otomane turke bėri, kundėr tė gjithė objekteve tė kultit tė Kishės romane katolike, duke zhdukur kėsisoj ēdo gjurmė tė ekzistencės sė hershme tė saj. Njė pjesė prej tyre, barbarėt pushtues i kthyen dhunisht nė xhamia, duke vendosur mbi kampanjelet simbolet e tyre yllin e gjysmėhanėn.
Pėr kėtė periudhė tė errėt shkatėrrimesh, kanė shkruar shumė autor tė huaj dhe njė pjesė e kronistėve turq, tė cilėt, pėrmendin me trimėri barbarinė, qė ushtarėt mizorė turq bėnė mbi popullsinė dhe kishat katolike tė popullit tė Malėsisė asokohe.

Tė gjithė kishat katolike nė Ulqin, Shas, pra rreth 365 objekte e simbole kristiane, u bėnė rrafsh me tokėn ose ndryshuan dhunshėm destinacionin e tyre. Tashmė nė kėtė shkretėtirė feje tė tė parėve tė krishterė, qė nga agimi i krishtėrimit nė trojet shqiptare, qė i pėrket shekullit tė parė mbas Krishtit, kanė mbetur historitė e shkruara tė kohės, qė dėshmojnė se trevat e Ulqinit ishin njėsoj sikurse simotrat e saj nė qytetet e tjera tė Arbėrisė dhe Europės.

Historiani italian Antonio Visili, bėri njė vizitė nė kishat e trevės ose Arqipeshkvisė sė Tivarit (njė ndėr me tė vjetrat nė tė gjithė trojet etnike shqiptare). Ai vizitoi Kishėn e hershme tė Tivarit nė vitin 1574, ku u shpreh: "Gati nė ēdo themel tė Kishės katolike nisi tė pėrhapet dhunshėm feja islame. Turqia shkatėrroi kishat e filloi tė similoi popullsinė vendase me hir e pahir…"

Kulla te Kodra e Lartė mbi varret e Hotit

Nė vitin 1333, filloi tė pėrmendet emri i Hotit. Nė kėtė shtėpi tė fisit Gjelaj, kanė jetuar sa e sa burra, qė i ka njohur malėsori e Malėsia. Kėtu ka jetuar edhe Can Gjelosh Leka, qė kishte tetė vėllezėr, tė cilėt nė mėnyrė heroike kanė rėnė dėshmorė nė mbrojtje tė interesave tė popullit shqiptar. Pėr tė gjithė martirėt e Atdheut, mbrojtja e tokave tė tė parėve ka qenė synimi kryesor dhe vendimtar, tė cilėn ata e kanė paguar me jetėn e tyre. Gjaku i derdhur pėr liri tė vatanit, skuqi tokėn arbėrore, e cila, pėr ēdo festė kombėtare i pėrkujton me veneracion.
I vetėm Can Gjelosh Leka, ka mundur tė rezistojė deri sa plumbi armik i mori jetėn, duke vaditur kullėn te Kodra e Lartė mbi varrezat e Hotit nė Malėsi. Ai ishte bashkėluftėtar me ēetat nacionaliste qė zhvilluan luftra ēlirimtare pėr ngritjen e flamurit tė Gjergj Kastriotit, duke qenė njė shtyllė e fortė e rezistencės nė kullėn e Vranės, Kėshtjellėn legjendare tė Rozafatit nė Shkodėr, Luftėn e Medunit, nė kalanė e famshme tė Deēiqit etj.
Gjithmonė kjo kullė, ka lėkund nė djep trima kreshmikė, ka treguar me shembuj dhe shumė dėshmorė tė rėnė pėr lirinė e Atdheut, se ėshtė njė fole e dashur dhe e pashuar e frymės sė zjarrtė tė atdhedashurisė me njė heroizėm tė pashoq. Can Gjelosh Leka, Lekė Pepa, Gjelosh Leka etj., si fis qysh prej viteve 1850-1890, shėnohet emri i tyre nė analet e historisė legjendare tė trimave tė Malėsisė, ku ata asnjėherė nuk e lėshuan pushkėn nga dora, kundėr vezirėve turq tė Shkodrės, qė tė mos merren tė dhetat (taksat) tek banorėt e Hotit.

Trimat e shpatės si Pal Gjeloshi e Marash Gjeloshi, pėrmend me nderim e respekt edhe nė ditėt tona nė Malėsi. Atyre populli i vuri emrin Pal Ēeliku e Marash Hekuri, sepse ishin njė kockė e fortė, qė nuk theheshin lehtė nga hordhitė turke tė vezirėve qė kishin pushtuar tokat arbėrore. Trimėrinė dhe guzimin e tyre i kanė pranuar edhe armiqtė turq, tė cilėt kishin frikė sapo dėgjonin se Pal e Marash Ēeliku kanė zbritur nė qytetin e Shkodrės.

Gjithashtu me shumė respekt tė thellė pėrmenden luftrat heroike, qė kanė zhvilluar malėsorėt tė prirė nga trimi Marash Hekuri nė Kullėn e Turkut, duke u prerė si dragua me turqit. Kraharori i tij, ka qenė i mbuluar nga plumbat e hekurit, ku ai ka qėndruar i varruar me pesė plagė nė trup. Historia tregon, se kur ka rėnė nė tokė, kali i bardhė i tij, i ka lėpirė plagėt e i ndihmuar nga luftėtarėt e tij e kanė marrė dhe vendosur mbi shalėn e kalit tė vet, duke i shpėtuar jetėn.

Kali i tij gjatė momentit qė ky trim ėshtė plagosur rėndė, nuk ka lėnė mė shkelma qė tė afrohet asnjė ushtar turk. Gjelajt si kullė e njohur, kanė qenė princa tė lartė dhe fisnikė nė shpirt. Ata asnjėherė nuk kanė lėnė asnjė gjak pa marrė sipas kodeve tė kanunit tė maleve, duke nderuar dhe respektuar mikun dhe pushkė e zjarrtė pėr armikun. Besa e dhėnė, ka qenė njė tipar dallues i tyre, qė e kanė mbajtur me nder dhe lavdi pėrherė. Nana e tyre Lule Lukja, ka qenė njė sokoleshė fisnike. Ajo kur i ka parė djemtė plot gjak nga varret e marrė nė luftė, ėshtė shprehur me guxim: "Gjaku i bijve tė mi, u baftė Flamur i Shqipnisė!" Nikė Uci, ėshtė shquar pėr pleqni, kuvende burrash nė odat e trimave tė fjalės sė menēur, patriot i zoti, ndera dhe krenaria e malėsorėve.

Gjelosh Frangu Gjelaj, ka qenė njė luftėtar i pamposhtuar antiturk. Prej fisit Gjelaj nga Traboini i Hotit, ėshtė pėrmendur edhe dera e njohur e Gjelajve, qė janė dalluar pėr pushkė, besė, mikrptje me zemėr tė bardhė, ku janė ruajtur nderi dhe traditat e moēme shqiptare. Trimat e tillė do tė jenė nė ballė tė betejave tė pėrgjakshme me pushtuesit turq, duke shkrepur pushkėn nė kėshtjellėn Rozafat tė Shkodrės, e nė sa vende tė tjera, ku Atdheu ynė ishte nė rrezik dhe kėrkonte qė bijtė e denjė tė saj t'a mbrojnė me dinjitet.

Pėr historinė e tyre ndėr shekuj, qė kanė ngrohur gjithnjė barutin me grykėn e pushkės, ndėr tė tjera janė: Kulla e Gjelajve, qė mė vonė mori emrin Kodra e Kullės (sepse kanė lindur shumė trima tė pushkės pėr liri), nė tė cilėn u lėkund nė djep trimi i mirėnjohur Cin Hjeloshi.
Nė shtėpinė e tyre, kanė ekzistuar dhe gjinden ende sot gjurmė tė afreskeve figurative, qė i pėrkasin kohės sė lulėzimit tė artit dhe kulturės sė Rilindjes Europianes (Reneshances), ku shquhen nė veēanti penda e artistėve me famė botėrore, tė lindur e rritur nė Venecia, Padova, Romė, Torino, Milani (Itali) etj.

Tė brezit tė fundit, qė shkruan historinė me tytėn e ngrohtė tė pushkės dhe derdhen gjakun e pastėr pėr liri, janė edhe trimat e tjerė tė Hotit, ku nė mėnyrė tė veēantė spikasin pasardhėsit e derės sė tyre, sikurse ishin ishin Mark Baci me familje etj.
Nė vitin 1680, hotianėt dhe nė veēanti fisi Gjelaj, kanė zhvilluar luftėn e pėrgjakshme kundėr malaziasve nė Bjeshkėn e Jeshnicės e tė Strumicės, qė gjenden nė Bjeshkėt e Nemuna. Nė kėtė betejė tė hatashme, mendohet se kanė humbur jetėn 280 bjeshkėtar tė fisit Gjelaj e prej fiseve tė tjera tė Malėsisė. Thuhet se asokohe njė mace e zezė, ka rruguar nga bjeshkėt e ka mbėrritur deri tek shtėpia e Gjelajve si shenjė e kobshme. Njė plakė e shtėpisė, sapo ka parė macen e zezė, ėshtė shprehur me dhimbje: "Mjer na se u paska ra pas shpine shkjau, e ka pre trimat me familje nė bjeshk."

Kulla e Gjelajve, mė vonė mori emrin Kodra e Kullės, ka qenė shumė e njohur nė Malėsi. Gjelosh Frangu Gjelaj me Malėsinė e trimave tė tjerė tė Hotit, nė vitin 1801, ėshtė dalluar nė luftėn e ashpėr tė zhvilluar afėr Shkodrės, ku bijtė e maleve tona, kanė luftuar kundėr ushtrive tė egra turke, sa qė thuhej se asokohe Vezirit tė Shkodrės i ka hyrė frika nė palc…
Pėr malėsorėt dhe luftrat pėr liri e pavarėsi, kundėr pushtuesve shekullorė turq e malazias, kanė shkruar me realizėm At Anton Harapi O.F.M. (1888-1946), Imzot Pjetėr Arben Teodori, Imzot Gjon Simoni etj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara