HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mbrėmje madhėshtore nė njė mjedis tė mrekullueshem

Berisha nė Nju Jork - darkė nėn kujdesin e Federatės PanShqiptare tė Amerikės VATRA, dhe Misionit tė Pėrhershėm tė RSH pranė OKB-sė

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork

Clark: Pavarėsia e Kosovės jo mė larg se fundi i kėtij viti.

Berisha: Kosova e Pavarur, faktor i sigurt paqeje dhe stabilitetti, vendi i njė miqėsie tė mirė dhe bashkėpunim tė mirė nė tė gjithė rajonin, njė vend me tė vėrtetė europian.

BIG APPLE - MANHATTAN NY: Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, filloi sot nė metropolin e botės, Nju Jork, njė vizitė disa ditore, nė ditėn e parė tė vizitės sė tij, iu bashkua ashtu si dhe nė takimet e tjera, Vatrės, dhe vatranėve, patriotėve dhe atdhetarėve, demokratėve, e veprimtarve, pėrfaqėsuesve tė disa organizatave, shoqatave shqiptaro - amerikane. Mbrėmėja, nė lokalin "Union Club", nė tė cilėn morėn pjesė qindra vetė, u zhvillua nėn kujdesin e Federatės PanShqiptare tė Amerikės VATRA, dhe Misionit tė Pėrherėshėm tė RSH pranė OKB-sė.

Berisha nė New York

Ēdo vizitė nė Amerikė, kryeministri i Shqipėrisė, ka zgjedhur t'i bashkohet, e tė takohet, sė pari me veprimtarėt dhe aktivistėt e dalluar nė komunitet. Axhenda e kreut tė qeverisė qė vijon sot, me njė listė takimesh tė ngjeshura, mes tė cilave vlen tė pėrmendet ai me drejtuesin ekzekutiv tė Sfidės sė Mijėvjeēarit, Xhon Daniloviē, pėrfituese e sė cilės, ėshtė edhe vendi ynė pikėrisht pėr shkak tė meritave tė spikatura nė luftėn ndaj korrupsionit.

Berisha nė New York

Vizita:
Kryeministri Sali Berisha dhe delegacioni qė e shoqėron atė, ka mbėrritur nė Nju Jork, me rastin e hapjes sė sesionit tė ri tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Berisha shoqėrohet gjatė kėsaj vizite nga bashkėshortja e tij zonja Lire Berisha dhe delegacioni i Shqipėrisė. Ai ka mbėrritur kėtu me ftesė tė presidentit amerikan, Xhorxh W. Bush. Kryeministri Sali Berisha filloi zyrtarisht vizitė e tij me ftesėn nga presidenti amerikan, e cila vjen vetėm tre muaj, pasi vetė Presidenti George W. Bush, vizitoi Shqipėrinė, nė njė vizitė, e cila konsiderohet si historike pėr shqiptarėt nė tė gjitha trevat. Berisha pritet tė marrė pjesė nė tryezėn e rrumbullakėt“ Demokracia dhe Shoqėria Civile”, takim, i cili do tė zgjasė rreth 90 minuta, ku ai pėrveēse me presidentin amerikan, do tė jetė nė krah dhe tė liderėve tė tjerė tė shteteve tė ndryshme evropiane. Nė kėtė takim marrin pjesė 20 kryetarė shtetesh, mes tė cilėve kancelarja e Gjermanisė, Anglea Merkel, kryeministri britanik Braun, presidenti francez Sakozi, presidenti i Turqisė, kryeministri i ri i Kanadasė etj.

Berisha nė New York

Megjithatė, vizita e tij pritet tė kulmojė nė datėn 28 shtator, ku nė pallatin e qelqtė do tė diskutohet mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės nga Ministri i Jashtėm, Lulzim Basha. Mbrėmė kryeministri i Shqipėrisė Berisha, u pritėn me njė entuziasėm tė jashtėzakonėshėm nė njė darkė, ku Federata PanShqiptare e Amerikės “Vatra”, me anė tė kryetarit tė saj zotit Agim Karagjozi, pasi i ka uruar mirėseardhjen ka shprehur nė emėr tė Vatrės, mbėshtetje tė plotė, pėr reformat e qeverisė shqiptare si dhe pėrkrahjen e parezervė pėr pavarėsimin e plotė tė Kosovės nga Serbia.

