Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA të RSH, Gjeneral-Lejtnant Luan Hoxha i dorëzon dekoratën e lartë familjes Ndreu: Gjeneral Dali Ndreu, dekorohet me Urdhërin “Nderi i Kombit”
-- nga Halil RAMA & Beqir SINA
Pushkatimi pa gjyq i dy bashkëshortëve, rast unikal në botë
Ka qënë si fillim për herë të parë një vlersim dhe një kujtim i komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili; organi-zoi në 50 vjetorin e vrasjes makabre, një tubim përkujtimor për të nderuar Dali Ndreun dhe bashkëshorten e tij, Lirie Gega - Ndreu, 50 vjet pas vrasjes. Gjysmë shekulli, pas këtij ekzekutimi nga bisha komuniste, edhe sot, ai mbetet nga figurat më të njohura shqiptare, e përbaltosur dhe e syrgjynosur nga Enver Hoxha, por e nderuar dhe e respektuar nga, famil-ja, miqtë, shokët, dhe ish koleget e tij bashkëluftëtarët e tij. Në 50 vjetorin e egzekutimit, më 30 gusht 2006, në Royal Regency Hotel -Yonkers(NY), u mblodhën qindra bash-këatdhetarë, familjarë të fisit të madh Ndreu,miq, farefis, shokë, liderë fetarë dhe mes tyre edhe veprimtarë të dalluar të çështjes ko-mbëtare në Amerikë. Media shqiptaroamerikane, i kishte dhënë atij tubimi shumë rëndë-si , i cili për nga mynyra sesi u zhvillua ishte një shëmbull i mirëkohës. Dali Ndreu, u vlersua aty si figurë e shquar kombëtare.
Sot, një vit pas këtij aktiviteti në Nju Jork, në Tiranë, është zhvilluar një
veprimtari tjetër me dimesione kombëtare. Ceremonia e dekorimit të Gjeneral
Dali Ndreut me Urdhërin Nderi i Kombit është zhvilluar në Qendrën Kulturore të
Ushtrisë, më 15 Gusht 2007. Në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe Shefi i Shtabit
të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,
Gjeneral-Lejtnant, Luan Hoxha, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PR-së, Sabri
Godo, Kryetari i Bashkimit Liberal Demokrat, Arian Starova, Sekretari i
Përgjithshëm i Presidencës, Aleksandër Flloko, Zëvendësministrja e Mbrojtjes,
Zana Xhuka, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetarë të partive politike
Në kuadrin e 95-vjetorit të ditëlindjes të këtij luftëtari e strategu,
komandanti dhe gjenerali të shquar të LANÇ dhe Ushtrisë Shqiptare, Presidenti i
Republikës, mori në konsideratë propozimin e OBVL dhe me dekretin Nr.5403, date
17.07.2007, i akordoi dekoratën e lartë këtij biri të shquar të një familje të
njohur për traditatat e saj patriotike, për besë, trimëri e burrëri.Dali Isuf
Ndreu, ka zënë vend në analet e historisë së Shqipërisë si figurë e shquar
kombëtare, si luftëtar i vendosur për lirinë, integritetin dhe sovranitetin e
vendit. Për vitë të tëra në drejtimin e Ushtrisë Shqiptare, me dije
bashkëkohore, kompetencë e profesionalizëm, ai dha një kontribut të shquar në
forcimin dhe modernizimin e saj.
Por kuadro të tillë të devotshëm, kurrësesi nuk mund të pranoheshin nga diktatori Hoxha dhe klika e tij, ndaj dhe 51 vjet më parë, Dali Ndreu dhe bashkëshortja e tij u pushkatuan mizorisht prej tyre.
Regjimi komunist ushtroi represionin më të egër ndaj familjes Ndreu. Genocidi
ndaj kësaj familje patriotësh të mëdhenj, nisi më 1946 me Cen Elezin, për të
kulmuar më 1956 me pushkatimin e Dali Ndreut e Liri Gegës dhe me intenimin më
pas të pothuajse gjithe familjeve të këtij fisi. Për dekada të tëra diktatura u
përpoq ta denigrojë figurën e tyre, por kurrësesi nuk mundi t’i largojë ata nga
mendja dhe zemra e bashkëluftëtarëve të ndershëm e patriotë, të cilët në këto
vite të demokracisë dhe pluralizmit mundësuan rivlerësimin e kontributit të
shquar dhe dekorimin e Dali Ndreut me Urdhërin “Nderi i Kombit”.
Në këtë ceremoni të organizuar OBVL dhe Lidhja e Intelektualëve dibranë, fjalën e
rastit e mbajti Gjeneral-Lejtnant në Pension, Rrahman Parllaku, i cili foli për
jetën dhe veprën e gjeneral Dali Ndreut. Kryetari i OBVL tha ndër të tjera se:
“Për Dali Ndreun dhe Liri Gegën, dy luftëtarë të orëve të para, që i kishin dhënë
aq shumë luftës për çlirimin e Atdheut, me porosi të Enver Hoxhës u sajuan akuza
të paqëna nga kuzhina e Sigurimit famëkeq të Shtetit, për t’i çuar ata në
pushkatim, siç kishin çuar më parë dhe çuan më pas qindra patriotë dhe udhëheqës
të shquar të Luftës; nga më të aftët dhe më të devotshmit që po punonin për
ndërtimin e një shteti demokratik, ashtu siç e kishin ëndrruar dhe dëshiruar
dëshmorët dhe e aspironin luftëtarët e lirisë”.Mbi prirjet intelektuale të Dali
Isuf Ndreut, foli sekretari i Lidhjes së Intelektualëve Dibranë, Hajri Mandri. Më
pas, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RSH i dorëzoi dekoratën e lartë
familjes Ndreu. Në emër të familjës, pjesëmarrësit në këtë ceremoni i përshëndeti
djali i Gjeneral Dali Ndreut, Sokol Ndreu.
Dali Ndreu, figurë e shquar udhëheqëse e LANÇ dhe Ushtrisë Shqiptare, e kish
titulluar fjalën e tij Gjeneral-Leitnant, “Hero i Popullit”, Rrahman Parllaku,
ish-komandant i njësiteve guerile të qytetit të Vlorës, që u dënua më pasë nga diktatura.
“Për Dali Ndreun dhe Liri Gegën,, tha mes të tjerash dy luftëtarë të orëve të
para, që i kishin dhënë aq shumë luftës për çlirimin e Atdheut, me porosi të
Enver Hoxhës, u sajuan akuza të paqëna nga kuzhina e Sigurimit famëkeq të
Shtetit, për t’i çuar ata në pushkatim, siç kishin çuar më parë dhe çuan më
pas qindra patriotë dhe udhëheqës të shquar të Luftës; nga më të aftët dhe më
të devotshmit që po punonin për ndërtimin e një shteti demokratik, ashtu siç e
kishin ëndrruar dhe dëshiruar dëshmorët dhe e aspironin luftëtarët e lirisë”
Për ish bashkë-luftëtarin e tij Parllakun: "Gjeneral Dali Ndreu, ishte një nga
figurat më të shquara udhëheqëse të LANÇ. Ai ishte zv/komandant i Shtabit të
Përgjithshëm, njëkohësisht edhe operativ i këtij shtabi, i cili sëbashku me
Komandantin e Shtabit, Gjeneral Spiro Moisiu e ka drejtuar luftën në të gjitha
etapat e saj.Biri i familjes së njohur, Ndreu, të Sllovës të Dibrës, pasardhës i
denjë i patriotëve e prijësve të shquar dibranë, Elez Isufi e Sufë Xhelili, pasi
kreu shkollën fillore në vendlindje, në moshën 16 vjeçare, më 1928 filloi
studimet në shkollën ushtarake në Tiranë, në degën Artileri. Më 1931 mbaron
studimet me rezultate të larta, gradohet aspirant dhe caktohet zv/komandant
baterie. Pas një viti gradohet nëntoger dhe emërohet komandant baterie artilerie.
Gjeneral-Leitnant, tash në pension Rrahman Parllaku, ka thënë se:" Kaq e
pamëshirshme u tregua diktatura ndaj këtyre luftëtarëve e udhëheqësve të shquar, sa
nuk la të gjallë as nënën e fëmijëve, që ua kërkoi Daliu në gjyq kur tha: “Më
pushkatoni mua, por lëreni të gjallë Lirinë që të kenë fëmijët një prind!...”Egërsia
e diktaturës nuk u kufizua vetëm tek tëta të dy, por u shtri në gjithë familjen dhe
fisin e nderuar Ndreu, që kishte qenë baza më e rëndësishme e Luftës në Veri dhe që
i kishte dhënë asaj udhëheqës të shquar në Luftë, Dali dhe Esat Ndreun, dëshmorët
Mersin Elez Ndreu, Abaz Hazis Ndreu dhe shumë luftëtarrë të tjerë. Okupatorët u
kishin shkatërruar shtëpi, pasuri e katandi, por egërsia e okupatorëve nuk mund të
krahasohet me atë të diktaturës, që u përpoq të shkatërrojë një fist të tërë, por që
gjithsesi nuk ia arriti dot.
Mirpo tha ai: "Do të vinte epoka e demokracisë dhe e pluralizmit politik, në të
cilën pasardhësit e këtyre pinjollëve do të bënin sërish emër në ndërtimin e
shtetit ligjor. Pikërisht, shteti i së drejtës po vendos drejtësi dhe për
viktimat e genocidit të pashembullt komunist, siç qe edhe Gjeneral Dali
Ndreu.Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës Antifashiste
Nacionalçlirimtare si nismëtare dhe propozuese e titullit të lartë, por edhe i
gjithë populli shqiptar i është mirënjohës ish Presidentit të Republikës, Alfred
Moisiu, për dekorimin e Gjeneral Dali Ndreut me dekoratën e lartë “Nderi i
kombit”. Ai ishte dhe i tillë do të mbetet në kujtesën e brezave. Lavdi për
jetë, Gjeneralit të shquar, strategut të LANÇ, Dali Ndreu! ka përfunduar
Gjeneral-Leitnant, “Hero i Popullit”, Rrahman Parllaku.
Dali Ndreu dhe Liri Gega, dy yje symbol të krenarisë kombëtare, kështu i ka
vlersuar këto dy figura zoti Hajri Mandri. Ai ka nënvizuar faktin se Dali
Ndreu, gjatë Luftës ishte kundër frymës së pushkatimit pa gjygj siç vepronin
disa nga kolegët e tij. Ai mbështetej katërcipërisht në principet humane të
traditës së tij familjare, të asaj shtëpie të madhe bujare dhe fisnike. Ai
ishte i drejtë si njeri dhe me një karakter të paepur, që mbështetej në skrupuj
moralë. Për Mandrin, figura e Dali Ndreut, përbën një personazh dhe protagonist
nga më interesantët në historinë e Luftës për Çlirimin e Shqipërisë, një
individualitet që mbërthen në vetvete fatin e intelektualit që bart e përçon
mesazhe të rëndësishme kombëtare. Ai është simbol dhe përfaqësues tipik i
liderit, që bart brenda idealeve të tij, ëndërrën dhe dëshirën e pashuar të
shikonte vendin dhe kombin e tij, të lirë, të pavarur dhe demokratik. Rrallë gjen një shpirt të tillë të idealizuar, me prirje kombëtare që njëkohësisht të jetë i paisur dhe me dhuntinë dhe aftësinë drejtuese si Dali Ndreu.
Pushkatimi pa gjyq i dy bashkëshortëve, rast unikal në botë
Kështu e ka quajtur ai pushkatimin e çiftit Ndreu - Gega. Ai ka pohuar se: "Është
një rast unikal në botë që dy bashkëshortë: Gjeneral – Major Dali Ndreun dhe Liri
Gegën, funksionaren më të lartë politike të kohës, t’i pushkatojë pa gjygj. Cili
domen dhe diktator do ta bënte këtë? Këtë xhelozi dhe sadizëm do ta mishëronte
vetëm një diktator si Enver Hoxha. Kjo xhelozi natyrisht e kishte shpjegimin e vet.
Partinë Komuniste dhe Luftën e drejtonin Serbët, të cilët ishin armiq të betuar të
familjeve nacionaliste dhe në këtë kuadër dhe të familjes Ndreu. Serbët kërkonin
bashkëpunim me komunistët shqiptar por nga ana tjetër edhe shpagim për gjakun e
mijëra serbëve të vrarë nga luftërat dhe përballjet me Elez Isufin dhe Isuf
Xhelilin. Dhe shpagimi do të ishte elegant. Birin më të mirë, më atdhetarin, më
trimin, më të ndershmin, intelektualin dhe ushtarakun më të kualifikuar, Gjeneral
Dali Ndreun me bashkëshorten Liri Gega, këto dy yje symbol i krenarisë kombëtare do t’u
fashiteshin shpejt ëndërrat për demokraci dhe përparim kombëtar dhe shoqëror, pasi skenari ogurzi u përgatit nga lart.
Në panteonin e burrave të shquar të Shqipërisë, padyshim është tashmë edhe një
emër: Dali Ndreu. Në Sllovë të Dibrës, si në një kuadrat ushtarak janë radhitur
në altarin e të rënëve të familjes Ndreu, varret e mermertë që mbajnë emrat e
dhjetra të pushkatuarve, të internuarve dhe të rënë në fushën e luftës, si
krenari e sotme e demokracisë shqiptare. Koha po shkund çdo ditë pluhurin e
harresës dhe po ndriçon siluetat e heronjëve me kontribute kombëtare, kujtimi
dhe nderimi i të cilëve do të mbetet në themel të memorjes sonë historike, e ndër ta i paharruari, Gjeneral Dali Ndreu.
Ish - Funksionarë të ekzekutuar:
Koçi Xoxe - U ekzekutua më 10 korrik 1949, duke e akuzuar si agjent të jugosllavëve
Liri Gega - U arrestua në vitin 1956 dhe u ekzekutua një vit më vonë më akuzën si antikomuniste
Dali Ndreu - U arrestua në vitin 1956, me akuzën si antikomunist
Teme Sejko - U arrestua dhe u ekzekutua në vitin 1960
Beqir Balluku - U arrestua në vitin 1974 dhe u ekzekutua në vitin 1975, duke e akuzuar se doli kundërshtar i vijës së partisë.
Petrit Dume - U arrestua më 1974-ën dhe u ekzekutua më 1975-ën, me akuzën si anëtar i grupit puçist
Hito Çako - U arrestua më 1974 dhe u ekzekutua më 1975, si anëtar i grupit ekonomik
Abdyl Këllezi - U arrestua në vitin 1975 dhe ekzekutua në vitin 1976, nën akuzën absurde të “grupit armiqësor në ekonomi”.
Koço Theodhosi - U arrestua në vitin 1975 dhe ekzekutua në vitin 1976, nën akuzën absurde të “grupit armiqësor në ekonomi”.
Kadri Hazbiu - I arrestuar më 15 tetor 1982 i ekzekutuar në vitin 10 shtator 1983, me akuzën si bashkëpunëtor dhe krahu i djathtë i Mehmet Shehut, që të dy gjoja kishin drejtuar “organizatën kundërrevolucionare” për të rrëzuar vendimet e partisë dhe për sjellë kapitalizmin në Shqipëri
Feçor Shehu - I ekzekutuar në vitin 1983 me akuzën si agjent i zbulimit amerikan, në kohën kur ishte kryetari i Degës së Brendshme në Korçë
Llambi Ziçishti - I ekzekutuar në vitin 1983, me akuzën se gjoja bënte pjesë në
“organizatën kundërrevolucionare” të drejtuar nga “Mehmet Shehu”.
Anetaret e likuiduar te Shtabit te Luftes:
Dali Ndreu, ish zevendeskomandant i Shtabit te Pergjithshem, i pushkatuar
Mustafa Gjinishi, ish anetar i Shtabit te Pergjithshëm, vrarë ne pabesi
Gjin Marku, ish anetar i Shtabit te Pergjithshem, vdiq ne burg
Bedri Spahiu, ish anetar i Shtabit te Pergjithshem, burgosur
Ramadan Çitaku, ish anetar i Shtabit te Pergjithshem, denigruar dhe persekutuar
Nako Spiru, ish anetar i Shtabit te Pergjithshem, e detyruan te vriste veten
Abaz Kupi, ish anetar i Shtabit te Pergjithshem, vdiq ne emigracion
Koçi Xoxe, ish anetar i Shtabit te Pergjithshem, pushkatuar
Pra nga 13 vete qe kishte Shtabi i Pergjithshem, 8 prej tyre perfunduan te pushkatuar e te denuar. Me vone edhe Ymer Dishnica, si anetar i Shtabit te Pergjithshem, u perjashtua nga Shtabi (si denim per Konferencen e Mukjes), ndersa Mustafa Xhanin (Baba Fajen) e vrane per “çeshtje fetare”.
|