HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Botohet nė Rumani romani “Verė pa kthim” i Besnik Mustafajt

-- nga Baki Ymeri, (Bukuresht)

Baki Ymeri Shtėpia Botuese rumune Junimea, botoi ditėt e fundit romanin Verė pa kthim tė shkrimtarit Besnik Mustafaj. Ėshtė njė nga romanet mė interesantė tė letėrsisė moderne shqipe, i cili ėshtė ēmuar nė shumė gjuhė e shumė kultura te huaja. Besnik Mustafaj ėshtė, pa dyshim, njė nga emrat mė tė njohur tė letėrsisė bashkėkohore shqipe. Duke qenė i pėrkthyer nė disa gjuhė tė huaja, qofshin tė qarkullimit ndėrkombėtar, apo ballkanike, Besnik Mustafaj ėshtė shndėrruar nė njė nga emrat qė kanė fituar rezonancė dhe peshė pėrfaqėsuese nė botėn letrare europiane. Shtėpia Botuese prestigjoze “Junimea”, e drejtuar prej njė nga personaliteteve mė tė mėdha tė letėrsisė moderne rumune, Cezar Ivanescu-t, boton kėsisoj romanin e dytė nga letėrsia shqipe, pas romanit “Pallati i ėndrrave” tė I. Kadaresė nė vitin 2001.
Romani ėshtė pėrkthyer nga Dr. Luan Topēiu, dhe redaktore ėshtė Simona Modreanu. Botimi i kėtij romani vijon menjėherė pas botimit nė rumanisht tė novelės “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit” tė Mitrush Kutelit, nga Shtėpia Botuese “Privirea” me pėrkthim po nga Luan Topēiu.

Ky roman, i tipit onirik, shkruar teknikisht shumė pranė “romanit tė ri francez”, botohet nė vendin ku pėrvoja e romanit onirik njeh autorė qė i takojnė onirizmit si drejtim letrar siē janė Virgil Tanase, Vintila Ivanceanu, Dumitru Tepeneag, Leonid Dimov, tė cilėt u bėnė tė njohur kryesisht nė Francė.

Romani i shkruar sipas “teknologjisė” sė ėndrrės pėrbėn njė formė shprehjeje artistike tejet inteligjente, qė i siguron thellėsi domethėnieve ndėrtekstuale, krijon simbole qė priren drejt universalitetit. Nė pamje te parė, duket se onirizmi barazohet me njė realitet virtual. Nė fakt ėndėrrimi dhe imagjinarja realizojnė simbolin, alegorinė, ai aludon pėr njė realitet konkret historik, politik, ekzistencial. Onirizmi pėrbėn njė rrafsh estetik, njė prosede letrare, suksesi i sė cilės pėrcaktohet nga talenti dhe intuita, nga aftėsia pėr tė tekstualizuar ėndrrėn.

Nga ana tjetėr, “Verė pa kthim” ndėrtohet mbi njė shtrat mitik ballkanik, ku mund tė dallojmė tre nyjeve semantike kryesore: atė tė kthimit (Odiseja, Konstandini, Ymer Aga etj), nė njė paralele tė kthimit tė tė vdekurit (Kostandin-Gori), atė tė mbajtjes sė fjalės sė dhėnė (Konstandini dhe Doruntina, Ymer Aga) dhe atė tė pritjes (Sana-Penelopa). Autori nuk sjell simbolet e mitit nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, por dėshmon gjallėrinė e skemės mitike nė bashkėkohėsi. Vegimi i romancierit ndėrtohet sipas kėsaj formule ku bashkėjetojnė miti, ėndrra, realiteti. Ėndrra gjeneron mitin dhe miti gjeneron ėndrrėn, pėr te mbėrritur nė njė realitet ku pritja kthehet nė absurd, e kthimi nė njė iluzion. Ėndrra e Besnik Mustafajt nė romanin “Verė pa kthim” ėshtė e kontrolluar dhe i qėndron besnik skemės mitike ballkanike. Shtresimet kuptimore dhe vetė shpjegimi i romanit dhe i enigmės sė tij onirike mund tė dekodifikohet, nė fakt, pėrmes kėtij nėnshtrati.

Besnik Mustafaj sondon nė mitologji pėr ta aktualizuar atė, pėr tė dėshmuar pjellshmėrinė e tij, universalitetin e pėrmbajtjes, magjinė dhe pamundėsinė e shpjegimit tė tij. Autorė tė rėndėsishėm tė letėrsisė shqipe kanė sonduar nė mitologji nga perspektiva e bashkėkohėsisė, duke i dhėnė kėsaj letėrsie pėrmasa moderne. “Verė pa kthim” shėnon njė pėrvojė europiane tė suksesshme tė romanit shqip, dhe njė pasuri tė vetė romanit europian. Nuk ėshtė aspak i rastit pėrkthimi i kėtij romani nė disa gjuhė tė huaja si dhe suksesi plotėsisht i merituar qė gėzon tek lėēitėsi dhe mendimi i specializuar i huaj. Pėrkthimi dhe botimi i kėtij romani nė rumanisht e bėn mė tė pranishme prozėn cilėsore shqipe nė kėtė hapėsirė kulturore, duke realizuar njohjen, komunikimin dhe dialogun midis dy kulturave tona.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara