HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pse Kosova duhet tė jetė e pavarur?

Micheline Calmy-Rey -- nga Micheline Calmy-Rey*

Nė mesin e 400 mijė njerėzve nga ish-Jugosllavia, tė cilėt sot jetojnė nė Zvicėr, mbi 150 mijė prej tyre rrjedhin nga Kosova. Kėta pėrbėjnė 10 pėr qind tė tė gjithė popullsisė sė Kosovės. Ėshtė e vetėkuptueshme qė Zvicra ka njė lidhje tė veēantė me Ballkanin perėndimor dhe ėshtė e interesuar pėr stabilitet dhe mirėqenie nė kėtė rajon.

Ēėshtja e statusit tė pazgjidhur tė Kosovės peshon rėndė mbi mbarė rajonin. Derisa tė mbesė i pazgjidhur statusi, nuk mund tė zgjidhen, pėr shembull, tė drejtat e pronėsisė. Derisa tė mungojnė drejtėsia dhe rendi, pothuaj askush nuk do tė investojė nė tė ardhmen e Kosovės. Me statusin e sotėm me mandat tė OKB-sė Kosova nuk mund tė marrė kredi, t'i garantojė ato si shtet dhe t'i paguajė. Kjo vlen edhe pėr paratė e institucioneve financiare ndėrkombėtare siē janė Banka Botėrore apo Fondi Monetar Ndėrkombėtar. Njerėzit mbesin edhe mė tutje tė papunė, qė tani mė tepėr se gjysma e tė rinjve nė Kosovė janė e papunė.

Me fjalė tė tjera, sa mė shumė qė zgjat situata e tanishme e statusit tė pazgjidhur, aq mė i madh ėshtė rreziku qė gjendja nė Kosovė tė destabilizohet. Pėr kėtė tėrheq vėrejtjen edhe i ashtuquajturi raport i Eides, drejtuar Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė nė tetor 2005. Zvicra ėshtė deklaruar herėt pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, nė njė deklaratė para Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, Mė 27 maj 2005 ajo propozoi fillimin e shpejtė tė bisedimeve mbi statusin e ardhshėm tė Kosovės dhe theksoi se kthimi i Kosovės nėn sovranitetin serb as nuk ėshtė i dėshirueshėm as realist. Pėr kėtė arsye Zvicra mbėshtet pavarėsinė formale tė Kosovės.

Ajo shprehimisht pėrshėndet faktin se ndėrkohė nėn ndėrmjetėsimin e tė dėrguarit tė posaēėm tė Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari, kanė filluar bisedimet pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. Nga shumica e popullsisė sė Kosovės Zvicra pret qė t'i respektojė plotėsisht tė drejtat e pakicės serbe dhe pakicave tė tjera. Kur ėshtė fjala te pėrmirėsimi i standardeve, atėherė nuk mund tė ketė kompromise. Statusi i ardhshėm i Kosovės ėshtė po ashtu vendimtar edhe pėr mbrojtjen e pakicave dhe tė drejtave tė njeriut, sepse pėr njė mbrojtje efektive tė pakicave dhe pėr luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit kėrkohen struktura funksionale shtetėrore.

Standardet e kornizės institucionale dhe praktike, tė cilat u garantojnė tė drejtat e barabarta tė gjithė banorėve tė Kosovės, duhet tė sigurohen vazhdimisht. Pikėrisht pėr kėtė arsye Zvicra nė vend tė formulės "Standards before Status" parapėlqen formulėn "Standards beyond Status": ajo ēfarė ėshtė me rėndėsi ėshtė qė tė ketė njė plotėsim tė pakufizueshėm kohor tė standardeve. Derisa tė mos jenė tė garantuara kėto standarde, stabiliteti rajonal nuk mund tė pėrparojė. Zvicra ėshtė e vendosur qė me anėtarė tė tjerė tė bashkėsisė ndėrkombėtare tė angazhohet pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit tė Kosovės.

*Autorja ėshtė Ministrja e Jashtme e Zvicrės. Ky editorial u botua edhe nė gazetėn austriake "Die Presse"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara