U shua mbretnori shėmbullor, Dr. Fuad Myftia, i biri i Sali Efendi Myftisė, Kryemyftiu i Prefekturave tė Shkodrės dhe tė Kosovės
-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA
Fije e artė e tyre e ka zanafillėn, tek familja e tyre fisnike, tek kombi,
tek idealet dhe iluminizmi i rilindasve tanė tė mėdhenj, tek filozofia e Sami
Frashėrit, tek poezia e Naimit, shqiptarizma e Vaso Pashės dhe Fishtės, e
deri tek fjalėt qė Ismail Qemali, i thotė Ahmet Zogut, tė gjunjėzuar para
flamurit: "Ngrihu biri im. Kėtu na sollėn idealet dhe mesimet e gjyshit tėnd
Xhelal Pashes, amanetin e tė cilit, po e ēojmė nė vend sot..."
QUEENS - NEW YORK: Teksa turma e njėrėzve kokėulur, po i drejtohej
varrezave nė atė pejsazh tė acart dimri, mbuluar me borė dhe fėshfirimat e njė tė
ftohti polar, pėr tė pėrcjell bashkėluftėtarin dhe bashkėpuntorin e tyre,
mbretėrorin e kulluar, dr Fuad Myftinė, mu kujtua sesa vėshtirė, ka qėnė jeta e
kėtyre njėrėzve. Ajo ėshtė e mbushur plot vuajtje dhe sakrifica. Ajo ka qėnė
rruga e kėtyre shqiptarėve, prej kur i kthyen shpinėn vendit tė tyre, prej kur
Shqipėrinė, e pushtoi komunizimi, e deri kur u pėrrmbys. Por, ajo qė tė
mendohesh kur ndodhesh mes kėtyre njėrėzve, ėshtė se me njėherė tė kujtohet, se
nė kėtė segment kohor kur ndahesh njėher e pėrgjithmon nga kėta shqiptarė,
sesa lartėsohet mbi tė gjitha figura, dhe nė veēanti, vepra e roli, kontributi i tyre.
Tė cilat, futur thell nė zėmren e mendjen e tyre, tė lindur e rritur me
bindje, e ideale tė pastra kombėtare, kanė shtruar atė fije tė artė drite, nėpėr
tė cilėn kanė ecur kėta mbretėnor, legalistėt, nė mėrgim, por jo vetėm kėta;
tė gjithė shqiptarėt, atdhetarė, patriotė e demokratė, tė gjithė ata shqiptar
qė luftuan, sakrifikuan rrugėve tė botės, se e duan Shqipėrinė, Kosovėn,
Ēamėrinė, e tė gjitha viset shqiptare, atė vend tė bekuar. Fije e artė e tyre e
ka zanafillėn, tek familja e tyre fisnike, tek kombi, tek idealet dhe
iluminizmi i rilindasve tanė tė mėdhenj, tek filozofia e Sami Frashėrit, tek poezia
e Naimit, shqiptarizma e Vaso Pashės dhe Fishtės, e deri tek fjalėt qė
Ismail Qemali, i thotė Ahmet Zogut, tė gjunjėzuar para flamurit: "Ngrihu biri im.
Kėtu na sollėn idealet dhe mesimet e gjyshit tėnd Xhelal Pashes, amanetin e tė cilit, po e ēojmė nė vend sot..."
Njė nga veteranėt e dispaorės nė Amerikė,figurė e njohur kjo e ēėshtjes
kombėtare nė mėrgim, u nda nga jeta kėto ditė nė moshėn 83 - vejēare(1924-2007),
duke lėnė pas vetes gruan dhe dy vajzat. Mbretnori shėmbullor, ish
sekretari i Pėrgjithėshėm i Ogranizatės Kombėtare Lėvizja e Legalitetit dr Fuad
Myftia, i biri i Sali Efendi Myftisė, Kryemyftiu i Prefekturave tė Shkodrės dhe tė
Kosovės. Pėr tre ditė me rradhe nė shtėpinė mortore "Schwartz Brothers
Funeral Home", nė Kuins- Nju Jork, familja Myftia, miq, shok, bashkėluftėtar,
bashkėpuntor, dhjetra e dhjetra njėrėz, bėnė homazhe, vendosėn kurora me lule tė
freskta dhe e pėrcollėn pėr jetėn e pasosur arkivolin mbuluar me flamurin kombėtar me trupin e pajetė tė dr Fuad Myftisė.
Ceremonia mortore:
Tomorr Selmani, Sekretar i Pėrgjithshėm i PLL, pėr SHBA-s, udhėhoqi ceremonin
mortore, e cili e lartėsoi nė tė gjitha shikimet edhe mė shumė figurėn e
kėtij patrioti tė madh, besnik i mbretit Zog. Lutjen fetare, sipas ritit musliman
e kreu Imam Isuf Balaj. Fjala kryesore, u mbajt nga veterani legalist Enver
Shaska. Duke kaluar nėpėr labirithinet, tė cilat Shaska, e kishte njohur pėr
herė tė parė dr Myftinė, zbulohej qart flakadani i Shqipėrisė Etnike, lufta,
sakrifica, e kontributi it i Myftisė. Kryetari i Federatės PanShqiptare tė
Amerikės Vatra, z Agim Karagjozi, pėrshendeti dhe shprehu ngushllimet e tij nė
emėr tė Vatrės. Kryetari i degės sė Lidhjes Demokratike zoti Agim Rexhaj -
tregojė pėr lidhjet e tij me Dr. Fuad Myftinė, duke e cilėsuar atė si njė
shqiptar tė mirė - si njė kosovar tė mirė. Mendimeve tė oratorve iu bashkėngjitė
nė foltoren e ceremonisė edhe n/kryetari i Federatės PanShqiptare tė Amerikės
Vatra, dr Gjon Buēaj, si mik e shok i vjetėr Myftisė. Pėr njohjen si bashkėqytetar foli mė pasė edhe Muhamet Omari.
Muharrem Udenishti(Xhudo) nė emėr tė njė grupi legalistėsh nga Nju Jersi, tha
se i autorizuar nga ky grup, nacionalistash, pro mbretėor, qė vjen nga
Jug-Lindja e Shqipėrisė, pėr tė mbajtur gjallė kujtimin e figurave tė shquara
shqiptare, tė cilat, kanė dhė kontributin qoftė edhe me sakrifica sublime pėr
interesat e kombit shqiptar, sot, ndajmė dhimbjen e pėrbashkėt pėr humbjen e dr
Fuad Myftisė, i cili ka qėnė nga shtyllat bazė nė Emigracion jashtė Atdheut,
tonė Shqipėrisė. Sali Bollati i shoqatės Ēamėria, dega e Nju Jorkut, si
pėrfaqėsues i komunitetit ēamė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tha se
shėmbylltyra e kėtyre njėrėzve ėshtė njė mesim i madh edhe pėr tė rinjėt shqiptar qė
vinė nė emigracion. Tė mos harrojn vendin e tyre, gjuhėn, traditėn, historinė, familjen e tyre.
Hakik Mena, kryetar Partisė Lėvizja e Legalitetit, dega SHBA-s e Kanada, iu
drejtua pjesmarrėsve nė kėtė ceremoni duke thėnė se;"Jemi mbledhur, sot, kėtu
pėr t'i dhėnė rrespektin e fundit njeriut qė do tė mbetet simbol i
sakrifikimit tė vetvehtes rreth ēėshtjes kombėtare, njeriut qė udhėhoqi OKLL pėr
dekada me rradhė, njeriut qė i priu komunitetit nė shumė protesta tė zhvilluara
kundėr komunizmit , dhe pro pavarėsisė sė Kosovės, njeriut fisnik e gojėamėl tė
nderuarin Dr F. Myftia. Mė pasė ai tha se unė e njoha Dr. Fuad Myftinė nė
fillim tė viteve 90'' mbas rėnies sė komunizmit, Qė nė kontakin e parė pashe tek
ai njeriun e njerėzishėm e tė rrespektueshėm nė komunikim me njerėzit e
thjeshtė, tė matur e tė saktė nė biseda e dialogje. Sqarues, i bindshėm e i
pagabueshėm ndaj frymės Zogiste, artikulues i shkėlqyer i formės sė regjimit, dhe luftėtarė i flaktė i Shqipėrisė etnike.
Sakaq, vijoj Mena: "Jeta e Dr Myftisė ėshtė shumė e pasur nė aktivitete tė
ndryshme politike partiake dhe kombėtare. Ky fakt nuk ishte rastėsi, por
ishte prejardhja e tij nga njė familje Shkodrane, me tradita kombėtare e fetare,
bir i njė prej figurave udhėheqėse e mė tė rrespektuar tė qytetit tė
Shkodrės, dhe nė tė njėjtėn kohė besnik i mbretit Zog, Sali Efendi Myftisė. Kėto
fakte dhe marrja e doktoratės me profil nė drejtėsi nė Itali, do tė ndikonin nė
formimin e identitetit tė Dr F Myftisė, i cili inkuadrohet nė preokupimet e
nacionalisteve tė diaspores qė nė moshė tė re, dhe qėndron gjithmonė pranė
babait tė tij, dhe besnik i politikės sė mbretit Zog, tha Hakik Mean, kryetar Partisė Lėvizja e Legalitetit, dega SHBA e Kanada.
Ahmet Hoti, nipi i tė ndjerit Fuad Myftia, nė emėr tė tij dhe familjes
Myftia, iu falemnderua pjesamrrėsve pėr vlersimet e tyre dhe respektin qė treguan
nė kėtė ceremoni fetare. Para se tė kryehej dhe falja e gjenazes u lexuan
telegramet e ngushėllimit. Naltmadhėria e Tij Mbreti Leka Zogu I, shkruan :"Tė
dashur miq, motra dhe vėllezėr tė Familjes Myftiu. Me dėshpėrim tė madh morėm
vesh humbjen e madhe tė tė nderuarit dhe tė tė paharrueshmit Z. Fuad
Myftiu.Kjo ėshtė njė humbje e madhe pėr Familjen Myftiu, qė ka treguar me vepra se e
ka mbajtur gjithmonė tė gjallė frymėn kombėtare, ka luftuar pėr Kombin
Shqiptar dhe pėr Idealin e Mbretėrisė Shqiptare.Ne do ta kujtojmė gjithmonė me
nderim dhe respekt, Babane Tuaj dhe mikun Tonė mė tė mirė, duke vlerėsuar
kontributin e veēantė qė ka dhėnė pėr ēėshtjen kombėtare dhe pėr Mbretėrinė
shqiptare, pasi Ai nuk ishte vetėm njė legalist besnik i kauzės Mbretėrore, por edhe
njė luftėtar i betuar antikomunist." Nė fund Naltmadhėria e Tij Mbreti Leka
Zogu I, thote "Edhe njė herė Ju shprehim ngushėllimet dhe respektin Tonė pėr kėtė humbje tė madhe Tuajėn."
Me pasė u lexua telegrami i dėrguar nga zoti Eqerem Spahia, kryetar Partisė Lėvizja e Legalitetit nė Shqipėri, dhe zotėrijtė nga Franca e Belgjika, mbretėrorėt e legalistė e njohur Skėnder Zogu, Ylli Spahia, Sulejman Gjana dhe Particie Najbor, miq e shok tė Myftisė. Nė fund para arkivolit tė mbuluar mė flamurin kombėtar, kortezhi i pėrmotėshėm bėri homazhet duke i dhėnė lamtumirėn e fundit, e shoqėruar pėr nė banesėn e fundit, nė jetėn e pasosur nė varrezat publike "Maple Grove Cementry" nė Kew Gradens(Queens).