HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rendi i ri botėror apo fundi i OKB-sė?

-- nga Edita Kuēi-Ukaj*

Edita Kuēi-Ukaj Mos aftėsia, apo nė rastin mė tė thjeshtė, divergjencat thelbėsore nė Kėshillin e Sigurimit pėr tė zgjedhur drejtė ēėshtjen e Kosovės, shtrojnė edhe njėherė, pyetjen e dilemėn, cili ėshtė roli i kėtij mekanizmi dhe a ėshtė i aftė Kėshilli i Sigurimit tė kryej misionin e tij, apo nė rastin tjetėr, afėrmendsh, a ndjehet fundi i OKB-sė?

Teoricien dhe filozof tė ndryshėm qė janė marrė me marrėdhėniet ndėrkombėtare kanė potencuar nevojėn pėr tė patur njė fuqi qė ruan rendin botėror. Sė kėndejmi, nevoja pėr tė patur njė mekanizėm global pėr sigurinė, rendin dhe zgjedhjen e konflikteve eventuale, asaj qė Hobsi do t'i thoshte njė polici ndėrkombėtar, ėshtė ndjerė kaherė dhe pėr tė ėshtė punuar shumė. Nė shekullin qė lamė pas, kemi pasur disa tentativa. Pra, ėshtė e qartė se nevoja e ekzistimit tė njė organizimi politike nė nivel ndėrkombėtar, ka arsyetuar formimin e OKB-sė dhe misionit tė saj, qė do tė pėrkujdesej pėr sigurinė dhe rendin global. Sidomos kjo ēėshtje ėshtė theksuar pas dy luftėrave botėrore me pėrmasa shkatėrruese. Andaj, pas kėtyre dy luftėrave formimi i njė organizimi mbishtetor dhe mbikombėtar u pa si diēka e domosdoshme. Kėshtu, Kombet e Bashkuara i krijuan me 1945. Arsyet ishin tė shumta, ndėrsa pika qendrore qė i lidhte shtet, si ato superfuqi, po ashtu ato tė vogla, lidhej me vendimin pėr tė mos patur luftėra tė pėrmasave botėrore.

Madje, Lufta e Dytė Botėrore, u pa si njė rast i mirė qė bota tė marrė mėsim. Qė kėndej roli i Kombeve tė Bashkuara dhe Kėshillit tė Sigurimit, edhe pėrkundėr aspekteve pozitive dhe ndėrhyrjeve eventuale pėr tė ndaluar ndonjė konflikt, nga prizmi teorik e analitik, shihet me shumė skepticizėm, sepse tė shumtėn e herėve ka dėshtuar. Menjėherė pas Luftės sė dytė botėrore, bota u nda nė dy ideologji kundėrshtuese, mes Komunizmit dhe Perėndimit (kapitalizmit). Nė shumė raste tė mirėnjohura, Kėshilli i Sigurimit nuk arriti tė ndikoj nė parandalimin e ndonjė konflikti apo lufte, sidomos Kėshilli i Sigurimit me dy anėtarėt e pėrhershėm ish Bashkimin Sovjetik dhe Kinėn qė ēdo herė kanė kundėrshtuar idetė, nismat perėndimore, madje nganjėherė vetėm e vetėm pse duhet kundėrshtuar. Kėto divergjenca te thella nė pikėpamje, qė kanė pėrcjell kėtė institucion gllamoz botėror, kanė penguar qė tė merr kjo organizatė ndonjėherė ndonjė vendim tė rėndėsishėm qė ja vlen tė mbahet mend.

Pas rėnies se Bllokut sovjetik si dhe komunizmit, nė marrėdhėniet ndėrkombėtare u mendua se tashmė ishte koha qė tė funksionalizohej Kėshilli i Sigurimit, duke shpresuar nė njė rend tė ri botėror, ku OKB do tė mund tė luante rol tė fuqishėm nė botė, sidomos nė parandalimin e konflikteve, zgjedhjen e tyre, etj. Por, luftėrat e fundit nė Ballkan dėshmuan sheshazi se OKB ėshtė me tepėr njė institucion sa pėr tė qenė, ku bėhen retorika dhe ku merren pak vendime tė drejta. Ndodhėn shumė gjakderdhje nė Somali, Ruand, Kroaci, Bosnje, Kosovė dhe sė fundi nė Irak dhe OKB asnjėherė nuk arriti tė ndikoj pėr tė ndaluar, zgjedhur njė konflikt. Kėshilli i Sigurimit dhe vetoja e disa shteteve mundėsuan qė tė zhvilloheshin disa luftėra.

Ndonėse pėr tė dėshmuar burokracinė dhe moralin e dyfishtė, pėr shembull nė rastin e Kosovės, vetėm pas pėrfundimit tė bombardimeve tė NATO-sė i japin mandatin asaj nė mėnyrė qė tė shfrytėzojnė pasluftėn pėr tė instaluar administratė politike nė Kosovė. Por, OKB, si dhe KS ishte kundėr intervenimit nė Kosovė. Si pasojė e kėsaj, edhe sot e gjithė ditėn shumė procese nė Kosovė janė sabotuar, penguar dhe kanė marr kahe jo aq tė dėshirueshme. Kjo gjė u vėrejt sidomos kėto muajt e fundit me lojėn e pafundme qė bėhet me fatin e njė rezolute pėr tė definuar statusin e ardhshėm politikė tė saj. Sidomos kjo bėhet me absurde, nga fakti se nė kėtė proces qė tashmė ka njė histori, Kėshill i Sigurimit ka pasur pėrfaqėsuesin e saj qė ka paraqitur njė projekt.

Pėr tė kuptuar se OKB nuk funksionon nė misionin e saj, mund tė pėrmendim edhe rastin e Irakut. Ata e kanė ditur rrezikun e diktaturės, kanė qenė nė dijeni pėr vrasjet e panumėrta qė ka bėrė diktatori i tyre dhe asnjėherė nuk arritėn konsensus elementar pėr tė parandaluar atė. Nga ky pozicion nė opinionin e gjerė politikė ane e kėnd, tashmė ka zėra qė thonė se OKB nuk funksionon, ai ka dėshtuar dhe do tė dėshtoj nė ēdo konflikt. Sė kėndejmi disa shohin njė super OKB tek G8, apo nė rastin e Kosovės tė Grupi i Kontaktit.

Procesi politik rreth Kosovės ka hyrė nė fazėn me delikate dhe atė falė vetėm institucionit, i cili ėshtė dashur tė rregullojė kėtė ēėshtje, qė ėshtė angazhuar nė kėtė ēėshtje dhe qė ka shpenzuar aq shumė pėr kėtė ēėshtje. Kjo tashmė nuk ndodh, ndėrsa nė lojė do tė hyjė varianti tjetėr, ai i zėvendėsimit tė institucionit tė OKB-sė nga fuqitė demokratike, qė edhe nė tė kaluarėn e kanė shpėtuar Kosovėn nga kthetrat millosheviciane.

Edhe tash kur nė Kėshillin e Sigurim kanė qarkulluar disa rezoluta, gjasat qė ky institucion tė kryej misionin nė pėrkim me atė pėr tė cilin ėshtė ngarkuar, duken minimale. Mbetėn rrugėt tjera, sikur nė raste tė shumta. Ėshtė SHBA ajo qė luan kėtė rol dhe kryen kėtė mision nė partneritet me Unionin Europian.

* Autorja ėshtė analiste nė drejtimin e shkencave pėr paqe dhe konflikte, nga Malmo e Suedisė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara