HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Berisha nė Egjipt, Konferenca Islamike dhe Pavarėsia e Kosovės

-- nga Blendi Fevziu, 05 Nėntor 2007

Blendi Fevziu Mehilli, me adrese [email protected] shkruan:
Kam lexuar ne gazete, qe Sali Berisha ka qene ne Egjipt dhe qe ai po kerkon nga Bashkimi Islamik, qe ta njohe i pari Kosoven. A eshte kjo e vertete dhe a eshte nje problem per marredheniet me Ameriken? Dihet qe vendet islamike nuk shihen me sy te mire dhe qe ne nuk jemi nje vend islamik, sado te perpiqet Berisha!

I nderuar zoteri!
Kam pershtypjen se ajo qe ju thoni, me shume se sa e verteta, eshte nje amalgame mendimesh, qe vijne nga qendrimet konfuze te shtypit, nga mungesa e nje qendrimi koherent te opozites dhe nga komentet e ceketa, qe ndesh perdite ne internet. Po e filloj pergjigjen, duke nisur me nje pyetje:
A ka ndonje problem qe 57 vendet e Konferences Islamike, plus 3 vezhguesit, pra 60 ne total, ta njohin Kosoven ne bllok dhe menjehere pas njohjes nga SHBA dhe vendet e rendesishme te BE? Pergjigjja eshte, pa dyshim, e thjeshte: Jo, perkundrazi! Bashkimi i votave te tyre me ato te fuqive te medha perben nje garanci, qe procesi i njohjes se njeanshme te Kosoves, pas shpalljes se pavaresise, do te ece shpejt dhe pa probleme.
E dyta, a do ta njohin Kosoven vetem vendet islamike, apo edhe te tjerat? Pergjigjja eshte, pa dyshim, e thjeshte: Jo, ajo do te njihet fillimisht nga SHBA, Britania, Franca, Italia, Gjermania e ndoshta Spanja dhe me pas nga vendet e tjera, qe do te bashkohen ne kete proces. Njohja mund te jete nje histori e gjate dhe e lodhshme, por ajo qe i mbetet kosovareve dhe te Shqiperise eshte vetem lobingu sa me i madh ne kete drejtim.
E treta dhe e fundit, a mund te thuhet se Shqiperia po ben lobing vetem me vendet islamike apo edhe me gjere, duke nisur nga vendet me te rendesishme dhe te fuqishme te globit? Pergjigjja eshte fare e thjeshte: Jo, ka nisur me SHBA dhe vendet e tjera dhe tashme po tenton, edhe pse ende zbehte, edhe me vendet islamike e vendet e tjera, kushdo qofshin ato, por qe kane nje rol per te luajtur.
Po rikthehem edhe nje here ne pyetjen tuaj, per t’i dhene pergjigje direkt asaj.
Dihet tashme se ne daten 10 dhjetor mbaron afati shtese, qe ishte dhene per gjetjen e nje zgjidhjeje nga palet per problemin e Kosoves dhe se plani Ahtisari ka deshtuar tashme. Serbia nuk e pranon, Rusia nuk eshte gatshme ta votoje, duke vendosur veto dhe Kosova ka nje zgjidhje dhe vetem nje: te shpalle pavaresine e njeanshme. Nuk ka asnje dyshim, se kjo duhet bere, duke marre nje aprovim paraprak nga SHBA dhe vende te tjera te rendesishme te BE, vende qe sipas te gjitha gjasave e kane bere zgjidhjen e tyre. Per kete arsye lobingu me to, edhe pse duhet te vazhdoje, nuk eshte ai jetiku. Perderisa ato vete kane marre nje pozicion qarte. Natyrisht, pavaresia e njeanshme nuk eshte nje vendim i lehte dhe ai sjell mjaft komplikime. Ne kete rast, nje njohje nderkombetare, sa me e gjere, pa asnje paragjykim dhe me vetem nje moto, ate: “cdo shtet dhe vote per njohjen e Kosoves” mund te sjelle sukses.

Duke e njohur kete skenar, kete filozofi dhe kontekst, duke pasur njohje te forta dhe te vjetra nderkombetare, lobingje pro tyre dhe nje diplomaci tejet aktive, Serbia po punon intensivisht per te parandaluar shpalljen e njeanshme te pavaresise, ose ne rastin me te keq, per ta lene ate ne trajta fare minore. Ne ato te nje vendi te vogel, te njohur nga pak vende te tjere. Po e ben kete permes diplomacise, ofertave ekonomike per investime ne Serbi, kompanive te medha me ndikim politik, qe kane interesa ne Beograd dhe permes kercenimit per prishjen apo ngrirjen e marredhenieve bilaterale. Diplomacia serbe eshte fokusuar ne kete drejtim dhe vetem ne kete drejtim. Ky angazhim ka prekur jo vetem ministrin e Jashtem, Jeremic, por edhe Kryeministrin Koshtunica e Presidentin Tadic. Te tre bashke kane filluar nje fushate aktive, qe ne e kemi te veshtire edhe keshtu ta perballojme.

Ne kembim te gjithe kesaj, politika kosovare po tregohet tejet e matur, relativisht aktive, por ajo eshte me shume se sa e limituar. Mospasja e nje statusi, mungesa e infrastruktures diplomatike dhe shume probleme te tjera e kane lene ate inferiore. Zgjidhja e vetme mbetet angazhimi i forte dhe intensiv i Shqiperise ne ndihme te saj. Presidenti i vendit, Kryeministri, Kryetarja e Parlamentit dhe ministri i Jashtem duhet te jene 100 % te angazhuar ne kete kohe dhe thuajse krejt ne funksion te zhvillimeve ne Kosove. Kombi shqiptar ndodhet ne nje nga momentet me te rendesishme te historise se tij te 100 viteve te fundit dhe ēdo papergjegjshmeri eshte e pafalshme! Asgje me te rendesishme se sa nje Kosove e Pavarur nuk mund te kete per Shqiptaret sot dhe kjo duhet te jete motoja jone e vetme.

Ne kete kontekst politika shqiptare ka qene aktive kryesisht me vendet e medha, qe duhet te marrin vendimin dhe qe diktojne politiken boterore, por ajo duhet te jete aktive edhe me organizime apo organizata shtetesh, qe mund te ndihmojne njohjen ne grup, duke e thjeshtuar procesin. Organizata e Vendeve Islamike eshte nje prej tyre dhe ne kete rast jo me pak rendesi. Ajo mund t’i sjelle Kosoves pas 6 – 10 njohjeve te para, plot 60 vota te tjera, duke e bere keshtu fakt, ne pak ore, qenien e saj si nje shtet i pavarur, shtetin me te ri ne Evrope. Nese nuk do te punohet me Konferencen per te marre nje vendim kolegjial atje, atehere Kosova duhet te punoje me 60 shtete, veē e veē, duke e zgjatur nuk dihet per sa vjet kete proces.

Natyrisht qe nuk eshte e lehte te arrish konsensus ne nje Organizate, ku shume vende kane probleme dhe ku Precedenti i Kosoves mund te ndikoje direkt ne to: Indonezia me disa ishuj te saj, Turqia dhe Siria me Kurdet, pa llogaritur ketu marredheniet perfekte qe disa prej ketyre shteteve kane pasur me Jugosllavine e Titos, marredhenie qe i kane trasheguar edhe sot me Serbine.

Per t’ju pergjigjur pjeses se dyte te pyetjes suaj, po ju them se vizita ne Egjipt me sa duket kishte kete karakter. Egjipti eshte nje vend me influence ne Konferencen e vendeve Islamike: ai drejtohet nga nje politikan me ndikim ne boten islame, si Hosni Mubarak, por nga ana tjeter ai eshte nje vend me shume mosbesim per pavaresine e Kosoves dhe ēdo takim, ēdo intensifikim i marredhenieve, pa dyshim, qe ndikon pozitivisht. Per nje rastesi historike, por edhe si pasoje e situates ne vijim, raportet mes Shqiperise dhe Egjiptit, qe mendohen si perfekte, nuk jane edhe aq intensive. Ato kane hijen e mosbesimit te klases politike egjiptiane ndaj dinastise se shkuar shqiptare atje, po aq sa edhe largesine qe krijohet nga raportet perfekte mes Egjiptit dhe Serbise.

Fatkeqesisht, kjo vizite eshte shume pak. Per te pasur nje ndikim me te madh, treshja drejtuese e Shtetit Shqiptar duhet patjeter te vizitoje Arabine Saudite, nje vend me ndikim te madh ne Konference. Duhet te jete me aktive ne vendet e tjera te Gjirit, si Katari dhe Dubai dhe duhet te jete shume here me e pranishme ne mediat, qe kane ndikim ne boten dhe politiken arabe, si Al Jazira. Shqiperia duhet te kerkoje me ngulm qe grupe gazetaresh te ketyre TV te vijne ne Kosove, te pasqyrojne realitetin atje dhe te ushtrojne ndikimin e tyre mbi politiken e ketyre vendeve. Nese ne fund ne arrijme te sigurojme njohjen e 60 vendeve islamike ne bllok, dhe jo nje nga nje, kjo eshte nje fitore e madhe.

Pa dyshim, krijimi i asocimeve, sipas te cilave njohja nga vendet islamike krijon problem apo nuk di ēfare, eshte thjeshte nje propagande. Po them propagande, sepse ne rast se nuk eshte produkt i injorances, eshte ne rastin me te keq dashakeqesi ndaj momentit me te rendesishem politik te Shqiptareve. Nje propagande e rendomte, qe ne vend te shkoje ne favor te Kosoves, shkon dukshem kunder saj. Sepse, ne fund te fundit, Kosova duhet te jete Shtet i pavarur! Kosovaret duhet te kene statusin e tyre perfundimtar dhe ne kete beteje nuk duhet te nenvleftesohet dhe te paragjykohet asgje dhe askush!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara