Katedralja, seli ipeshkvore
-- nga Albert RAMAJ
Prizreni kishte mbetur ipeshkvi qė kur ishte kryeqytet i Kosovės, kurse tash e sa kohė Prishtina ėshtė kryeqytet e nė tė nuk ka ipeshkvi. Kjo edhe ėshtė njėra nga arsyet se pse Prishtina duhet tė ketė katedrale
Lexuesit tanė janė duke u ndeshur kohė tė gjatė me njė paqartėsi, pėrkatėsisht ende ndoshta nuk e kanė tė qartė se pėr ēka saktėsisht ėshtė fjala. Pra, fjala ėshtė pėr Kishėn Katedrale nė Prishtinė. Ėshtė diskutuar e debatuar ndoshta edhe pa nevojė, disa herė edhe me pretendime qė tė jepen shpjegime madje edhe banale, sa qė njeriu normal as nuk mund ti kuptojė. Pėr tu sqaruar kėrkesa pėr katedrale nevojitet qė nė radhė tė parė tė shfletohen e tė konsultohen leksikone tė ndryshme apo libra qė kanė tė bėjnė me historinė e krishterimit.
Sė pari, duhet tė kemi parasysh se termi katedrale nuk nėnkupton objekt grandioz. Nė fakt, termi katedrale rrjedh nga fjala greke kathedra, qė nė shqipe do tė thotė
seli.
Termin katedrale (ecclesia cathedralis) nė kishė e hasim qysh nė Koncilin e
Tarragonės (nė vitin 516). Nė fillim nuk e ka pasur kuptimin qė e ka sot kjo fjalė.
Pra, kisha katedrale (ėshtė e drejtė kėshtu tė thuhet), paraqet seli ipeshkvore, e
jo siē po keqkuptohet se katedrale do tė thotė kishė (si objekt) e madhe,
pėrkatėsisht objekt mė i madh se ndonjė kishė e zakonshme. Fundja, termi Kisha
Nėnė (ecclesia mater) edhe sot pėrdoret pėr kishėn laterane nė Romė. Gjatė
historisė janė pėrdorur edhe terma tė tjerė pėr kishėn katedrale, sikur Kisha e
Madhe (ecclesia maior) apo edhe Domus Dei (Shtėpia e Zotit), por fjala ishte pėr tė
njėjtėn gjė, pra pėr seli ipeshkvore. Pėr kishėn katedrale nė gjuhėn gjermane
pėrdoret edhe sot fjala Domus, pra pėr katedrale thuhet Dom, p. sh. Kölner
Dom (Kisha Katedrale nė Köln tė Gjermaisė), Stehphansdom nė Vjenė. Nė anėn tjetėr,
sikur qė pėrdorėt te gjermanėt fjala dom pėr katedrale, te populli shqiptar ky term
e ka kuptimin e meshtarit (priftit), si dom Ndre Mjeda.
Katedralja e arriti kulmin artistik nė kohėn e gotikės, kėshtu qė nė Francė pėr
stilin gotik nė art (1140-1500) pėrdoret edhe sot termi katedrale. Gjatė historisė
kishat katedrale janė ndėrtuar gati tė gjithat nga mbretėrit apo perandorėt e vendit
dhe nė shumicėn e rasteve me dėshirė tė tyre, qė nė atė vend ku ishte me seli mbreti
apo perandori, tė jetė edhe selia ipeshkvore, qė nė tė njėjtėn kohė tė mund
udhėhiqnin shpirtėrisht edhe vendin.
Nuk duhet harruar se ku gjendej selia ipeshkvore, aty shumė gjėra kulturore janė
zhvilluar gjatė historisė sė njerėzimit. Edhe sot mburren me ato zhvillime shumė
popuj tė botės. Po ashtu edhe te populli shqiptar ėshtė zhvilluar kultura pikėrisht
nė qendrat ipeshkvore, si nė Shkodėr, nė Shkup, nė Tivar, nė Durrės etj. Tė
pėrmendim rastin e arqipeshkvit tė Shkupit, imzot Lazėr Mjeda (vėllai i poetit Ndre
Mjeda), qė ishte arqipeshkvi i fundit i Arqipeshkvisė sė Shkupit, e cila mė vonė ishte transformuar nė ipeshkvi.
Sipas disa dokumenteve qė gjenden nė Arkivin Ushtarak tė Beogradit, nė to flitet pėr
imzot Lazėr Mjedėn se i kishte arritur njė letėr nga dom Mikel Tarabulluzi nga
Stublla, letėr kjo qė e mban datėn 15 janar 1920. Ajo ėshtė e shkruar nė gjuhėn
italiane. Nga letra pushteti dyshonte se kėta tė dy (Mjeda e Tarabulluzi) veprojnė
kundėr shtetit jugosllav, sepse ata dėshironin qė tė mos mbyllen shkollat nė gjuhėn
shqipe, qė gjendeshin nė kuadėr tė kishave (famullive) nėpėr Kosovė dhe nė Shkup.
Kjo letėr zihet nga pushteti i atėhershėm jugosllav. Nė bazė tė saj, dom Mikel
Tarabulluzi burgoset pėr shkaqe tė angazhimit pėr shkollėn nė gjuhėn shqipe.
Megjithatė, siē duket qeveria serbe kishte telashe mė tė mėdha me arqipeshkvin e Shkupit, imzot Lazėr Mjedėn, sesa me dom Mikel Tarabulluzin.
Mirėpo, pushteti serb ishte i vetėdijshėm se po tė ushtronte ndonjė aktivitet ndaj
imzot Lazėr Mjedės, do tė kishte probleme ndėrkombėtare, sepse Lazėr Mjeda ishte
ipeshkėv. Nga prefekti i atėhershėm i Prizrenit (1921) na lejohet tė kuptojmė se
Lazėr Mjeda bėnte atak mbi popullatėn serbe me letrat qė ia dėrgonte botės mbarė,
lindi ideja pėr kėrkesė drejtuar Ministrisė sė Punėve tė Jashtme qė Dom Tarabulluzi
tė pensionohet nė mėnyrė qė gradualisht tė krijohen mundėsitė pėr ta larguar nga
arqipeshkvia jo vetėm dom Mikel Tarabulluzin, por edhe arqipeshkvin imzot Lazėr Mjedėn.
Qeveria serbe pretendonte qė Selinė ipeshkvore ta shpėrngulte nga Prizreni
dhe ta vendoste nė Shkup. Qarqet e caktuara, me rekomandim tė Beogradit, e bėnė
aktpadinė kundėr imzot Lazėr Mjedės, tė cilin edhe e dėnuan, kurse pėr tu
ikur telasheve, Vatikani e emėroi Mjedėn (nė vitin 1922) metropol tė Arqipeshkvisė
sė Shkodrės. Largimi i tij nga Arqipeshkvia e Shkupit u bė fshehurazi, pėr tė mos e
hetuar e burgosur organet shtetėrore. Kėshtu, ai mė 14 shkurt 1922 arrin nė
Arqipeshkvinė metropolitane nė Shkodėr. Pas largimit tė Mjedės nga Arqipeshkvia,
Beogradi krijohet arqipeshkvi, kurse Shkupi bėhet ipeshkvi.
Arqipeshvkia ėshtė titull mė i lartė kishtar se ipeshkvia. Pas Mjedės, qė kishte
reziduar nė Prizren, ipeshkvi ardhshėm imzot Ivan Gnjidovec, slloven, do tė rezidojė
nė Shkup.
Prizreni mė parė ishte katedrale pasi ipeshkvi ishte aty, por prej kalimit tė
ipeshkvit Ivan Gnjidovec nė Shkup, Prizreni nuk ishte mė kishė katedrale, por sipas
ligjit kishtar, nėse mė parė njė seli ipeshkvore ishte aktive dhe mė vonė nuk
rezidon asnjė ipeshkėv nė te, ajo kishė do tė quhet konkatedrale, qė edhe sot e mban
kėtė emėrtim kisha e Prizrenit.
Duhet cekur se ipeshkvi pėr shqiptarė nė Kosovė, imzot Nikė Prela, ishte ipeshkėv
sedi datus, qė do tė thotė se nuk kishte seli tė veten, pra selia ishte nė Shkup
ku ipeshkėv ishte imzot Joakim Herbut, qė do tė thotė se nė Shkup ishte katedralja,
kurse imzot Prela ishte pa katedrale. Kėtė nuk ia kishte lejuar qeveria e atėhershme
jugosllave, sepse Prela ishte me prejardhje shkodrane dhe ishte nė sy tė pushtetit
tė kohės. Prela ishte ipeshkėv ndihmės nė Ipeshkvinė Shkup-Prizren. Nė njė
Promemorie tė vitit 1990, imzot Prela thotė kėshtu: Unė jam i vetmi ipeshkėv nė
Jugosllavi pa rezidencė time, por jetoj si mysafir i famullisė sė Ferizajt.
Nuk duhet harruar se zėri i imzot Prelės nė ish-Jugosllavi ishte i pari qė
kundėrshtoi publikisht dhunėn ndaj shqiptarėve nė Kosovė, pėr ēka protestoi e
alarmoi faktorin e brendshėm jugosllav, por edhe mbarė botėn. Merita e imzot Nikė
Prelės ishte shumė e madhe. Duke iu falėnderuar Frrok Kristajt, sot kemi njė pasqyrė
tė mirė pėr jetėn dhe veprat e Prelės, qė i botoi nė njė monografi kushtuar kėsaj
figure emblematike nė 10-vjetorin e kalimit nė amshim. Pas Prelės erdhi imzot Mark
Sopi. Ai, sikur tė gjithė klerikėt katolikė shqiptarė, dėshmoi haptas atė qė populli
kosovarė e aspironte pavarėsinė. Para vdekjes na kujtohet shumė mirė dėshmia e tij
nė Senatin dhe Kongresin e SHBA-sė. Njėherėsh, ai para kalimit nė amshim la amanetin e tij pėr Kosovėn nė meshėn e Kėrshėndellave nė Prishtinė nė vitin 2005. Pas Sopit, gati njė vit udhėheqės i Kishės sė Kosovės ishte imzot Zef Gashi, arqipeshkv i Tivarit.
Ndėrkaq, tash me ardhjen e ipeshkvit tė ri nė Kosovė, imzot Dodė Gjergjit, ėshtė
paraparė qė tė avancohet aspekti juridik i Kishės sė Kosovės. Ipeshkvi i ri aspiron
qė tė ketė selinė e vet nė Prishtinė, kurse pėr ta pasur atė (selinė) nė Prishtinė,
duhet ta ketė njė kishė katedrale, pėrkatėsisht seli ipeshkvore. Ndaj, ėshtė normale
qė ipeshkvi i njė vendi tė ketė selinė e vet nė kryeqendėr (kryeqytet). Nga kjo del
se Prizreni kishte mbetur ipeshkvi qė kur ishte kryeqytet i Kosovės, kurse tash e sa
kohė Prishtina ėshtė kryeqytet e nė te nuk ka ipeshkvi. Kjo edhe ėshtė njėra nga
arsyet se pse Prishtina duhet tė ketė katedrale.
Po ashtu, duhet tė kihet parasysh fakti se me krijimin e shtetit tė Kosovės, Kosova
duhet ta ketė edhe Konferencėn Ipeshkvore, e cila pėrbėhet nga mė sė paku dy
ipeshkvi. Ndaj, nėse shteti i Kosovės dėshiron qė nesėr tė ketė marrėdhėnie tė mira
diplomatike me Vatikanin, por edhe me shtetet perėndimore, atėherė nuk duhet tė
shqetėsohemi se pse nė Prishtinė duhet tė ketė edhe katedrale.
Tė pėrkujtojmė se Kisha e vjetėr Katolike nė Prishtinė ka qenė nė lokacionin e
Shtėpisė sė vjetėr tė mallrave, pėrkatėsisht pėrballė hotelit Grand. Atė e
shpėrnguli me dhunė pushteti komunist ku bėnin pjesė edhe shqiptarėt, kurse nė tokėn
e saj pėr rreth ėshtė ndėrtuar Fakulteti Juridik, ai Ekonomik e tash sė voni edhe
kisha ortodokse serbe, pėr ēka askush nuk e ngriti zėrin, e pėr katedralen aty-kėtu
ēohet pluhur pikėrisht nga shqiptarėt!?
Nė fakt, dikur edhe Prizreni ishte pjesė e Konferencės Ipeshkvore tė Jugosllavisė,
mirėpo qė nė kohėn e pėrcaktimit tė shqiptarėve pėr status tė pavarėsisė, ipeshkvi i
Kosovės ėshtė vėzhgues nė Konferencėn Ipeshkvore tė Shqipėrisė. Pas luftės nė
Kosovė, Vatikani bėri njė hap diplomatik pėr ēka me dekret (tė 24 majit 2000) e
shpalli Prizrenin Ordinariat Apostolik. Nga kjo del se Prizreni nuk ka asgjė mė me
Konferencėn Ipeshkvore tė Jugosllavisė, pėrkatėsisht se Prizreni drejtpėrdrejt i
pėrgjigjet Vatikanit dhe se me tė konsultohet pėr gjėrat kishtare dhe pastorale, pra
Ordinariatin Apostolik e pavarėsoi nga tė gjithė. Deri te kjo erdhi pasi qė Kosova
ishte nėn protektorat tė Kombeve tė Bashkuara. Ky veprim ishte njė hap diplomatik
nga Vatikani pėr shkak tė gjendjes politike nė tė cilėn ndodhet Kosova. Ky titull ėshtė edhe sot e kėsaj dite pėr Ipeshkvinė e Kosovės. Pra, obligim i ipeshkvit tė ri, imzot Dodė Gjergjit, do tė jetė qė ta kthejė Ordinariatin Ipeshkvor nė Ipeshkvi.
Do pėrmendur se disa qarqe e medie tė Kosovės nga zemėrgjerėsia qė patėn ndaj
shqiptarėve tė besimit katolikė, u deklaruan se katedralja nuk do ti pengonte sikur
tė ndėrtohej diku jashtė qytetit, qė ėshtė ngatėrruar me kuvende apo manastire tė
rregulltarėve. Megjithatė, nuk duhet harruar se kudo nėpėr botėn e civilizuar
katedralet janė nė qendra tė qyteteve, e kur kihet parasysh se Prishtina dikur e
kishte pas edhe kishėn katolike nė qendėr, atėherė vetvetiu del se edhe katedralja
duhet tė ngrihet pikėrisht nė qendėr tė Prishtinės.
Nė anėn tjetėr, katedralet nėpėr botė janė pjesė e kulturės sė njė populli apo
vendi. Bile, nė shumė qendra perėndimore katedralet janė pikat kryesore tė kulturės.
Ndoshta edhe pėr ne njė gjė e tillė do ti referohej kulturės sonė kombėtare, me tė
cilėn aspirojmė ta njohtojmė opinionin e gjerė ndėrkombėtar e tė dėshmojmė se
Prizreni kishte mbetur ipeshkvi qė kur ishte kryeqytet i Kosovės, kurse tash e sa
kohė Prishtina ėshtė kryeqytet e nė tė nuk ka ipeshkvi. Kjo edhe ėshtė njėra nga
arsyet se pse Prishtina duhet tė ketė katedrale. Po ashtu, kjo duhet tė jetė ndėr
arsyet kryesore qė katedralen ta pranojmė si pjesė tė kulturės sonė. Me kėtė edhe
Kosovės, e nė veēanti Prishtinės, do ti kthehej shpirti dhe djepi i besimit dhe i artit.
Shpeshherė kemi hasur nė shkrime historike ku thuhet se kėtė apo atė kishė e kanė shkatėrruar turqit, pėr shkak se ishte shqiptare, kurse disa qarqe edhe nė kėtė kohė pengojnė ngritjen e qendrės sė ipeshkvisė si institucion fetar e shtetėror, pėrkatėsisht pengojnė qė ipeshkvi shqiptar ta ketė qendrėn nė shtėpinė e vet.
Fundja, nuk ėshtė mirė qė Ipeshkvia e Kosovės tė shikohet si armike nė shtėpinė e vet. Nga kjo del se Ipeshkvia po kthehet nė shtėpinė e vet shekullore, ndaj edhe nuk pėrkon me dinjitetin shqiptar tė traditės qė tė mos lejohet katedralja nė shtėpi ku e kishte shekuj me radhė e nė bazė tė cilės dimė tė krenohemi dhe na njeh bota.
Nė anėn tjetėr, shumė shpesh jemi nervozuar kur ka ndodhur qė diplomatėt e huaj tė kenė vizituar Manastirin e Deēanit, Patrikanėn e Pejės apo Kishėn e Graēanicės, e jo edhe Ipeshkvinė e Prizrenit, apo se ne jemi mburrur qė Manastirin e Deēanit e kishte ndėrtuar njė arkitekt shqiptar, kurse atė qė ėshtė shqiptare nuk e pranojmė, e nė kė rast kishėn katedrale (!).
Sė fundi, kisha katedrale nė Prishtinė do tė mbajė emrin e njė shqiptareje, pra emrin e sė Lumes Nėnės Terezė, nėpėrmjet tė cilės na njohu bota bashkėkohore.
(Foto: Kisha e vjetėr Katolike nė Prishtinė)
Botuar nė: Iliria Post, e shtunė, 27 janar 2007, fq. 17