Berisha nė New York

Takimi:
Mė pas, kryeministri Berisha, duke pėrshėndetur Vatrėn, dhe pėrfaqėsuesit e komunitetit, veprimtarėt e aktivistėt e dalluar tė ēėshtjes kombėtare nė diasporė, shprehu angazhimin e qeverisė shqiptare, pėr t'a ēuar vendin drejt prosperitetit, futur atė me dinjitet e krenari nė familjen europiane. Sė pari me vjen mirė tju pėrcjell njė pėrshėndetje tė pėrzemėrt dhe me kėnaqėsin mė tė madhe kėtu nė metropolin e botės, unė tė nisė vizitėn time me takimin me ju. Tė shpreh nderimin tim mė tė thell pėr ju qė arritėt tė ruani e tė mbroni kėtu nė SHBA, vsaret, virtutet, visionet mė tė ēmuara kombėtare, pėr Shqipėrinė pėr Kosovėn pėr shqiptarėt kudo qė janė.

Berisha nė New York

Unė gjithashtu ndihem thellėsisht mirėnjohės pėr mėbshtetjen e madhe qė ju mė keni dhėnė mua, dhe Partisė Demokratike , ndonėse jeni njė organizat tėrėsisht jo partiake. Por pėr shkak tė vlerave dhe parimeve qė ju i konsideroni, si mė tė ēmuarat pėr vendin tonė dhe kombin shqiptarė. Ju sigurojė se kjo mbėshtetje ka qėnė dhe mbetet njė frymėzim i pashterėshėm, pėr pėr mua nė pėrpjekjet mija pėr tė ndėrtuar dhe konsoliduar e forcuar Shqipėrin, bėrė atė njė vend tė lirė demokratik, njė vend me tė ardhme.
Natyrisht, tha kryeministri Berisha, qė sot, pėr ēdo shqiptar objektiv madhor kombėtar ėshtė pavarėsia e Kosovės. Pavarėsia e Kosovės ėshtė ēėshtje e dinjitetit dhe e integritetit tonė kombėtar. Ėshtė njė ēėshtje e drejtė - ėshtė njė ēėshtje, e cila ka arritur tė ketė mbėshtetjen e plotė dhe tė vendosur tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe tė aleatėve tė saj. Ndaj edhe nuk ka asgjė mė tė rėndėsishme nė kėtė periudhė, sesa ēdo njeri prej nesh tė pėrpiqet tė jap ndihmesėn kontributin, nė mėnyrė qė Kosova tė realizojė, sa mė shpejt projektin e saj madhėshtor pėr arritjen e Pavarėsisė. Ky projekt dhe kjo rrugė e nisur e qė ska tė ndalur, mendojė se ėshtė e sigurt, dhe nė rrugė tė mbarė.

Berisha nė New York

Mė pasė Berisha, theksojė se ;'Pavarėsia e Kosovės ndodhet nė njė fazė delikate ku janė jashtėzakonisht pozitive udhėheqja politike e Kosovės, po mbron dhe zhvillon me njė pėrgjegjėsi tė madhe dhe aftėsi tė veēantė me pėrkushtim tė admirueshem vizionin e Kosovės sė ardhėshme. Jo vetėm tė Kosovės sė Pavarur, por tė Kosovės faktor i sigurt paqeje dhe stabilitetti. Kosovėn e njė miqėsie tė mirė dhe bashkėpunim tė mirė nė tė gjithė rajonin. Njė Kosovė me tė vėrtet europiane.
Engel ngelet mik i madh i shqiptarėve e Berishės Mė pasė takimin e ka pėrshėndetur edhe miku i madh i shqiptarėve, nė Amerikė, kongresmeni demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel. Kongresiti Engel, ka folur me nota pozitive, duke vėnė nė pah si shumė tė suksesėshme qeverisjen Berisha. Ai ka vlersuar nė mėnyrė tė veēnatė rolin e Berishės edhe si kryeministėr, por edhe si presidenti i parė i Shqipėrisė, pas rrėzimit tė komunizimit.
Shqipėria nėn udhėheqjen e Berishės, ka bėrė pėrparime tė mėdha, tha Engel. Ai i kushtojė njė rėndėsi tė veēantė rrugės qė po ndėrtohet dhe do tė lidhi Shqipėrinė me Kosovėn. Miropo, tha Engel Shqipėria me Berishėn ka arritur edhe tė ndryshojė disa herė imazhin e saj. Kėtė e vertetojė mė sė mirir edhe vizita e presidentit Bush nė Tiranė mė 10 qershorė, por, edhe numėri i madh i turistėve qė vizituan Shqipėrinė, reformat e ndryshme, si nė drejtėsi, lufta kundra korrupsionit dhe kriminialitetit nė vend.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara