VEPRA KULTURALE E ELEMENTIT KATOLIK NE SHQYPNI
-- nga DONAT KURTI
Veprimi i katolikve ne Shqypni kje i vijueshem qysh prej fillimit te kristjanizmit e deri nder dit't tona; por, prejse me pushtimin otoman fati i vendit tone kje ne mndyre te jashtzakonshme i kobshem mbasi na dau nderrmjet vedit, na dha rrugat e mergimit, na dermoi e na çfaroi gati krejt, kshtu edhe veprimi i elementit katolik per kah kultura mund te dahet dysh:
1) Veprimi i katolikve sa komi qindroi ne besimin e krishtene, e
2) Veprimi i katolikve gjate pese shekujsh robnimit, errsijet e ligshtijet.
Nji qi shikjon nder ledhet e kaklopve te hershem blokat e shkamive te renduem njeni mbi tjetrin gjate korrizit te kalave, mund te sajoje njifare ideje per fuqi te jashtzakonshme e per trup te lidhun, qi kan pase nierzt motit. Prap edhe nji qi kalon neper Athine a neper Rome e vron me kujdes tepricat e tempujve, te skulptures e te artit, mund ta çoje menden te madhnija, te perparimi, te luksi, te kultura e atyne kryegjyteteve te fuqishme. Kshtu na bjen rasa edhe ne me mendue per veprim te katolicizmit gjate 14 shekujve te pare.
Aty-ktu ndeshim nder rrenime te kishve, te ledheve, te
gjytetzave e t' urave te hershme. Gojdhana na i shumon
per gjith vend e per gjith katund. Ato pak viza
arkitekture na diftojn madhnin e atyne mbeturinave
shenjte; do copa afreskesh me njyemje te gjalla na
tregojn doren e msueme te piktorve, qi u rriten ne
vend tone. Ndonji kumbone piramidale me mbishkrim te
thjeshte e me kumbim te tingllueshem na kallxon
perparimin e mjeshtrive edhe ne Shqypni. Ndonji mermer
i zgavrruem prej dalte don me na fole per kohe te
hershme; por asht thermue prej mizoris s'anmikut e te
moteve e s' na ep kurrfare drejtimit. Tjeter nuk gjejm
perveç lavdeve e nderimeve, me te cillat tonet e te
huejt pershndesin nder shkrime te veta kulturen e katolikut shqyptar.
Marin Barleti tuj na kallxue jeten e Skanderbegut, ma
te madhit fatos te kristjanizmit, ban aty-ktu
pershkrime te gjalla e poetike gjytetesh, ndertesash e
monumentash, sidomos ne Durrec, ne Krue e ne Lezhe;
permende nierz te mdhaj e te perpiekuna diplomatike;
kishe, preleten, dhanti te çmueshme etj., sende te
gjitha, qi nenkuptojn nji perparim e nji kulture verte te lulzueme.
Prof. Giuseppe Gelcich, nji nder studjozt ma te
çenshemt e ma me autoritet te vjetersive shqyptare,
tuj fole permbi zhvillim tone kulturar, para te XV
shekull, thote: "Shqytari i pajisun prej natyret me 'i
kuptim te forte e me i shijim te bukur, kishte stolise
gjytetet e veta me permendore (monumenta) artistike
fort te çmueshme e, deri qi kto gjytete ran rrash per
toke prej zjarmit e pezmit t' anmikut, s'pran tuj
dergue me shumice rraqe argjanti, fildishi, kureli,
kriri (zadefi), si edhe shkallme, arme e ene remi te
punueme me mjeshtri e hollim te madh gjithkund neper
Ballkan e nder vise, kndej e andej detin. Petkat
mandej te qendisuna n' ar per bukuri, qi u perdorshin
asokohe ne Ballkan per stoli shtati e shpije, vishin
edhe kto prej andej. Arti rromanesk ne Dalmacje pat
shkasin ma te madhi e te paret apostuj prej Shqypnije.
Kta ndodhte sa mbretnote paqa ne vendin tone, pse, si
nisen m' u dynde shqyptaret katolike, gjith
perparimin, kulturen e influksin e tyne kah Dalmacija,
Gelcich e permbledhe me kto fjale:
"Sa familje, qi sot thirren dalmate, rriedhin prej te
hikunve t' aiyne kohve! Sa sende, qi sot shumica i
mban per arte e vepra dalmate, nuk jane tjeter veç
krijime e vepra te daluna prej mjeshtris e zhenis shqyptare!"
Prap Prof.Gelcich, tuj rí ne bisede me P. Gjergj
Fishten permbi arte te hershme ne Shqypni, dishmoi, se
veç mbrenda nji shekullit te vetem, tuj nise gjate
Bregut te Bunes e deri ne gjytet te Djokles afer
Podgorices, njitfeshin 82 piktora me za, te cillve u dihej edhe emni.
Kto e sa te mbetuna te shkelqyeshme te historis sone na paraqesin, veç sa me thane, veprimin e katolikve per perparim te vendit; veprim, i cilli vijoi edhe mbasi u buer lirija, kur prendoi Hylli i Shqypnis, d.m. th edhe mbas te XV shekull.
Jeta ne robni, qi po marrim me pershkrue, do te thirret per katolike kohe heroizmit, pse, jo veç u lyp heroizmen me pshtue ndiesit komtare ne mjes te nji trathtis e te nji robnis komtare, ne mjes te nji trathtis e te nji robnis se poshter.
Kundra rrymes se kohve e te rrethanave katoliku shqyptar me urti e me dashtni zhvilloi nji program perparimtar, qi kje themeli i kultures se sotshme ne vendin tone. Me njato pak mjete, qi pat per doresh, u mundue me shpirt me mbajte
Shkollat
Ma te parat shkolla, mbas te bierrunit t' autonomis ne Shqypni, kjene, per sa dijm na, tri: shkolla e Pdhanes, e Blinishtit dhe e Shkoders.
Ne vj. 1638 P. Hiacinti a Sospitello O.F.M., italjan
me fis, por shqyptar me zemer, pat guxim me iu
perveshe per te mire te vendit nji punes ne veshtrim
te plote kulturale, tuj çile shkollen fillore ne
Pdhane, asokohe vend mjaft i banuem. Kje ndieke me
zell prej vendasve e i mrrijti zani deri nder katunde
te largta te Zadrimes, qi memzi pritshin me i çue fmit
e vet. Numri i xansave te jashtem pat mrrijte deri ne
25 e kta na ep shkas me nenkuptue, se do te kene pase
edhe ndonji konvikt. Dijm prej dokumentash, se pose
uratve xeshin edhe msime letrare d.m.th. mbahet deri
diku nji shkolle e mjesme pa perjashtue gjuhen e
vendit. Perparimi kje aq i madh, sa i terboi Turqt, te
cillet mbas 9 vjetsh e rrenuen faret.
Ne vjete 1697 kje çile rishtas. Se deri kur vijoi, nuk
dihet; dokumenti mbaron tuj thane per te, se "ka gjase
se gjindet edhe sot" (1702?)
Nji vjete mbas theme limit te shkolles se Pdhanes, d.
m. tho ne vj. 1639, kje çile prej fretenve te kuvendit
te Troshanit nji tjeter shkolle ne Blinisht6, drejtori
i se cilles kje P. Karl Mirandulanus O. F. M.
Me shka duket, kje nji shkolle mjaft e plotsueme.
Ndiqej prej ma se 50 nxansash e pose kndimit e
shkrimit xeheshin edhe lande tjera, posaçe gjuha
latine prej atyne qi dojshin m' u ba prifta bahej n'
at shkolle; por anmiqt ishin te panumer e ne vj. 1640
drejtorin e ksaje shkolle e gjejm ne burg tuj psue
mundime te mdhaja. Ka gjase se kjo shkolle s' mujt me
vijue gjate, pse P. Karli kah mbarimi i asaje vjete
njehet nder msuesa ne shkolle te Pdhanes.
Ne vj. 1698 a aty pari gjejm se P. Filipi prej
Shkodret O. F. M. çile shi ne Shkoder nji shkolle
private e mson fmit e tregtarve e te pasanikve.
Nji qi i ka perpara sysh pshtiellimet e atyne kohve,
mnin posaçe kundra katolikve e kundra çdo shejit
kulturar, mund ta mane me mend, se ç' v1ere paten kto
shkolla per shpirt te shqyptarit edhe vetem porsi hap kah gjytetnimi.
Por kush mundet mandej me dyshue, se ne kto shkolla
nuk flitej shqyp? Ne çmndyre katundari i padishem i
ndiqte me zell, ne kje se s'merrte gja vesht? Veprat,
qi na kan mbete prej atyne puntorve te palodhshem,
prej atyne msuesave te kujdesshem, na dishmojne
kjarte, se ato shkolla s'kjene mjete te hueja per me
influencue ne shpirt te popullit shqyptar simpati e
parti; por paten per qellim drejtperdrejt te naltuemt
e moralit e shkasin kahe kultura, e kta tash gadi 300 vjet.
Kta msuesa kjene, qi m,e 20 Prill 1711, te ndimuem e
te nxzitun prej Papes shqyptar, Klementit Xl, ngrehen
ne Rome ne kuvend te S. Pietro Montorio nji kateder
per gjuhe shqype, per me i ba gati misjonaret e huej
me mujte ma letas me i vijte vendit t' one; e
njatehere kur se mendote kush per gjuhe shqype e per
zhvillim te saje, kta jane qi perpilojn ma te parat
gramatika, fjalore e perkthime.
Ne vj. 1644 P. Zef Iccaran O. F. M. shkruen
"Dizionario italiano-albanese" f. 120; dorshkrim i
ruejtun ne bibljoteke te Jezuitve ne Shkoder. Ne vj.
1675 P. Bemardus a Quintiano O. F. M. shtypi nji liber
shqyp "Dottrina cristiana (epirotica)" - Venetiis 1675.
P. Leo a Cittadella O. F. M., qi diq ne vjete 1678,
tuj pase kene Misjonar ne Shqypni, shkruen
"Dictionarium epiroticum".
Nji gramatike te vogel shqyp, te shkrueme si duket
prej ndonji Misjonari ne vj. 1710 me nji shtojce ne
gjuhe turqishte, ia dedikoi ne vj. 1805 kardinalit
Prefekt te Propagandes nji Eksprefekt i Misjonit te Shqypnis.
Ne vj. 1716 P. Françesk M. da Lecce O. F. M. shkruen e
shtype ma te paren gramatike shqyp, qi ka randsi edhe
sot: "Osservazioni grammaticali nella lingua albanese"
Roma, 1716 dalla tip. Della S. Congo Di Propaganda. -
Ma vone shkruen edhe nji fjaluer, per te cillin nuk
dihet si mbaroi. Kje pershkrue pjessisht prej G.
Camarda, i cilli e levdon fort.
Ne vj. 1722 edhe P. Didacus a Desio O. F. M. perpiloi
nji gramatike shqype, qi s' kje botue.
Ne vj. 1752 P. Bonaventura Prucher O. F. M. prej
Castel Giovio la ne Rome nji dorshkrim gadi per me u
botue "Manuale Catechetico italianoepirotico" e nji
fjaluer per sherbim te Misjonarve te Shqypnis.
Ne vj. 1848 P. Luka da Monte Giove O. F. M. na ka lane
nji fjaluer shqyp-italisht, qi ruhet si dorshkrim ne
bibljoteke te bashkis se Todit n'Itali me ket numer:
"Cod. 224 format 80 fq. 328.
Ne vj. 1858 P. Dario Bucciarelli O. F. M. la nji
dorshkrim "Grammatica della lingua albanese" qi ruhet
ne Bibljoteken Françeskane te Gjuhadolit ne Shkoder.
Ne vj. 1862 P. Bonaventura da Francavilla O. F. M.
shkruen "Elementi grammaticali di lingua epirotica" ne
format 80 fq. 110 e ruhet si dorshkrim nder françeskaj te Gjuhadolit.
Ne vj. 1866 P. Francesco Rossi da Montalto O. F. M.
shtype "Regole grammaticali delIa lingua Albanese,
compilate sulle tracce dei buoni grammatici e del P.
Francesco M. da Leece." _ Roma 1866 - Stamperia della
S. Congo di Propaganda for. 80 fq. 350.
Shi n' at vjete shtypi edhe "Vocabolario ItalianoEpirotico" con tavola sinoptica ne f. 80 fq. 954.
Ne vj. 1881 p. Leonard de Martino O. F. M. qi kje nji
nder ma te paret, qi punoi vjerrsha ne gjuhe shqype
mbas metrikes moderne, qiti librin "L'Arpa" di un
Italo-Albanese" Venezia 1881.
S' do harrue, se nder Mijonare ky kje ma i pari qi ua
lshoi kushtrimin nierzve te mdhaj, e neper ta Europes,
per indipendence te Shqypnis.
Mbas gjith ktij veprimi kultura katolike nise me marre
hapte ne vend tone. Balli i perulun i shqyptarit ne
robni xen me njofte e me kujtue kunoren, qi dikiu e
rrethote, nxitet, kerkon me punue, me perparue e m' u
mkambe. Civila e kler dora -doras duen me e pertri
popullin e me te pertrim te popullit, pertrijn komin.
Ky entuzjazem vrohet posaçe ne shekullin e 19-te.
Prej vj. 1800 e deri ne vj. 1861 çilen aty-ktu shkolla
private me klase fillore. Veç ne Shkoder mbahen mend
12 shkolla fillestare: 8 per djelm e 4 per varza.
Mjetet ishin te vogla e primitive, prandaj nuk asht
per t' u shikjue gjith aq perparimi a dobija, qi
xierej prej sosh, sa inicjativa, hapi heroik, zelli
per te hapun te kultures. Nji msues perfaqsote nji
shkolle ne vedi. Ende sot, si ne shej evarije,
kujtohen me ande emnat e tyne prej popullit katolik shqyptar.
Mesuesit e Gjuhes Shqipe
E perkohshmja "Perparimi" i rreshton emnat e msuesave
ma te njoftun me ket rend:
Gege Kodheli
Gjergj Benussi (1836)
Gjon Shkrumi
Zef Kamsi
Jaku i Tushit te Mark Krtajes (Speci)
Shor Markja
Don Pepini,
D. Egjell Radoja
D. P. Babi.
Prindt mernzi qi pritshin me i çue fmit e vet ne
shkolle, bile u zotnoshin me pague edhe msuesin.
Edhe jashta Shkodert çilen shkolla tjera katolike ne
gjuhe shqype. Ne Pezrend b. f. ne Peje e ne Gjakove i
gjejm shkollat e çiluna per djelm shum para vj. 1840;
por prej mungeses se datave te sigurta e te njoftimeve
ma te caktueme, jemi te ngushtuem vetun me i xane ne goje.
Koha veç ia kishte mrrijte me ia hi nji vepres ma te madhe.
Ne vj. 1861 françeskajt çilin ma te paren shkolle
fillestare publike ne Shkoder. I kje ndimue e kje
mprojte prej Episkopatit shqyptar e kje pershndete me
gzim prej mbare popullit katolik porsi ogur i mire,
porsi voter kulturet, porsi shndi lirijet. E
pernjimend kje voter kulturet per 72 vjet, pse aty xun
e u rriten me mija fmish.
Msimet erdhen tuj u permirsue perhere e ma teper.Qysh
nder vjett ma te parat kje ngrehe edhe nji salon
akadenlljet e konferencash, e te damt e pervjetshem te
çmimeve ishte nji rase gzimit e harejet jo veç per
fmi, por per mbare katolicizmin, pse aty ndiheshin
vjersha te bukura, kange te tingellueshme e fjale e msime t' urta.
Ne vj.1880 me 24 Dhetuer P. Leonard de Martino, O. F.
M. kje ma i pari qi çfaqi mbrende ne kishe ne gjuhe
shqype nji dram barituer.
Kohe mbas kohet xansat e dikurshem u xun vendin
msuesave te vet: shqyptari mrrin me pase aq kulture,
sa me drejtue e me organizue ai vete vepra per te mire
e perparim te komit.
Ne vj. 1902 zgidhet porsi Drejtuer i ksaje shkolle P.
Gjergj Fishta O. F. M., i cilli pa tjeter ven porsi
gjuhe msimit nder te gjitha landet gjllhen shqype e
çon zanin e u thote te gjith shqyptarvet, se:
Porsi kanga e zogut l' veres,
Qi vallzon n' blerim te Prillit,
Porsi i ambli fllad i eres,
Qi lmon gjit e drandofillit,
Porsi vala e bregut t' detit,
Porsi gjama e rrfes zhgjetare
Porsi ushtima e nji termetit
Njashtu asht gjuha e jone shqyptare
Pra mallkue njaj bir Shqyptari
Qi ket giuhe te Perendis
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s' ia len ai fmis;
Edhe atfj iu thafte, po, goja,
Qi e perbuze ket gjuhe hyjnore;
Qi n' gjuhe t' huej kur s' asht nevoja,
Flet e t' veten len mbas dore.
Ne vj. 1909 tri klasve te para fillore, qi paten
mrrijte deri ne te gjashten plotore, u kjene shtue tri
klase gjytetse, me muzeum e gabinet fiziket te
mjaftueshem. Ne salon mandej vjete per vjete kjene
çfaqe drama me njyemjeft edukative e atdhetare si:
Shqyptari i Gjytetnuem, Odisea, Juda Makabe, I ligu
per mend, Dredhit e Patukut, Sh'Françesku, Sh'Aleksi, Shkolla e muzikes etj.
Me ndrrim te kohve, per perparim te vendit, u ndertue
edhe sistemi shkolluer, kshtu ne vj. 1921 kje ngrehe
ne vend te klasve gjytetse gjimnazi 8 klasesh e ma
vone 7 klasesh, tuj iu adaptue programit te Ministris s' Arsimit.
Do pase perpara sysh edhe, se qysh ne vj. 1882
françeskajt kan pase çile nji kolegje per me rrite e
me msue njata qi deshirojshin m' u ba freten. Msimet
ishin te rregullueme mbas programit te gjimnazeve t'
Austris e prej vj. 1905 shkolla kje ba krejt ne gjuhe shqype.
Perpara veç se m' u çile kjo kolegje, Ipeshkvit e
Shqypnis, tuj dashte me i dhane popullit shqyptar
prisa te mire e te kndueshem ne lame te besimit e te
kultures paten themelue gysh ne vj. 1859 seminarin
(konvikt per ata qi duen m'u ba priften) e u paten
lshue ne dore Jezuitve, te cillet prej andej moren
shkas me e diftue perhere e ma teper aktivitetin e
zotsin e vet ne te hapun te kultures katolike. Ne vj.
1868 nisen me e avite prej vedit ndonji xas, e nande
vjet ma vone, kur kjene foreue me mesuesa te
nevojshemml, çilen ne vj. 1877 shkollen publike
fillestare, qi shkoi tuj u permirsue kohe mbas kohe e
tuj u naltue me klase reale e tregtare. Qysh prej
vjetes 1914 fillojn m' u ba hapat per te çilun te nji
gjimnazit per civila, pse s'do harrue, se Jezuit e kan
pase çile gjimnazin e mbrendshem per seminarista pak
vjet mbas themelimit te Seminarit. Ne vj. 1922 kan te
rregulluem ma te parin lice. Per edukate te fmive
shofim, se s' kursehen, si kah lokali, si kah
argtimet, si kah mjetet tjera.
Ne vj. 1890 ndreqen nji salon te madh e te bukur, ku
çfaqen sa here drama te ndryshmel, u dan çmimet fmive
me ma te madhin lulzim e mbajten disa heresh
konferenea per dobi shoqnore.
Librat
Megjithse komsijet te huej, Jezuit tu munduen edhe per
lavrim te gjuhes shqype.
Ne vj. 1862 P. Giulio Buffili S. J. la nji fjaluer
italisht-shqyp, qi ruhet si dorshkrim ne Kolegjen Saverjane.
Ne vj. 1880 P. Jak Jungg S. J. botoi ne Shkoder librin
"Regale grammaticali sulla lingua albanese", e nji
vjete ma vane "Elementi grammaticali della lingua albanese".
Ne vj. 1889 P. Dede Pasi S. J. shkruen nji "Liber per m'u msue shqyp".
Ne vj. 1895 P. J. Jungg S.J·. botoi nje fjaluer shqyp-italisht.
Ne vj. 1909 P. Anton M. Xanoni S.J. shtypi Ubrin
"Gramatika shqyp" e nji rend librash tjere edukativ.
Ne vj. 1910 P. Anton Busetti S. J. boton
"Gramatichetta della lingua albanese" e nji vjete
mbrapa fjalorin voluminoz te perpiluem me mund te madh
"Vocabalario italiano-albanese" me fq. LVI1148.
Prej vjetes 1920 e tektej Jezuitt botuen gjithfare
librash per shkolla. Numri i librave shqyp e ne te
perpiekun me gjuhe te hueja kapet ne 52.
Ne vj. 1929 çilen ne Tirane nji shkolle fillore e tri
vjet mbrapa filluen edhe ndonji klase gjimmazjare.
Pose ktyne shkollave me randsi kryesore shofim, se
gjate ksaje kohe livron nder dej e ne zemer te
katolikut shqyptar nji te prinin kah perparimi e
anekand Shqypnis se Veriut çilen shkolla fillore.
Para vjetes 1880 Shkupi e Zumbi e pak ma vone
Ferizoviqi e Stubla e kan shkollen e vet ne gjuhe
shqype per djelm.
Ne vj. 1893 xen fill shkolla e Shirokes, qi vijon deri
ne dite te soçme.
Ne vj. 1893 P. Joakin Serreqi O. F. M. ndreqe ne Se1ce
nji shkolle me lokal te mjaftueshem per 50 xansa.
Shi ne ket vjete edhe P. Basil Chiaroni, O. F. M. çile
nji shkolle shqype ne Hot Traboine
Ne vj.1897 P. Pjeter Gjadri O. F. M. u ep msim fmive
ne kuvend te Troshanit.
Ne vj. 1898 D. Ndoc Mjedja çile nji shkolle ne Pdhane,
te cillen ne vj. 1904 e mban P. Tome Bicaj O.F.M.
N e ket kohe edhe ne kuvend te fretenve te Rrbigut
hapet nji shkolle katundi.
Ne vj. 1901 edhe Biza ka shkollen e vet, ku mson P.
Severin Lushaj O. F. M.
Ne vj. 1907 P. Shtjefen K. Gjeçov O. F. M. çile
shkollen ne Gomsiqe.
Ne vj. 1907 P. Gentil Biella O. F. M. mban n' Iballe
nji shkolle ne gjuhe shqype.
Ne vj. 1909 P. Egjell Vjeshta O. F. M. avite femit e
Bazit e i mson me kndue e me shkrue.
Ne vj. 1900 e ndonji vjete mbrapa, neper zell e te
nxitun te shoqnis "Bashkimi" e "Agimi" çilen shkolla
ne shum katunde. Kemi mrrijte me dijte se e ka pase
shkollen e vet Rrsheni, Oroshi, Miloti, Dajçi,
Kallmeti, Spaçi, Kashnjeti e Nenshati.
Prej vj. 1916-1929 katoliket kan pase shkolla, te
thuesh, nder shum katunde te Shqypnis se Veriut.
Msojshin priften, freten e civila katolike. U ndimohej
pjessisht prej mbretnis AustroHungare e ma von edhe
prej Shtetit Shqyptar. Ne ket perjode kohet veç
famullitaret françeskaj kan pase 17 shkolla katundit.
Por sot kultura çmohet ma von edhe prej Shtetit
Shqyptar. Ne ket perjode kohet veç famullitaret
françeskaj kan pase 17 shkolla katundit.
Por sot kultura çmohet ma fort prej nderimit e liris,
qi i epet seksit femnuer, ne kontrast me robni e
poshtnim te pagajve e te popujve te pagjytetnuem.
Edhe ne ket pike katoliket kan parin.
Qysh ne fillim te shek. XIX e deri sa s' kje çile
shkolla e Stigmatineve vem oroe nji te nxitun e nji
zell per me ngrehe shkolla femnore. Varzat mblidheshin
neper shpija private e aty u msohej me kndue e me
shkrue si edhe per pune dore. Kta vin mjaft sa me i
diftue rraces shqyptare, se kto shkolla primitive
ishin nji hap heroik kah kultura. Jane pune 80-90
vjeçe e ende mbahen mend emnat e atyne msueseve te
hershme, nder te cillat njehen:
Mesueset e Para Shqiptare (200 vjet ma pare)
Kushe Micja
Tone Radoja
Tereze Berdicja
Tina e Nikes.
Kto shkolla mund te thuhet, se e poqen mendimin per me
themelue nji shkolle publike femnore.
Ne vj. 1879 Motrat Stigmatine çilin ma te paren
shkolle fillore per varza e ma te paren shkolle punet.
Aty u rriten me kujdes jo vetem zoja shpijash; por
edhe nana shqyptare.
Qysh nder vjett ma te parat çfaqeshin prej bijave
shkodrane drame e argtime rrethue prej drites se
ndritshme te nderes e te njerzis.
Sirnbas kohet edhe shkol1at femnore erdhen tuj u permirsue.
Ne vj. 1885 a aty pari ne Pezrend gjejm nji shkolle
fillore shqype per varza. N' at kohe xehet e
themelueme edhe ajo e Shkupit.
Ne vj. 1890-1903 Motrat Stigmatine shkojn ne Durrec e
aty mbajn per 13 vjet nji shkolle fillore per varza e
nji shkolle per pune dore.
Ne vj. 1896 ?) gjejm se ne Kallmet Motrat e Mshires
(Vinçencjanet) kishin nji shkolle fillore per varza e per djelm.
Ma vone shkollat fillore per varza te drejtueme prej Stigmatineve shumohen.
Ne vj. 1907 Shiroka ka shkollen e vet per varza. Ne
vj. 1925 çilin nji shkolle katundit ne Dajç per djelm
e per varza; kshtu bajn edhe ne vj. 1927 ne Nenshat.
Ne vj. 1924 ne vend te klasve plot ore e gjytetse kje
ngrehe prej Motrave Stigmatine normalja, aq e hatrueme
prej te gjithve.
Ne vj. 1930 çilen nji shkolle per varza ne Tirane.
Prej ktyne vrejteve te shpejta mund te vrohet se gjate
pushtimit otoman d.m.th deri ne vj. 1911, katoliket
kane hape nder kohe te ndryshme 47 shkolla shqype,
nder te cillat 10 per varza.
Kultura e perhapun nepermjet shkollave s'mbaron me kaq.
Flija n'ideal te katolikut mrrin deri ne heroizeem.
Per te mire te vendit, simbas fuqive e mjeteve, s'u kursye gja.
Durimi e dashtnija pasqyrohen fort bukur nder fmi te
njome, te mledhun nder azile a strehe foshnjore.
Ne vj. 1898 me 3 Tetuer Motrat Servite hapin dyeret e
kuvendit te vet ne Shkoder per nji azil; e kaq mire e
rregullojne dhe e mbajn, sa m' u binde deri te huejet per te.
Ne vj. 1920 Motrat Stigmatine nisen me i avite fmit e
lagjeve te largta te qytetit neper nji azil, qi e çilen ne Rus.
Ne vj. 1929 Motrat Servite shkojn ne Tirane e ngrehin nji azil te ri.
KONVIKTET
Mungesa e mjeteve e e nierzve e vshtirsija e
rrethanave bashin te ngushtohej veprimi kulturar
mbrenda gjyteteve e katundeve t'aferme. Malcoret e
largte s' mujshin me pase shkolla, por edhe ata kishin
te drejte per zhvillim. Me ndihme te Mbretnis
Austro-Hungare kje mendue m' u çile nji konvikt i madh
per djelmoça te maleve. Kjo pune u realizue ne vj.
1907 e u kje lshue ne dore Vllazenve te shkollave
(Schulbruder), te cillet i çoshin fmit me marre msim
ne Shkollen françeskane. Shume nder oficera te sotçem,
me fis prej malesh, do t'i kujtojn me ande ato vjet,
qi kaluen n' at konvikt te rregulluem ne çdo pikpamje.
Ne vj. 1921 Motrat Stigmatine hapen ne Shkoder nji
konvikt per varza me afer 72 vende. Kje levdue e çmue
prej te gjithve e deri prindt besimesh te ndryshme
çuen bijat e veta n' at vend plot shprese, edhe me
bursa te veta.
SHTYPSHKROJAT
Na s'mundena me i pase perpara sysh e me i rreshtue
dobite, qi pat perftue ky invencjon katolik ne vendin
tone ne kohe fill mbas te gjetunit. Mjafton me thane,
se qysh nder vjett ma te parat kjene pru shtypshkrojat
ne Shqypni. Permendet ajo e Obotit ne vj. 1493 e ajo e
Shkoders ne vj. 1563.
Nji mjegull azjatike na dan prej atyne kohve e gjate
robnis kje shue gjithshka.
Me te mkamun te shkollave u ndie edhe nevoja e shtypit
e katoliket kjene, qi ia sollen ma te parat
shtypshkroja vendit tone.
Ne vj. 1871 Jezuitt prun ne Shkoder ma te paren
shtypshkroje ne kto ana. Pese vjet mbrapa botohet me
te libri shqyp i Don Egjell Radojes "Dotrina e
Kerscten"; ne vj. 1881 "Gramatika per gjuhe shqype" e
P. J. Jungg S. J., e ne vj. 1892 "Vakinat e ligs
herscme e t' ligs ree" te Don Pashko Babit.
Cprej asaje kohe e deri me sot kjo shtypshkroje ka
botue ma se 320 vepra te ndryshme faret shqyp a ne te
perpiekun me gjuhe te hueja.
Ne vj. 1909 Don Ndoc Nikaj pru ne Shkoder me shpenzime
te veta nji shtypshkroje te re "Nikaj", qi botoi deri
ne vj. 1922 afer 52 veprash ne gjuhe shqype. Shi 'ne
ket vjete me makina ma modere çili nji tjeter ne Tirane.
N e vj. 1913 Dr. Terenc Tocci pat pru ne Shkoder
shtypshkrojen 'Taraboshi", Mete cillen pat botue nji
fletore e pak libra.
Ne vj. 1916 Françeskajt sollen ne Shkoder nji
shtypshkroje, me te cillen u botuen kund 112 vepra te
ndryshrne te gjitha ne gjuhe shqype perveç ndonji perjashtimi te vogel.
SHKRlMTARET E LIBRAT
Per me e paraqite ne nji mndyre ma te gjalle shkasin,
qi i dha elementi katolik zhvillimit te gjuhes e te
kultures, te shikjohen librat e shkrimet e botueme e
dorshkrimet e ruejtuna neper bibljoteka.
S' ka kene dege ditunijet, qi s' a marre parasysh. Ne
ket katalog te madh, qi edhe ne na vjen merzi me e
lexue, gjejm libra
Besimi
Morali
Gramatologjije
Letratyre
Historije
Socjologjije
Didaktike
Filozofije
shkencash pozitive
etj.
Shkrimtaret katolike shqyptare, pose se dahen ne shej
per zotsi, jane edhe te lodhshem, pse, per me ia
mnijte idealit, qi kane pase sysh, te kultures e t'
atdheut, perdorojn edhe shtypin e jashtem e gjuhet e
hueja; kshtu qi a pune e vshtire me e paraqite ne
mndyre te plotsueme veprimin e tyne. Me gjithkta kemi
mrrijte, si per kurjozitet, me i njehe veprat ma te
njoftuna e me caktue simbas shekujsh numrin e tyne aproksimativ.
Prej vj. 1555 deri ne vj. 1700 njofim 12 vepra e 9
autore, nder te cillet asht Buzuku, Bardhi, Budi,
Bogdani, Barleti, Tivarasi etj.
Prej vj. 1700 deri ne vj. 1800 kerni 11 vepra, 9
autore e 6 dorshkrime, nder kta P. Francesk M. de
Lecce O. F. M., Kuvendi i Arbnit, D. GjonKazazi etj.
Prej vj. 1800 deri ne vj. 1900 kemi njehe 81 vepra, 34
autore e 4 dorshkrime. Dahen ne shej posace ne ket
kohe: P. Leonardo de Martino OFM qi ma i pari nise e i
Imon vjerrshat shqype mbas metrtkes moderne e mundohet
me shpirt me interesue boten e gjytetnueme per Gashtje shqyptare.
Zef Jubani (i Ndok Hiles ), i cilli m' ane te Veriut
kje ma i pari qi mlodh kange shqype e i perkthei italisht.
Pashko Vasa, i cilli msimet fillore i bani ne shkollen
franceskane ne Shkoder, nisi me shkrue qysh nder vjet
te para e botoi 6 vepra ne gjilhe te ndryshme per
pamvarsi shqyptare. Kaq me urti e dije punoi, sa
mnijti me ia mbushe mendjen Abdull Hamidit t'i epte
lejen me ngrehe ne vj. 1879 nji shoqni letrare
shqyptaresh shi mbrende ne Stamolle. Ne ket rase
Pashko Vasa, ne bashkpunim me tjere, trajtoi nji
alfabet te pergjithshem per shqyptare e qysh atehere e
ka parasysh unitetin e komit, dashtnin ndaj te cillit
e shprehi plot ndiesi ne kangen, qi kndojm edhe sot:
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitun me krye ne hi?
Ti ke pase kene nji zoje e rande
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Mandej jane per t'u permende: D. Egjell Radoja, D.
Pjeter Zarishi, P. Francesk Rossi da Montalto O. F.
M., P. Jak Jungg S. J., D. Ndue Bytyci, P. Tome
Marcozzi O. F. M., D. Pashko Junki, D. Pashko Babi e
tjere shkrimtare te ri te cillve u del zani ne shekullin e XX.
Do pase parasysh, se edhe andej detin n'Itali,
katoliket italo-shqyptare tregojn nji dashtni te
posacme per atdhe te lanun, zhvillojn nji letratyre
fort te hapte e i apin te nxitun te madh kultures e ides komtare.
Dahen ne shej nder ata te hershemt: Luke Matranga,
Nikoll Filia, Jul Variboba, Nil Catalani etj; nder ata
ma te vonshemt: Jeronim de Rada, i cilli, per pose
shkrimesh te panumer propagandet e raset shkrou edhe
13 vepra me randsi per gjuhe e cashtje komtare;
P.Anton Santori O.F.M. qi shkrou tri vepra shqyp e
shum vjerrsha satirike; Zef Serembe; Zef Schiro, qi
shkrou 9 vepra me randsi e shum shkrime raset; Zef Camarda etj.
Prej vj. 1900 deri ne vj. 1912 pra mbrenda 12 vjetve,
gjejm 59 vepra e 16 autore. Dahen ne shej sidomos:
P. Gjergj Fishta O. F. M., qi ne ket kohe shkruen:
"Lahuta e MaIcis" 1905; "Anxat e Pamasit" 1907; "Pika
voeset" 1909 etj. deri ne dite te sotshme gjithsejt 17
vepra, te gjitha shqyp e plot ndiesi komtare.
Luigi Gurakuqi, i cilli tane dashtni per atdhe e kalon
te rit e vet ne mergim, s' len te perkohshme pa e
mbushe me artikuj te vet, s' len shoqni shqyptaresh pa
marre pjese edhe ai. Shkruen 6 vepra te ndryshme.
D. Ndoc Nikaj, i cilli filloi qysh ne vj. 1888 me i
dhane komit libra shqyp. Shkrou shume nder te
perkohshme e fletore; deri ne dite sotshme kei shkrue 12 vepra.
P. Anton M. Xanoni S. J. i cilli, si puntuer i
palodhshem i gjuhes shqype, shkrou ma se 14 vepra e la shum dorshkrime.
P. Shtjefen K. Gjeçov O. F. M. i cili qysh ne te ri te
vet u vu me mledhe prej gojes se popullit shka asht ma
te bukur ne gjuhe e nder doke tona; shkrou shum ne te
perkohshmen "Albania" e na la 7 vepra te ndryshme,
nder te cillat edhe "Kanuni i Leke Dukagjinit".
Pose ktyne ne ket kohe dahen ne shej porsi shkrimtare
te mire neper te perkohshme e fletore:
P. Pashk Bardhi, Hile Mosi, Filip Shiroka, Mati
Logoreci, Gasper Merturi, P. Anton Busetti S. J., Kole ThaGi etj.
Prej vj. 1912 deri ne vj. 1933 shkrimtaret shtohen e
punojn perhere e ma me zell. Kemi mrrijte me njehe 304
vepra te ndryshme e 69 autore.
Kan nji randsi te posacme ne ket kohe:
Dr. Terenc Tocci per artikuj, qi shkruen e per 8 vepra qi boton;
P. Vinçenc Prennushi O. F. M. per artikuj te panumer e
per 20 vepra te ndryshme.
P. Fulvio Cordignano S. J. qi shkruen mbi shum cashtje
te ndryshme e nja dy libra.
P. Ndoc Saraçi S. J. i cilli boton 13 libra shkolle.
Karl Koliqi, i cilli shkruen ne shume te perkohshme e
fletore e perkthen mire 8 vepra te ndryshme.
Ernest Koliqi, i cilli tuj bashkpunue nder gjithfare
te perkohshmesh, mrrin me fitue nji stil te rriedhshem
e elegant e shkruen vete e perkthen gjithsejt tri vepra.
Por ma teper dahen ne shej gjate ksaje kohe per botime
te ndryshme e per artikuj me randsi:
P. Ambroz Marlaskaj O.F.M.,
Gasper Mikeli,
P. Anton Harapi O.F.M.,
Gasper Beltoja, D. Lazer Shantoja,
P. Marin Sirdani O.F.M., Zef M. Harapi,
P. Justin Rrota O.F.M.,
Kale Kamsi, D. Gasper Gurakuqi,
D. Leke Sirdani etj.
Prej ktej mund te shifet se,
para vjetes 1800 gjuha e jone s' kishte me pase asnji
shqype, po t'u hiqshin shkrimtaret katolike deri n' at
kohe d.m.th. D.Gjon Buzuku 1555, D. Fran Bardhi 1635,
D. Pjeter Budi 1664, Emz. Pjeter Bogdani 1685, Autoret
FranGeskaj, qi kemi permende, tuj fole mbi shkolla,
Kuvendi i Arbenit 1706, Kazazi 1743, dhe
po t'u hiqshin edhe autoret jashta Shqypnije d.m.th.
De. Luke Matranga 1592, Nil Catalani 1694, Nikoll
Filla 1736, D. Jul Variboba 1762, Teodor Cavallioti
1770 etj. te cillet i ngrehin nji monument te pamort gjuhes sone.
Letratyra e jone mandej s' kishte me e pase as te
katerten pjese, per mos me e çue krejt pa gja, te
materjalit e te perparimit, qi ka sot, po t' u hiqshin
460 vepra te njehuna deri tash, pa marre parasysh te
perkohshmet, e po t'u perjashtoshin 136 shkrimtare
katolike, prej te cillve kjene asish, qi moren pjese
ne Kongres te Manastirit e ne Komisjon letrar te vj. 1916.
Te Perkoheshmet e Fletoret
Nji mjet tjeter per me e shtype e me e perhape
kulturen shqiptare e sidomos per me e edukue popullin
e me e ba t' afte per indipendence kjene te
perkohshmet e fletoret, qi due1en kohe mbas kohe.
Ne vj. 1891 nisi m' u botue ne shtypshkrojen e Zojes
se Paperlyeme prej Jezuitve e perkohshmja fetare
"Elçya e Zemers se Krishtit", qi njehet ma e vjetra
nder kto ana. Ne vj. 1908 i kje shtue edhe pjesa
letrare, ne te cillen punoi ma se forti P. Anton M.
Xanoni S. J. Ne vj. 1914 kje da dysh: pjesa fetare me
emnin "Perparimi " , qi ngjati deri ne vj. 1916.
Ne vj. 1912 xu fill. nder françeskaj nji e perkohshme
tjeter fetare "Ziini i Shna Ndout", qi permban edhe
shum shkrime te bukura letrare.
Ne vj. 1913, nen drejtim te P. Gjergj Fishtes O. F.
M. fillon m' u botue e perkohshmja letrarekulturale
"Hylli iDrites", qi mbas sa vujtjesh ende vijon i
pelqyem e i çmuem prej mbare popullit shqyptar si edhe
prej te huejesh.
Neper te iu lshue kushtrimi gjith shqyptarve per
lavrim te gjuhes e per kerkim te drejtave te veta.
Ne vj 1917 nen drejtim te D. Ndre Zadejes duel ne
Shkoder per tri vjet e perkohshmja fetare "Zoja e Shkoders".
Ne vj. 1921 nen drejtim te Z. Gasper Mikelit duel ne
Shkoder e perkohshmja arsimore "Shkolla e re", qi ma
vone nen tjere emna kje ba gadi si organ i Ministris s' Arsimit.
Ne vj. 1929 porsi organ i Shoqnis L. E. K. A. te
drejtueme prej Jezuitsh duel e perkohshmja letrare-
kulturale "L. E. K. A." fort e çmueme prej popullit.
Katoliket s' kjene kursye me e çue zanin edhe jashta
Shqypnije. Jane per t'u permende posaçe
Italo-Shqyptaret, si edhe shkrimtaret tone ma te
miret, qi bashkpunuen ne "Albania" te Bruxelles.
Ne vj. 1887, drejtueprej Jeronimde Rades, duel e
perkohshmja "Fiamuri i Arberit", qi ngjati 4 vjet.
Ne vj. 1887, drejtue prej Franc. Stassi Petta e Zef
Schiro, kje botue e perkohshmja muejore "Arbri i rii".
Ne vj. 1896 nen drejtim t' Antonio Argondizzo duel
fletorja "Ili i Arbreshevet".
Ne vj. 1897 duel per pak kohe "L'Albania letteraria"
drejtue prej disa djelmoçash italoshqyptare.
Ne vj. 1897-1924 del "La nazione albanese", e
perkohshme politike-letrare-kulturale dyjavshe, e
drejtueme prej Anselm Lorecchio.
Ne vj. 1907 ne Trieshte nise m' u botue per do kohe e
perkohshmja "Dashamiri" nen drejtim te Mati Logorecit.
Pose te perkohshmeve jane edhe fletoret, qi ne mndyre
ma t' ardhshme e ma popullore influencojn me i fuqi
magnetike n' opinjon publik.
Ne vj. 1910 duel ne Shkoder fletorja "Bashkimi", qi
kje thirre edhe "Koha " , e vijoi deri ne vj. 1913;
mandej ndrroi emen e kje quejte "Besa shqyptare " qi
qindroi deri ne vj. 1924 nen drejtim te Don Ndoc
Nikaj. Pat kundershtime te mdhaja kjo fletore edhe
prej shqyptarve, por trimnisht luftoi per indipendence tone.
Ne vj. 1913 Dr. Terenc Tocci botoi fletoren
'Taraboshi" ne dy perioda te ndryshme
Kah mbarimi i vj. 1916 nen drejtim te P. Gjergj
Fishtes O. F. M. duel fletorja "Posta e Shqypnis", ne
te cillen pose pjeses politike, mund te gjeje nieri
shum copa te bukura letratyret shqype.
Ne vj. 1923 del fletorja "Ora e Maleve" nen drejtim te
grupit me at emen.
Shoqnit
Idealistat e komit, katoliket e njimendte, kuptojshin
mirfillit, se asnji hap i organizuem s'rnund te bahej,
se asnji program s' mund te zbatohej pa dashtni e pa
lidhni me njani-tjetrin. pranej nisen m' u qandrrue si
civila, si kler per rreth ndonji nierit ma ne shej e
ma me autoritet e kshtu dora-doras u formuen edhe
shoqnit ne ket vendin tone.
Tuj kene se kultura merr hapte e s' mund te pershihet
vec me i program, kshtu shoqnit kjene formue me
programe te ndryshme per nji qellim te vetun, qi kje
kultura e perparimi i vendit.
Ne vj. 1899 Emzot Preng Doci, Abat i Mirdites,
themeloi shoqnin "Bashkimi" me program letrar. M'at
pershihen nierzt ma te zott ne lame letrare e asaje do
t'i dihet alfabeti i sotçem. Botoi shum shqyp, nder te
cillet edhe "Fjalori i ri". Entuzjazmoi e nxiti edhe
tjeret shqyptare, tuj shprehe nder shkrime te ndryshme
dashtnin per atdhe e per indipendence. Qysh prej vj.
1904 pat gadi te thuesh si organ te vetin nji kalendar
te pervjetshem fort te bukur, me emen "Shqyptari", te
cillin e botoi per tri vjet. Kje cmue prej te gjith
atdhetarve te vertete e kje perfaqsue ne Kongres te Manastirit.
Ne vj. 1901 shumica e Ipeshkvive, ne bashkpunim me Z.
Don Ndre Mjedjen, ngrehen shoqnin "Agimi" edhe kjo me
program letrar. Ndoq nji alfabet ne vedi e shtypi disa
libra. U dha shkas shum çashtjeve gjuhsore, kshtu qi
erdhen tuj u caktue rregullat ma mire. Kje perfaqsue
edhe kjo ne Kongres te Manastirit.
Ne vj. 1907 kje ngrehe nder Jezuit t nji shoqni e
thirrun "Vepra Pijore" me qellim me gjete mjetet per
botim te lib rave shqyp. I vjefti shum letratyres
shqype me ma se 40 vepra te ndryshme.
Ne vj. 1911 me 22 Kallnduer prej nji grupi idealistash
katolike kje formue nji shoqni tjeter letrare me emen
"Klubi Gjuha shqype". Nxiti me kujdes shkrimtaret e ri
per kahe lavrimi i gjuhes e me shpenzime te veta botoi
edhe ndonji liber.
Ne vj. 1924 per me shue sidomos analfabetizmin ne vend
tone kje formue shoqnija "Lidhja e Mesuesave Katolike"
qi s'pat jet te gjate.
Ne vj. 1929 prej ish-xansave te shkolles se Jezuitve
kje ngrehe shoqnija L. E. K. A. me program
letrar-kulturar, qi vijon ne botim t' organit te vet
te permuejshem "Leka".
Te gjitha kto shoqni kan pase per program ma fort
letratyren e arsimin.
Ne vj. 1914 kur levizjet politike vishin tuj u egersue
perhere e ma fort e shumkush dishrote me ia njite
thojt Shqypnis, kje formue prej disa djelmoçave
katolike entuzjasta per atdhe, shoqnija "Nji tube
djelmoça shkodrane", qi nxiti shpesh popullin nder
rasa te ndryshme me metinga e ligjirata per me lype te
drejtat e veta. Vijoi deri ne vj. 1921.
Ne vj. 1918 na themelohet ne Shkoder shoqnija
"Rozafat" me program muziko-artistik; qi mrrijti me
trajtue nji orkester e ne vj. 1923 organizoi ma te
paren ekspozite pikturash komtare.
Ne vj. 1919 prej do djelmoçave idealista kje themelue
shoqnija "Bogdani" me program muziko-dramatik. Formoi
nji nder bandat ma te plotsuemet e Shkoders e çfaqi me
zotsi te rralle drama gjithfaresh. Ne salon te shoqnis
kjene mbajte disa heresh edhe konferenca çashtjesh
shoqnore si edhe akademi.
Mbasi na ra rasa me fole permbi shoqni, qi u moren me
muzike, nuk asht jashta vend it me ceke, se ky art
muer shkas ne Shqypni te Veriut e u zhvillue vetun
prej elementit katolik.
P. Tome Marcozzi de Rapino O.F.M. kje ma i pari qi
formoi ne Shkoder nji bande private. Ne vj. 1882 n'
oborr te Kishes Kathedrale ushtuen per te paren here
burijat, qi kjene lajmtaret e kohve ma te mira, qi do
te vishin per Shqypni. Kush mundet me ia paraqite
vedit gzimin, qi ndieu n'at rase populli katolik njai
populI, qi ndrydhe nen robni, s' kishte pse kndote?
Ajo bande per te gjith te dielle e per te gjith kremte
nisi me knaqe gjithkendin e kje nji fuqi e re, qi e
shtyni popullin kahe lavrimi i artit te muzikes, pse
qysh atehere nisin ne Shkoder me e çmue e me punue
mbas artit.
Ne vj. 1917 P. Martin Gjoka O.F.M. mrrijti me fonnue
ne Shkoder ma te plotsuemen orkester e ma te miren
kangtori ne vj. 1922 me xansa te vogjel shkollet
ngrehi nji bande komplete me 42 vegla e me uniforme,
nji pune kjo qi bindi mbare popullin e Shkoders, qi e
shikjote me simpati. Kjo bande vijoi deri ne vj. 1924.
Rishtas kje ngrehe ne vj. 1930 e ne konkurs
bandistik-teatruer, qi kje ba ne Tirane prej Ministris
s' Arsimit me 8 X-1930, fitoi çmimin e pare.
VEPRA TJERA KULTURE
Te huejet, sa here kan pase trase me ardhe ne Shqypni,
jo vetem ne kohe te pushtimit otoman, por edhe nder
dit tona, kan vu oroe me ande nder katolike ndertese e
kishe te ndertueme mbas arkitekture. Te thuesh vetem
kto kan tregue te prirunt kah bukurija e kah estetika
e kan lane ndere vendit.
Mjeshtrit e ndryshme, prej te cillave, gjithkush e
din, se rriedhe perparimi ekonomik i vendit, kjene
perftue e lavrue posaçe prej elementit katolik. Nder
ta ke gjete farmacista, terzi te mire, kundratare,
marangona, farketare, argjentare, llastertare,
tregtare e sa e sa mjeshtri tjera te kryeme me aftsi e shije.
Qysh ne vj. 1903 (?) Italija pat ngrehe ne Shkoder nji
shkolle mjeshtrish, qi kje ndieke prej shum katoliksh,
qi sot jane mjeshtra te plotsuem ne dege te vet seicilli.
Nder ne mandej u msue me çmue arkeologjin e me ia
ruejte atdheut 'vjetersit e mija vjetve.
Jezuitet per zhvillim te msimeve qysh nder vjett ma te
parat e shkollave te veta paten formue nji gabinet
fiziket e sidomos nji muzeum, qi per shumsi te sendeve
te mledhuna mund te njehet ende ma i bukri e ma i
rregulluemi ne Shqypni. Françeskajt ne tjetren ane,
pose muzeut te vogel ne kto vjett e mbrame mrrijten me
themelue njifare pinakoteket me bukur do piktura te
rralla e te vjetra. Por ai qi e pat ma per zemer
arkeologjin e vendit tone kje padyshim i njoftuni P.
Shtjefen K. Gjeçov O. F. M., i cilli qysh nder vjett
ma te parat e zyres se vet kje mundue me kerkue vete e
me nxite edhe tjeret per me i ruejte e me i mledhe
vjetersit e vendit. Shkrou sa heresh mbi ket subjekt e
shtyni deri funksjonaret e nalte te Shtetit me formue
komisjone te ndryshme per ket qellim; pune kjo qi
tregon nji ndiesi fort delikate per perparim te vendit.
VEPRAT FILANTROPIKE
Njajo ndiesi e ambel, qi zhduke egoizmin, tuj na
perkule para mjerimeve te vllazenve tone pa ndryshim
besimi, nuk asht thjeshte prej natyret, por prej
besimit kristjan, qi e shprehe me fjalen charitas. Ky
virtyt na nalton para mbare nierzimit porsi idealista
te njimendte. Bota liberale e ndien influksin e ksaje
vepers vigane, por s'do me e njofte kavin, prandej e
pagzon me f]alen filantropi.
Katolicizmi dijti me perftue ne mndyre te ndryshme kso
veprash filantropike, qi gjithmone do te kujtohen me evari.
Ne vj. 1885 Jezuitt per me u vijte edhe atyne qi s'
mujshin me ndieke shkollen, themeluen nji "Oratorium",
ku fmit e te mdhajt pose argtimit kishin edhe ndonji
msim fetar. Vijoi per bukur do vjet e kje ndieke prej shumkuj.
Ne vj. 1889 kje themelue prap nder Jezuit shoqnija
bamirse "Rrethi i Sh'Jozefit", qi kishte per program
me mledhe lmoshe e me u pague qiran te vorfenve. Vijoi
deri ne vj. 1916 e dau nji lmoshe kund 50000 K.
Ne vj. 1890 (?) me ndime te mbretnis AustroHungare
kje çile ne Shkoder nji smûtore, ku sherbyen me durim
e dashtni te jashtzakonshme Motrat Vinçencjane ase
Motrat e Mshires. Aty kje mjekue gjithkushi pa
ndryshim besimi. Vijoi deri ne vj. 1918.
Ne vj. 1898 a ndonji vjete perpara, gjejm ne Kallmet
nji "Ambulatorium", te mbajtun prej Motrave te
Mshires, ku mjekohej katundarija e merreshin baret pa
pare. Kto Murgesha edhe sot sherbejn ne smutore te
Shtetit ne Shkoder.
Ne vj. 1897 ne kuvend te françesajve kje themelue
"Buka e Shna Ndout", nji veper bamirsije, qi mund te
thirret ma e frytshmja ne vend tone. Per gjith te
Marte u dahet buka pa ndryshim besimi ma se 200 vetve;
u epet lmoshe muejore sa familjeve te vorfna e teren
sa lot. Lmosha, qi mledhe e shperdan per gjith vjete,
asht pemjimend e bindshme, pse kapen ne 24-25000 Krs.
Jashta ksaje shume, prej vj. 1902 e deri ne vj. 1912
kje dhane nder shkolla te fretenve ma se 60 te
vorfenve buke, minester e tesha.
Ne vj. 1905 (?) Motrat Salezjane i suellen syt kah ma
te mjeruemt e popullit, kah pleqt e plakat e metuna e
te vorfna e me nji durim e me nji dashtni heroike i
mlodhen ne nji shpi, qi kje thirre "Streha e pleqve".
E mbajten ket veper te mshirshme deri ne vj. 1916
atehere d. m.th. kur per rrethana politike ju u desht
me e lane Shkodern e vijuen at veper per tri vjet
rresht Motrat Stigmatine.
Ne vj. 1907 Motrat Salezjane çilin me ndime t' ItaIis
nji orfanatrof per varza jetime, tuj i edukue kah
zemra, kah mendja e kah jeta. Ky orfanatrof vijoi deli
me 24 Prill te ksaje vjete.
Shi ne ket vjete (1907) edhe Schulbriider-t me ndime
t' Austro- H ungeris hapen nji orfanotrof per djelm,
te cillin e mbajten fort mire deri ne vj. 1916.
Ne vj. 1914 Motrat Salezjane i gjejm se sherbejn ne
smutoren "Iolanda", te hapun prej Italis. E mbas nji
pushimit te gjate prep e vijojn ket veper ba mirsije,
ç' prej vj. 1928 e tektej.
Ne vj. 1920 kje hape prej Etenve Jezuit "Orfanatrofi i
zemers se Krishtit" per djelm, veper qi gzoi deri ne
Prill te ksaje vjete afer 40 jetimash.
Ne vj. 1924 nisi nji tjeter veper bamirsije. N' at
vend ku mbretnon mjerimi e ankimi d.m.th. ne burg te
Shkoders, kje shti nji rreze drite, nji shkas paqe e
dashtnije. Franceskajt e kan marre mbi vedi me u
sherbye atyne te shkretve, e pose kujdesit fetar, nder
te kremtet ma te mdhat nper te nxitun te tyne mlidhen
lmoshe, qi shpesh kapen deri ne 3000 Krs. E te
burgosunve pa ndryshim besimi u bahet buke, djathe, voe, duhan, petka etj.
MISJONI
Gjithshka u permend deri ktu asht fryti i njasaje
detyres shpirtnore, qi i ven feja seicillit katolik me
e cpalle te verteten, me e ndieke e me e mprojte; por
populli shqyptar s' kishte mujte me qindrue ne ket
detyre, as s' ishte mbajte i ndershem, i thyeshem e
idealist mos t'i kishte ndeje gadi meshtarija neper
misjone, tuj i msue e tuj i drejtue.
Franceskani s' iu da popullit shqyptar per 700 vjet.
Kur mbas pushtimit otoman franceskanit i kjene rrenue
kuvendet e kishes e i kjene hieke mjetet e rrneses e
erdh tuj u ligshtue fuqish d.m.th. iu pakue personali,
ajo kohe kje ma e mpershmja per vend tone.
Ne vj. 1634 vine freten prej Italije e bashkpunojn me
ata pak freten, qi kishin mbete ne Shqypni. Kta e
kerkojn shqyptarin nder male te thepisuna e nder
fusha. Msojn, predikojn, i mbajn gjalle ndiesit bujare
te rraces, pshtojn te prirunt kah kultura, gatojn
zemrat per liri. Rrahen njimend, burgosen e mbyten,
por nuk ligshtohen, nuk thehen. Me dashtni e tuj ba
mire mrrijn me fitue deri simpatin e anmiqve, e tuj
pshtue besimin katolik, pshtojn idealistin shqyptar.
Kjo cete misjonaresh vijon deri nder ditt tona. Prep meshtarija nder predke, nder shkrime e nder msime kerkon me e ba popullin leal, me ndergjegje e me karakter e jo fanatik.
Ne vj. 1883 e ma vone ne vj. 1888 edhe Jezuitt fillojnë me zhvillue nji program te ri per dobi te popullit. Sajojn misjonet shetitse, qi shkuen gjithkund tuj ba mire, tuj i avite zemrat me zemra, tuj pajtue gjaqet, tuj zhduke poshtersit, tuj çile shtiqe kahe drita e njimendshme e kahe kultura.
Ne nji studim kaq te vogel, tuj mos mujte me i paraqite faktet nder imtime te veta, jemi te sigurte se jane lane jashte shum vepra, qi kishin me e ndrite ma teper aktivitetin e elementit katolik ne Shqypni per kah kultura; por kaq te mjaftoje. Neper rreshtim te datave, si ne nji film ka m'u pí tendenca e perhershme e katolikut kah perparimi, veprimi i tij i ndryshem nder kohe e nder rrethane fort' te vshtira e negative e njiherit dashtnija e tij per atdhe e per pamvarsi.
-- dërguar nga Klajd Kapinova