HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NE KETE STRATEGJI PERFSHIHEN 98 PROJEKTE TE FUSHAVE TE NDRYSHME

STRATEGJI PER ZHVILLIMIN E SHKODRES

-- nga Rudina Llazari, Koha Jonė, E Merkure, 10 Maj 2006

Bashkia e Shkodrės SHKODER - Bashkia e Shkodres ka hartuar strategjine e zhvillimit te qytetit. Ne kete strategji perfshihen 98 projekte te fushave te ndryshme si, infrastruktura, biznesi, demografia, arsimi, kultura, sporti dhe mjedisi, te cilat do te realizohen gjate periudhes 2005-2015. Lajmi eshte bere publik dje, pas miratimit te dhene nga keshilli bashkiak.

E ndersa ka nisur puna per realizimin e kesaj strategjie, perfaqesues nga bashkia e qytetit verior pohojne se ky eshte dokumenti me i rendesishem i perpiluar nga administrata e ketij institucioni, ne bashkepunim me aktoret e faktoret lokale.

Nderkohe, kryebashkiaku Artan Haxhi deklaron se te gjitha projektet qe perfshihen ne kete strategji kapin vleren e 3 miliarde lekeve. Ai shprehet se cdo investim qe do te behet ne kryeqendren e veriut, do te jete mbi bazen e ketij plani zhvillimi, duke shmangur keshtu problemet e meparshme, kur nje investim i binte ndesh nje tjetri.

Ne hartimin e strategjise 10 vjecare, e cila do te ndihmoje ne zhvillimin e qytetit te Shkodres, kane marre pjese 100 persona. Iniciativa eshte mbeshtetur fuqimisht nga Banka Boterore dhe SOROS.

Hartimi i strategjise se zhvillimit te Shkodres mori start pas perzgjedhjes se bashkise se ketij qyteti nga Fondacioni per Autonomi Vendore dhe Qeverisje (FLAG), per te dhene ndihme dhe asistence ne realizimin e kesaj strategjie afatgjate. Gjithcka eshte realizuar ne kuader te projektit "Drejtimi i ekonomise lokale permes teknikave planifikuese dhe aleancave" (Delta).

Kreret e Bashkise se Shkodres sqarojne se eshte realizuar nje database (nje informacion i plote), i ndare ne pese seksione te medha dhe konkretisht, demografia, biznesi, kultura, sporti, mjedisi dhe infrastruktura. Hartuesit e kesaj strategjie kane pasur parasysh faktin se Shkodra eshte nje qytet me ekonomi vendore terheqese, ka nje tradite kulturore, artistike dhe historike, qe mund te sherbeje per promovimin e ketyre vlerave ne funksion te zhvillimit te turizmit.

Kryetari i Bashkise se Shkodres, Artan Haxhi, pohon se hartimi i strategjise ne fjale do te ndihmoje ne zhvillimin e qytetit. "Cdo investim qe do te behet, do te jete ne funksion te ketij plani zhvillimi. Kjo ka rendesi, sepse projektet e financuara do te kene lidhje mes njeri-tjetrit.

Strategjia e zhvillimit eshte e plote ne te gjitha drejtimet dhe kjo do te coje ne thithjen e investimeve nga donatoret. Per ta do te jemi me te besueshem", thote Haxhi. Numri nje i Bashkise se Shkodres sqaron se hartimi i strategjise se zhvillimit do te beje qe te mos krijohen problemet e ndeshura me pare.

"Ka ndodhur disa here qe nje projekt i realizuar pak vite me pare demtohej nga nje tjeter projekt i perspektives qe financohej", shprehet Artan Haxhi. Sipas tij, perplasjet e shkaktuara nga mosrakordimi i investimeve ne baze te nje plani te caktuar, kane demtuar zhvillimin e qytetit ne teresi.

Ne strategjine e zhvillimit te qytetit te Shkodres perfshihen 98 projekte te fushave te ndryshme. Sipas kryebashkiakut Artan Haxhi, vlera totale e ketyre projekteve eshte 3 065 954 396 leke.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara