HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mos i thuaj Rexhep Qoses "IK!"

Kolec Traboini -- nga KOLEC TRABOINI
      Boston, 1 shkurt 2006

Pergjigje njė shkrimi denigrues nga Zvicrra, i pėrqasur me njė koment pavend nga Tirana.

Nė krye tė kresė, zoti Ahmet H. kah Zvicra, edhe kur shkruajnė ingjinjerėt, si po i thashkan nė shqip njė shkrimi a shėnimi, kolumne?! Hapa fjalorin e Shqipes jo Anglishtes e tek germa K gjeta fjalė si kollum- gropa ku rrihet balta pėr tė bėrė tulla, kollotumba- rrokulliset me kokė pėrdhe, kokodash-topth i ngjeshur, deri dhe kėrbythje-kallami i misrit qė mbetet nė arė pas korrjes e plot tė tjera, por nuk gjeta kurrkund fjalėn kolumne.

Libra Ah, moj Kumanovė qė e ke pėrcjellė nė Internet kėtė kolumne, a ke mė afėr Monastirin e Kongresit tė Shqipes apo Londrėn e Ēėrēillit tė anglishtes?
Sa i perket titullit "Lidhja e Shkrimtarėve tė Kosovės do tė mbetet vetėm me krijues qė shkruajnė me dorė tė majtė", ėshtė e nevojshme tė kujtoj se punėt e shkrimtarėve nuk i zgjidhin dot ingjinjerat sepse librat nuk janė hekura traktorash dhe as ēipsa interneti.
E tash tė vazhdojmė mė tej, jashtė librave por brenda etikės qė ėshtė normė civilizimi pėr ēdo qytetarė tė botės, e ne shqiptarėt nuk ka pse bėjmė pėrjashtim...

Pėr sa flet mbrapsht e mbarė pėr Rexhep Qosen dhe Adem Demaēin, dy burrave tė shqiptarizmės, duhet ta dish se pėrpara tyre je fort i vogėl. E jo vetem ti por edhe unė bash njėsoj si ti jam fort i vogėl (nuk flas pėr moshė) me u matė me ato burra. Si i thashke ti Rexhep Qoses qė ai nuk ka tė drejtė tė flasė pėr Kosovėn dhe i thua faqezi, pa tu dridhur qerpiku: "Ik ne Mal tė Zi!" Mos o Zot!

Rexhep Qosja Po ti e di fort mirė se kush u tha shqiptarėve "ikni" nė 1999. A ka nevojė ta pėrmėnd emrin e djallit, kasapit, satrapit, qė e dha kėtė urdhėr? Jo nuk ka nevojė se e di gjithė bota e si nuk e ditkan shqiptarėt e Kosovės qė e hoqėn kalvarin mbi kurriz. Ndoshta kolegu im krijues nga Tirana Ē.L. krejt realisht nuk e di atė kalvar, se ndryshe, nė njė koment tė fundit nuk do tė pėrflitėte fort ligsht e jashtė etikės sė shkrimtarit, se si qėnka veshur Profesor Qosja me fustan kur dėbohej mbarė njė popull. Nė atė tmerr, a nuk kishin halle tė tjera njerėzit e masmedias apo veē tė pėrgjonin se si u vesh e si doli nga rrethimi i djajve tė vdekjes pofesori i moshuar. E po tė ishte babai ynė ai qė nė atė tmerr tė ishte veshur me fustan ēfarė do tė thonim?! A do tė gėzoheshim qė shpėtoi apo do ta pėrgojonim pėr tia nxirė jetėn? Pėr mė tepėr, mos vallė pantallonat e jo fustani qėnka krenaria e shqiptarėve. Po kėto pantallona qė veshim sot, nė histori kanė ardhur vonė. Po fustanella e Gjirokastrės (se Ēerēizit) dhe krejt jugut, ku vajti, si u harrua, u shua bashkė me trimat e historisė...

Trimėrinė e urtėsinė nuk e bėjnė pantallonat i dashur koleg nė Tiranė. Kurrsesi nuk mund tė bie dakort me komentin tuaj idhnak pėr Rexhep Qosen, por le tė merremi me Ahmet Hasanin e Zvicrrės se ky i ka fjalėt e kolumnit mė tė rėnda se sa guri mbi shpatullat e burrit.

Pra, si mund ti thuhet Rexhep Qoses "ik!"? Po Kosova nuk ėshtė vetėm ēeshtje e atyre qė jetojnė nė Kosovė, por e tė gjithė shqiptarėve kudo ku jetojnė nėpėr botė, se duhet ta keni dėgjuar emrin e Skerdilajd Llagamit, djalė i veten, nė moshė te re e pa u bėrė ende dhėndėrr, komandantit i formacioneve tė UĒK-sė, qė luftoi nė Kosovė e nė Iliriadė ku, nė kėtė tė fundit, ra heroikisht. Ai nuk u lind nė Kosovė, por nė Tiranė e shkoi e dha jetėn e vet pėr ēėshtjen shqiptare.
E si tash, po na u pėrjashtoka prej Kosove, e prej kombit pėr tė cilin ka dhėnė aq shumė, njė burrė shqiptar, dijetar, shkrimtar, si Rexhep Qosja kur prej veprave tė tij edhe pse nė Shqipėrinė e mbyllur, ushqeheshim me atdhedashuri.

Prandaj mos i thuaj Rexhep Qoses ik! Mos shkruaj marrėzira se ėshtė turp e tė qeshin bota. Tė qeshin njerėzit, madje edhe bashkėfshatarėt e tu kur ta marrin vesh se si tallesh ti me Adem Demaēin. Adem Demaēi para se njeri ėshtė histori. Ėshtė lapidar i gjallė paēka se mund tė mos jemi i nje mendje me ndonje tezė tė tij, fundja nė demokraci e pluralizėm jetojmė, nė njė botė ku respektohet e nuk pėrtallet mendimi ndryshe.
Rugova, Qosja, Demaēi, Agani, Thaēi, Sejdiaj, Shiroka, Krasniqi, Cana, Limaj, Hajradinaj, janė burra shqiptarė qė i pėrkasin tėrė kombit, pavarėsisht se ēfarė kontradikta e konflikte kanė patur apo kanė nė mes vedit...

E duhet ta dish mirė se nuk matėsh dot as me hijen e tyre prandaj ndreqe gojėn e mos i lė turp vedit se qėnke dhe ingjinjer nė Zvicrėn e kulturuar e diē prej saj duhet tė kesh mėsue veē teknologjisė.
E si pėrfundim, nuk ka rėndėsi se me cilėn dorė shkruan, por ka rėndėsi se cilėn pjesė tė trurit vė nė punė kur merr tastin e kompiuterit e, lum Ahmeti, ke harrue bash krejt se nė kompiuter jo vetem ti, por tė gjithė shkrimtarėt i pėrdorin tė dyja duart, e nuk ke pas nevoje me i vue shkrimit nje titull alogjik, qė ofendon krejt pa shkak ndonjė mėngjarash qė nuk i ka faj kurrkujt nė kėtė botė ēfarė nėnkupton edhe ty.

Shpresoj se do te nisėsh tė kuptosh se, kushdo qė e gjuan diellin me baltė ja zėn sytė vetes e, me sy tė mėshilun, nuk di me shkue as deri tek bunari... e mbetet tėrė jetėn me fytyrė tė palarė! Sepse, le ta thjeshtesojme alegorinė, nėse u merr nderin tė tjerėve, mund tė jesh shumėēka, por jo i ndershėm.
Ai qė nuk ka respekt pėr burrat e kombit nuk ka respekt as pėr prindėrit e vet, e rrjedhimisht as pėr vetveten. E kjo ėshtė diē mė shumė se ajo qė i thonė mjerim i shpirtit, ase, tė kesh Saharė nė ngrehinen e gjoksit.
Prandaj: Mos i thuaj Rexhep Qosės "ik!"!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara