«ZBULIMI» I DORĖSHKRIMIT TĖ TEODOR SHKODRANIT
-- nga Albert RAMAJ
Nga Arkivi Sekret i Vatikanit: Na vjen keq qė duhet tju njoftojmė se libri, pėr tė cilin ju keni shprehur interes, nuk mbahet nė Arkivat Sekrete tė Vatikanit. Ju sugjeroj me kėnaqėsi qė ta kontaktoni drejtpėrdrejt dr. Musa Ahmetin, i cili pretendon se e ka gjetur dokumentin e lartpėrmendur, por pa u referuar fare nė arkiv.
Gati nė tė gjitha mediet shqiptare, Musa Ahmeti paralajmėroi nė mėnyrė trumbetuese
tė ketė gjetur nė Arkivat e Vatikanit njė dorėshkrim tė Teodor Shkodranit tė
shekullit XIII-tė. Mediet shqiptare, veēanėrisht nė Prishtinė e nė Shkup, ranė pre
(pa verifikuar natyrisht) e zbulimit. Te Shekulli (11 qershor 2006) shfaqa disa
mendime dhe tė dhėna qė kisha nė lidhje me kėtė tekst. Pas kėtij prononcimi publik,
kishte reagime qė merrnin nė mbrojtje Musa Ahmetin. E sajova njė artikull shpjegues
rreth mosqenies sė skriptit nė fjalė dhe ua dėrgova pėr botim medieve tė shtypit,
sidomos atyre tė manipuluarave nga personi nė fjalė. Ata reaguan keq. Nė vend qė ta
pranonin lėshimin e bėrė, ata ende me kokėfortėsi mbronin mashtrimin qė ua kishte bėrė Musa Ahmeti.
Ndodhte kjo pėr ta fshehur naivitetin dhe gabimin e vet bėrė nė atė rast,
apo vėrtet besonin se njė tekst i tillė ekzistonte, edhe pse kurrė nuk e kishin parė
me sy? Mehmet Kraja mė shkruante: Teodor Skodriensis (Shkodrani) ka, dhe ai ka lėnė
njė dorėshkrim, por nuk ėshtė i shekullit XIII, por i shekullit XVII. Ky fakt ka
dalė shumė qartė gjatė polemikave tė Musa Ahmetit me Kristo Frashrin. Pra, si mendoj
unė se mund tė dalė i botueshėm dhe korrekt ky tekst, shikuar nga aspekti i
kontestimit tė asaj qė bėn Musa Ahmeti?. Kolegu i tij Mustafė Xhemaili paraqitet
edhe mė i ashpėr kur thotė: Intoleranca qė tė buron nga njė bazė ideologjike
fetare, si dhe agresiviteti i tejdukshėm ndaj Musa Ahmeti qė merret me hulumtimin e
dokumenteve dhe tė letėrsisė sonė tė vjetėr (njė kopje ia dėrgoi edhe kryetarit tė
Kosovės, dr. Fatmir Sejdiut, mė 11 qershor 2006).
Kėto dy citate dėshmojnė se me ēkėmbėngulje mbrohet gėnjeshtra. Pėrderisa i pari,
Mehmet Kraja, pas 7 muajsh (nga koha qė ia kam dėrguar artikullin pėr botim) duke
huazuar konstatime e pjesė nga artikulli im e sajon njė shkrim nė emrin e vet ku
kėrkon nga Ahmeti qė pėrfundimisht (Koha Ditore) tė dalė me atė dorėshkrim tė
shkretė, tė tjerėt vazhdojnė ta botojnė e festojnė Ahmetin si zbulues par-exellance
tė historisė sė vjetėr shqiptare.
Megjithatė, Kraja i bindet asaj qė unė i shkruaj mė 11 qershor 2006. Unė u kam thėnė
qė tė mbajnė mend se ato gjėra qė i kam shkruar nė atė shkrim qėndrojnė. Do tė
bindeni pas njė kohe pėr kėtė tė vėrtetė dhe ju lutem kur tė bindeni mos harroni qė
tė mė shkruani pėr hir tė sė vėrtetės. Por, dorėshkrimin e Teodor Shkodranit do tė
vdisni e nuk do ta shihni tė botuar kurrė ... dhe kur tė bindeni ju lutem qė mos
i keqpėrdorni kėto argumente nga shkrimi im dhe tė bėni ndonjė shkrim tė zjarrtė pėr
tė vėrtetėn, sepse nuk do tė ishte nė rregull kjo gjė.
Po ashtu, mė 27 janar 2007 ėshtė botuar njė shkrim te Koha ditore lidhur me
zbulimin e Teodor Shkodranit dhe nė fund tė shkrimit ceket se pėrgjegjėsinė morale
duhet ta mbajė dikush dhe nė fund quhet marri. Unė pyes vetėn se a nuk ėshtė pėr
Kohėn ditore dhe Mehmet Krajėn marrėzi qė deri mė tani ka pėrkrahur rregullisht
shkrimet (madje edhe plagjiatura tė Musa Ahmetit), e kurrė asnjė rresht, ama asnjė
rresht, nuk e solli nė redaksi tė Teodor Shkodranit dhe rregullisht i janė botuar
shkrimet e ti. Kurse, kur unė dėshiroja tė bėja njė shkrim me argumente kundėr
zbulimit, kėrkoheshin edhe 1000 argumente, derisa i propozova ironikisht z. Krajės
a tė shkoj edhe te Musa e ti them, tė lutem nėnshkruaj se nuk ekziston
dorėshkrimin i Teodor Shkodranit?.
Pėrkrahėsit dhe kundėrshtarėt
Por jo vetėm tė pėrmendurit ranė viktimė e Musa Ahmetit. Shkencėtarėt dhe
pseudoshkencėtarėt shqiptarė u ndan dysh. Pėrkrahėsit ishin: Dhimitėr Shuteriqi,
Pranvera Bogdani, Nasho Jorgaqi, Moikom Zeqon, Shaban Sinani, Skėnder Blakaj e shumė
tė tjerė. Kurse, ata qė kundėrshtonin kategorikisht ishin: Aurel Plasari, Kristo
Frashri, Ardian Klosi, arbėreshi Matteo Mandala etj. Nga tė huajt, duhet cekur
patjetėr emrin e Robert Elsies, i cili edhe nė botimin e historisė sė letėrsisė ka
kapitullin me emėr Teodor Shkodrani (1210) dhe shkrime tė tjera tė hershme. Ėshtė
e ditur se financimin e Musa Ahmetit e bėri Behxhet Pacolli, (me referenca tė
Skėnder Blakajt). Kur ėshtė rifotokopjuar vepra Illyricum Sacrum
gati se kanė ngatėrruar lexuesit autorėt e vėrtetė dhe botuesit, pra nuk dihej a
ishin autorė jezuitėt e njohur Riceputi, Farlati, e Coleti apo Musa Ahmeti e Skėnder Blakaj (!?).
Curriculum interesant
Musa Ahmeti ishte student i Juridikut e qė mė vonė kishte kaluar me korrespodencė nė
Degėn e Historisė. Nė Universitetin e Prishtinės ekziston dosja numėr 1728 e Musa
Imer Ahmetit nga Ponosheci i Gjakovės. Lutjen pėr ti filluar studimet me
korrespodencė nė Degėn e Historisė e ka bėrė mė 20 korrik 1982. Semestrin e parė e
regjistroi mė 2 shtator tė po atij viti. Interesante ėshtė edhe lista e provimeve:
Arkeologji, Ekonomi Politike, Mbrojtje Popullore e Vetėmbrojte Shoqėrore, Gjuhė
Frėnge dhe Sociologji. Kėtu pėrfundon karriera e tij akademike. Kurse, nė mediet
tona shkruhet pėrherė dr. Musa Ahmeti(!). Pyetėm nė Universitetin e Tiranės se a
mund tė ketė studiuar atje, pėrgjigja ishte negative, nė Universitetin e Zagrebit, po ashtu negative. Nga erdhi atėherė titulli Doktor i Musa Ahmetit? Edhe Mirjam Bisha, ish-ambasadore e Shqipėrisė nė Kroaci, e kishte vėrtetuar kėtė punė. Po ashtu, dihet se Ahmeti pėr ēėshtje financiare e vjedhje dokumentesh ka pasur probleme edhe me don Frok Zefiqin, Marenglen Verlin e Oliver-Jens Schmitt.
Sėrish te Teodor Shkodrani
Ēėshtja Teodor Shkodrani e Musa Ahmetit ėshtė bėrė disa herė publike. Ėshtė befasi
se si dy akademitė tona nuk kėrkuan zyrtarisht nga arkivat e Vatikanit pėr zbulimin
e Musa Ahmetit, por polemizojnė prej sė largu me fjalė tė kota apo e lavdėrojnė atė
se si bėnė zbulime. Instituti Shqiptar nė St. Gallen tė Zvicrės kėrkoi nga Arkivi
Sekret i Vatikanit qė tė prononcohet pėr punėn e zbulimit tė dorėshkrimit tė Teodor
Shkodranit nga Musa Ahmeti. Ja pėrgjigjen qė morėm nga sekretari i Arkivit Sekret tė
Vatikanit mė 10 qershor 2006, tė cilėn pjesėrisht po e sjellim pėr pėrgjigje, qė tė
kuptohet saktėsisht se pėr ēka ėshtė fjala: Mė vjen keq qė duhet tju njoftoj se libri, pėr tė cilin ju keni shprehur interes, nuk mbahet nė Arkivat Sekrete tė Vatikanit. Ju sugjeroj me kėnaqėsi qė ta kontaktoni drejtpėrdrejt dr. Musa Ahmetin, i cili pretendon se e ka gjetur dokumentin e lartpėrmendur, por pa u referuar fare nė arkiv. Kėto fjalė e bėjnė gjithēka tė qartė.
Ndaj, mediet duhet tė kenė kujdes pėr shkrimet e Musa Ahmetit, i cili gati ēdo herė
del me signaturėn botohet pėr tė parėn herė kėtu se nė fakt vazhdimisht bėhet
fjalė pėr tekste tė vjedhura nga D. Farlati e A. Theiner, pastaj M. Shufllay, L.
Thalloczy, K. Jirecek, G. Valentini e shumė e shumė dijetarė tė tjerė, qė kanė
botuar mė herėt nė disa revista kishtare tė Shkodrės, si dhe te revista Drita nė
Kosovė. Apo kohėve tė fundit siē doli nė media me zbulimin e letrės sė Pali VI tė
shkruar pėr shqiptarėt. Nė media ishte potencuar se ėshtė rizbulim i Musa Ahmetit
dhe ėshtė meritė e madhe e Koha ditore, qė e ka plasuar ne atė gazetė tė pėrditshme. Absurdi, sikur edhe herėve tjera, qėndron aty se kjo letėr ėshtė ribotuar e stėrcituar jo vetėm njė herė nė dhjetėra revista e gazeta tė tjera para shumė vjetėsh.
Pėr njė gjė duhet qė Musa Ahmetit tia heqim kapelėn, e kjo ka tė bėjė me atė se nuk mbahet mend ndonjė mashtrues, plagjiator e trillues tjetėr qė ka instrumentalizuar kaq brutalisht e kaq djallėzisht mediet shqiptare dhe tash ka filluar ta ndryshoje emrin e vet dhe shkruan me emėr-pseudonim tjetėr.
Botuar nė: Iliria Post, e shtunė, 24 shkurt 2007, fq. 20.