Profesor JUP KASTRATI (1924-2003)
-- nga Dr. Begzad BALIU
Mė 22 shtator 2003, nė Shkodėr vdiq njėri prej albanologėve mė tė mėdhenj tė shekullit XX. Gjatė kėtyre 79 vjetėve tė jetės sė tij studimeve shqiptare ai u ka lėnė njė trashėgimi jetėsore dhe shkencore tė jashtėzakonshme, prandja ai sot radhitet nė pantonin e personaliteteve me emblemetike tė kėrkimeve albanologjike.
Ka lindur nė Shkodėr, me 15 prill 1924. Shkollėn fillore pesėklasėshe (1930
- 1935), gjimnazin klasik (1936 - 1940) dhe licéun real (1941 - 1944), i
ka kryer nė qytetin e lindjes. Pak kohė (gusht - nėntor 1942) ka qenė
edhe nė Liceo scientifico Galileo Ferraris, Convitto Nazionale
Umberto I, nė Torino. Gjatė pushtimit italian, si antifashist, ka qenė
i persekutuar, i burgosur, i internuar nė Campo concentramento (Fushė
pėrqėndrimi), Comando Z, nė Kodrat e Tepes, Shkodėr, ostaggio (peng) nė
Kosovė, nė burgun famėkeq tė Prizrenit (korrik - shtator 1943).
Ka kryer Fakultetin e Filologjisė tė Universitetit Shtetėror tė Tiranės. Temė
diplome ka pasur: Kontribute pėr studimin e Ndre Mjedės (1958). Relator:
Profesor Mahir Domi. Ndoqi aspiranturėn apo kualifikimin shkencor
pasuniversitar, pėr gradėn: Kandidat i shkencave filologjike me studimin
monografik dialektologjik: E folmja e Thethit (1962). Udhėheqės
shkencor: Profesor Eqrem Ēabej. Ishtė njė nga themeluesit e Institutit
tė Lartė Pedagogjik tė Shkodrės (me 2 shtator 1957).
Ka luftuar shumė pėr krijimin e Universitetit tė Shkodrės, me anė promemoriash dhe
kėrkesash nė autoritetet mė tė larta shtetėrore dhe nė shtyp, si dhe nė
tubime tė ndryshme. Edhe emėrtimi i kėtij Ateneu Luigj Gurakuqi, ėshtė
konceptuar e hartuar prej tij. Ka qenė shef (pėrgjegjės) i Katedrės sė
Gjuhės Shqipe nė Institutin e Lartė Pedagogjik tė Shkodrės (1973 -
1990). Ordinar i Historisė sė albanologjisė. Ka qenė bashkėpunėtor
shkencor i jashtėm 50 vjet pa ndėrprerje, Pėrgjegjės i Rrethit letrar tė
Shtėpisė sė Kulturės, Shkodėr (1947 1957), kryetar i Kėshillit tė
Bibliotekės sė qytetit tė Shkodrės (1948 1990), kryetar i Kėshillit tė
Bibliotekės sė Institutit tė Lartė Pedagogjik dhe i Universitetit Luigj
Gurakuqi (dhjetor 1957 janar 1993), kryetar i Kėshillit tė
Emėrtimeve, nė Shkodėr, anėtar i Kėshillit shkencor tė rrethit tė
Shkodrės (1988), kryetar i Komitetit tė Kulturės dhe Arteve, Shkodėr (1989).
Ndėr themeluesit dhe drejtuesit e revistave shkencore Buletini
i Shkodrės dhe Shkodra etj. Pėr merita tė veprimtarisė arsimore dhe
shkencore, ėshtė nderuar me: Arsimtar i dalluar (1954), Medalja e Punės
(1959), Urdhėri Naim Frashėri, kl. II (1970), Mėsues i merituar
(1979), Mėsues i Popullit (Me rastin e 100 - vjetorit tė shkollės sė
parė shqipe nė Korēė, me 7 mars 1987), Drejtues kėrkimesh (1995). Ka
qenė shef (pėrgjegjės) i Katedrės sė gjuhės shqipe nė Institutin e Lartė
Pedagogjik tė Shkodrės (1973 - 1990). Ordinar i Historisė sė
albanologjisė. Ka mbajtur ligjėrata proble¬more, universitare e
pasuniversitare, nė Universitetet e Tiranės, Prishtinės, Shkupit,
Tetovės, Kalabrisė, Napolit, Salernos, Peruxhias, Nju Jorkut, si edhe
kumtesa nė sesione e simpoziume shkencore jashtė Shqipėrisė.
Ėshtė pėrfshirė nė Enciklopedinė Ndėrkombėtare tė Biografive, Edicioni i
Trembėdhjetė i Intelektualėve Botėrorė (Kembrixh, dhjetor 1997):
International Biogra¬phical Centre, Cambridge: Dictionary of
International Biography (1998). Thirteenth Edition of the International
Whos Who of Intellectuals etj. Me rastin e 75-vjetorit tė lindjes,
Presidenti i Republikės e dekoroi me titullin e lartė Mjeshtėr i Madh i
Punės. Kohė mė parė qyteti i tij i lindjes, Shkodra nga i cili nuk u
largua asnjėherė edhe atėherė kur bėheshin pėrpjekje pėr ta dėrguar pėr
shėrbime tė ndryshme nė Tiranė, e shpalli Qytetar Nderi. Nė njė
periudhė prej 60 vjetėsh, Profesor Jup Kastrati ka bėrė njė punė
titaniku nė fushė tė kėrkimeve, studimeve dhe sintezave shkencore tė albanologjisė.
Rreth 40 vepra tė botuara e tė ribotuara nė njė hark
kohor prej mė shumė se 40 vjetėsh, janė rezultat i kėrkimeve tė dendura
ndėr biblioteka dhe arkiva, punė sistematike e studimit tė kėsaj lėnde
dhe pjesė e veprimtarisė sė tij pedagogjike e studimore. Nė
bibliografinė e tij prej rreth 1000 njėsish tė Profesor Jup Kastratit
gjenden edhe kėto vepra Faik Konica (Jeta dhe veprat). Monografi, Nju
Jork,1995; Fedri, Fabula, pėrkthyer nga latinishtja. Tiranė, 1958;
Figura tė ndritura tė Rilindjes Kombėtare. Shkodėr, 1962, Prishtinė 2003
(i plotėsuar); Filip Shiroka, Zani i zemrės, Tiranė, 1958 (bashkautor);
Gjergj Kastrioti Skėnderbeu. Bibliografi (1454 - 1835). Vėllimi I.
Tiranė, 1997 (Bashkautor); Histori e gjuhėsisė shqiptare. Instituti i
Lartė Pedagogjik Shkodėr, Shkodėr, 1989. (Dispensė); Histori e
gramatologjisė shqiptare (1635 - 1944), Prishtinė, 1980; Historia e albanologjisė (1497-1997).
Vėllimi I (1497-1853), Tiranė, 2000; J. De Rada, Kėngė tė Milosaut, Tiranė, 1956; Prishtinė, 1965, 1968; J. De
Rada, Publicistika, Letėrkėmbimi. Autobiografia, Tiranė, 1987;
Prishtinė, 1988; J. De Rada, Skanderbeku i pafanė. Tiranė, 1987;
Prishtinė, 1988; Jeronim de Rada (Jeta dhe veprat). Tiranė, 1962;
Jeronim de Rada (Jeta dhe veprat). Version i plotėsuar. Monografi,
Tiranė, 1979; Prishtinė, 1980; Jeta shkencore nė Shkodėr (kronikė,
1962-1990), Instituti i Lartė Pedagogjik Shkodėr; Kolė Mirdita
(Helenau), Trėndafila qė sēelin pėr ne, Tiranė, 1959; Kontribute pėr
studimin e Ndre Mjedės. Shkodėr, 1958; Ndre Mjeda, Ēėshtje gjuhėsore.
Tiranė. 1967; Ndre Mjeda, Vepra II. Prishtinė, 1982; Pėr historinė e
ortografisė shqipe, Shkodėr, 1969/1970; Prishtinė, 1971; Sintaksa e
gjuhės shqipe (1974), konspekt-leksone, dispensė, Instituti i Lartė
Pedagogjik, Shkodėr; Studime pėr De Radėn. Monografi, Prishtinė, 2003;
Studime pėr De Radėn, monografi, Nju Jork, 2003; Zef Jubani (Jeta dhe
veprat). Monografi. Tiranė, 1987; Zef Jubani Ndokilia, Vepra tė
zgjedhura. Tiranė, 1966; Autobiografia e De Radės, Tiranė, 2002;
Autoreferat i disertacionit pėr mbrojtjen e gradės Doktor i shkencave
filologjike, Shkodėr, 1982; Bibliografi albanistike I, Prishtinė, 2003;
Bibliografi e Profesor Eqrem Ēabejt 1929-1981, Prishtinė, 2003;
Bibliografi shqipe, Tiranė, 1959; Bibliografia e Ndre Mjedės. Shkodėr,
1967; Botimet shkencore tė Doktorit tė shkencave filologjike, Jup
Kastrati, propozuar pėr titullin shkencor Profesor (1945 - 1986), Shkodėr, 1986.
Pjesa mė e madhe e veprės sė tij gjendet nė dorėshkrim.
Ajo ėshtė menduar dhe ėshtė pėrgatitur pėr shtyp nga Profesor Jup
Kastrati me titujt e pėrgjithshėm: Histori e albanologjisė, Studime
linguistike, Studime filologjike, Studime arbėreshe, Vepra
historiko-filologjike e De Radės, Bibliografi albanistike, Epistolari,
Ditari shkencor, tė gjitha nė disa vėllime. Njė anė tė pėrkushtuar tė
angazhimeve tė tij nė jetėn kulturore, shkencore dhe botuese. Ka
themeluar dhe drejtuar 3 organe kulturore e diturake: Buletin pėr
shkėmbimin e eksperiencės, Shkodėr (1954); Buletin shkencor i Institutit
tė Lartė Pedagogjik (1957 1958, 1964 1990). Pėrmes tij, 45 pedagogė
kanė marrė gradėn shkencore Kandidat i shkencave; Shkodra (1961
1976), botim vjetor i Degės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė
Shqipėrisė pėr Shkodrėn.
Ka marrė pjesė nė redaksitė apo kolegjiumet e
kėtyre botimeve: Anėtar i redaksisė sė revistės Gjuha jonė (1981 -
1985), organ i Akademisė sė Shkencave; Anėtar i redaksisė sė revistės
Lidhja (LUnione), Kozencė (1991 - 1992); Anėtar i Kėshillit botues tė
gazetes Besa, Organ i Shoqatės atdhetare kulturore Kosova, fletore e
pėrjavshme, Shkodėr (1991); Anėtar i Kėshillit redaktues tė botimit:
Meshari i Gjon Buzukut - Monument i kulturės shqiptare (Material nga
Sesioni shkencor, mbajtur me 19,20 maj 1995 nė Ulqin, ART-CLUB, Ulqin
(1995); Anėtar i redaksisė sė botimit shkencor: 90 - vjetori i Kongresit
tė Manastirit, Gostivar (1998); Anėtar i Redaksisė sė gjuhėsisė tė
Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisė sė Shkencave, Tiranė,
1998 / 1999; Ka qenė projektues, redaktor ose anėtar redaksie apo
zv/kryeredaktor a pėrgjegjės redaksie i 15 botimeve shkencore e
kulturore: 10 - vjetori i themelimit tė Institutit tė Lartė Pedagogjik,
Shkoder (1967); Kongresi i Manastirit, Instituti i Lartė Pedagogjik
Shkodėr (1969); Pėr pėrvetėsimin dhe zbatimin e normės gjuhėsore
letrare, Instituti i Lartė Pedagogjik, Shkodėr (1972); Ēėshtje tė
folklorit, Instituti i Lartė Pedagogjik, Shkodėr (1973); Pashko Vasa -
Luigj Gurakuqi, Instituti i Lartė Pedagogjik, Shkodėr (1976); Lidhja
Shqiptare e Prizrenit, Instituti i Lartė Pedagogjik, Shkodėr (1978); 100
- vjetori i lindjes sė Luigj Gurakuqit, Instituti i Lartė Pedagogjik,
Shkodėr (1980); Aleksandėr Xhuvani, Instituti i Lartė Pedagogjik,
Shkodėr (1980); Instituti i Lartė Pedagogjik: 25 - vjetori i themelimit,
1957/1982, Shkodėr (1982); Anton Xanoni, Universiteti Shtetror i
Tiranės, Tiranė (1962); Instituti i Lartė Pedagogjik: 30 - vjetori i
themelimit, 1957/1987, Shkodėr (1987); Miss Edith Durham, Koplik (1997) etj.
Mė 2001 filloi botimi i veprės sė plotė tė tij, fillimisht e
planifikuar nė tridhjetė vėllime: bibliografi, albanologji, linguistikė,
letėrsi dhe epistolar, me mundėsi qė mė vonė tė plotėsohej edhe me tema
tė tjera nga arkivi i tij i pasur. Vepra e tij sot konsiderohet
trashėgimi e paēmueshme e albanologjisė, pavarėsisht se, nė tė gjitha
fushat me tė cilat ėshtė marrė, para opinionit ka paraqitur vetėm majėn
e Aisbergut. Nga pesė vėllimet e Historisė sė albanologjisė, vetėm
vellėmin e parė, nga pesė vėllimet e studimeve deradiane vetėm dy
vėllime, nga tre vėllimet e studimeve arbėreshe vetėm njė vėllim, nga
pesė vėllimet e e bibliografisė albanistike, vetėm njė vėllim i botuar
etj. Nė veprimtarinė e gjithmbarshme tė tij shkencore Profesor Jup
Kastrati ka botuar: traktate, monografi, studime, artikuj shkencorė dhe
divulgativė, recensione kritike pėr vepra gjuhėsore, pėrkthime diturake,
bibliografi shkencore tė karakterit gjuhėsor (pėrshkruese dhe tė
arsyetuara, kronologjike dhe tematike), redaktime veprash gjuhėsore
autorėsh shqiptarė. Nė to, janė trajtuar probleme nga disiplina
gjuhėsore, letrare, historike, folklorike, etnografike, hulumtuese e shkencore-metodike.
Ėshtė e kuptueshme prandaj pse vepra e tij do tė mund tė shikohej nga saspekti personal, prej njeriu diturak, prej
pedagogu e studiuesi, nga aspekti i shkollės sė studimit, metodės,
domeneve, nocioneve etj. Vepra e tij do tė mund tė shikohej veē e veē
edhe nga kėndi i kontributit tė tij nė fushė tė studimit tė fonetikės,
tė historisė sė alfabetit, tė ortografisė, tė leksikografisė, tė
leksikologjisė, tė historisė sė gjuhės sė shkruar, tė dialektologjisė,
tė morfologjisė, tė fjalėformimit, tė sintaksės, tė historisė sė gjuhės
shqipe, tė gramatikės historike, tė historisė sė mendimit shkencor ndėr
dijetarėt arbėreshė tė Italisė dhe tė Greqisė, nė fushė tė studimit tė
historisė sė gjuhėsisė shqiptare, nė fushė tė studimit tė filologjisė,
tė tekstologjisė, tė toponimisė, tė historisė sė albanologjisė, tė
pėrkthimeve gjuhėsore etj. Pėr tė ardhur deri kėtu dhe pėr tė kurorėzuar
veprėn dhe jetėn e tij, Profesor Jup Kastrati ka punuar shumė, ėshtė
pėrpjekur shumė, ka kaluar shumė shtigje tė vėshtira jetėsore e mendore,
ka pasur shumė pėrplasje me rrethe individuale, kolektive,
institucionale dhe para se gjithash politiko - shoqėrore.
Por, sigurisht qė nė jetėn e tij dhe nė kėtė rrugė gjashtėdhjetvjeēare ka pasur edhe
pėrkrahje, vlerėsime dhe pėrshėndetje kolegiale, kolektive,
institucionale dhe shoqėrore e politike nė Shqipėri dhe nė botė
kryesisht ndėr studiuesit e albanologjisė. Studiuesit si Profesor Jup
Kastratit, nė botėn e qytetėruar zakonisht quhen personalitete tė
kulturės kombėtare, ndėrsa veprat e tyre quhen monumente tė kulturės sė
tij. Kujtese GJON SHLLAKU (1923-2003) Kohė mė parė, nė moshėn
tetėdhjetėvjeēare, vdiq nė Shkodėr pėrkthyesi e leksikografi i shquar
Gjon Shllaku. Lindi nė Shkodėr mė 24.03.1923. Shkollėn fillore dhe tė
mesme i mbaroi duke mėsuar ndėr shkolla franēeskane mėsimet e para dhe
duke studiuar nė Seminarin Papnor pėr teologji e filozofi. Nė moshėn 23
vjeēare arrestohet si pjesėtar i organizatės Bashkimi shqipar dhe
dėnohet me 101 vjet burg, pėr ti mbajtur 11 prej tyre, pėr pėr tė mos
pasur mundėsi asnjėherė qė ti kthehet jetės normale dhe pėrpjekjes sė
tij pėr tė punuar nė fushė tė pėrkthimit letrar e kėrkimeve shkencore nė
fushė tė leksikografisė. Pjesėn mė tė madhe tė jetės e kaloi si punėtor krahu ndėr kantiere ndėrtimi e bujqėsie.
Ndonėse nė fillim kishte provuar tė shkruaj edhe vepra origjinale, (dramat Judita dhe Holoferni
dhe Skėnderi dhe Zulejka), Gjon Shllaku qė nė bankat shkollore ishte
pėrkushtuar nė fushė tė pėrkthimit nga latinishtja, italishtja,
frengjishtja dhe sidomos nga greqishtja. Mė vonė pėr disa vite do tė
pėrkthej kryesisht artikuj dhe vepra tė karakterit teologjik, mirėpo
vetėm pėrkthimi dhe botimi i Iliadės mė 1965 dhe pėrkthimi nė gjuhėn
letrare 14 vjet mė vonė, do ta bėjė tė njohur si pėrktheys ndėr letrat
shqipe. Kishte nisur tė pėrkthej edhe Odisenė, por hoqi dorė kur
dėgjoi se tė njėjtėn po e bėnte edhe Spiro Ēomora. Nga gjuha greke ka
pėrktheyr pėr njė kohė tė gjatė dramturgėt mė tė rėndėsishėm tė
antikitetit. Do tė pėrkthejė shumė vepra, duke filluar me Sofokliun, pėr
tė vazhduar me Euripidin dhe pėr tė kulmuar me pėrkthimin e tragjedive
tė Eskilit. Nė kohėn qė po merrej me pėrkthimin e tyre, Gjon Shllaku
punoi edhe nė dy fjalor: Fjalorin greqisht shqip dhe Fjalorin
shqip-greqisht. Pėr fat tė keq nuk e pėrfundoi asnjėrin, ndonėse qė tė dy kapin mė shumė se 20.000 fjalė.
Punoi shumė gjithashtu nė Fjalorin greqishte e vjetėr shqip, me rėndėsi fundamentale pėr studimet
filologjike. Nė ndėrkohė iu kthye pėrkthimeve nga latinishtja. Pasi
kishte pėrkthyer Gjorgjikat e Virgjilit, nė njė moshė krejt tė shtyer
filloi punėn nė Fjalorin latinisht-shqip tė cilin e pėrfundoi me rreth
65000 fjalė, nė prag tė vdekjes, dhe tani gjendet nė procesin e botimit.
Nė vitin e fundit tė jetės sė tij iu botua edhe njė kryevepėr: Kėnga e
Rolandit, pėr tė cilėn u laurua me Ēmimin Mjeshtėr i Madh.
Pėrgjithėsisht Gjon Shllaku i takon atij brezi tė formuar, nė shkollėn
filologjike shqiptare me njė dije fundamentale pėr kohėn, qė pėr fat tė
keq jo vetėm nuk ka vazhduar nė gjysmėn e dytė tė shekullit qė e lam,
por sot paraqet njė mungesė tė ndjeshme pėr formimin fologjik tė brezit
tė ri. Studiuesit dhe pėrkthyesit e filologjisė greke dhe latine tė
niveit tė Gjon Shllakut dhe tė brezit tė tij, tė formuar nė Shkodėr, sot
vėshtir gjenden.
Gjon Shllaku nė kėtė aspekt lė njė zbrazėti nė rrethet kulturore, letrare dhe shkencore, sado vepra dhe trashėgimia e tij jo
vetėm nuk ėshtė botuar, por do tė duhet shumė kohė pėr botimin e saj. B.
Baliu Kujtese PROF. DR. SIMON PEPA (1936 2002) Mė 10 maj 2002, nė
moshėn 65-vjeēare, vdiq nė Bari tė Italisė njėri prej pedagogėve dhe
gjuhėtarėve tė pėrkushtuar tė qytetit tė Shkodrės dhe rrethinės, Prof.
dr. Simon Pepa. U lind mė 31 dhjetor 1936 nė Shkodėr. Pas mbarimit tė
studimeve Simon Pepa pėr mėse dy dekada shėrbeu mėsues dhe drejtues
shkollash nė disa fshatra tė rrethit tė Shkodrės. Nė vitin 1973 emrohet
pedagog nė Institutin e Lartė Pedagogjik, sot Universiteti Luigj
Gurakuqi nė Shkodėr, ku veē tjerash ligjėron leksikologjinė, fonetikėn,
metodologji e gjuhės shqipe, dialektologji, praktikum i gjuhės shqipe
etj. Nė vitin 1995, pranė Institutit krijohet Sektori Shkencor i
Albanologjisė, ku Simon Pepa bėnė njė punė tė pėrkushtuar dhe me inters pėr studimet albanologjike.
Veē tjerash punon nė pėrgatitjen e kolanės Studime shqiptare dhe nė redaktimin e botimin e veprės sė Prof. Kolė
Ashtės Leksiku historik i gjuhės shqipe. Ndonėse nė kushte jo tė
pėrshtatshme shėndetėsore, sidomos dhjetė vjetėt e fundit, Simon Pepa
punon shumė nė pėrfeksionim personal tė dijes sė tij duke bėrė kėrkime
dhe kualifikime ndėr institucione tė jashtme linguistike (Padovė, Bari
etj.,), merr pjesė me kumtesa shkencore brenda dhe jashtė Shqipėrisė
(Zagreb, Nju Jork, Brozzo etj.,) Krahas aktiviteteve tė tjera nė
organizimin e punės kėrkimore dhe shkencore, njė veti e tij e vaēantė,
Prof. Simon Pepa u shqua edhe nė pėrgatitjen dhe botimin e veprave tė
tij shkencore. Mbrenda njė decenie, botoi njė vepėr me artikuj shkencor,
titulluar Gjurmime kulturore (shkodėr, 2000) dhe Tabu dhe eufemizma nė
gjuhėn shqipe( nė bashkėpunim me Prof. dr. Tomor Osmanin, Shkodėr, 2000).
Pas vdekjes la nė dorėshkrim veprėn kryesore tė tij, qė ishte
njėkohėsisht edhe disertacion pėr gradėn shkencore, me titull: Tradita
bujqėsore nėpėrmjet thesarit gjuhėsor. Vepra u botua po mė 2002 nėn
kujdesin e kolegėve tė tij tė studimeve albanologjike nė Shkodėr. Nė
veprėn Gjurmime kulturore, sikur mund tė shihet, edhe me konceptimin e
artikujve tė vaēantė edhe me mėnyrėn e konceptimit tė veprės si tėrėsi,
Prof. Simon Pepa, ka ndėrtuar njė sistem: autori, vepra dhe kujtimi pėr
te. Edhe nė nivel tė studimeve tė librit, nė fillim botohen biografitė,
pastaj studimet, kumtimet dhe mė nė fund kujtimet. Edhe nė rastin e parė
edhe nė tė dytin studimet dhe artikujt mbulojnė: karakterin historik tė
biografisė sė autorėve, vlerat shkencore tė studimeve tė tyre apo tė
studimeve tė veēanta, mė pas kumtesat, ku ndėrthuren vlerėsimet,
studimet, kujtimet, emocionet etj., dhe mė nė fund kujtimet vetjake dhe
shoqėrore tė lidhura pandashėm me historinė kolektive dhe vetjake.
Libri Tabu dhe eufemizma nė gjuhėn shqipe ėshtė njėra prej monografive apo sintezave tė veēanta albanologjike. Ndonėse hulumtimi i kėsaj teme nuk ka munguar edhe shumė mė parė, qoftė nga aspekti teorik, qoftė nga aspekti i hulumtimit dhe studimit, kjo vepėr ėshtė sinteza e parė e njė
monografie tė zgjeruar pėr tabutė dhe eufemizmat nė gjuhėn shqipe. Njė vlerė tė vacantė nė studimet albanologjike zė vepra e tij Tradita
bujqėsore nėpėrmjet thesarit gjuhėsor, njė projket ky shumvjeqar, nė tė cilin autori ka punuar me zellin e hulumtuesit dhe me pėrkushtimin e
studiuesit. Si pėr temėn e zgjedhur, ashtu edhe pėr lėnden e vjelur, me kėtė vepėr Siman Pepa na ka lėnė njė trashėgimi tė rėndėsishme nė
studime albanologjike. Veprėn e tij e karakterizon njė kėrkim i dendur nė teren, njė sintezė qė pėrgjithėsisht ėshtė model i shkollės shkencore shqipotare tė kohės dhe njė pėrpjekje pėr tė dhėnė krejt atė qė ėshtė e mundur pėr aq kohė sa i dhuroi jeta.