HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Monografia e Shqiptarėve nė Mal tė Zi, “Nė njė cep tė Ilirisė” u promovua edhe nė Nju Jork 09.07.2007

Monografia ėshtė njė hambar njohurish pėr shqiptarėt e Malit tė Zi

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, New York, SHBA

Monografia "Nė njė cep tė Ilirisė" me vlerat e saj tė shumta shkencore dhe kulturore ėshtė njė botim i dobishėm, qė ka ardhur nė kohėn e duhur.

BRONX - NEW YORK: Monografia e Shqiptarėve nė Mal tė Zi, “Nė njė cep tė Ilirisė”, tani pasi pati promovimet nė Prishtinė, nė Malėsi si dhe nė Ulqin, mbrriti edhe nė SHBA-sė, dy vendqendrimet mė tė mėdha tė shqiptarėve nga Mali i Zi, Nju Jorkun dhe Detroitin. Shoqata Malėsia e Madhe organizojė promovimin e ketij libri nėn moderimin e zotit Naser Ēobaj anėtarė i bordit tė SHMM-sė. Biznesmen, gazetarė, kritikė, shkrimtarė, poetė, avokatė, lider fetarė, pėrfaqėsues shoqatash e organizatash, studentė e adhurues tė librit, autori e redaktori i kėsaj monografije Dr.Prof. Anton Kolė Berishaj si dhe familja e tė ndjerit Pashko Nikoll Gjokaj, qė beri te mundshėm realizim e ketij libri me ndihmėn e tij financiare, morėn pjesė nė kėtė promovim nė lokalin "Eastwood Manor" Bronks - Nju Jork.

Vlerėsimi i librit ishte pozitiv ku edhe u konsiderua si enciklopedi e shqiptarėve ne Mal tė Zi

Promovimin e mbajtur nė New York, nė Eastwood Manor, Bronx, organizuar nga Shoqata Atėdheu na Bashkon, ku morėn pjesė rreth 150 vetė, e ka hapur zoti Naser Ēobaj. Tė nderuar Zonja dhe Zotėrinj, tha Ēobaj: "Nė emer tė familjes Gjokaj, Lėvizjes “Athdheu na Bashkon” dhe emrin tim personal ju uroj miresardhje. Sot, jemi mbledhur kėtu t'i japim mirėnjohje punės sė Prof. Dr. Anton Berishės, dhe penave tė dietarėve tonė tė shquar, tė cilėt me ndihmėn financiare, dhe tė pa kursyer, tė ndjerit Pashko Nikollė Gjokaj, i cili e ka vlerėsuar historinė e shkruar, kan nxjerre nė dritė monografinė “Nė njė cep tė Ilirisė”. Botim qė lirisht mund tė identifikohet si njė ndėr gur themelet e kėshtjellės sė identitetit tonė etnik.

Kjo vepėr jo rastėsisht vjenė nė kohėn kur populli shqiptarė nė trevat e veta nė Mal tė Zi ballafaqohet me njė fortun tė ashpėr tė asimilimit Kulturor, Gjuhėsor dhe Ekonomik, shpresoj qė ky libėr do tė ndihmoj nė ngritjen e vetėdijes tonė kombėtare, e cila sipas anketave tė institucioneve ndėrkombėtare nė Mal tė Zi ėshtė nė njė nivel shumė tė ulėt, rreth 40%, ndėrsa e Malazezėve dhe e Serbėve nė Mal tė Zi ėshtė rreth 90%. Poashtu shqetėsuese pėr ne kohėve tė fundit duhet tė jetė strategjia e e studiusve Malazez nėpėr media, pėr pėrvetėsimi e pasurisė sonė arkeologjike si element tė identifikimit tė shtetit tė posaformuar Malazez, dhe jo njohja e saj si pronė e identitetit tonė Ilir, e cila duhet tė jetė e pakontestueshme.

Besoj qė ky rrezik do tė jet njė inspirim pėr studiuesit tonė pėr punė edhe tė mė tutjeshme hulumtuese, e cila duhet tė sjedh te shqiptarėt ndjenjėn e krenarisė kombėtare, dhe ndalimin e ndėrrimtit tė identitetit nėpėrmes gjuhės apo fesė. Kėto hulumtime duhet tė ketė mbėshtetjen e pa rezervė tė popullit dhe shtetit shqiptar. Poashtu dua tė theksoj se Profesor Berisha me monografinė e cila paraqet njė sintezė tė lėmive tė ndryshme, ka krijuar njė udhėrryfyes tė metodės sė punės, tė cilėn partitė shqiptare nė Mal tė Zi duhet ta aplikojnė si parim nė punėn e tyre tė mėtutjeshme, se avancimi i ēėshtjes kombėtare bėhet vetėm kur kapacitetet intelektuale janė tė bashkuara, ka pėrfunduar z. Naser Ēobaj.

Nė mesin e kėsaj audience, pėr ta nderuar kėtė vepėr organizatori ftojė tė referojė edhe Prof. Dr. Agron Ficon, i cili punoi pėr 50 vite nė Univerzitetin e Tiranės dhe ėshtė Nėnkryetar i Akademisė Shqiptaro-Amerikane e Shkencave.

Prof. Dr. Agron F. Fico, i bėri njė "operacion" tė thellė librit, me njė reflektim qė u ndoqė me vemendje tė madhe nga tė pranishmit. Monografia "Nė njė cep tė Ilirisė", ceku nė fillim tė reflektimit tė tij z. Fico, pėrgatitur pėr botim dhe redaktuar nga Prof. Dr. Anton Kolė Berishaj, ėshtė njė botim me rėndėsi, ėshtė njė arritje jo vetėm akademike, por dhe njė kurorė nderimi pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi. Libri mbart, nė njė vėshtrim tėrėsor, tiparet e njė vepre bashkėkohore nė trajtimin e njė larmie temash. nė njė hark kohor, nga lashtėsia deri nė ditėt e sotme. Botimi tha Fico, duhet parė me kėndvėshtrim mbarė-shqiptar. Ai hteksojė se: "Moderatori i saj, Prof. Dr. Berishaj, e ka strukturuar veprėn si njė mozaik shkencor, qė varion ndėr disiplina tė ndryshme. Kjo ndėrthurje ka tė pėrbashkėt ndiēimin objektiv dhe faktik tė jetės dhe tė bėmave tė shqiptarėve tė Malit tė Zi, si pjesė organike e gjithė kombit shqiptar. Nė kėtė pikėpamje, nga "cepi i Ilirisė" ai ēvendos kėndvėshtrimin "nė qendėr tė Ilirisė", pra e ka bėrė objekt tė krejt Ilirisė moderne, e ka bėrė mbarė-shqiptare.

Kjo monografi ka pėrmasa tė gjera, ajo ka rėndėsi kombėtare. Monografia jo vetėm pasqyron historinė dhe kulturėn e kėtij komuniteti shqiptar, por edhe energjizon krenarinė dhe dinjitetin e ēdo bashkėkombasi. Mendoj se libri nxjerr nė pah idenė se, shqiptarėt e Malit tė Zi kanė qenė dhe janė pjesė e sė tėrės, ata janė bashkėautorė tė ngjizjes sė kombit pellazgo-iliro-arbėresho-shqiptar. Monografi me larmi ndėrdisiplinoreLarmia ndėrdisiplinore: histori, filologji, etnokulturė, besime fetare, publicistikė dhe trajtimi specifik i temave tė ndryshme, lehtėson perceptimin aktiv tė lexuesit.Studimet, pėrgatitur nga specialistė tė fushave tė ndryshme, me kapacitete intelektuale kuptohet jo tė njėjta, kanė sjellė edhe nivele tė ndryshme cilėsore shkencore dhe trajtimi.

Monografia, nė thelb, sjell njė mesazh tė madh dhe bashkėkohor: Shqiptarėt e Malit tė Zi, autoktonė nė truallin e vet, edhe pse kanė jetuar nė darėn e egėr tė pushtuesve tė ndryshėm, e kanė ruajtur thelbin e vet kombėtar, nė njė hark kohor tė pamasė. Ata kanė qenė dhe janė faktor aktiv nė proceset gjithėpėrfshirėse kombėtare. Jo vetėm kanė pėrcjellė ngjarjet historike, por kanė qenė luftėtarė tė guximshėm, mendimtarė krijues dhe atdhetarė tė ndritur. Aty, nė gjirin e tyre, lindi dhe punoi shkrimtari i parė i gjuhės shqipe, Gjon Buzuku.

Nė "epilogun" e kėsaj monografie, studimi i Dr. Lukė Gjokajt i kushtohet shqiptarėve tė Malit tė Zi nė Amerikė. Autori ėshtė pėrpjekur tė japė njė sintezė tė historisė dhe ndihmesės sė kėtyre shqiptarėve nė Kontunentin e Ri. Ata dallohen pėr veprimtari tė gjithanshme politike, shoqėrore, kulturore dhe financiare. Kjo i bėn tė nderuar dhe tė respektuar nė gjithė Diasporėn. Pa dashur tė duket se jap receta, do tė ishte e udhės t'i jepej njė vend mė tepėr se 6 rreshta kontributit tė kishės "Zonja e Shkodrės" dhe Dom Pjetėr Popaj, si personalitet jo vetėm i komunitetit katolik nė Nju York, por edhe i gjithė shqiptarėve.

Njė botim i mirė ėshtė ai botim, leximi i tė cilit nxit mendime, ngre probleme, hap tematika diskutimi, frymėzon analiza dhe pjell konkluzione. Pikėrisht kėtė synova. Monografia "Nė njė cep tė Ilirisė" me vlerat e saj tė shumta shkencore dhe kulturore ėshtė njė botim i dobishėm, qė ka ardhur nė kohėn e duhur. Monografia ėshtė njė hambar njohurish pėr shqiptarėt e Malit tė Zi, ėshtė njė auditor mėsimesh pėr tė gjithė shqiptarėt.

Nė tėrėsi studiuesit u janė pėrmbajtur kritereve tė gjuhės sė njėsuar kombėtare, por mund tė shmangeshin pėrdorime tė panevojshme tė fjalėve tė huaja si: centripalizim shoqėror, represiv, definicion, injektoj, tė hendikepuar, konsistent, stigmatizim, determinim, etj. etj. Madje edhe ndonjė punim qė nuk ka arritur tė thotė ndonjė gjė specifike mund tė mbetej jashtė. (f.133-138).Ai ka pėrfundur duke pėrgėzuar autorėt dhe moderatorin e saj Prof. Dr. Anton Kolė Berishaj dhe ka shprehur bindjen se kjo monografi do tė zėrė vend me dinjitet nė bibliotekėn e studimeve albanologjike bashkėkohore.

Publicisti Tomė Paloka, gazetarė e autorė librash, nuk ngurojė aspak edhe kėsaj rradhe tė ishte pak kritik ndaj kėsaj monografie. Ai ka vrejtur se monografia ka disa mangėsi tė cilat po qe se do tė ishnin kapur mirė nga autori dhe pėrpiluesit e saj do tė kishin arritur prefekten e kėsaj vepre. Megjithkėtė, tha Paloka, kjo monografi ka vlera tė veēanta dhe historike. Vetė autori i kėsaj vepre ka pranuar se kjo monografi ėshtė njė rreze drite e cila u hapė rrugėn autorėve tė tjerė tė bėjnė vepra tė tjera tė kėsaj natyre. Studiuesi, i cili ėshtė pėrmbledhėsi, njėri nga 28 autorėt dhe redaktori i monografisė “Nė njė cep tė Ilirisė”, Prof. Dr. Anton Kolė Berishaj, professor i sociologjisė nė univeristetin e Prishtinės, i a la fjalėn librit pėr t'u lexuar nga lexuesi, i cili tashmė ka tė drejtėn pasi t'a lexojė tė thotė fjalėn e tij u shpreh ai. Unė mendojė, ka thėnė Prof. Dr. Anton Kolė Berishaj qė me kėtė libėr gjithėsesi kėto vise shqiptare, tė cilat, kanė qėnė tė enklavizuara pėr shkak tė historisė sė njohur, pas shpine kishin njė kufi tepėr rigjitė , njė komunikim tė pamundur me shtetin amė, dhe nė anėn tjetėr balafaqoheshin me njė civilizim qė nuk ishte i tyre.

Dhe ata gjithėsesi vegjetuan pėr njė kohė tė gjatė. Dhe ata faktikisht ishin disi tė pa lidhur nė mes vetit. D.t.th. se kemi njė Ulqin e cila ėshtė njė oazė pėr shkak tė statusit komunal, ka krijuar njė kulturė dhe njė kontekst kulturor i cili ndryshon komplet prej atij tė Malcisė. Nė anėn tjetėr kemi Plavėn e Gusinė, e cila ma heret i ėshtė nėnshtruar njė procesi tė boshnjakizimit dhe tė shpėrnguljes masive, nė Kosovė, Europė dhe SHBA. Kėshtu qė kemi njė situat shumė tė palakmueshme. Ideja dhe qėllimi im kanė qėnė qė tė pėrfektojė nė njė "kopertinė' tė vetme dhe tė faktorizojė ēėshtjen shqiptare. Qė, shqiptarėt tė flasin pėrmes kėtij libri, pėrmes njė studimi dhe ata tė trajtohen si ēėshtje mė vete dhe jo ēėshtje e parcelizuar dhe e shkapėrderdhur sipas interesave tė politikės ditore, theksojė Prof. Dr. Anton Kolė Berishaj.

Famullitari i Kishės Katolike Shqiptare nė Amerikė "Zoja e Shkodrės" Dom Pjetėr Popaj bėri njė pėrshėndetje shpirtėrore, duke faleminderuar autorin dhe uruar e bekuar atė, me njė shpres tė vetme "Bashkimin e tė gjitha trojeve tė gjymtuara tė trupit e gjakut Ilirė".
Nė emrin e familjes Gjokaj tubimin do t'a pėrshėndeste gazetari, aktivisti dhe i afėrti i familjes Gjokaj - Prelė Sinishtaj i cili mes emocioneve tė shumta ka thėnė: "I pėrndershmi Dom Pjetėr Popaj, akademikė, profesorė, miq tė shtrenjtė, pjesėmarrės tė nderuar: Mė lejoni qė me pakė fjalė tė tregoj jetėn e sponsorit tė kėtij libri tė vlefshėm, Pashko Nikollė Gjokajt." Ai theksoi se Pashku lindi nė vitin 1944 nė Zogaj, rrethi i Ulqinit nė njė kohė tė vėshtirė pėr tė gjithė e sidomos pėr shqiptarėt, ku siē do tė zhvillohen ngjarjet jo shuµeu kohė mė vonė, pas Luftės sė Dytė, mė se gjysma e atdheut tonė do tė mbetet jashtė kujfijve tė Shqipėrisė. Pashku lindi nė njė familje patriotike malėsore. Baba i tij, Nikollė Gjoka nė vitin1937 pėr arsye ekonomike la Triepshin e Malėsisė dhe u vendos nė Zogaj.

Vullneti i fortė dhe pėrkushtimi i pashoq do t'i ndihmonin shumė nė Amerikė pėr tė realizuar ėndrrėn qė kishte qysh i vogėl pėr tė ndihmuar vendlindjen, tė cilėn e donte aq shumė. Megjithė se vetė Pashku nuk pati njė shkollim tė larte, ai kishte njė etje tė pashterrshme pėr dije e pėr shkollim. Duke pasur parasysh se dija tė ēon pėrpara, u interesua shumė qė Maria, Toma dhe Gjoka tė vazhdonin mėsimet e larta.
Tre fėmijėt e tij u diplomuan nė fakultete tė fushave tė ndryshme. Pashku asnjėherė nuk e harroi Malėsine dhe gjithnjė ishte i preokupuar se si mund ta ndihmonte. Ndihmat e tij, pėrveē mėnyrės private, u panė dukshėm edhe pėrmes fondacioneve qė veprojnė kėtu nė diasporė. Disa vite me radhė, ai ishte anėtar i Fondacionit "Dedė Gjo Luli" ndėrsa dy vite vite ishte edhe nėnkryetar i fondit. Po ashtu Pashku kontribuoi edhe pėr kishėn nė Shtoj dhe nė Tuz.

Pas luftės nė Kosovė, Pashku nė bashkėpunim me Kolė Zagredėn dhe disa bashkėpuntorė tė tjerė u ndanė disa dhjetėra mija dollarė jetimėve tė luftės. Ndėr ndihmat qė Pashku bėri gjatė jetės sė vet, ishte edhe kontributi qė dha nė ngritjen e momumentit tė Nėnė Terezės nė Ulqin. Ai qe nisiator dhe drejtues i kėsaj veprimtarie. Po ashtu ai ndihmoi materialisht edhe spitalin e materintetit nė Ulqin. Krahas ēėshtjes kombėtare I preokupuar vazhdimisht se si tė bėjė diēka mė shumė pėr Malėsinė, Pashkut i lindi ideja pėr financimin e njė monografie pėr Malėsinė, e cila mbas sa vite pune tė Prof. Anton Kolė Berishajt me bashkėpuntorė dhe shkencėtarė tė shumtė, po pėrurohet sot nė Neė York, pasi u pėrurua nė Ulqin, Tuz, Prishtinė e Detroit.

Pėr pėrpjekjet dhe arritjet e shumta malėsorėt e diasporės i janė mirėnjohės Pashkut dhe tė gjithė atyre qė veprojnė pėr tė mirėn e ēėshtjes kombėtare.
Shpresojmė qė ky libėr tė mirėpritet nga lexuesit dhe ju falėnderojmė pėr pjesėmarrje. Le tė shpresojmė se bijtė e Pashkut do tė vazhdojnė rrugėn e babait tė tyre pėr tė ndihmuar ēėshtjen kombėtare. Puna e tyre shihet qė tani. Bashkė me nėnėn Filen, ata shpenzuan njė sasi tė kosiderueshme tė hollash, qė kjo monografi tė dalė nė dritė, meqenėse u pėrfundua pas vdekjes tragjike tė Pashkut. Nė rrethin e ngushtė por besoj se edhe mė gjerė ne sot ndiejmė mungesėn tėnde Pashk i nderuar. Pėr kujtimet qė na le dhe pėr vepra humane, do tė mbetesh pėrgjithmonė nė kujtesėn tonė. Dhe nė fund pėr ty o dajė Pashko Nikolla kam edhe kėto fjalė:Tė qoftė e lehtė toka qė tė mbulon. Pushofsh i qetė nė paqen e amshuar!

Nė fund zoti Sinishtaj, kujtoj qė familja Gjokaj kishte pregaditur njė Koktej pėr tė gjithė pjesmarrėsit, dhe se libri ishte nė shitje pėr 100 dollar ku tė gjitha mjetet qė do tė mblidhen nga libri do tė shkojnė si kontribut nė studimet e reja shkencore tė ēėshtjes sonė kombėtare.

Monografia e Shqiptarėve nė Mal tė Zi, “Nė njė cep tė Ilirisė”
Lidhje pėr fotot:

http://www.malesia.org/ngjarjet/ne_nje_cep_te_ilirise_NY/index2.html
http://www.malesia.org/ngjarjet/ne_nje_cep_te_ilirise_NY/index2.html
http://www.malesia.org/ngjarjet/ne_nje_cep_te_ilirise_NY/index3.html
http://www.malesia.org/ngjarjet/ne_nje_cep_te_ilirise_NY/index4.html
http://www.malesia.org/ngjarjet/ne_nje_cep_te_ilirise_NY/Libri%20007.html
Libri 007.jpg
http://www.malesia.org/ngjarjet/ne_nje_cep_te_ilirise_NY/Libri%20009.html
Libri 009.jpg
http://www.malesia.org/ngjarjet/ne_nje_cep_te_ilirise_NY/Libri%20010.html
Libri 010.jpg
http://www.malesia.org/ngjarjet/ne_nje_cep_te_ilirise_NY/Libri%20011.html
Libri 011.jpg
http://www.malesia.org/ngjarjet/ne_nje_cep_te_ilirise_NY/Libri%20012.html
Libri 012.jpg
http://www.malesia.org/ngjarjet/ne_nje_cep_te_ilirise_NY/Libri%20013.html
Libri 013.jpg
http://www.malesia.org/ngjarjet/ne_nje_cep_te_ilirise_NY/Libri%20014.html
Libri 014.jpg
http://www.malesia.org/ngjarjet/ne_nje_cep_te_ilirise_NY/Libri%20015.html
Libri 015.jpg
http://www.malesia.org/ngjarjet/ne_nje_cep_te_ilirise_NY/Libri%20017.html
Libri 017.jpg
http://www.malesia.org/ngjarjet/ne_nje_cep_te_ilirise_NY/Libri%20018.html
Libri 018.jpg
http://www.malesia.org/ngjarjet/ne_nje_cep_te_ilirise_NY/Libri%20020.html
Libri 020.jpg
http://www.malesia.org/ngjarjet/ne_nje_cep_te_ilirise_NY/Libri%20021.html
Libri 021.jpg

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara