GJAKOVA - QYTETI I KULTURES ANTIKE
-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA
Pas luftes dhe çlirimit te Kosoves, Gjakova, ka krijuar mundesi me te madhe per levizje te lire, shkembim mallrash ideshe dhe rritjen e martesave kendej e andej kufirit Shqiptaro - Shqiptare
GJAKOVE - PRISHTINE: Para se te nisesha per ne Gjakove, u ula e"rremova"
neper libra e broshura te shkruara per Gjakoven. Mesova se qyteti i Gjakoves
shtrihet ne bregun e majte te lumit Erenik, nderkaq nga te dy anet e perroit
Krena shtrihet kodra e Çabratit. Lartesia mesatare mbidetare e Gjakoves, eshte
365m. Qyteti gjendet ne gjatesi gjeografike ne mes te 42.24 skalle ne veri
dhe 20.26 shkalle ne lindje. Sipas, te dhenave arkeologjike te bera nga ekipet
e perbashketa nga Shqiperia dhe Kosova, ne territorin e Gjakoves, ne baze te
materialeve te gjetura eshte vertetuar se i perkasin kultures antike, eshte
vertetuar dhe deshmuar se keto treva kane qene te banuara edhe me pare.
Gjakova, si qytet me kete emer daton nga shekulli XV, por lulezimi i
vertet i saj fillon ne fund te shekullit XVI dhe ne fillim te shekullit XVII.
Nga kjo periudhe veçojme ndertimin e Xhamise se Hadumit ne vitin1554,
Mejtepit, Bibliotekes, Haremit, Hamamit, ndetimit te Sahat-Kulles, Medreses se Madhe,
Hanit te vjeter, Kompleksit te Teqes se Madhe si edhe urave lidhese te
qytetit mbi lumin Krena, si ajo e Tabakut, ura e Taliqit etj.te cilat edhe sot ekzistojne.
Komuna e Gjakoves sot ka 586 km katrore te cilen e perbejne qyteti dhe
84 fshatra. Sipas regjistrimit te fundit i bere ne vitin 2000 nga UNMIK-u,
komuna e Gjakoves ka 150.800 banore, duke e renditur si komuna e trete per nga
madhesia ne Kosove. Komuna e Gjakoves ka lidhje te mira me rruge te asfaltuara
me qytetet e Prizrenit, Pejes, Rahovecit, Klines, Prishtines, Deçanit, Malisheves etj.
Eshte me rendesi te ceket se Komuna e Gjakoves, pas luftes se vitit
1999 - ka lidhje edhe me Republiken e Shqiperise, permes dy pikave kufitare ate
te Qafes se Prushit dhe Qafes se Morines.
Mirpo, kjo lidhje nuk eshte vetem thjesht si infrastrukture e thjeshte
rrugore, por ajo eshte si nje arterie teper e rendesishme qe kalon nga
Tropoja, Puka, Mirdita, Shkodra, Kukesi, kalon edhe ne vende dhe zona te tjera te
Shqiperise, me te cilat, historikisht Gjakova dhe gjakovaret, kane patur
lidhje historike me njeri tjetrin. Ajo lidhje pas luftes dhe çlirimit te Kosoves, Gjakoves i ka krijuar mundesi me te madhe per levizje te lire, shkembim mallrash ideshe dhe rritjen e martesave
kendej e andej kufirit Shqiptaro - Shqiptare.
Ndersa mua me Gjakoven, me lidhi nje njohje virtuale, dhe me shume se kaq
historia e lavdishme e qytetit dhe rrethines se saj. Emeri i Medelin
Bardhit, ose Medelines se Gjakoves, ishte nje njohje nepermjet internetit, lajmeve
nga e gjithe bota. Kisha lexuar dhe degjuar se Gjakova, ka nje nder historite
nga me te pasurat shqiptare, me ngjarje dhe personalitete te rendesishme te
çeshtjes kombetare . Midis shume figurave qe nderuan Gjakoven e kombin tone,
kisha lexuar e degjuar edhe per Mehmet Age Rashkocin, nacionalist i njohur per
lirine e Kosoves dhe trojeve shqiptare. Ai i cili kishte emigruar ne
Amerike, ne fillim te viteve te 50-ta, pinjoll i familjes AGA te Rashkocit te
Gjakoves, familje kjo e dalluar per çeshtjen kombetare nder shekuj, edhe ne Diaspore.
Ne qytetin historik te Gjakoves, disa çaste ndodha me njeri prej doktorve
me popullor te Gjakoves, emeri i te cilit u be mjaft i njohur ne median
shqiptare dhe ate me presitgjoze boterore, kur atij me 01. 11.1999, pas shume
deshtimeve , i lindi vajza, e cila, ne shenje mirenjohje, dashurie e respekti te
madh e pagezoi, me emerin e mikeshes se madhe te shqiptareve, ish Skeretaren
e Shtetit zonjen Madeleine Albright. Me ardhjen e lirise ne Kosove, familjes
Bardhi i erdhen edhe femijet aq shume te pritur. Prinderit e tij kane qene
te shkolluar - njeri prej tyre - babai ka perfunduar shkollimin ne Shkollen
Bujqesore per Djem e Institutit Shqiptaro – Amerikan ne Kavaje, ne vitin
1934.Aty kreu dhe specializimin nga fusha e Zooteknikes Kjo shkolle Amerikane
eshte finansuar nga z.Harry Fulc. Familja ime thote ai, eshte familja e
koncidencave. Pas lindjes se vajzes se pare, e cila, u pagezua me pase me emerin
Medeleine- çka na sillte ne mendje edhe nje here ish Sekretaren e Shtetit
Amerikan, miken e madhe te shqiptareve Medeline Albright, diten e çlirimit te
Gjakoves me 14 qershor 2006, ne na lindi edhe nje vajze tjeter.
Kesaj rradhe, thote dr Bardhi, vogelushja u pagezua nga motra e saj Medlina
e Gjakoves, me emerin Poema, nje poeme e gjalle per Gjakoven dhe
Kosoven.Motres se vogel shume iu gezua dhe vellau Betimi i cili posa i ka mbushur 5
vite. Besniku, eshte femija i trete i nje familje te njohur nga Gjakova. Babai i
tij Rasimi, per ate kohe ishte nder intelektualet e rrall jo vetem ne
qytetin e Gjakoves por edhe me gjere. Ai rrjedhe nga nje familje tregtaresh
gjakovare, ishte i biri i nje vizionari poashtu te shkolluar, i cili e dinte mire
sesa i nevoitej shkollimi i femijeve te tije.
Per fat te keq babai u semure rende nga tuberkulozi, vdiq ne vitin 1958, ne
moshen 42 vjeçare, duke lene pas vetes tre djeme. Me i vogli Besniku kishte
vetem nje vjet kur i ati i vdiq. Ai me vone e njohu te atin vetem nepermjet
kujtimeve te te tjereve, fotografive si dhe diplomave te shkollimit.
Megjithate, "ai i eshte teper mirenjohes prinderve, dhe krenar per ata". Ai thote
se jane merite e nenes tash me te ndjere Taibes qe arriti te rrise dhe te
shkolloj tre djemte e saj si dhe biografia dhe diplomat e babait, qe ishin
fanar drejte formezimit te personalitetit tim dhe qe me trasuan rrugen, si ne
rrashfin kombetar, edhe ate te edukimit dhe te shkollimit.
Ne ate kohe, pushtetmbajtesit dhe okupatoret serb ushtronin dhune dhe
represion te eger ndaj shqiptarev nacionaliste ne Kosove. Ishte koha kur Besniku,
ishte fare i ri dhe çdo dite po rritej e frymezohej me dokumentat qe ruante
si trashegemi nga babai, diplomen dhe fotografite e tija. Nje udherrefyes ne
shtepine time kujton ai sot, ishin simbolet kombetare ne ato dokumenta dhe
diploma, shpata e Skenderbeut, perkrenarja, tablot nga lufterat e shqiptareve,
per liri e pavaresi, perej nga hordhit turke, e deri tek pushtuesit sllavo
-serb. Keto vezhgime te perditshme ishin perplot frymezim dhe nuk me linin
asnje dileme qe edhe une te shkollohesha e te behesha qytetar i nderuar dhe
te vazhdoj traditen e parardhesve te mi.Edhe pse mbeta ne moshe te njome pa
babain tim, ai post mortum me ndihmoj shume me deshmite e tij prej nje
intelektuali te rralle.. Prioritare eshte ndershmeria dhe atdhedashuria, keto veti
kaliten vetem me arsimim te larte dhe me besim te plote tek Zoti, thote
dr. Besniku. Shpresoj te vazhdohet nje tradite e tille edhe me gjeneratat e tjera pas meje.
Biografija politike e Dr.Besnikut daton qe nga vitet e’90, kur ishte ne
specializim ne Zagreb (Kroaci), ishte koha e fillimit te fundit te krijeses
artificiale te quajtur RSFJ. Ate kohe ne Zagreb ai se bashku me nje grup
intelektualesh shqiptare arriten te zhvillojne nje aktivitet shume te dendur
politik. Ne Kroaci gezoj rrespekt te madh fale luftes politike kunder hegjemonsteve
dhe okupatorve serbe. Puna e tij vazhdoj me tutje ne vitet e paraluftes ne
Gjakove, ku ishte Kryetar i pare i PSHDK-se dhe me vone se bashku me disa veprimtare
tjere krijuan dhe vepruan ne kuader te grupit te krizes, apo siç realisht
ishte Shtabi i Luftes per qytetin e Gjakoves. Aktualisht Dr.Besniku ushtron
profesionin e tij ne Kliniken private te ORL-se ne Gjakove si dhe merret me
shkrime publicistike. Eshte i gatshem serish te aktivizohet ne skenen politike
me te vetmin qellim , te punoj dhe te jep kontributin e tij ne sendertimin e
endrrave shekullore per mevetesine e atdheut te tij Kosoes. Ai thote:
Pavaresia e Kosoves eshte eliksiri i Sindromit Ballkanik, ky eshte qelesi i
stabilitetit ne Ballkan dhe me gjere. Kosova doemos do te behet shtet, mirepo
asnjehere me koloni e askujt.
Ne kete udhetim neper Gjakove, kenaqesi ishte patjeter edhe biseda
gjate drekimit ne vendin turistik te quajtur Çabrat, prej nga Gjakova, duket si
ne "pellemb te dores". Radio - Gjakova, na tha drejtori i saj z Skender Gola,
ka filluar pune qe ne netor te vitit 1979. E ndersa ne vitin 1990, ashtu si
ne te gjithe Kosoven ne kohen e represionit dhe te dhunes, edhe ne kete
institucion te vetmin te mendies ne Gjakove, gazetaret e drejtuesit e kesaj
Radio, u detyruan t'a leshojene vendin e punes, duke u zvendesuar me ate te
propogandes serbe ne Kosove. Dhe plot 10 vjet pothuajse pas ketij largimi nga kjo
Radio, deri me 14 qershor 1999, me hyrjen e forcave te NATO-s, SHBA-s e
Ushtrise Çlirimtare te Kosoves(UÇK), ne u kthyem ne vendet e punes.
Golja, thote se: "Me kete rast duhet te permend edhe nje çudi abstrakte
te qeverise se Serbise, at'here, gjate ketyre 10 viteve sa ata ne na pushuan
nga puna, popullates se Gjakoves, e cila eshte 97% autoktone shqiptare iu
imponua te degjojne vetem programe dhe emisione ne gjuhen serbe. Kjo ishte nje
nga anaomalit e shumta, te cilat i shkonin per dore atij rregjimi. Perndyshe,
Radio - Gjakova, eshte nje nder dallandyshet e para te fjales shqipe ne radio
ne Kosove. Transmetuam edhe programin e pare shqip - ne ditet e para te
lirise. Kjo eshte nje Radio e cila sot, nga shume media te tjera qofshin ato nga
Shqiperia e Kosova, kane marre vlersime jashtezakonisht te mira. Si dhe ka fituar çmimin "Lajmetari i Lirise".
Ndersa per paversine e Kosoves drejtori i Radio Gjakoves, tha se: "Ne si medium radiofonik, kemi nje rol te rendesishem ne pavaresine e Kosoves. Koncepti i programit tone, eshte pjese e pavaresise se Kosoves, ate çka aspironte dhe enderronte me shekuj ky popull, kaq brilant liridashes, atdhedashes e patriot. Dita me fatlume e te gjithe shqiptareve-Pavaresia. Per paversine e Kosoves, kontributin me te madh e jep populli e ne si pjese e ketij populli jemi ne rolin e duhur".