HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kandidatja kryesore pėr zgjedhjet presidenciale nė Amerikė

HILLARY CLINTON: Gjėrat qė nuk i dija deri tani

-- nga JONATHAN DARMAN

ĒIFTI CLINTON: Tani kam njė kuptim mė tė plotė tė dinamikės mes Shtėpisė sė Bardhė dhe kongresit, pavarėsisht se kush ėshtė Presidenti apo kush ėshtė lidershipi. Jam unė e para qė ju them se nuk e kuptoja plotėsisht kėtė 15 vjet mė parė

Ēifti Clinton Nga tė gjithė kandidatėt pėr President, Hillary Clinton ėshtė mė e informuara nė lidhje me pushtetin dhe trysninė e kėtij posti. Nė fund tė fundit, ajo ėshtė e para Zonjė e Parė qė pėrpiqet tė ndjekė gjurmėt e bashkėshortit. Si do tė ndikojnė pėrvojat e saj si gjatė administratės Clinton, ashtu edhe nė vitet e mėvonshme si senatore nė njė presidencė Clinton? Nė kėtė intervistė, senatorja Clinton flet pėr gabimet qė ka bėrė dhe mėsimet qė ka nxjerrė.

Si njė person qė keni parė nga shumė afėr njė President, ēfarė kuptoni ju qė ne tė tjerėt nuk mund tė dimė?
Unė mund t'ju rrėfej vetėm kėndvėshtrimin dhe eksperiencėn time. Pėr njė President ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė kėrkojė informacione nga njė shumėllojshmėri burimesh. Unė kėrkoj njerėz qė jo vetėm janė nė gjendje tė parashtrojnė njė ekspertizė apo pėrvojė qė ka lidhje me ēėshtjen, por edhe qė janė tė gatshėm tė debatojnė dhe diskutojnė ndryshimin e mendimeve. Ndonjėherė njerėzit habiten se me sa kuriozitet e kėrkoj unė kėtė lloj debati. Sigurisht, unė nuk mund tė di ēdo detaj tė kuptimit qė ka njė vendim. Unė dua qė njerėzit tė pėrpiqen tė mbėrrijnė nė njė konsensus, por nėse konsensusi nuk ėshtė lehtėsisht i arritshėm, unė dua tė di tė gjitha anėt e njė ēėshtjeje. Dhe, nė fund tė ditės, mua mė duhet tė marr vendime. Pasi kam vendosur, ndihem shumė rehat teksa marr pėrgjegjėsinė pėr atė vendim. Njė herė qė e marr, ai nuk ėshtė mė vendimi i gjithė tė tjerėve.

Ju thoni se, pėr tė sjellė ndryshime, duhet tė punoni brenda sistemit. A e kuptuat tėrėsisht kėtė ju dhe ish-presidenti Bill Clinton kur erdhėt fillimisht nė Washington, apo ėshtė diēka qė e keni mėsuar me kalimin e kohės?
Sigurisht qė ėshtė diēka qė mė ėshtė dashur ta mėsoj. Tani kam njė kuptim mė tė plotė tė dinamikės mes Shtėpisė sė Bardhė dhe kongresit, pavarėsisht se kush ėshtė Presidenti apo kush ėshtė lidershipi. Jam unė e para qė ju them se nuk e kuptoja plotėsisht kėtė 15 vjet mė parė. Gjithashtu mendoj se ekziston njė proces i tė mėsuarit nė lidhje si me thelbin, ashtu edhe me paraqitjen e vendimeve tė vėshtira, njė proces tė cilin tashmė unė e njoh mirė.

Tė gjithė thonė se do tė bėjnė njė punė mė tė mirė sesa Bushi nė marrėdhėniet me opozitėn dhe me kongresin. Kush janė ata republikanė me tė cilėt do tė flisnit nė telefon?
Do tė varet nga problemi. Nėse do tė isha e shqetėsuar nė lidhje me mbrojtjen apo politikėn e jashtme, do tė flisja me republikanė si John Warner, apo John McCain si dhe Lindsey Graham dhe Susan Collins. Nuk jam gjithmonė dakord me kėndvėshtrimin e tyre, por mendoj se ėshtė shumė e rėndėsishme t'i dėgjoj. Pėr shėndetėsinė dhe shėrbimet njerėzore, Mike Enzi ka qenė njė partner. Edhe kėtu nuk jemi gjithmonė dakord, por unė besoj se ai po pėrpiqet tė bėjė atė qė mendon se ėshtė e drejtė. Nėse do tė bėhej fjalė pėr ēėshtje tė ambientit, do tė flisja me njė ēift tė pazakontė, Jim Inhofe dhe George Voinovich, me tė cilėt kam punuar edhe mė parė. Sigurisht, kam shumė respekt pėr Dick Lugar dhe Gordon Smith. Jam shumė e gatshme tė punoj me ta.

A ėshtė mė lehtė pėr ju t'u besoni republikanėve dhe tė punoni me ta qė kur jeni bėrė senatore?
Mendoj se kjo ėshtė diēka e ndėrsjellė. Trent Lott tha dikur publikisht se, nėse zgjidhesha unė, do tė binte rrufeja. Por, ai dhe unė kemi bashkėpunuar. Unė e mbėshteta nė atė qė po pėrpiqej tė bėnte pas uraganit Katrina, sepse mendoja se ishte gjėja e duhur. Po tė mė kishit thėnė tetė apo nėntė vjet mė parė se do tė punoja me Trentin apo Lindsey e republikanė tė tjerė, atėherė do tė mendoja se ndoshta jeni pak tė luajtur.

Ēfarė ju kalon nėpėr mendje pak ēaste pėrpara se tė duhet tė pushoni nga puna dikė?
Mė vjen keq qė nuk funksionoi. I uroj gjithė tė mirat, sepse mund tė them se 99.9 pėr qind e njerėzve me tė cilėt kam pasur tė bėj dhe qė mė ėshtė dashur t'i largoj janė njerėz tė mirė, punėtorė. Thjesht nuk funksiononte.

Po mė pas, a ndiheni keq?
Ndihem keq. Ne pėrpiqemi tė gjejmė njė mundėsi mė tė mirė pėr tė gjithė qė i lėmė tė largohen.

Gjatė 15 viteve tė fundit kritikėt ju kanė akuzuar se jeni ambicioze dhe e etur pėr pushtet. A mendoni se njerėzit do tė heshtin kur tė bėheni Presidente dhe pushteti juaj tė jetė i padiskutueshėm?
Nuk e marr seriozisht kėtė. Nuk njoh askėnd nė Senatin e SHBA-sė qė tė mos ketė qenė i motivuar. Mos duhet tė rri e tė ha bonbone e tė pres dikė qė tė mė telefonojė e tė mė thotė: "Do tė fillosh mė 3 janar"?

A mendoni ashtu si Presidenti Bush, se nė botėn e pas 11 shtatorit rritet autoriteti i Presidentit?
Unė mendoj se nė njė kohė tė tillė Presidenti e ka njė rritje tė autoritetit. Kemi njė President dhe njė komandant tė pėrgjithshėm njėkohėsisht. Por, nė rastin konkret duket se Presidenti Bush, i shtyrė nga zėvendėspresidenti, ka pushtet tė plotė pa dhėnė llogari. Dhe unė nuk mendoj se kjo ėshtė brenda kuadrit tė parashikuar nga baballarėt e kombit.

Pra, ju nuk mund tė imagjinoni njė skenar, nė tė cilin nė presidencėn e Hillary Clinton thuhet se rreziku i terrorizmit global justifikon mohimin e mbikėqyrjes nga kongresi?
Kjo ėshtė diēka sė cilės nuk mund t'i pėrgjigjesh nė mėnyrė hipotetike. Mund tė mbrosh sigurinė e vendit tėnd, brenda kuadrit ligjor dhe me mbikėqyrjen e nevojshme. Natyrisht, pėr arsye qė kuptohen, mund tė mos jetė gjithmonė e hapur dhe publike. Por, duhet tė jetė e organizuar dhe e ligjshme.

Cili ėshtė ndryshimi mė i madh nė opinionin tuaj nė lidhje me pėrdorimin e forcės amerikane sot dhe 15 vjet mė parė?
Unė kam besuar gjithmonė se forca amerikane ka qenė mjeti ynė mė i fuqishėm pėr tė udhėhequr botėn dhe pėr tė ndjekur interesin kombėtar tė Amerikės. E mbėshteta luftėn e parė tė Gjirit, jo se ndokujt i duhej mendimi im. Mbėshteta luftėrat e tim shoqi nė Bosnjė dhe Kosovė. Por mendoj se kombinimi i forcės ushtarake me diplomacinė ėshtė njė pozicion shumė i fortė, ku duhet tė jetė SHBA-ja dhe fatkeqėsisht ai ėshtė gėrryer nga veprimet e Presidentit nė Irak. Mjafton tė shohėsh kėtė President, pėr tė nxjerrė shumė mėsime se ēfarė nuk duhet bėrė. Ka mė shumė mėsime pėr tė nxjerrė po tė shohėsh babanė e tij dhe koalicionin qė ai krijoi gjatė luftės sė parė tė gjirit, si dhe duke parė atė qė bashkėshorti im bėri me koalicionin e NATO-s, pėrballė Sllobodan Milosheviēit nė Evropė.

Po ndryshimi mė i madh mes Hillary Clinton vendimmarrėse sot dhe Hillary Clinton vendimmarrėse 15 vjet mė parė, kush ėshtė?
Kam njė kuptim mė tė thellė se ēfarė duhet tė jetė lidershipi amerikan nė vend dhe jashtė tij nė shekullin XXI. Kam shumė mė tepėr eksperiencė nė punėn me qeverinė time, si dhe kuptoj mė mirė si potencialin, ashtu edhe kufizimet. Unė besoj se angazhimi im pėr ēėshtjet nė tė cilat besoj ėshtė po aq i fortė sa, jo 15, por 35 vjet mė parė. Pėrkushtimi dhe kuptimi qė kam nė lidhje me procesin qė duhet ndjekur pėr tė ndryshuar Amerikėn ėshtė shumė mė i madh se sa nė tė kaluarėn.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara