Ferat Istrefi: Veleshtari nė Suedi, talenti i jashtėzakonshėm i tenisit
-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA
Ėndėrra e tij qė njė ditė tė luajė Kuq e Zi
Göteborg - SUEDI: Para 9- vitesh ka luajtur dubel me Stefan Edbergun. Para dy vitesh me Mats Wilanderin. Kurse pas kater vitesh ai synon te behet profs dhe te radhitet se paku nder me te miret ne bote, thote Ferat Istrefi, 16 vjeēari.Ferat Istrefi eshte me i miri ne Göteborg dhe nder me te miret ne Suedi, te kategorise se moshes se tij .Ne turnirin regjional te Göteborgut Bäst i stan ka fituar dy medlaje te arta kurse ne garat vendore ka zene vendin e dyte. Ferati ka krijuar tradite te luaj edhe kunder yjeve boterore. Ne kuadrin e finales per kupen Davis ne Scandinavium me 1997 kur Suedia mundi SHBA me 5:0 atij ju dha rasti te luaj me Stefan Edbergun. Pas disa vitesh pritet qe Ferati personalisht, te behet nje emer i madh i tenisit.
Ai quhet Ferat Istrefi dhe ka lindur ne Göteborg te Suedise, ku jeton
bashk me familjen tij.Prinderit e tij kan ardhe ne Suedi me 1989 nga Veleshta e
Struges (Maqedoni). Ne vendlindje shkon per cdo vite gjat pushimeve te
veres. Gjashtmbedhjetvjeēari Istrefi thote se ēdohere kam mall dhe deshire te
madhe per vendlindjen e prinderve qe e ndjej se eshte eshe e imja megjithse kam
lindur ne Suedi. Pershtypjet me te mira i kam nga andej thote ai.
Me sportin e tenisit ka filluar qe nga mosha 6 vjecare. Tenisi, thote ai me
hyri ne zemer duke pare kur luante vellaiim me i madh, Besiani. Me pelqente
shume ashtu qe edhe une fillova te ushtroj dhe luaj. Shume qe me shihnin
thonin qe isha shume talent dhe kjo me shtyu qe ti perkushtohem tenisit me gjith
zemer. Qysh ne vitet e para u dallova me lojen dhe rezulltatet qe i arrita.
Deri tash kam fituar rreth 50 turnire te grupmoshes sime po jo edhe rrall kam
dal fitues edhe ne kategorite e moshave me te medha. Kam rreth 80 kupe dhe
medalje te fituara. Natyrish se me se shumti me gezon fitorja.
Tani kam krijuar nje pervoj te mire me gjith keto lojra te zhvilluara ne
turniret ne Suedi dhe vetem disa here edhe jashte Suedisen e turnire
nderkombetare, ku kan marr pjes lojtaret me te mire. Kam marr pjes edhe disa her per
reprezentacionin shteteror te Suedise per 14-vjecar. Ne qershor te vitit 2005
luajta per Suedine ne kampionatin evropian qe u mbajt ne Ēeki dhe ku arrita
mjaft suksese.Si skuader shenuam fitore kunder Greqise dhe Serbise dhe u
renditem ne vendin e 5-te. S'kam luajtur shume turnire nderkombetare, por kur kam
luajtur kam treguar me rezulltate dhe me loj se jam nder junioreve me te mire
ne Evrope. Énderra e imja eshte qe ne nje ardhme te afert qe edhe ne
shqiptaret ta kemi nje ekip ne Davis Cup dhe une ti takoj ketij ekipi e te vishem Kuq
e Zi. Besoj qe ka edhe junior shqiptare tjere qe e zoteronj me shkathtesi kete sport.
Ferat Istrefi, talenti i madh i tenisit me origjine shqiptare, finalist ne
turneun nderkombetar SALK OPEN
Ne kryeqytetin e Suedis - Stockholm, ne javen e fundit te vitit 2006 u
zhvillua turneu nderkombetar SALK OPEN per kategorine e 16-vjeēareve. Turneu
tradicional kete vit feston njeqindvjetorin dhe morren pjes lojtar nga mbi njezet
shtete te ndryshme te botes. Turneu eshte me i madhi si edhe me i vjetri ne
bote ne tenis per junior.
15-vjecari Ferati Istrefi me origjin nga Veleshta e Struges konkurroj ne
kategorine e 16-vjecareve dhe arriti nje sukses te madh. Ferati korri fitore ne
pese ndeshje radhazi, duke humbur vetem nje set, dhe arriti deri ne finale.
Kundershtaret ishin lojtar shume te forte, disa prej cileve i perkasin elites
suedeze dhe evropiane. Finalja u luajt ne tre set dhe ishte nje loje shume e
barabarte por me ne fund mbaroj me nje humbje me 6-4 ne setin vendimtar.
Ndeshjet e Feratit ishin me interesantet te turneut dhe terheqshin shume
spektator."Ferati ka patur nje jave fantastike dhe ka luajtur tenis te mrekullueshem.
Loja ka qene me e mira qe kam pare Feratin ndonjehere", shprehet trajneri i
pranishem David Oien per partilletennis.com.
Per kete sukses te madh Ferati u shperblye me nje Wild Card nga federata
suedeze e tenisit ne turneun SALK OPEN ITF ne kategorine e 18-vjecareve. Ky
eshte suksesi i dyte i Feratit per nje kohe te shkurter, ne nentor aj befasoj
duke fituar turneun Höstturneringen ne kategorine Elit e te rriturve. Aj ne
pjesen me te madhe te vitit 2006 ka ushtruar ne akademine te tenisit me fame
boterore te Jiri Novakut ne Ēeki dhe keta rezultate tregojne se stervitjet atje
kan qene shume te efektshme. Tani per tani ushtron 12 ore tenis ne jave si
dhe 4 ore stervitje fizike-gjimnastikore. Deshira e tij paresore eshte qe per
3-4 vjet te luaj tenis profesional ne turniret e ATP-se dhe ti tregoj botes se
edhe shqiptaret po ti kene mundesite, jane te afte te luajne tenis te klasit boteror.
Bota Sot: Emri: Ferat Istrefi
Vjeē: 16
Loja qe luan:
Tenis ofensiv me goditjet me te mira forehand dhe servimin. Jam shume i
shpejt ne fush dhe e lexoj lojen shume mire.
Bota Sot: Emri i klubit:
GLTK, Göteborg- Kush eshte trainieri juaj? Stefan Svensson ne klub, Jan
Apell (ka qen nder me te miret ne bot), trajner individual
Bota Sot: - Ēfare u intereson me shume, pra kush eshte hobi juaj?
Te takoj shoket e mi, te degjoj muzik dhe te kaloj kohen ne kompjuter. Me
pelqen edhe te shikoj futboll, sidomos kur luhet Champions League. Jam edhe
tifoz i kombetares shqiptare dhe mundohem ti shoh gjitha lojrat.
Bota Sot: - Si stervitesh para lojes?
Rreth 20-30 minuta para lojes nxehem duke vrapuar, kercej me litar per
kercim, bej edhe stervitje gjimnastikore.
Bota Sot: - Kush eshte roli model?
Teniseri Marat Safin
Bota Sot: - Kur ndjehesh me e gezuar?
Ndjehem i gezuar kur luaj mire dhe normalisht kur fitoj.
Bota Sot: - Cilat jane medaljet?
Mbi 80 medalje, nder tyre 50 medalje te arta ne turnire suedeze dhe skandinave. 2 medalje bronzi ne turnire te klasit te larte evropian ETA. Finalist ne turnirin nderkombetar Kids Cup Masters 2003 ne France. Suksese me reprezentacionin suedez per 14-vjecar.
Bota Sot: - Cila eshte eksperienca e lojerave ?
Momentalisht luaj nje turnir gati cdo jav. Ne vit i luaj rreth 150 loja, 120
singles dhe 30 ne doubles. I fitoj rreth 90-95 % e lojrave qe i luaj.
Bota Sot: - Ēfare deshiron ne sport ?
Qe te behem nder me te miret ne bot dhe te luaj ne ATP. Nese krijohet
mundesia te mbroj ngjyrat kuqezi.
Bota Sot: - Ēfare te pelqen me shume kur luan ?
Eshte nje loj shume e lezetshme, dhe mundoj te kenaqem cdo sekonde qe jam ne
fush. Kur fitoj topin e fundit te lojes eshte nje ndjenje e vecante.
Bota Sot: - A ke ndonje pjesetar tjeter te familjes qe luan tenis ?
Vellau i madh, Besiani ka luajtur disa vite dhe ka arritur suksese ne
nivelin regjional. Edhe vellaj tjeter, ma i madhi, Ardiani ka luajtur por ska
garuar. Me ka ndihmuar shume stervitja me vllezerit sidomos kur isha me i vogel.
Bota Sot: - Ka qene ndonje pjesetar i familjes sportist ?
Vellezrit kan qenė edhe mundes te mire si junior, nder me te miret ne Suedi.
BOX:
Pasaporta: Ferat Istrefi
Dita e lindjes: 10 prill 1991
Vendi i lindjes: Göteborg, Suedi
Ngjyra e flokeve: Kafe
Ngjyra e syve: kafe, gjelber
Vendbanimi: Göteborg, Suedi
Gjuhėt qė flet: Shqip, suedisht, anglisht dhe pak gjermanisht
Klub i tenisit: GLTK
Ushqimi favorit: Pizza dhe pasta
Tifozon per ne futboll: Juventus dhe kombetaren shqiptare
Luan: Djathtak
Goditja e preferuar: Ballore
Teniseri favorit: Marat Safin