HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shoqėria e Informacionit nė tender

-- nga Arben ĒOKAJ, gusht 2007

Arben Ēokaj Nė gamėn e gjerė tė defekteve qė vėrehen nė shoqėrinė shqiptare tė tranzicionit, pėrveē abuzimeve tė mėdha qė janė bėrė e bėhen me paratė publike, pėr interesat personale tė atyre qė menaxhojnė paratė, vėrejmė edhe sindromin e bosit, ose mė saktė tė njė dhie tė zgjebosur, qė vazhdon ta mbajė bishtin pėrpjetė. E gjitha kjo e shoqėruar edhe me kompleksin e theksuar tė inferioritetit kundrejt tė huajve dhe njė konkurrencė mbytėse ndėr-shqiptare. Disa gjėra nuk ecin si duhet nė vendin tonė dhe kjo pėr njė numėr tė madh arsyesh: Ose njerėzit janė ata qė nuk duan tė punojnė siē duhet, ose qeveria jonė nuk di tė delegojė kompetencat dhe tė kėrkojė llogari. Sistemi demokratik shqiptar, i cili vazhdon tė bazohet mė tepėr mbi urdhrin, sesa mbi ligjin, paraqitet kėrcėnues pėr mbarėvajtjen e shoqėrisė.

Gjėja e lirė, fik shtėpinė
Po e fillojmė me njė fjalė tė urtė pėr tė pėrshkruar atė qė ndodhi me tenderin e Albtelekomit, nė lidhje me blerjen e portave tė internetit - njė politikė e qeverisė kjo, pėr ta kthyer vendin tonė nė 'moshėn e internetit'. Ndėrsa qeveria ofronte 13 milionė Euro pėr kėtė tender, ofertat mė serioze luhateshin nga 6-nė 9 milionė. Por ndodhi 'ēudia kineze': njė firmė kineze e fitoi tenderin me 2 milionė Euro. Tė fitosh njė tender 13 milionėsh me 2 milionė, kėsaj i thonė: "Ėshtė aq i mirė, sa vėshtirė tė jetė i vėrtetė..."

Specialistėt e Albtelekomit u ndodhėn nėn presion, pasi ata duhej tė pranonin ofertėn mė tė ulėt, sipas koncepteve tė KLSH-sė pėr tenderat, ndonėse oferta ngjante mjaft jorealiste. A do tė mundet firma kineze qė tė sjellė mallra tė cilėsisė sė lartė pėr 200 mijė portat e internetit dhe pajisjet, qė i shoqėrojnė ato, me 2 milion Euro?! Pėr ata qė merren me kėto punė, vėshtirė qė kjo mund tė ndodhė. Ka mė tepėr mundėsi qė tenderi tė dėshtojė, dhe qeveria shqiptare tė detyrohet qė tė gjobisė firmėn kineze pėr "plehėrat" qė do i sjellė Shqipėrisė. E vėrteta ėshtė se tenderi nuk do tė pėrmbushet dhe kinezėt qė kemi provuar gjithmonė, nuk do tė jenė nė gjendje ta kthejnė Shqipėrinė nė moshėn e internetit...

Punonjėsit e Albtelekomit qė u morėn me kėtė tender duhej tė kishin vlerėsuar njė ofertė mė reale dhe tė mos e lejonin veten nga presioni qė ta hanin sapunin pėr djathė. Pasi ėshtė pėrgjegjėsi e tyre jo tė vlerėsojnė tenderin me vlerė monetare mė tė ulėt, por tenderin qė ka vlerėn mė tė ulėt monetare, pa cenuar plotėsimin e kushteve teknike tė tij.

Kompjuterė qė flenė nė magazinė
Internet nė ēdo shkollė - ishte premtimi elektoral i qeverisė Berisha. Njerėzit janė mėsuar tė kritikojnė kryeministrin pėr ēdo mossukses tė qeverisjes, por ja qė janė disa punonjės apatikė, pa dėshirė pėr tė punuar si duhet, tė cilėt e vėshtirėsojnė punėn dhe suksesin e qeverisjes dhe lėnė nė baltė premtimet e kryeministrit. Qeveria pėrmes Ministrisė sė Arsimit ka blerė kompjuterė pėr shkollat e Shqipėrisė me njė tender prej 3 milionė Eurosh. Ndėrsa pėr njė tender shpėrndarjeje prej 50 mijė Euro, disa punonjės tė MASH-it i kanė lėnė kompjuterėt nė magazinė pa i shpėrndarė, qė nga dhjetori i vitit tė kaluar.

Nė kohėn kur u hodh tenderi, firma fituese u porosit qė tė sillte tastiera shqip - pse nxėnėsit tė mos mėsohen me tastierėn shqipe, nė vend tė asaj angleze? Por fituesi i tenderit tha se ishte njė kohė shumė e shkurtėr pėr ta bėrė kėtė tė mundur, pasi atij i duhej vetėm njė muaj kohė pėr ta sjellė mallin nė Shqipėri. Fituesi i tenderit nuk e dinte se malli i tij do tė qėndronte pėr 9 muaj nė magazinė - kohė e mjaftueshme kjo pėr tė prodhuar edhe tastierat shqip, pėr nxėnėsit shqiptarė...

ASYCUDA - Kalit tė falur mos ia shiko dhėmbėt...
Disa specialistė rumunė tė IT-sė kėrkojnė 1 milion e 100 mijė Euro pėr aktualizimin e njė programi me emrin ASYCUDA (Automated SYstem for CUstom DAta) nė ASYCUDA World, i cili sipas tyre duhet tė jetė mė i mirė pėr doganat shqiptare. Programi ASYCUDA ka hyrė nė Shqipėri si dhuratė e BE-sė por ja qė jo ēdo dhuratė ėshtė falas... Pėr mė tepėr, po t'i hedhim njė sy kėtij programi, ai paraqet mjaft probleme teknike, tė cilat janė kthyer nė ankesa nga punonjėsit e doganave. Edhe gjeografia e shpėrndarjes sė programit nė fjalė ėshtė mjaft e dyshimtė. Programin ASYCUDA e aplikojnė disa vende tė botės sė tretė si Afganistani, Bangladeshi, Burundi, Gambia etj., dhe disa vende tė lindjes si Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Estonia etj., dhe asnjė nga vendet e zhvilluara evropiane, nė drejtim tė tė cilave, Shqipėria ėshtė nisur pėr integrim.

Specialistėt rumunė, tė cilėt nė vendin e tyre mund tė kėnaqen edhe mė nga njė punė qė paguhet 200-300 Euro nė muaj, shtrojnė kėrkesa maksimaliste pėr ministrinė tonė tė financave: 6 muaj udhėtime nė avion me bileta tė klasit tė parė dhe njė rrogė mesatare mujore prej rreth 20-25 mijė Euro nė muaj. Ministria jonė e financave falė para pėr specialistė tė huaj nga lindja - ndėrsa po tė vinte fjala pėr specialistė shqiptarė, qė nė Evropė mund tė jenė paguar deri me 100 Euro pėr orė, pėr punėn e tyre nė IT, punonjėsit e Bodes do tė ziheshin si kurvat dhe do tė kėrkonin qė puna tė bėhej falas nė sensin patriotik, ose me njė ēmim tepėr tė ulėt. E pra kėsaj nuk i thonė ekonomi tregu apo synim pėr kthimin e trurit. Kėsaj i thonė tė sillesh me paranė publike si me njė mall pa zot dhe tė mos shfrytėzosh kapacitetet intelektuale dhe specialistėt e vendit!

Internet me pikatore
Dėshtimi nė marrjen e internetit pėrmes kabllos optike me Italinė, si nismė e qeverisė dhe e kryeministrit Berisha, nė kohėn kur Albtelekom ishte shtetėror, vazhdon tė sjellė njė lidhje tė internetit mjaft tė vakėt dhe shumė tė shtrenjtė pėr vendin tonė. Se kujt i ka interesuar kjo, qė gjendja u la e tillė dhe nuk u avancua nė projektin e blerjes sė internetit, siē parashikohej 10-15 herė mė lirė pėrmes kabllove optike ekzistuese, qė kemi pėrmes dertit me Italinė, kjo mbetet pėr t'u parė...

Specialistėt e fushės vlerėsojnė se sasia e internetit qė hyn nė Shqipėri ėshtė e ngjashme me importimin e naftės nga Greqia me fuēi, nė kohėn kur ne supozojmė tė kemi njė tub nafte tė lidhur direkt me Irakun dhe tubi nuk shfrytėzohet, pasi dikujt, nė kohėn e tij, i ka interesuar qė tė vazhdojė furnizimin me fuēia. Pavarėsisht sistemit tonė demokratik, akte tė tilla qė dėmtojnė ekonominė shqiptare dhe konsumatorin shqiptar janė penalisht tė dėnueshme, por kjo ėshtė njė pikė tjetėr ku sistemi jonė nuk funksionon.

Kartat e shėndetit - njė flluskė e radhės
Kėto ditė pėrmes mediave morėm lajmin se Ministria e Shėndetėsisė ka ndėrmend qė tė aplikojė kartat e shėndetit pėr pacientėt - njė shpikje kjo qė i atribuohej ish-ministrit Cikuli. Nuk e di se ku e kanė marrė idenė pėr njė marrėzi tė tillė, por tė nxjerėsh on-line tė dhėnat mjekėsore pėr njė pacient ėshtė thyerje drastike e fshehtėsisė sė dokumentave tė ndjeshme mjekėsore dhe shkelje e tė drejtave tė njeriut. Unė nuk e di se cili vend i zhviluar i botės e ka kaluar njė pėrvojė tė tillė dhe se kjo ka treguar se ėshtė e suksesshme.

Nė vend tė atyre kartave fantazmagorike tė shėndetit, qė nuk ia vlen tė hysh nė detaje, pėr tė cilat synohet tė hidhet njė tender nė shtator, sa pėr tė vjedhur njė dorė lekėsh, znj. Hana e ISKSH-sė apo tė tjerė aktorė qė merren me sistemin shėndetėsor, bėjnė mirė qė tė liberalizojnė tregun e sigurimeve shėndetėsore dhe secila kompani sigurimesh mund tė bėjė karta elektronike, si kartat bankare, qė tregojnė anėtarėsinė e njė personi nė njė firmė sigurimi, me anė tė tė cilave i siguruari mund tė paguajė shpenzimet tek mjeku, pa patur nevojė tė fusė dorėn nė xhep. Kėtė gjė ėshtė mirė tė bėjė ministri joprofesionist Ndoka, i cili vishet me Armani dhe pretendon se duke pėrdorur metodat shtėrnguese do tė rregullojė sistemin shėndetėsor, si nė kohėn e Dullės, pa dhėnė asnjė ide apo opsion tė qartė zhvillimi tė sistemit shėndetėsor, nė pėrputhje me pėrvojėn e vendeve tė zhvilluara, qė aplikojnė ekonominė e tregut.

Kasta e sotme politike shqiptare, duke qenė se ėshtė e paaftė tė ndeshet me rregullat konkurruese tė njė ekonomie tregu, pasi janė skarco politike, nxjerrin shpeshherė ide jorealiste, sa pėr tė verbuar sytė e tė paditurve, qė kanė mbetur nė Shqipėri, ide qė nuk pėrputhen aspak me kėrkesat e shoqėrisė pėr zhvillim, dhe i atribuojnė vetvetes zgjuarsi, pasi kanalizuar nė xhepat e tyre paratė publike tė kėtij vendi. Klasa e ardhsme politike e Shqipėrisė do tė trashėgojė nga klasa e sotme politike, nivelin politik tė analfabetit, tė hajnit pa moral dhe tė mediokritetit. Nėse Shqipėria pretendon tė ndryshojė, ajo duhet tė ketė gra e burra tė aftė, qė tė ndeshen me sfidat e kohės. Nuk ka nevojė tė shpikim rrotėn, tė tjerėt, vendet e zhviluara e kanė bėrė atė para nesh. Ne na mbetet vetėm tė jemi kopjues origjinalė...

E ē'mund tė them pėr kėtė, kur kujtoj shitjen e Albtelekomit tek njė kompani turke?! Pėrmes Azisė, ne pretendojmė tė integrohemi nė Evropė... Tregojnė njė histori banale pėr djallin (shejtanin): I thonė djallit, sa kėmbė tė shtrembra ke?! Ai pėrgjigjet, po ēfarė kam unė tė drejtė nė trupin tim?!
Kjo ėshtė Shqipėria nė moshėn e internetit - karikaturė e politikanėve tanė tė paaftė!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara